{"id":171117,"date":"2024-05-02T17:07:52","date_gmt":"2024-05-02T15:07:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171117"},"modified":"2024-05-02T17:07:52","modified_gmt":"2024-05-02T15:07:52","slug":"rama-thumbon-kurtin-nderhyrjet-ne-maqedonin-e-veriut-synojne-destabilitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rama-thumbon-kurtin-nderhyrjet-ne-maqedonin-e-veriut-synojne-destabilitet\/","title":{"rendered":"Rama thumbon Kurtin: Nd\u00ebrhyrjet n\u00eb Maqedonin e Veriut synojn\u00eb destabilitet"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb porositi shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb \u201cta mbrojn\u00eb republik\u00ebn e tyre nga ndikime t\u00eb jashtme\u201d, duke iu referuar jo direkt pjes\u00ebmarrjes s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet parlamentare atje. Edi Rama tha se k\u00ebto ndikime \u201csynojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me stabilitetin dhe me mir\u00ebqenien\u201d, dhe se mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti s\u2019ka hequr dor\u00eb. K\u00ebshilltari i tij dhe dy gra nga partia e tij do t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhje atje me koalicionin e partive opozitare shqiptare.<\/p>\n<p>Ali Ahmeti sot u shpall qytetar nderi i Tiran\u00ebs. N\u00eb ceremonin\u00eb e mbajtur n\u00eb kryeqytetin shqiptar, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama e p\u00ebrshkroi kryetarin e BDI-s\u00eb, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut si \u201cnj\u00eb shqiptar nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Rama tha nga Kuvendi se Ahmeti \u00ebsht\u00eb \u201cmjeshtri yn\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs s\u00eb diplomacis\u00eb p\u00ebr t\u00eb afirmuar bot\u00ebrisht subjektivitetin ton\u00eb komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPa Ali Ahmetin shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk do t\u00eb ishin sot n\u00eb dit\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e atij shteti dhe as nuk do t\u00eb kishin dot nj\u00eb pluraliz\u00ebm demokratik, aq dinamik brenda perimetrit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb partive shqiptare sa q\u00eb t\u2019i lejonin vetes edhe shp\u00ebrfilljen e rrezikut t\u00eb mbytjes ne lugun e ujit t\u00eb sherrit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb pushtet, duke n\u00ebnvler\u00ebsuar mund\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb dob\u00ebsimit politik t\u00eb faktorit shqiptar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama tha se nuk d\u00ebshiron ta shtjelloj\u00eb m\u00ebtej k\u00ebt\u00eb mendim, nd\u00ebrsa tha se nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e zgjedh\u00ebsve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai porositi shqiptar\u00ebt q\u00eb \u201cta mbrojn\u00eb republik\u00ebn e tyre si shqiptar\u00eb nga ndikime t\u00eb jashtme, t\u00eb cilat synojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me stabilitetin dhe me mir\u00ebqenien e shtetit fqinj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy mund t\u00eb jet\u00eb rasti, por nuk \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb un\u00eb ta shtjelloj m\u00eb tutje k\u00ebt\u00eb q\u00eb sapo thash\u00eb, sepse nuk dua n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb shprehje e plot\u00eb e opinionit tim sot t\u00eb lexohet si nd\u00ebrhyrje n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb vendit fqinj ku ne nuk kemi asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ndikojm\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e zgjedh\u00ebsve t\u00eb atij vendi, qofte edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u them vet\u00ebm t\u00eb shohin interesin e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb edhe e tyrja, krahp\u00ebrprah me bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tyre maqedonas dhe t\u00eb gjitha minoritetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb republik\u00eb, dhe ta mbrojn\u00eb republik\u00ebn e tyre si shqiptar\u00eb nga ndikime t\u00eb jashtme, t\u00eb cilat synojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me stabilitetin dhe me mir\u00ebqenien e shtetit fqinj, e q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u2019u sillen shqiptar\u00ebve asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa at\u00eb q\u00eb ata e kan\u00eb arritur, por p\u00ebrkundrazi, mund t\u2019u shkaktojn\u00eb atyre d\u00ebme mbi ato q\u00eb jan\u00eb arritur\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Ai tha se Ahmetit mund t\u2019i b\u00ebhen \u201ckritika plot brenda vendit\u201d, por p\u00ebrmendi se ai \u201cnuk \u00ebsht\u00eb ulur kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb karrige zyreje, p\u00ebrve\u00e7 atij kolltuku t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij\u201d. P\u00ebr kryetarin e BDI-s\u00eb, Rama tha se \u201chistoria do ta thot\u00eb me z\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sesa kushdo sot dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb se: at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ali Ahmeti me pushtetin p\u00ebr p\u00ebrparimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin fqinj, p\u00ebr afirmimin e tyre si qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe p\u00ebr ngritjen lart t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb syt\u00eb e krejt bot\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk mund ta diskutojm\u00eb, vet\u00ebm duhet