{"id":17090,"date":"2018-05-29T09:50:48","date_gmt":"2018-05-29T09:50:48","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=17090"},"modified":"2018-05-29T09:50:48","modified_gmt":"2018-05-29T09:50:48","slug":"atik-mehalla-lagja-qe-i-dha-gjilanit-emer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/atik-mehalla-lagja-qe-i-dha-gjilanit-emer\/","title":{"rendered":"Atik m\u00ebhalla \u2013 lagja q\u00eb i dha Gjilanit em\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Atik m\u00ebhalla \u2013 lagja q\u00eb i dha Gjilanit em\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Atik m\u00ebhalla \u2013 Lagja e vjet\u00ebr! Rr\u00ebfime, evokime, gjurm\u00eb, ngjarje, njer\u00ebz\u2026<br \/>\nN\u00eb vazhdimin e dyt\u00eb p\u00ebr Atik m\u00ebhall\u00ebn \u2013 Lagjen e vjet\u00ebr, dr. Shevqeti sjell rr\u00ebfime interesante p\u00ebr ngjarjet e koh\u00ebs, njer\u00ebzit, p\u00ebr lumin Banja, p\u00ebr rrug\u00ebn me kalld\u00ebrm, p\u00ebr berberin e Titos, p\u00ebr romet e bukura, p\u00ebr larjen e rrobave nga ato, muzik\u00ebn, etj, etj\u2026<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb tjera do t\u00eb lexoni: Pse \u00e7do sht\u00ebpi kishte hardhi rrushi? Kush ishte berberi q\u00eb i sh\u00ebrbeu Titos gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Gjilan? Kush b\u00ebnte tregti me Shkup e Selanik? Kush e solli radion e par\u00eb n\u00eb Gjilan? Kush ishin tregtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Gjilanit? Kush i kishte pag\u00ebzuar tri vajzat e veta me shkronj\u00ebn \u201cM\u201d\u2026<\/p>\n<p>2.<br \/>\nShum\u00eb kujtime jan\u00eb shtresuar n\u00eb shpirtin tim Atik m\u00ebhall\u00eb. P\u00ebr ty kur shkruaj, ndonj\u00ebher\u00eb po q\u00ebndroj n\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb jet\u00ebs, duke menduar se cilave kujtime t\u2019u jap p\u00ebrpar\u00ebsi. Ti, pos xhamis\u00eb Atik, teqes Halveti t\u00eb Hamdisheh\u00ebve, kishe medresen\u00eb, kishe mejtepin e femrave ku punonte hoxhenikja, hanmeja Binazja; kishe mullirin n\u00eb lumin Banja, \u00e7ezmen e njohur t\u00eb Tuleshit, por edhe sht\u00ebpi t\u00eb bukura si: sarajet e Hysen Mill\u00ebs, q\u00eb i trash\u00ebgoi xha Hajredini i Maliqajve dhe Hysen Okllapi; sht\u00ebpin\u00eb e bukur t\u00eb Malush ag\u00ebs, i cili kishte tri vajza, nd\u00ebrsa vajza Kadrija ishte e martuar p\u00ebr Vehbiun e mulla Sherif\u00ebve; sht\u00ebpin\u00eb e mulla Mehmetit t\u00eb Hamdisheh\u00ebve, q\u00eb ka shishe tavanin e punuar me 1882, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikur te Haki efendiu n\u00eb \u00c7iflik m\u00ebhalle.