{"id":169527,"date":"2024-04-05T12:41:48","date_gmt":"2024-04-05T10:41:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=169527"},"modified":"2024-04-05T12:41:48","modified_gmt":"2024-04-05T10:41:48","slug":"sot-fillon-regjistrimi-i-popullsise-ja-cfare-duhet-te-dine-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sot-fillon-regjistrimi-i-popullsise-ja-cfare-duhet-te-dine-qytetaret\/","title":{"rendered":"Sot fillon regjistrimi i popullsis\u00eb, ja \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"1\">Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs sot nis procesin e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vend, e cila do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 17 maj. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb regjistrim k\u00ebrkohet me ligj, teksa n\u00eb rast refuzimi mund t\u00eb penalizohen n\u00eb shum\u00ebn nga 30 euro-2.000 euro p\u00ebr person.<\/p>\n<p>ASK ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se informacioni i mbledhur gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr vendimmarrje kritike, q\u00eb prek \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs, nga kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor, arsimi, zhvillimi i infrastruktur\u00ebs e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb din\u00eb qytetar\u00ebt rreth projektit t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb ReKos 2024?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"50\">P\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb qasje p\u00ebr projektin e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr disa detaje m\u00eb specifike nga fushat kryesore, m\u00eb posht\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa sqarime p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ky informacion synon t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb b\u00ebrjen e procesit sa m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i regjistrimit<\/p>\n<p>Regjistrimi ndihmon n\u00eb kuptimin e ndryshimeve demografike, planifikimin e sh\u00ebrbimeve publike si: shkollat dhe spitalet, ofrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ndryshme nga komunat, transportin, ndarjet buxhetore, ndarjen dhe kufizimet e personelit shtet\u00ebror n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ose komun\u00eb, si dhe p\u00ebr planifikimet n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr form\u00ebsimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb komuniteteve dhe kombit. Nj\u00eb Regjistrim i sakt\u00eb siguron p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fondeve qeveritare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"57\">Data dhe koh\u00ebzgjatja e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"58\">Regjistrimi i Popullsis\u00eb fillon m\u00eb 5 prill dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 17 maj 2024. Nga data 5 prill deri m\u00eb 10 prill 2024 punonj\u00ebsit (regjistruesit) e regjistrimit do t\u2019i vizitojn\u00eb zonat tuaja t\u00eb banimit dhe banesat\/sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb materialet si: flet\u00ebpalosjen, letr\u00ebn informuese dhe p\u00ebr t\u2019u njoftuar me Zon\u00ebn Regjistruese. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe mund t\u00eb zhvillohet ndonj\u00eb intervist\u00eb me ndonj\u00eb ekonomi familjare. Nga data 10 prill 2024 do t\u00eb filloj\u00eb regjistrimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si t\u00eb merrni pjes\u00eb? Personalisht:\u00a0intervista duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb objektin e banimit t\u00eb ose n\u00eb af\u00ebrsi\u00a0\u00a0t\u00eb banes\u00ebs\/sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb respodentit (qytetarit). Intervista mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb: banes\u00eb\/sht\u00ebpi, hyrje, korridor, n\u00eb nj\u00eb lokal af\u00ebr banes\u00ebs\/sht\u00ebpis\u00eb, n\u00ebse ka nj\u00eb kopsht, teras\u00eb, ballkon ose vende t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"65\">Sa zgjat\u00eb intervista?<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht prej numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb familjare, mosh\u00ebs dhe gjinis\u00eb, pritjet jan\u00eb q\u00eb intervista n\u00eb nj\u00eb ekonomi familjare me 4 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb rreth 30 minuta.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\">Kush duhet t\u2019i jep t\u00eb dh\u00ebnat?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"71\">T\u00eb dh\u00ebnat rekomandohet t\u00eb merren nga secili an\u00ebtar\u00eb i mosh\u00ebs madhore (mbi 16 vjet) n\u00ebse ata\/ato jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb intervist\u00ebs. N\u00eb raste t\u00eb tjera, nj\u00eb an\u00ebtar i ekonomis\u00eb familjare mund t\u2019i jep t\u00eb dh\u00ebnat.<\/p>\n<p>Si zhvillohet intervista?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\">Intervista zhvillohet ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb. Pasi t\u00eb jet\u00eb prezantuar regjistruesi, duke ju informuar mbi q\u00ebllimin e regjistrimit dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb regjistrohet, p\u00ebrcaktohet vendi dhe zhvillohet intervista.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"77\">Me \u00e7far\u00eb pajisje grumbullohen t\u00eb dh\u00ebnat?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat grumbullohen p\u00ebrmes tablet\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"82\">A mund t\u00eb kem qasje se si po plot\u00ebsohen pyetjet?<\/p>\n<p>Gjate plot\u00ebsimit t\u00eb pyetjeve, respodenti (qytetari) mund t\u00eb shikoj\u00eb se si po plot\u00ebsohen t\u00eb gjitha fushat n\u00eb aplikacion, si dhe mund ta shikoj\u00eb \u00e7do p\u00ebrgjigje q\u00eb jep.<\/p>\n<p>Si identifikohen punonj\u00ebsit e regjistrimit?