{"id":170622,"date":"2024-04-23T20:22:07","date_gmt":"2024-04-23T18:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=170622"},"modified":"2024-04-23T20:22:07","modified_gmt":"2024-04-23T18:22:07","slug":"pse-e-shkarkoi-qeveria-serbe-kryetarin-e-presheves-shqiprim-arifi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-e-shkarkoi-qeveria-serbe-kryetarin-e-presheves-shqiprim-arifi\/","title":{"rendered":"Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshev\u00ebs, Shqiprim Arifi?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb kriz\u00eb politike shp\u00ebrtheu s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb banuar me shumic\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb zgjedhjet lokale, Presheva do t\u00eb menaxhohet nga Autoriteti i P\u00ebrkohsh\u00ebm i em\u00ebruar nga Qeveria e Serbis\u00eb, pasi e shp\u00ebrndau Kuvendin lokal.<\/p>\n<p>Me shp\u00ebrndarjen e Kuvendit i ka p\u00ebrfunduar mandati edhe kryetarit t\u00eb komun\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pushtetit lokal.<\/p>\n<p>Kryetari i fundit i Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Shqiprim Arifi, ka akuzuar autoritetet n\u00eb Beograd p\u00ebr largim \u201ct\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d dhe diskriminim t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e paligjshme dhe antikushtetuese\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim t\u00eb kabinetit t\u00eb Shqiprim Arifit p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Partia Alternativa p\u00ebr Ndryshim, nga e cila vjen Arifi, kishte shumic\u00ebn n\u00eb Kuvendin komunal t\u00eb Preshev\u00ebs, i cili ka gjithsej 38 delegat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ragmi Mustafa, i cili \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga Qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm, thot\u00eb se Kuvendi vendor nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur q\u00eb nga korriku i vitit 2023 dhe se kjo ka qen\u00eb arsyeja e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cKoalicioni i m\u00ebparsh\u00ebm i mbledhur rreth Alternativ\u00ebs p\u00ebr Ndryshim t\u00eb Shqiprim Arifit e humbi shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj nuk mund t\u00eb th\u00ebrras\u00eb asnj\u00eb seanc\u00eb\u201d, tha Ragmi Mustafa p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kreu i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqiptar\u00ebve (PDSH), e cila ishte e dyta m\u00eb e madhe n\u00eb Kuvendin lokal.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb Qeveria e Serbis\u00eb em\u00ebron Autoritetin e P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr Preshev\u00ebn n\u00eb shtat\u00eb vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre shtat\u00eb vjet\u00ebve k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e kat\u00ebrta lokale.<\/p>\n<p>Votimi duhet t\u00eb mbahet m\u00eb 2 qershor, kur p\u00ebrve\u00e7 Beogradit, duhet t\u00eb votohet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 80 qytete dhe komuna.<\/p>\n<p>Komuna e Preshev\u00ebs ka m\u00eb shum\u00eb se 33.000 banor\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb gjysma e 61.000 shqiptar\u00ebve t\u00eb regjistruar sipas regjistrimit t\u00eb fundit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar edhe n\u00eb Bujanoc dhe Medvegj\u00eb, dy komuna n\u00eb jug q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e asaj q\u00eb njihet si Lugina e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Alternativa p\u00ebr Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Partia p\u00ebr Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, aktualisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb parlamentin republikan, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Preshev\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vendosi Qeveria e Serbis\u00eb?<br \/>\nN\u00eb vendimin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb miratuar m\u00eb 18 prill, Qeveria e Serbis\u00eb iu referua nenit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Vet\u00ebqeverisje Lokale, ku thuhet se kuvendi lokal mund t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00ebse nuk mblidhet m\u00eb shum\u00eb se tre muaj.