<br \/>\nSi mund t\u00eb mos p\u00ebrmendet sht\u00ebpia e Agushag\u00ebve, ku sot \u00ebsht\u00eb Gjimnazi, q\u00eb ishte dykat\u00ebshe, e q\u00eb dritaret i kishte me shufra. A mund t\u00eb kaloj e mos ta p\u00ebrmendi sht\u00ebpin\u00eb e Mustafa ag\u00ebs, q\u00eb kishte djemt\u00eb: Sabitin dhe Halimin. Sabiti ishte baxhanak me Baftijar Xhinollin dhe kishin bashk\u00ebshorte Zyhren dhe Rifadijen e Adilovc\u00ebve t\u00eb Dober\u00e7anit. Shishe tavanet e shtepis\u00eb s\u00eb xha Hajredinit n\u00eb katin e dyt\u00eb ende q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Muzik\u00ebs, poashtu edhe tavani i bukur i b\u00ebr\u00eb me pun\u00eb dore n\u00eb ish-sht\u00ebpine e mulla Mehmetit t\u00eb Hamdisheh\u00ebve. Nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmenden divan-hanet e k\u00ebtyre sht\u00ebpive, ku kishin jetuar Selimi, Haliti i Agushag\u00ebve, ku hanmeja Zyhra me 1978 dhezte (ndezte) cigarell\u00ebkun, dhe si han\u00ebme ulej n\u00eb minder, q\u00eb kishin jast\u00ebk me jargija dhe t\u00eb shtruar me jana (lloj i \u00e7ilimave) me rastin e kontrollimit mjek\u00ebsor q\u00eb ia b\u00ebja. Nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmendet edhe xha Maksuti me beret\u00eb (lloj kapele) n\u00eb kok\u00eb, i cili e kishte kopshtin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Gilan, t\u00eb mbjellur me lloj-lloj pem\u00ebsh, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij, Femka, para sht\u00ebpis\u00eb e kishte hijeshuar oborin me lule: xhurxhina, sheboja, karafila, sardoja\u2026<br \/>\n\u00c7do sht\u00ebpi kishte rrush p\u00ebr hije, n\u00ebn t\u00eb cilin an\u00ebtar\u00ebt e familjes pushonin dhe pinin kafen dhe \u00e7ajin. Oborrin e bukur e kishte edhe Selim Orana, v\u00ebllai i Halim Oran\u00eb\u00ebs, q\u00eb kishte p\u00ebr bashk\u00ebshorte motr\u00ebn e Maksutit. K\u00ebta u shp\u00ebrngul\u00ebn nga Gjilani n\u00eb vitet e 70-ta, duke ia shitur sht\u00ebpin\u00eb Ramush Golit, nd\u00ebrsa sot aty banon djali i Abidushit (berberit), Faiku.<br \/>\nMe 1971, me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Titos n\u00eb Gjilan, ai (Abidushi) kishte qen\u00eb berber gjat\u00eb koh\u00ebs sa Tito q\u00ebndroi n\u00eb Gjilan. Af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Selim Oran\u00ebs ishte Vehbiu i Mullasherif\u00ebve, q\u00eb ishte dh\u00ebnd\u00ebr i Malush ag\u00ebs dhe kishte djal\u00eb Eminin, drejtorin e \u201c16 N\u00ebntorit\u201d. Malushi kishte qen\u00eb adhurues i madh i \u00ebmb\u00eblsirave, nd\u00ebrsa Vehbiu dhe Emini ishin treg\u00ebtar\u00eb t\u00eb respektuar n\u00eb qytet. Hys Okllapi, n\u00eb mes dy luftrave bot\u00ebrore, kishte qen\u00eb tregtar i njohur. Kishte b\u00ebr\u00eb treg\u00ebti me Shkup dhe Selanik, ishte martuar disa her\u00eb. Kishte sjellur n\u00eb Gilan gazeten \u201cYeni asir\u201d nga Selaniku. Ka varrin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb tregon se ka qen\u00eb shtatlart\u00eb. Ramiz \u201cl\u00ebngu\u201d, q\u00eb ishte n\u00eb farefis me xha Hajredinin, kishte sjellur radion e par\u00eb ne Gilan nga Selaniku, me 1933. Kur kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb z\u00ebrin e radion, e kishte gjuajtur nga ballkoni (terrac\u00eb), duke menduar se po flet