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"89\">Regjistruesit jan\u00eb t\u00eb pajisur me nj\u00eb jelek identifikues, \u00e7ant\u00eb, ID dhe Autorizim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"90\">Informacioni i k\u00ebrkuar n\u00eb regjistrim<\/p>\n<p>Pyetjet e zakonshme q\u00eb parashtrohen n\u00eb Regjistrim jan\u00eb aplikuar edhe n\u00eb ReKos 2024. Pyet\u00ebsor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb harmoni me rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat. Pyet\u00ebsor\u00ebt e regjistrimit jan\u00eb publikuar n\u00eb ueb faqen e ASK-s\u00eb dhe secili qytetar ka qasje p\u00ebr pyetjet q\u00eb do t\u00eb parashtrohen p\u00ebr qytetar\u00ebt. P\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb detajuar rreth Regjistrimit dhe p\u00ebr t\u2019u informuar, luteni ta vizitoni ueb faqen e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs:\u00a0<a href=\"https:\/\/ask.rks-gov.net\/Rekos\" data-reader-unique-id=\"96\">https:\/\/ask.rks-gov.net\/Rekos<\/a><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"98\">Kush regjistrohet?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet 5 prillit deri m\u00eb 17 maj 2024 q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb regjistrohen. M\u00eb pas, ASK-ja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kriterit t\u00eb\u00a0popullsis\u00eb s\u00eb zakonshme rezidente\u00a0do ta b\u00ebj\u00eb klasifikimin e personave rezident\u00eb dhe jo rezident\u00eb (gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe mund t\u00eb ket\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar q\u00eb regjistrohen, por q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb: turist\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb me pun\u00eb te p\u00ebrkohshme nga shtetet e tjera, vizit\u00eb, ndonj\u00eb aktivitet kulturor a sportiv, kryesisht nga shtetet e tjetra).<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"103\">Regjistrimi i diaspor\u00ebs<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"104\">P\u00ebr popullsin\u00eb e lindur n\u00eb Kosov\u00eb ose kan\u00eb prejardhje nga Kosova, por q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 12 muaj (ka nj\u00eb vendbanim-shtetet tjet\u00ebr rezident) ata regjistrohen p\u00ebrmes nj\u00eb\u00a0aplikacioni online\u00a0(<a href=\"http:\/\/www.ediaspora.rks-gov.net\/\" data-reader-unique-id=\"105\">www.ediaspora.rks-gov.net<\/a>)\u00a0gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Regjistrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe zhvillohet intervista?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"110\">Intervista zhvillohet n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb e flasin komunitetet. N\u00eb ReKos 2024 gjuh\u00ebt n\u00eb program\/aplikacion q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb parashtrohen pyetjet jan\u00eb: shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"111\">Dokumentacioni i nevojsh\u00ebm<\/p>\n<p>Nuk nevojiten dokumentet p\u00ebr t\u2019i verifikuar disa p\u00ebrgjigje q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb pyet\u00ebsor, si: pron\u00ebsia, qiraja, verifikimi i adres\u00ebs ose t\u00eb ardhurat. Meqen\u00ebse numri personal duhet dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb familjes \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten m\u00eb par\u00eb (skanohen ose printohen) numrat personal t\u00eb \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb familjes. Numri personal gjendet n\u00eb pasaport\u00eb, let\u00ebrnjoftim si dhe n\u00eb ekstraktin e lindjes (ekstrakti mund t\u00eb shkarkohet pa pages\u00eb n\u00eb\u00a0eKosova).<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"116\">A duhet t\u00eb jepen t\u00eb dh\u00ebnat e plota dhe t\u00eb sakta?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb pyet\u00ebsor p\u00ebr te gjitha fushat jan\u00eb obligative t\u00eb plot\u00ebsohen dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr Regjistrimin e Popullsis\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakta, pasi ato do t\u00eb verifikohen nga burimet e tjera dhe \u00e7do mosp\u00ebrputhje mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>Mosdh\u00ebnia e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sakta \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebnueshme dhe d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb nga 30 euro deri 2.000 euro.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"123\">N\u00eb cilat pyetje mund t\u00eb mos p\u00ebrgjigjem?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"124\">N\u00eb pyetjet rreth: p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, religjionit dhe gjuh\u00ebs q\u00eb flisni mund t\u00eb mos jepni p\u00ebrgjigje dhe nuk ka d\u00ebnime.<\/p>\n<p>Privat\u00ebsia dhe konfidencialiteti T\u00eb dh\u00ebnat tuaja personale jan\u00eb t\u00eb mbrojtura me Ligjin p\u00ebr Regjistrimin e Popullsis\u00eb, Ligjin p\u00ebr Statistikat Zyrtare dhe Ligjin p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale. T\u00eb dh\u00ebnat do t\u00eb anonimizohen dhe do t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr analiza statistikore.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"131\">Detyrimet ligjore<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb regjistrim k\u00ebrkohet me ligj. Komunikoni qart\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe refuzimi n\u00ebnkupton se ju mund t\u00eb penalizoheni n\u00eb shum\u00ebn nga 30 euro-2.000 euro p\u00ebr person.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs sot nis procesin e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vend, e cila do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 17 maj. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb regjistrim k\u00ebrkohet me ligj, teksa n\u00eb rast refuzimi mund t\u00eb penalizohen n\u00eb shum\u00ebn nga 30 euro-2.000 euro p\u00ebr person. ASK ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se informacioni i mbledhur gjat\u00eb regjistrimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":169380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-169527","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=169527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=169527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=169527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=169527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}