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb jan\u00eb em\u00ebruar pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm, nd\u00ebrsa ligji urdh\u00ebron q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvendin e shp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb zgjidhen \u201cduke pasur parasysh p\u00ebrb\u00ebrjen politike dhe komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kryetarit Ragmi Mustafa, n\u00eb at\u00eb trup jan\u00eb edhe Tefik Bajrami nga PDSH-ja, kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Reforma Sami Salihu, Shk\u00ebmbim Veliu nga Partia p\u00ebr Veprim Demokratik dhe Branko Trajkoviq nga Partia Progresive Serbe (SNS).<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, 36 delegat\u00eb ishin nga partit\u00eb shqiptare dhe dy nga koalicioni i udh\u00ebhequr nga Partia Progresive Serbe.<\/p>\n<p>Zyra e ish-kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, Shqiprim Arifi, ka akuzuar k\u00ebshilltar\u00ebt nga Partia Progresive se nuk jan\u00eb paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb Kuvendit t\u00eb parapar\u00eb n\u00eb muajin tetor \u201cpa kurrfar\u00eb njoftimi apo shpjegimi\u201d, pas s\u00eb cil\u00ebs Alternativa p\u00ebr Ndryshim e ka humbur shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Branko Trajkoviq nga SNS-ja nuk ishte i qassh\u00ebm p\u00ebr koment p\u00ebr REL-in deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij tekstit \u2013 pra, pse nuk e p\u00ebrkrah\u00ebn pushtetin e kaluar n\u00eb Preshev\u00eb?<\/p>\n<p>Ragmi Mustafa thekson se pyetja p\u00ebr Beogradin zyrtar \u00ebsht\u00eb pse nuk \u00ebsht\u00eb formuar m\u00eb her\u00ebt Autoriteti i P\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi mundur t\u00eb ndikojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa t\u2019u tregojm\u00eb ambasadave dhe ministrit t\u00eb Administrat\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe Vet\u00ebqeverisjes Lokale se nevojitet shpallja e zgjedhjeve dhe shp\u00ebrndarja e Kuvendit\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Pse u shp\u00ebrnda Kuvendi tani?<br \/>\nQeveria e Serbis\u00eb, Ministria e Administrat\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe Vet\u00ebqeverisjes Lokale dhe Trupi Koordinues p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn akuzave t\u00eb Shqiprim Arifit p\u00ebr \u201clargimin e paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d nga pozita e kreut t\u00eb Preshev\u00ebs dhe diskriminimin ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pyetja se pse u prit formimi i Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb gjithashtu pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash se ajo komun\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb syve t\u00eb Beogradit, n\u00ebse tashm\u00eb ekziston nj\u00eb Trup Koordinues qeveritar p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb. Ai organ fillimisht duhet t\u00eb ngrej\u00eb alarmin se gj\u00ebrat nuk jan\u00eb n\u00eb rregull dhe se qeverisja nuk \u00ebsht\u00eb duke funksionuar\u201d , thot\u00eb Aleksandar Popov nga Qendra p\u00ebr Rajonaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi koordinues p\u00ebr Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet m\u00eb par\u00eb, pas konfliktit t\u00eb policis\u00eb dhe ushtris\u00eb me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit (U\u00c7MB).<\/p>\n<p>Konfliktet shp\u00ebrthyen pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999, e cila i dha fund luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrleshjet e armatosura n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb zgjat\u00ebn deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2001.<\/p>\n<p>Trupi koordinues \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb qet\u00ebsimin e tensioneve nd\u00ebretnike dhe normalizimin e jet\u00ebs n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Akti themelues parashikon q\u00eb shteti t\u00eb fokusohet n\u00eb fuqizimin e p\u00ebrshpejtuar ekonomik dhe integrimin politik dhe social n\u00eb t\u00eb tri komunat.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshjet mes partive shqiptare<br \/>\nP\u00ebr shkarkimin e tij, p\u00ebrve\u00e7 autoriteteve n\u00eb Beograd, Shqiprim Arifi faj\u00ebsoi edhe disa p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook t\u00eb dat\u00ebs 20 prill, ai i akuzoi ata se u b\u00ebn\u00eb \u201cnj\u00eb veg\u00ebl e leht\u00eb p\u00ebr (presidentin serb Aleksandar) Vu\u00e7iqin dhe Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar agjend\u00ebn e tij antishqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Ragmi Mustafa i quan \u201cdemagogji dhe trillime\u201d akuzat e Arifit ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur em\u00ebrohet nga pushteti n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb krejt normale dhe kur nuk em\u00ebrohet, b\u00ebn akuza dhe goditje absolutisht t\u00eb ul\u00ebta ndaj politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb\u201d, thot\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb kishte em\u00ebruar Autoritetin e P\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Preshev\u00eb n\u00eb vitin 2017 dhe 2020 dhe m\u00eb pas n\u00eb krye t\u00eb tij u em\u00ebrua Shqiprim Arifi.