{"id":170557,"date":"2024-04-23T09:18:36","date_gmt":"2024-04-23T07:18:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=170557"},"modified":"2024-04-23T10:22:45","modified_gmt":"2024-04-23T08:22:45","slug":"170557-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/170557-2\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimi i votimit n\u00eb veri, kthim n\u00eb situat\u00ebn e para nj\u00eb viti"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ka dyshim se bojkotimi i votimit m\u00eb 21 prill, p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte \u201ci suksessh\u00ebm\u201d, por lind pyetja se kush fitoi e kush humbi?<\/p>\n<p>Pas mbylljes s\u00eb vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka d\u00ebshtuar, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar than\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb shkall\u00eb e lart\u00eb e unitetit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa Prishtina tha se \u201ci ka p\u00ebrmbushur obligimet e saj\u201d.<\/p>\n<p>Ky votim \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb hapi i fundit drejt shpalljes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri dhe shtensionimit t\u00eb situat\u00ebs atje.<\/p>\n<p>N\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut, Leposaviq, Zve\u00e7an dhe Zubin Potok, kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb komunave n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr shkak se serb\u00ebt, edhe at\u00ebher\u00eb, i bojkotuan zgjedhjet me ftes\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit.<\/p>\n<p>Kriza disamujore e krijuar asokohe ishte arsyeja p\u00ebrse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ushtroi presion mbi Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb filluar me organizimin e zgjedhjeve t\u00eb reja, si dhe ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb serb\u00ebve q\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Tani duket se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pik\u00ebn e fillimit \u2013 kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk pranohen nga popullata shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, mbeten n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Humb\u00ebsit dhe fituesit pas bojkotit t\u00eb votimit<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, Nexhad Uglanin, vler\u00ebson se nuk ka fitues pas votimit t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Sipas tij, komuniteti shumic\u00eb serb \u00ebsht\u00eb n\u00eb humbje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb paradoksale q\u00eb komunitetet joshumic\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr shumic\u00ebn\u201d, thot\u00eb Uglanin, i cili ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut q\u00eb nga themelimi i saj n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Votimi p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb komunat e veriut \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Udh\u00ebzimit Administrativ t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb plot\u00ebsohet opsioni \u201cPo\u201d nga 50 p\u00ebr qind plus nj\u00eb votues.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga rreth 46 mij\u00eb zgjedh\u00ebs t\u00eb regjistruar, t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs e kan\u00eb ushtruar vet\u00ebm rreth 250 persona.<\/p>\n<p>P\u00ebr Aleksandar Stojanoviqin nga organizata joqeveritare Qendra p\u00ebr zhvillimin e mjediseve lokale, \u201ct\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb humb\u00ebs\u201d pas votimit t\u00eb 21 prillit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb funksionoj\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konsensus shoq\u00ebror. Shoq\u00ebria civile ka b\u00ebr\u00eb thirrje nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb dialog i p\u00ebrgjithsh\u00ebm brenda shoq\u00ebris\u00eb kosovare dhe nd\u00ebrmjet aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb konsensus dhe, n\u00eb fund, t\u00eb pajtohet p\u00ebr veprime t\u00eb sinkronizuara, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, thot\u00eb Stojanoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare \u201c\u00c7ohu\u201d, konsideron se bojkotimi i votimit nuk i solli asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>\u201cHumb\u00ebsi kryesor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb komuniteti serb q\u00eb jeton n\u00eb ato kat\u00ebr komuna, sepse ata [qytetar\u00ebt] tash nuk i kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre legjitim\u00eb\u201d, thot\u00eb Demhasaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\nSipas Demhasajt, fitues \u00ebsht\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Alekasandar Vu\u00e7iq. Bojkotimi i votimit, shton ai, tregon se komuniteti serb, i cili jeton n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i dirigjuar nga politikat e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cKjo mendoj se ndikon negativisht te ta, p\u00ebr shkak se p\u00ebr komunitetin serb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb votoj\u00eb dhe t\u2019i zgjedh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij legjitim\u00eb, sesa t\u00eb mbetet k\u00ebshtu i bllokuar, si\u00e7 ka mbetur aktualisht\u201d, thot\u00eb Demhasaj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Branko Baroviq, nga Mitrovica e Veriut, thot\u00eb se serb\u00ebt nga veriu e kan\u00eb d\u00ebgjuar gjithmon\u00eb \u201cshtetin e tyre \u2013 Serbin\u00eb\u201d dhe se votimi i 21 prillit ishte nj\u00eb \u201cmashtrim\u201d nga autoritetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPjes\u00ebmarrja \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb 50 p\u00ebr qind plus nj\u00eb vot\u00eb. Edhe sikur t\u00eb dilnim t\u00eb gjith\u00eb, do t\u00eb humbnim. Qyteti ishte mbushur me tyta t\u00eb gjata [v.j.polic\u00eb]\u2026 nd\u00ebrsa njer\u00ebz nuk kishte\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Millan Dimiq, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, beson se votimi nuk do t\u00eb ndryshonte asgj\u00eb dhe se do t\u00eb gjendej m\u00ebnyra q\u00eb kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb mbeteshin n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cNa duhet t\u00eb durojm\u00eb edhe pak, por mbase do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri jeton popullata serbe. Ata [kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb] nuk mund t\u00eb jen\u00eb aty, nuk kan\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebpunim me popullin\u201d, thot\u00eb Stefani, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.<\/p>\n<p>Mirkoja nga Leposaviqi thot\u00eb se serb\u00ebt i d\u00ebgjuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre politik\u00eb dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes p\u00ebr bojkotim.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit shkojn\u00eb n\u00eb komun\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse u duhet t\u00eb marrin letra dhe kjo funksionon tani p\u00ebr tani. Por, duhet t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, q\u00eb n\u00eb komun\u00eb t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb zgjidhen nga populli dhe jo dikush i em\u00ebruar nga Kurti\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i m\u00ebtejsh\u00ebm mes qytetar\u00ebve dhe autoriteteve lokale<\/p>\n<p>Ranko Krivokapiq, banor i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, thekson se nuk ka dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb bashk\u00ebpunim mes serb\u00ebve dhe autoriteteve lokale aktuale.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb vitin e kaluar, ishte n\u00eb d\u00ebm dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb popullit serb\u201d, thot\u00eb Krivokapiq.<\/p>\n<p>Uglanin thot\u00eb se Kuvendi i Komun\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e tij dhe se do t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat e t\u00eb gjitha komuniteteve, duke promovuar bashk\u00ebjetes\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thekson se n\u00eb terren ekzistojn\u00eb probleme politike.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb marioneta klasike p\u00ebr thellimin e kriz\u00ebs politike\u201d, thot\u00eb ai dhe shton se \u201cnuk ka udh\u00ebrr\u00ebfyes\u201d se n\u00eb cilin drejtim do t\u00eb l\u00ebvizin marr\u00ebdh\u00ebniet mes komunitetit serb dhe pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Stojanoviq, nga Qendra p\u00ebr zhvillimin e mjediseve lokale, beson se komuniteti lokal i serb\u00ebve mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me autoritetet komunale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb \u201cform\u00eb t\u00eb cunguar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, vet\u00eb komunat nuk kan\u00eb as kapacitete personeli p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar funksionimin e duhur t\u00eb tyre n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Ky \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh esencial. Komunat nuk funksionojn\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb, prandaj nuk mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, thot\u00eb Stojanoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, me iniciativ\u00ebn e List\u00ebs Serbe, serb\u00ebt u larguan nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe administrat\u00ebn lokale. Pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb, nisi edhe pun\u00ebsimi i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb rinj, por sektori civil thekson se ato administrata nuk jan\u00eb ende funksionale.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, k\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar p\u00ebr REL-in edhe drejtori aktual i Departamentit p\u00ebr Sport, Rini dhe Kultur\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Leposaviqit, Nenad Radosavleviq.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi njer\u00ebz t\u00eb kualifikuar p\u00ebr shpalljen e procedurave t\u00eb tenderit\u2026 Kemi problem, po pun\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebz nga komunat tjera, por kjo nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjat\u00eb n\u00ebse nuk reagon Qeveria e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Radosavleviq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka dyshim se bojkotimi i votimit m\u00eb 21 prill, p\u00ebr largimin e kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte \u201ci suksessh\u00ebm\u201d, por lind pyetja se kush fitoi e kush humbi? Pas mbylljes s\u00eb vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka d\u00ebshtuar, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":170558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-170557","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170557\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}