{"id":170566,"date":"2024-04-23T09:31:23","date_gmt":"2024-04-23T07:31:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=170566"},"modified":"2024-04-23T09:31:23","modified_gmt":"2024-04-23T07:31:23","slug":"raporti-i-dash-raportime-te-shumta-per-korrupsion-ne-qeverine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/raporti-i-dash-raportime-te-shumta-per-korrupsion-ne-qeverine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Raporti i DASh: Raportime t\u00eb shumta p\u00ebr korrupsion n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti i Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, p\u00ebr vitin 2023 mbi Praktikat e Vendeve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se nuk pati ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse gjat\u00eb vitit 2023 p\u00ebr situat\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thon\u00eb se nd\u00ebr raportimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e njeriut ishin problemet serioze me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit; kufizimet serioze ndaj liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb mediave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs apo k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve; korrupsioni serioz i qeveris\u00eb; dhuna e gjer\u00eb me baza gjinore, p\u00ebrfshir\u00eb dhuna n\u00eb familje, apo ndaj partner\u00ebve; si dhe krimet e dhunshme, apo k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr dhun\u00eb ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.<\/p>\n<p>Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs nd\u00ebrmori hapa t\u00eb besuesh\u00ebm, por jo t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar, hetuar, akuzuar dhe nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb abuzuar me t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>SITUATA ME GJYQ\u00cbSORIN DHE SHQET\u00cbSIMI P\u00cbR KORRUPSIONIN<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kushtetuta e Kosov\u00ebs parashikon nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, raporti thot\u00eb se gjyq\u00ebsori nuk ka arritur t\u00eb ofroj\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb. Me mang\u00ebsira n\u00eb llogaridh\u00ebnien e zyrtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, strukturat e gjyq\u00ebsorit u ndikuan nga nd\u00ebrhyrjet politike, em\u00ebrimet e debatueshme dhe mandatet e paqarta.<\/p>\n<p>\u201cLigji parashikonte d\u00ebnime penale p\u00ebr korrupsion nga zyrtar\u00ebt, por qeveria nuk e zbatoi ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive. Pati raportime t\u00eb shumta p\u00ebr korrupsion n\u00eb qeveri. Zyrtar\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb praktika korruptive pa u nd\u00ebshkuar. Mungesa e mbik\u00ebqyrjes efektive gjyq\u00ebsore dhe dob\u00ebsia e p\u00ebrgjithshme n\u00eb sundimin e ligjit kontribuuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Rastet e korrupsionit i n\u00ebnshtroheshin rregullisht apelimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe sistemi gjyq\u00ebsor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoq\u00ebria civile kritikoi qeverin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje publike n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb gjyq\u00ebsorit, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr rastet e hetimit p\u00ebr korrupsion t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend rastin e ish-ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Nenad Rikalo, i cili u d\u00ebnua, bashk\u00eb me sekretarin e ministris\u00eb q\u00eb e drejtonte. \u201cN\u00eb qershor, Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs p\u00ebrfundoi gjykimin e vitit 2019 ndaj ish-ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Nenad Rikalo dhe tet\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ministris\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Gjykata d\u00ebnoi Rikalon dhe ish-sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb me tre dhe dy vjet burg. Gjasht\u00eb t\u00eb pandehurit e mbetur u liruan nga akuzat\u201d, thot\u00eb raporti i DASh-it.<\/p>\n<p>\u201cMediat raportuan se Prokuroria Speciale dhe Nj\u00ebsia e Hetimeve Speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs hap\u00ebn hetime penale kund\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb ministrave dhe dy z\u00ebvend\u00ebsministrave me akuza p\u00ebr vepra t\u00eb lidhura me korrupsionin. M\u00eb vete, Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs shpalli fajtore ministren e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb Rozeta Hajdari dhe z\u00ebvend\u00ebsministren e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs Liza Gashi p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb dhe i gjobiti respektivisht 700 euro (764 dollar\u00eb) dhe 500 euro (545 dollar\u00eb)\u201d, thekson raporti.