{"id":171522,"date":"2024-05-10T20:16:23","date_gmt":"2024-05-10T18:16:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171522"},"modified":"2024-05-10T20:16:23","modified_gmt":"2024-05-10T18:16:23","slug":"ke-kosova-kualifikohet-per-pagesa-nga-plani-i-rritjes-nese-i-permbush-kushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ke-kosova-kualifikohet-per-pagesa-nga-plani-i-rritjes-nese-i-permbush-kushtet\/","title":{"rendered":"KE: Kosova kualifikohet p\u00ebr pagesa nga Plani i Rritjes, n\u00ebse i p\u00ebrmbush kushtet"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian (KE) ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb premten se Kosova, nj\u00eblloj si vendet e tjera, do t\u00eb kualifikohet p\u00ebr t\u2019i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00ebse i p\u00ebrmbush kushtet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Por, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e KE-s\u00eb, Ana Pisonero, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pyetjen e Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) n\u00ebse masat e tanishme nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs do t\u00eb vlejn\u00eb edhe p\u00ebr mjetet nga kjo paket\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb financiare.<\/p>\n<p>\u201cKosova, sikur edhe pjesa tjet\u00ebr e Ballkanit Per\u00ebndimor, konsiderohet e kualifikuar p\u00ebr fondet nga Plani i Rritjes, n\u00ebse i p\u00ebrmbush kushtet p\u00ebr pagesa\u201d, tha Pisonero p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian kishte vendosur masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Pas masave nd\u00ebshkuese, Kosova mbeti jasht\u00eb granteve q\u00eb BE-ja miratoi n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb vler\u00eb prej 2.1 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Autoritetet kosovare argumentojn\u00eb se i kan\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr heqjen e k\u00ebtyre masave.<\/p>\n<p>BE-ja \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar tani heqjen shkall\u00ebzore apo t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb k\u00ebtyre masave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritet nj\u00eb raport i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri, Josep Borrell.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb lidhje me planin 6 miliard\u00eb eurosh q\u00eb u miratua zyrtarisht s\u00eb fundmi p\u00ebr Ballkanin, Pisonero e ka p\u00ebrs\u00ebritur se, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, parakusht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pagesa nga kjo paket\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhimi konstruktiv n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve fqinj\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cPlani i Rritjes prej 6 miliard\u00eb eurosh p\u00ebr gjasht\u00eb partner\u00ebt nga Ballkani Per\u00ebndimor paraqet nj\u00eb ofert\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u2019iu forcuar kushtet socio-ekonomike. Po ashtu, ai parasheh edhe qasje progresive n\u00eb tregun unik t\u00eb BE-s\u00eb, me kusht q\u00eb t\u00eb arrihet p\u00ebrparim edhe n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal dhe mekanizmat p\u00ebr reforma intensive\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se Plani i Rritjes nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr procesin e zgjerimit n\u00eb BE-s\u00eb, \u201cpor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb, e cila do ta ndihmoj\u00eb dhe p\u00ebrshpejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d.<\/p>\n<p>Pisonero ka p\u00ebrs\u00ebritur se jan\u00eb disa kushte t\u00eb rrepta q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohen nga vendet e rajonit p\u00ebr t\u00eb siguruar pagesat nga kjo paket\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPagesat nga paketa e rritjes do t\u2019iu n\u00ebnshtrohen kushteve strikte. Kjo n\u00ebnkupton edhe reformat n\u00eb fushat kryesore edhe ato socio-ekonomike. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ka nj\u00eb parakusht t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre, me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha obligimeve t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb dalin nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe Aneksin e zbatimit, si dhe t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet nga e kaluara n\u00eb dialog dhe t\u00eb angazhohen n\u00eb negociata p\u00ebr Marr\u00ebveshjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d, n\u00ebnvizoi ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 shkurt 2023 n\u00eb Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marr\u00ebveshjen Baz\u00eb, nd\u00ebrkaq m\u00eb 18 mars n\u00eb Oh\u00ebr, u arrit pajtimi p\u00ebr Aneksin e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Pisonero u b\u00ebri jehon\u00eb deklaratave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb se zbatimi i k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor n\u00eb rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb drejt BE-s\u00eb, pasi i cil\u00ebson ato si detyrim p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian (KE) ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb premten se Kosova, nj\u00eblloj si vendet e tjera, do t\u00eb kualifikohet p\u00ebr t\u2019i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00ebse i p\u00ebrmbush kushtet e k\u00ebrkuara. Por, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e KE-s\u00eb, Ana Pisonero, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb pyetjen e Radios Evropa e Lir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171522","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}