{"id":169688,"date":"2024-04-08T23:30:36","date_gmt":"2024-04-08T21:30:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=169688"},"modified":"2024-04-08T23:30:36","modified_gmt":"2024-04-08T21:30:36","slug":"cka-shkoi-keq-me-asfaltimin-ne-bilinice-te-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cka-shkoi-keq-me-asfaltimin-ne-bilinice-te-gjilanit\/","title":{"rendered":"\u00c7ka shkoi keq me asfaltimin n\u00eb Bilinic\u00eb t\u00eb Gjilanit?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Bilinica ose Bilishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb skajet kodrinore-malore t\u00eb Gjilanit, i kufizuar me Dobrosinin me shumic\u00eb shqiptare, zyrtarisht n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, dhe brenda Kosov\u00ebs, af\u00ebr me Pogragj\u00ebn, Stublin\u00ebn e Sllubic\u00ebn. Duket n\u00eb vij\u00eb ajrore edhe fshati piktoresk Llovca. \u00cbsht\u00eb fshat i ve\u00e7uar, me natyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur e pjellore-bujq\u00ebsore e blegtorale. Fshat nd\u00ebrkufitar. <\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh, Bilinica ka qen\u00eb mjaft e anashkaluar, tamam si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb skaj, gjeografikisht. K\u00ebt\u00eb muaj, dol\u00ebn fotografit\u00eb e asfaltimit t\u00eb disa rrug\u00ebve t\u00eb lagjeve rurale t\u00eb Bilinic\u00ebs, ku ishin p\u00ebrzgjedhur fotografit\u00eb m\u00eb artistike nga pushteti komunal, p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb mesazhin te publiku, se ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim i shk\u00eblqyesh\u00ebm infrastrukturor, por ishte m\u00eb shum\u00eb propagandistik. <\/p>\n<p>P\u00ebr disa vjet e kam vizituar me bi\u00e7iklet\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat dhe shkova dje me shokun tim t\u00eb ngusht\u00eb, por k\u00ebsaj radhe me vetur\u00eb. Sapo hym\u00eb n\u00eb fshat, u d\u00ebshp\u00ebruam shum\u00eb. Rruga kryesore p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngusht\u00eb, nuk ishte prekur fare. Rruga kryesore ishte pa trotuar\u00eb anash dhe pam\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb duke u arg\u00ebtuar n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb Bilinic\u00ebs, ku kalojn\u00eb veturat, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb rralla. Ajo q\u00eb na zhg\u00ebnjeu edhe m\u00eb shum\u00eb, por edhe banor\u00ebt q\u00eb takuam, ishte mosrregullimi i kanalizimit fekal anash, kund\u00ebrmimi gjat\u00eb ver\u00ebs dhe mungesa e asfaltimit total edhe t\u00eb rrugicave t\u00eb lagjeve t\u00eb tjera n\u00eb Bilinic\u00eb. Kundrejt anashkalimit total nga qeverisjet e kaluara t\u00eb Qemajl Mustaf\u00ebs e Lutfi Hazirit, asfaltimi dosido nga qeverisja e Alban Hysenit ishin t\u00eb mir\u00ebseardhura, por zhg\u00ebnjyese ishte investimi i pjessh\u00ebm infrastrukturor me mbetje t\u00eb kund\u00ebrmimit dhe pa trotuar\u00eb.<\/p>\n<p>Fshatrat nd\u00ebrkufitare kudo n\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar, kan\u00eb prioritete n\u00eb investime, p\u00ebr t\u00eb motivuar edhe m\u00eb shum\u00eb ngulitjen n\u00eb fshatra. Bilinica nuk ka bim\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn. Edhe blegtoria \u00ebsht\u00eb fantastike. E pam\u00eb edhe nj\u00eb bari para mosh\u00ebs s\u00eb pensionimit, duke i ruajtur disa lop\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Takuam shit\u00ebsin n\u00eb shitoren e vetme n\u00eb Bilinic\u00eb, shum\u00eb t\u00eb mir\u00ebsjellsh\u00ebm dhe nuk na shiti pupagjelat, sepse dyshoi q\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb moti koh\u00eb n\u00eb raft. E takuam edhe nj\u00eb bujk q\u00eb kishte humbur sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb grurit, vitin e kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb reshjeve t\u00eb tep\u00ebrta n\u00eb koh\u00ebn e pavolitshme dhe ishte i zhg\u00ebnjyer me subvencione minimale prej 600 eurosh, e q\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr pleh, i shkuakan aq shum\u00eb mjete financiare, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjera materiale e pajisje agrare.<\/p>\n<p>Bilinica \u00ebsht\u00eb fshat t\u00ebrheq\u00ebs turistik jo vet\u00ebm nga banor\u00ebt e Gjilanit, por vijn\u00eb edhe nga Prishtina e Lipjani, duke u organizuar piknik\u00ebt n\u00eb natyr\u00eb nga shum\u00eb familje dhe na tregoi bilinicasi se, nga pakujdesia e disa turist\u00ebve lokal\u00eb, ishte ndezur nj\u00eb zjarr i madh, duke u rrezikuar shum\u00eb natyra e bukur e Bilinic\u00ebs, duke nd\u00ebrhyr\u00eb me shpejt\u00ebsi edhe banor\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeverisja e Alban Hysenit duhet urgjentisht t\u00eb intervenoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore, n\u00eb nd\u00ebrtimin e trotuar\u00ebve dhe rregullimin e kanalizimit, asfaltimim e rrugicave t\u00eb mbetura, rritjen e subvencioneve, nd\u00ebrsa \u201cHidromorava\u201d duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pastrimin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, pasi p\u00ebrkund\u00ebr rregullimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, uji nuk p\u00ebrdoret nga banor\u00ebt dhe ka d\u00ebmtuar bojler\u00ebt e banor\u00ebve (ngroh\u00ebsit elektrik\u00eb t\u00eb ujit), pasi nga uji krijoheshin guralec\u00eb q\u00eb krijonin avari dhe i dilnin mjaft pun\u00eb riparimi bojler\u00ebve, mjaft shpesh, p\u00ebr t\u2019i d\u00eblir\u00eb dhe pastruar nga k\u00ebto materiale fizike-kimike. <\/p>\n<p>Investimet jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura, por ato duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb plota. Bilinica duhet t\u00eb jet\u00eb kryeprioritet. Jo me investime shkel e shko p\u00ebr shkrepje t\u00eb edituara artificiale e pushtetare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Bilinica ose Bilishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb skajet kodrinore-malore t\u00eb Gjilanit, i kufizuar me Dobrosinin me shumic\u00eb shqiptare, zyrtarisht n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, dhe brenda Kosov\u00ebs, af\u00ebr me Pogragj\u00ebn, Stublin\u00ebn e Sllubic\u00ebn. Duket n\u00eb vij\u00eb ajrore edhe fshati piktoresk Llovca. \u00cbsht\u00eb fshat i ve\u00e7uar, me natyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur e pjellore-bujq\u00ebsore e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":169689,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-169688","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169688","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=169688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/169688\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/169689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=169688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=169688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=169688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}