shejtani! Af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Halim Oran\u00ebs jane koretin\u00ebt t\u00eb familjes Canaj dhe T\u00ebrsten\u00ebt. Tefik Shehu, babai i Alajderit, kishte marr dor\u00eb nga sheh Hyseni i Nasalc\u00ebs dhe kishte udh\u00ebhequr deri n\u00eb vdekje teqen \u201cSadi\u201d n\u00eb Muhaxhir\u00eb m\u00ebhall\u00eb, sikurse edhe djali i tij, Alihajdari, q\u00eb ishte m\u00ebsuesi im i artit n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore. Tarikatit \u201cSadi\u201d i takonin edhe v\u00ebllez\u00ebrit Faiku dhe Mustafa, por edhe T\u00ebrsten\u00ebt me Tahir bab\u00ebn. Ndersa, Hamdiu ishte sara\u00e7 i njohur i qytetit t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman, ah Atik m\u00ebhall\u00eb! Ah Gjilan, ah koh\u00eb, ah Lagje e vjet\u00ebr!<\/p>\n<p>A mund t\u00eb flitet p\u00ebr ty pa e p\u00ebrmendur Ramiz Bashon, q\u00eb ishte trupshkurt\u00ebr, me mustaqe t\u00eb bardha, me fes t\u00eb zi, me shkopin q\u00eb e mbante n\u00eb duar, q\u00eb e kishte bashk\u00ebshorte motr\u00ebn e Hysenit nga \u00c7iflik m\u00ebhalla. Ai b\u00ebnte tregti me l\u00ebkura, me \u00e7izme, opinga, pastaj edhe me ari. Djali i tij, Maksuti, ishte ekonomist i diplomuar. Djali Abdylakderi ishte bekri (njeri zotni, me eleganc\u00eb dhe autoritet) i njohur i qytetit.<br \/>\nTefik Qerkezi ishte banor i k\u00ebsaj m\u00ebhalle. Kishte vajz\u00ebn e bukur, Eminen, e cila ishte dashuruar pa mas\u00eb n\u00eb profesorin tim dhe Ismalin.<br \/>\nN\u00eb Atik m\u00ebhall\u00eb kan\u00eb banuar edhe disa serb\u00eb: Toza Simonoviqi, q\u00eb kishte mullirin elektrik dhe kafenen\u00eb e njohur \u201cJelen\u201d, qe e vizitonin bekrit\u00eb dhe byrokrat\u00ebt e qytetit, Bllaga zdrukthtari, q\u00eb i kishte punuar dyert e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes sime me 1962; Ilija, i cili punonte n\u00eb Kombinatin e Tekstilit \u201cIntegj\u201d; Dragqa, Rista\u2026 Gjithsej 8 familje serbe kan\u00eb banuar e jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje. Xha Durmishi tri vajzat e veta i kishte pag\u00ebzuar me shkronjen \u201cM\u201d, nj\u00ebra prej tyre ka punuar disa vite rrobaqep\u00ebse e njohur e Gjilanit.<br \/>\nAh Gilan, ah Atik xhami! Ty t\u00eb njoh\u00ebn edhe me emrin \u201cArap m\u00ebhall\u00eb\u201d, e gjeneratat pas vitit 1945 edhe me emrin \u201cBajrak m\u00ebhall\u00eb\u201d! Te \u201cCako m\u00ebhalla\u201d, ku ishte \u00ebmb\u00ebltorja \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d e Sadik Novosell\u00ebs, banonin shumica e familjeve Nob\u00ebrdaliu. Fehmi Qurri, kasap, ishte shakaxhi i njohur; Nijaziu ishte veteran i gjuetis\u00eb, aty banonte Hysen Turudija; Hys Krosi \u2013 veteran i futbollit dhe adhurues i biciklet\u00ebs. Me 1957, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sokak vendoset mulla Salihu nga Presheva, e k\u00ebtu banonte inxhinieri Besim Ahmeti, q\u00eb ishte nip i mulla Salihut, i cili ishte imam n\u00eb xhamin\u00eb e Balecit.