ta pranojm\u00eb dhe n\u00ebse jemi t\u00eb men\u00e7ur ta marrim si m\u00ebsim, nga nj\u00eb shqiptar nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ku u shpreh i lumtur q\u00eb \u201cTiran\u00ebs i shtohet nj\u00eb qytetar nderi i p\u00ebrmasave t\u00eb Ali Ahmetit\u201d, Rama zgjodhi ta citoj\u00eb nj\u00eb \u201cpolitikan dhe udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb madh\u201d: \u201cDjemt\u00eb e duan pushtetin p\u00ebr t\u2019u njohur nga t\u00eb tjer\u00ebt, kurse burrat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pak pushtet edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb koalicionin e partive opozitare shqiptare n\u00eb shtetin fqinj, LVV merr pjes\u00eb me tre kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare q\u00eb mbahen m\u00eb 8 maj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Bekim Qoku, k\u00ebshilltari i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ishte angazhuar n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet presidenciale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr ta ndihmuar kandidatin Arben Taravarin dhe koalicionin VLEN.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ishte planifikuar q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti t\u00eb merrte pjes\u00eb personalisht n\u00eb tubimet e koalicionit VLEN n\u00eb Cyrih dhe Berlin para rundit t\u00eb par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale. Por s\u2019shkoi me arsyetimin se \u201cobligimet dhe detyrat e shumta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, dhe \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet e vazhdueshme nga fqinji verior\u201d ia pamund\u00ebsuan pjes\u00ebmarrjen. N\u00eb vend t\u00eb tij atje e \u00e7oi ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi, porosiste q\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb votohet masivisht, nd\u00ebrsa shprehej se \u201cRepublika jon\u00eb, por edhe rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb faktor politik n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, i cili n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra t\u00eb ballafaqimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm e sistematik me Serbin\u00eb agresore, do t\u00eb jet\u00eb krah i fort\u00eb i Kosov\u00ebs, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb paqes e siguris\u00eb, mir\u00ebqenies e demokracis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00ebve e n\u00eb ve\u00e7anti mikun tim e presidentin tuaj Dr. Arben Taravarin q\u00eb e kam shok ngahera dhe i besoj si p\u00ebr nga orientimi ashtu edhe p\u00ebr nga karakteri. Energjia e re \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare p\u00ebr shum\u00eb arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos n\u00eb situatat q\u00eb po i p\u00ebrjetojm\u00eb e jetojm\u00eb tani. Suksese t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e zgjedhjeve dhe n\u00eb \u00e7do dit\u00eb pune e pushimi\u201d, thoshte Kurti.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, ai mohonte se po p\u00ebrzihej n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe nga Shkupi kishte th\u00ebn\u00eb se LVV nuk garon e se shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb vendosnin vet\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, por m\u00eb pas i kishte sjell\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e VLEN-it me t\u00eb cil\u00ebt ishin pajtuar se presidenti i radh\u00ebs n\u00eb Shkup duhet t\u00eb jet\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cKat\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit shpreh\u00ebn propozimin e tyre p\u00ebr nj\u00eb president t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i cili mish\u00ebron bashk\u00ebjetes\u00ebn mes etnive dhe garanton rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, president i cili k\u00ebsaj radhe duhet t\u00eb vij\u00eb nga mesi i shqiptar\u00ebve\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e l\u00ebshuar nga Zyra e Kryeministrit m\u00eb 30 janar.<\/p>\n<p>Taravari ka pranuar para pak jav\u00ebsh se Kurti e ka inkurajuar q\u00eb t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr president t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr koalicionin jo shum\u00eb zyrtar t\u00eb LVV-s\u00eb me partit\u00eb opozitare shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut b\u00ebnte t\u00eb ditur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryetari i L\u00ebvizjes Demokratike, Izet Mexhiti n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ky njoftim kishte ardhur disa muaj pasi k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje kryeministri i Kosov\u00ebs ua kishte ofruar atyre edhe fizikisht gjat\u00eb nj\u00eb vizite shum\u00eb t\u00eb diskutueshme n\u00eb RMV n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb porositi shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb \u201cta mbrojn\u00eb republik\u00ebn e tyre nga ndikime t\u00eb jashtme\u201d, duke iu referuar jo direkt pjes\u00ebmarrjes s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet parlamentare atje. Edi Rama tha se k\u00ebto ndikime \u201csynojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me stabilitetin dhe me mir\u00ebqenien\u201d, dhe se mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb shqiptar\u00ebt. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171118,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171117","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}