<\/p>\n<p>Partit\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Kuvendin Komunal kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i propozojn\u00eb Qeveris\u00eb kandidat\u00ebt e tyre p\u00ebr Autoritetin e P\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Alternativa p\u00ebr Ndryshim e Arifit, si\u00e7 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr REL-in, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka refuzuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se asgj\u00eb nuk po kalonte n\u00eb rrug\u00eb zyrtare, emrat (e kandidat\u00ebve) jan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes Viberit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente. Ministria kompetente nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb fare, ndryshe nga hera e fundit kur jan\u00eb drejtuar me shkrim dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb afat ligjor q\u00eb secila pal\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr Autoritetin e P\u00ebrkohsh\u00ebm\u201d, shton kjo parti.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve mes partive politike shqiptare, pushteti lokal n\u00eb Preshev\u00eb ka disa vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm, kujton Aleksandar Popov nga Qendra p\u00ebr Rajonaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKonflikti mes Shqiprim Arifit dhe politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb po vazhdon. Arifi konsiderohej nj\u00eb politikan q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Beogradin. Natyrisht, tani ka pasur nj\u00eb p\u00ebrmbysje\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Popov, gjithashtu, thekson se \u201cpolitika e vjet\u00ebr\u201d e Beogradit \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb mosmarr\u00ebveshje midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb nj\u00eb komuniteti.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb habitesha sikur t\u00eb kishte nga ato loj\u00ebra, t\u00eb futej grimca e sherrit n\u00eb mesin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej gjendja n\u00eb at\u00eb vet\u00ebqeverisje lokale (Preshev\u00eb), n\u00ebse nuk kishte harmoni dhe performanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb jug\u201d, thekson Popov.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrc\u00ebnimet e Vu\u00e7iqit\u201d<br \/>\nShqiprim Arifi n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook m\u00eb 20 prill ka th\u00ebn\u00eb se shkarkimi i tij ka ardhur pas \u201ck\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb fundit publik t\u00eb Vu\u00e7iqit\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 prill, presidenti i Serbis\u00eb njoftoi se kushdo q\u00eb shkel rendin kushtetues t\u00eb vendit do t\u00eb \u201carrestohet dhe do t\u00eb ndiqet penalisht\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb e shkelni rendin kushtetues t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb merrni pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre, me protesta, demonstrata, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre \u2013 do t\u00eb p\u00ebrgjigjeni p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrgjigjen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb \u201c, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 17 prill, z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Dejan Jankoviq dhe kat\u00ebr polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u ndaluan n\u00eb pikat kufitare me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Policia serbe ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ata jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb mbajtje p\u00ebr \u201ckontroll sigurie\u201d.