<br \/>\nMe kujtohet mir\u00eb ambulanca stomatologjike p\u00ebrball\u00eb xhamis\u00eb Atik, ku punonte dr.Ivan K\u00ebrstiqi, q\u00eb m\u00eb hoqi nj\u00eb dh\u00ebmb\u00eb, pasi kisha dhembje te padurueshme.<br \/>\nN\u00eb oborin e Atik xhamis\u00eb banonte djali i Jakup Slishanit, abaxhiut-Gani Gashi, q\u00eb i m\u00ebsonte f\u00ebmij\u00ebt matematik\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore \u201cMusa Zajmi\u201d, si dhe Pelushi.<br \/>\nRrug\u00ebt ishin me kalld\u00ebrme deri te lumi Banja, ku kishte shum\u00eb rosa q\u00eb laheshin dhe notonin, nd\u00ebrsa af\u00ebr tyre laheshin rrobat nga rom\u00ebt, q\u00eb hiqnin sandalet dhe t\u00eb veshura me dimija me lule t\u00eb imta, f\u00ebrkonin teshat. Gjat\u00eb larjes k\u00ebndonin, luanin \u00e7i\u00e7ek. E kishin n\u00eb gjak e tradit\u00eb muzik\u00ebn, kurse ne f\u00ebmij\u00ebt i shikonim romet e bukura q\u00eb flladiteshin n\u00eb \u00e7ezmen e Tuleshit, e cila ishte me form\u00eb katrore!<br \/>\nIbrahim Nob\u00ebrdaliu kishte f\u00ebmij\u00eb: Sabriun, Shabanin dhe Lutfijen. Lutfieja ishte e martuar te pllanalit\u00eb. Nd\u00ebrsa, Ruzhdi Novoberdaliu kishte 7 f\u00ebmij\u00eb; Aliu kishte jetuar n\u00eb mes dy luftrave bot\u00ebrore n\u00eb Beograd, dhe kishte qen\u00eb rrobaqep\u00ebs i njohur i Beogradit, p\u00ebr t\u00eb cilin kishin shkruar edhe revistat e koh\u00ebs. Djali i Xhavitit Rexhepit, Ruzhdiu, ishte fotografist n\u00eb Gilan, e Kadrieja ishte tep\u00ebr e dashuruar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues te viteve te 50-ta!<\/p>\n<p>Rr\u00ebfime e kujtime interesante do t\u00eb lexoni n\u00eb vazhdimin e tret\u00eb, pas nj\u00eb jave. Jeta ka kuptim kur e jetojm\u00eb pa zem\u00ebrme e shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha, duke pranuar t\u00eb djeshmen, dhe duke jetuar t\u00eb sormen e duke nd\u00ebrtuar t\u00eb nes\u00ebrmen!<\/p>\n<p>Sqarim: Terminologjia q\u00eb ka pasur p\u00ebrdorim te popullata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb origjinal\u2026Mir\u00ebkuptim nga ju lexues t\u00eb nderuar!<\/p>\n<p>\/Autor: Shevqet Mehmeti\/ E p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp \/redaktoi: N.Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Atik m\u00ebhalla \u2013 lagja q\u00eb i dha Gjilanit em\u00ebr\u2026 Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs! Atik m\u00ebhalla \u2013 Lagja e vjet\u00ebr! Rr\u00ebfime, evokime, gjurm\u00eb, ngjarje, njer\u00ebz\u2026 N\u00eb vazhdimin e dyt\u00eb p\u00ebr Atik m\u00ebhall\u00ebn \u2013 Lagjen e vjet\u00ebr, dr. Shevqeti sjell rr\u00ebfime interesante p\u00ebr ngjarjet e koh\u00ebs, njer\u00ebzit, p\u00ebr lumin Banja, p\u00ebr rrug\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17091,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-17090","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17090\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}