<\/p>\n<p>LIRIA E SHPREHJES DHE LIRIA E MEDIAVE<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kushtetuta dhe ligjet e Kosov\u00ebs garantojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb shtypit dhe mediave t\u00eb tjera, pati raportime t\u00eb besueshme se disa zyrtar\u00eb publik\u00eb, politikan\u00eb, biznese dhe element\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit dhe madje edhe grupet fetare u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e mediave dhe p\u00ebrdor\u00ebn dhun\u00ebn apo k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve. Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (AGK) raportoi se u b\u00eb vet\u00eb objektiv sulmesh kur ka dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe t\u00eb mediave. Shoqata raportoi se zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin dhe drejtuesit e partis\u00eb n\u00eb pushtet, u angazhuan n\u00eb fushata p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar besimin e publikut tek mediat. Me gati 60 raste sulmesh t\u00eb raportuara gjat\u00eb vitit, gazetar\u00ebt u shpreh\u00ebn se p\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb nga politikan\u00ebt dhe grupe kriminale, kaluan shpesh n\u00eb vet\u00ebcensurim t\u00eb raportimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sulmet ndaj gazetar\u00ebve gjat\u00eb tensioneve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb muajt maj dhe qershor d\u00ebmtuan pajisjet, dogj\u00ebn automjete dhe l\u00ebnduan fizikisht punonj\u00ebsit e grupeve t\u00eb mediave n\u00eb terren. Gazetar\u00ebt than\u00eb se disa prej k\u00ebtyre sulmeve ishin t\u00eb drejtuara dhe t\u00eb miratuara nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit, megjith\u00ebse ata kan\u00eb mohuar ndonj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dukje se qeveria serbe vazhdoi t\u00eb mbaj\u00eb struktura t\u00eb paligjshme paralele t\u00eb qeverisjes n\u00eb zonat me shumic\u00eb serbe dhe se i p\u00ebrdor k\u00ebto struktura p\u00ebr t\u00eb influencuar k\u00ebto komunitete dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre politik\u00eb.<\/p>\n<p>DHUNA ME BAZ\u00cb GJINORE DHE T\u00cb DREJTAT E GRAVE<\/p>\n<p>Dhuna me baz\u00eb gjinore njihet n\u00eb legjislacion si form\u00eb diskriminimi, por mungon nj\u00eb p\u00ebrkufizim i saj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb proceset penale dhe civile. P\u00ebrdhunimi dhe dhuna n\u00eb familje njihen si vepra penale, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektshm\u00ebri. EULEX-i vuri n\u00eb dukje se gjykatat shpesh japin nd\u00ebshkime m\u00eb t\u00eb lehta se minimumi i parashikuar dhe agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit rrall\u00eb mor\u00ebn masa p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb mbijetuarit dhe d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakta grat\u00eb n\u00eb funksione drejtuese n\u00eb biznese, n\u00eb polici, apo n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb gra gjendet n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>DISKRIMINIMI NDAJ PAKICAVE ETNIKE<\/p>\n<p>Diskriminimi me baz\u00eb racore apo etnike ndalohet nga kushtetuta e Kosov\u00ebs, por vazhduan raportimet p\u00ebr dhun\u00eb dhe diskriminim ndaj grupeve t\u00eb pakicave etnike. Sipas Avokatit t\u00eb Popullit pati probleme n\u00eb zbatimin e plot\u00eb dhe t\u00eb efektsh\u00ebm t\u00eb ligjeve, si dhe mang\u00ebsi n\u00eb kapacitetet institucionale. Dhuna shoq\u00ebrore, n\u00eb ve\u00e7anti diskriminimi n\u00eb pun\u00ebsim, vazhdoi ndaj serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe grupeve t\u00eb tjera t\u00eb pakicave etnike. Grupet e pakicave u p\u00ebrball\u00ebn me diskriminim t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme n\u00eb arsim, sh\u00ebrbime sociale, p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs, lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb garantuara me ligj. \/VOA\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti i Shtetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, p\u00ebr vitin 2023 mbi Praktikat e Vendeve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. N\u00eb raport thuhet se nuk pati ndryshime dometh\u00ebn\u00ebse gjat\u00eb vitit 2023 p\u00ebr situat\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thon\u00eb se nd\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":170567,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-170566","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170566\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}