<\/p>\n<p>Jankoviq u ndalua deri n\u00eb 48 or\u00eb, nd\u00ebrsa ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se Jankoviq ishte n\u00eb paraburgim n\u00ebn \u201cakuzat p\u00ebr p\u00ebrmbysje t\u00eb rendit kushtetues t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 prill, sipas autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, Serbia ka mbajtur mbi 1400 shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pikat kufitare p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 or\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs i cil\u00ebsoi k\u00ebto veprime si hakmarrje t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dha p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia i mohoi k\u00ebto akuza, duke th\u00ebn\u00eb se vonesat n\u00eb kufi jan\u00eb shkaktuar nga masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe se l\u00ebvizja e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit reaguan ndaj arrestimeve.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit i b\u00ebri thirrje Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahet nga veprimet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara dhe t\u00eb respektoj\u00eb plot\u00ebsisht marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi p\u00ebr vendosjen e flamurit shqiptar<br \/>\nShqiprim Arifi e lidhi shkarkimin e tij me vendimin e gjykat\u00ebs n\u00eb Vranj\u00eb, e cila e urdh\u00ebroi at\u00eb dhe partin\u00eb Alternativa p\u00ebr Ndryshim t\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb prej 470 eurosh p\u00ebr vendosjen e flamurit shqiptar n\u00eb objektin e partis\u00eb n\u00eb Bujanoc m\u00eb 27 n\u00ebntor 2022, nj\u00eb dit\u00eb para p\u00ebrvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhej se ai dhe partia e tij jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb pasi m\u00eb 27 n\u00ebntor 2022 \u201ckan\u00eb shfaqur flamurin e nj\u00eb shteti t\u00eb huaj, Shqip\u00ebris\u00eb, dhe nuk e kan\u00eb shfaqur flamurin e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, tha gjykata, Arifi dhe partia e tij kan\u00eb shkelur ligjin q\u00eb rregullon p\u00ebrdorimin e flamurit dhe simboleve t\u00eb tjera komb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj as pyetjeve t\u00eb REL-it p\u00ebr akuzat e Arifit.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve d\u00ebnohen p\u00ebr vendosjen e flamurit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cNeglizhimi i Beogradit\u201d<br \/>\nAutoritetet serbe kan\u00eb n\u00ebnshkruar tri marr\u00ebveshje p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb vitin 2001, 2009 dhe 2013.<\/p>\n<p>Ato lidhen kryesisht me ushtrimin e t\u00eb drejtave kolektive dhe integrimin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb institucione si policia, gjyq\u00ebsori dhe arsimi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shqiptar\u00ebt nga jugu shpesh e kan\u00eb akuzuar Beogradin zyrtar p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre \u2013 p\u00ebr shembull, p\u00ebr munges\u00ebn e teksteve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ose p\u00ebr pasivimin e adresave, pra fshirjen e qytetar\u00ebve nga adresa ku ishin regjistruar.<\/p>\n<p>\u201cKa koh\u00eb q\u00eb ka pak\u00ebnaq\u00ebsi me q\u00ebndrimin e autoriteteve n\u00eb Beograd ndaj shqiptar\u00ebve, se mbret\u00ebron pakujdesia, se zhvillimi nuk merret parasysh\u201d, shton Popov.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb dhjetorit 2023, shqiptar\u00ebt u shfaq\u00ebn n\u00eb dy kolona.<\/p>\n<p>Partia p\u00ebr Veprim Demokratik e udh\u00ebhequr nga Shaip Kamberi ka kaluar pragun zgjedhor dhe ka fituar nj\u00eb mandat, nd\u00ebrsa lista e udh\u00ebhequr nga Shqiprim Arifi ka mbetur pa p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb pakice komb\u00ebtare nuk i garantohet mandati parlamentar, por ata kan\u00eb nj\u00eb prag p\u00ebrqindjeje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb zgjedhje, gj\u00eb q\u00eb i lejon ata t\u00eb hyjn\u00eb m\u00eb leht\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrimit, shqiptar\u00ebt jan\u00eb pakica e kat\u00ebrt sipas madh\u00ebsis\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb kriz\u00eb politike shp\u00ebrtheu s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb banuar me shumic\u00eb shqiptare. Deri n\u00eb zgjedhjet lokale, Presheva do t\u00eb menaxhohet nga Autoriteti i P\u00ebrkohsh\u00ebm i em\u00ebruar nga Qeveria e Serbis\u00eb, pasi e shp\u00ebrndau Kuvendin lokal. Me shp\u00ebrndarjen e Kuvendit i ka p\u00ebrfunduar mandati edhe kryetarit t\u00eb komun\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":170501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-170622","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}