{"id":170277,"date":"2024-04-18T20:45:36","date_gmt":"2024-04-18T18:45:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=170277"},"modified":"2024-04-18T20:45:55","modified_gmt":"2024-04-18T18:45:55","slug":"specialja-ia-vazhdon-paraburgimi-thacit-veselit-dhe-bahtjarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/specialja-ia-vazhdon-paraburgimi-thacit-veselit-dhe-bahtjarit\/","title":{"rendered":"Specialja ia vazhdon paraburgimi Tha\u00e7it, Veselit dhe Bahtjarit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin dhe Ismet Bahtjarin.<\/p>\n<p>Me vendime t\u00eb ndara p\u00ebr Tha\u00e7in dhe Veselin, trupi gjykues ka konstatuar se ekziston t\u00eb vazhdoj\u00eb rreziku i pengimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 15 prill 2024, Trupi Gjykues, n\u00eb vendime m\u00eb vete p\u00ebr secilin, vazhdoi paraburgimin e Kadri Veselit dhe Hashim Tha\u00e7it, dhe n\u00eb lidhje me t\u00eb dy t\u00eb akuzuarit konstatoi se vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb rreziku se do t\u00eb pengojn\u00eb procesin dhe do t\u00eb kryejn\u00eb vepra penale t\u00eb tjera, dhe se ky rrezik mund t\u00eb zvog\u00eblohet vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb korniz\u00ebs p\u00ebr monitorimin e komunikimeve q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb objektin e paraburgimit t\u00eb DHSK-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb masat e urdh\u00ebruara rishtazi nga Trupi Gjykues\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i DhSK-s\u00eb, Michael Doyle gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media p\u00ebr informim javor lidhur me pun\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Sipas Doyle Trupi gjykues ka p\u00ebrseritur konstatimet se Thaci iu ka jep informacione vizitor\u00ebve lidhur me d\u00ebshmit\u00eb e dh\u00ebna n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb rastin e z. Tha\u00e7i Trupi Gjykues p\u00ebrs\u00ebriti konstatimet e m\u00ebparshme se duket se z. Tha\u00e7i u tregoi vizitor\u00ebve informacion t\u00eb nxjerr\u00eb gjat\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtur dhe se dokumentet sugjerojn\u00eb se ai i dha nj\u00eb vizitori jo t\u00eb privilegjuar udh\u00ebzime p\u00ebr t\u2019ia kaluar nj\u00eb d\u00ebshmitari t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb ZPS-s\u00eb n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb do t\u00eb jepte ai d\u00ebshmitar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i takon vendimit p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit p\u00ebr Ismet Bahtjarin, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake ka konstatuar se paraburgimi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGjykat\u00ebsi i Procedur\u00ebs Paraprake vazhdoi paraburgimin e z. Bahtijari, duke konstatuar se, megjith\u00ebse kushtet e propozuara nga Mbrojtja mund t\u00eb zvog\u00eblonin mjaftuesh\u00ebm rrezikun e arratisjes, ato nuk do t\u00eb mund t\u00eb kufizonin aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuarit p\u00ebr t\u00eb penguar ecurin\u00eb e procesit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara dhe p\u00ebr t\u00eb kryer vepra penale t\u00eb tjera. N\u00eb ve\u00e7anti, Gjykat\u00ebsi i Procedur\u00ebs Paraprake u shpreh se z. Bahtijari do t\u00eb kishte motivin, mjetet dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb trysni D\u00ebshmitarit 1 q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proces, apo t\u00eb manipuloj\u00eb provat. Gjykat\u00ebsi gjithashtu konstatoi se paraburgimi i z. Bahtijari vazhdon t\u00eb jet\u00eb i arsyesh\u00ebm dhe proporcional. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Gjykat\u00ebsi i Procedur\u00ebs Paraprake i miratoi Mbrojtjes s\u00eb Bahtijarit zgjatje t\u00eb afatit deri m\u00eb 19 prill 2024 p\u00ebr dor\u00ebzimin e t\u00eb gjitha dokumenteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb juridike n\u00eb Zyr\u00ebn Administrative t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara\u201d, tha Doyle.<\/p>\n<p>Po ashtu, Doyle tha se trupi gjykues ka hedh posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Veselit p\u00ebr leje p\u00ebr apelimin e nj\u00eb vendimi mbi pranimin e disa provave.<\/p>\n<p>\u201cTrupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja e Veselit nuk v\u00ebrtetoi ndonj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb shkaktuar nga pranimi i provave dhe vuri n\u00eb dukje se kishte d\u00ebgjuar parashtrimet e t\u00eb dy pal\u00ebve para se t\u00eb merrte vendimin\u201d, tha ai duke shtuar se seanca e radh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb caktuar me 22 prill duke filluar nga ora 09:00.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i takon \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore t\u00eb Pjet\u00ebr Shal\u00ebs, Doyle tha se jan\u00eb d\u00ebgjuar deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse e po ashtu kryetarja e trupit gjykues e ka shpallur \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Prokuroria b\u00ebri deklarat\u00ebn e vet, vijuar nga Mbrojt\u00ebsi i Viktimave t\u00eb mart\u00ebn paradite. Mbrojtja p\u00ebrfundoi deklarat\u00ebn e vet p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, pas s\u00eb cil\u00ebs pal\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit u p\u00ebrgjigj\u00ebn dhe komentuan mbi parashtrimet e nj\u00ebri-tjetrit. Pas k\u00ebsaj u b\u00ebn\u00eb parashtrime n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e zhd\u00ebmtimeve n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb vendimi faj\u00ebsie, dhe z. Shala iu drejtua gjykat\u00ebs. Kryegjykat\u00ebsja e deklaroi \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore t\u00eb mbyllur. N\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren, gjykat\u00ebsit e Trupit Gjykues mblidhen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kuvendime konfidenciale p\u00ebr marrjen e vendimit t\u00eb gjykimit n\u00eb lidhje me akuzat n\u00eb aktakuz\u00eb. Vendimi i gjykimit shqiptohet brenda n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebsh pas mbylljes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrve\u00e7se kur rrethanat e saj k\u00ebrkojn\u00eb zgjatje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebtij afati\u201d, tha Doyle.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i DhSK-s\u00eb tha se Apeli ka rrezuar apelimin e Haxhi Shal\u00ebs kund\u00ebr vendimit p\u00ebr paraburgimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shal\u00ebs, Paneli i Apelit m\u00eb 12 prill rr\u00ebzoi apelin e z. Haxhi Shala kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebsit t\u00eb Procedur\u00ebs Paraprake p\u00ebr vazhdimin e paraburgimit t\u00eb tij. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, versioni i redaktuar publik i vendimit mbi rishikimin e paraburgimit t\u00eb Ismet Bahtijarit doli jav\u00ebn e kaluar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ndryshe, Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, \u00e7do t\u00eb enjte, n\u00eb or\u00ebn 14:30, p\u00ebrmes platform\u00ebs online \u201cZoom\u201d mbajn\u00eb informim javor ku ofrojn\u00eb informacione t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyq\u00ebsore dhe veprimtarit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin dhe Ismet Bahtjarin. Me vendime t\u00eb ndara p\u00ebr Tha\u00e7in dhe Veselin, trupi gjykues ka konstatuar se ekziston t\u00eb vazhdoj\u00eb rreziku i pengimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d. \u201cM\u00eb 15 prill [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":170278,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-170277","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170277\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}