{"id":171706,"date":"2024-05-14T09:24:17","date_gmt":"2024-05-14T07:24:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171706"},"modified":"2024-05-14T09:24:17","modified_gmt":"2024-05-14T07:24:17","slug":"zgjedhjet-e-radhes-jane-ceshtje-muajsh-krejt-cka-u-diskutua-mbreme-ne-takimin-mes-kurtit-e-krasniqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjedhjet-e-radhes-jane-ceshtje-muajsh-krejt-cka-u-diskutua-mbreme-ne-takimin-mes-kurtit-e-krasniqit\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e radh\u00ebs jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje muajsh, krejt \u00e7ka u diskutua mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb takimin mes Kurtit e Krasniqit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbr\u00ebm\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me kreun e PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, n\u00eb t\u00eb cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK<\/p>\n<p>Pas takimit, ai \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr media.<\/p>\n<p>Kurti tha se n\u00eb takim u diskutua p\u00ebr zgjedhjet e reja dhe sipas tij stin\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mbajtjen e tyre jan\u00eb pranvera e vjeshta, por p\u00ebr caktimin e tyre tha se pret bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDiskutuam edhe p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe sa i p\u00ebrket ecjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb integrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt kur dihet q\u00eb un\u00eb tashm\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb vitin e fundit t\u00eb mandatit tim qeveris\u00ebs\u2026.Ata e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar kandidatin e tyre p\u00ebr kryeministrin n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e radh\u00ebs jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb muajve dhe jam i interesuar ta diskutoj\u00eb me PDK-n\u00eb, LDK-n\u00eb AAK-n\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb stina m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr zgjedhjet e radh\u00ebs. E dim\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pranvera ose vjeshta\u201d, tha Kurti para mediave.<\/p>\n<p>Tutje ai tha se i duhet bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn sepse \u201ckonsiderojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDiskutuam \u00e7\u00ebshtje t\u00eb aktualitetit politik por me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tek agjenda legjislative. Ne i kemi 13 marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u votuar, dihet q\u00eb nuk mjafton shumica e thjesht\u00eb\u201d, tha tutje Kurti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb adresimit para gazetar\u00ebve, kryetari i PDK\u2019s\u00eb, Memli Krasniqi, tha se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kthimi i \u201cndjenj\u00ebs s\u00eb depolarizimit\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb dark\u00eb me Kurtin ka shkuar t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr tema q\u00eb iu interesojn\u00eb qytetar\u00ebve e jo ambasadave.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se ai dhe Kurti kan\u00eb lexime t\u00eb ndryshme t\u00eb situat\u00ebs aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, derisa shtoi se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs s\u00eb kryeministrit Kurti p\u00ebr ta takuar sonte n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb pune sepse e konsideroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019ia shpreh\u00eb q\u00ebndrimet e mia dhe t\u00eb PDK\u2019s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe qart\u00eb se sa ku do t\u00eb takohemi dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb formati q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhja e tij por ajo q\u00eb mund t\u00eb them q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb un\u00eb dhe kryeministri Kurti kemi lexime t\u00eb ndryshme t\u00eb situat\u00ebs dhe besoj q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb edhe preokupimet e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb preokupime t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb besoj q\u00eb nga takimet q\u00eb kemi n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Kosov\u00ebs se ne nuk jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb agoni, kemi nj\u00eb ekonomi te stagnuar, kemi rritje enorme t\u00eb \u00e7mimeve me paga dhe pensione t\u00eb vogla q\u00eb nuk i mjaftojn\u00eb familjeve kosovare me lidh\u00eb muajin me muaj. Kemi sh\u00ebndet\u00ebsi q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe arsim t\u00eb degraduar, politik\u00eb t\u00eb jashtme thuajse inekzistente, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb parlament jofunksional, t\u00eb cilin e dini nga java n\u00eb jav\u00eb, nga muaji n\u00eb muaj, barten pikat pa pas\u00eb mund\u00ebsi me i realizu dhe me i kalu ato, edhe ligjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb e l\u00ebre m\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tani kemi edhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb r\u00ebnduar sa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb KiE, q\u00eb nuk ka asnj\u00eb siguri q\u00eb kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, p\u00ebrkundrazi duket se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim, t\u00eb cilin jo q\u00eb s\u2019e d\u00ebshirojm\u00eb por secili prej nesh jemi munduar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses, PDK n\u00eb ve\u00e7anti me t\u00eb gjitha kontaktet dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ka pas\u00eb. Andaj ia shpreha edhe Kurtit q\u00eb konsideroj q\u00eb duhet ta p\u00ebrshpejtojm\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zgjidhje k\u00ebtyre temave. PDK tashm\u00eb e ka nominuar kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, Bedri Hamza, q\u00eb besojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati i duhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje dhe p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre problemeve. Por p\u00ebr t\u00eb arritur deri k\u00ebtu  nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, e ato jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse situatat e jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kryeministrit Kurti ia shpreha k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim pa ekuivok\u00eb ashtu si\u00e7 kemi shprehur publikisht tash e sa koh\u00eb. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb darkordim p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kuvendin p\u00ebrmes nj\u00eb mocioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Un\u00eb kam punuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pa dashur t\u00eb marr\u00eb flamurin e protagonistit.\u201d<\/p>\n<p>Ai tha se zgjedhjet nuk jan\u00eb d\u00ebshir\u00eb e jona, jan\u00eb nevoj\u00eb e vendit, \u201cdomosdoshm\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa edhe ZKM ka l\u00ebshuar nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr dark\u00ebn e kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK\u2019s\u00eb, Memli Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i shoq\u00ebruar nga Kryetarja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi sonte nj\u00eb dark\u00eb pune me Kryetarin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasnqi dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, Abelard Tahiri.\u201d<\/p>\n<p>ZKM thot\u00eb se tem\u00eb qendrore e diskutimit ishte mbar\u00ebvajtja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe p\u00ebrmbushja e agjend\u00ebs legjislative n\u00eb Kuvend p\u00ebr sesionin pranveror, por kan\u00eb p\u00ebrmendur q\u00eb nevojitat votat e 2\/3 t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr votimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKjo dark\u00eb u zhvillua me ftes\u00eb t\u00eb kryeministrit Kurti. Tem\u00eb qendrore e diskutimit ishte mbar\u00ebvajtja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe p\u00ebrmbushja e agjend\u00ebs legjislative n\u00eb Kuvend p\u00ebr sesionin pranveror, p\u00ebrkat\u00ebsisht votimi i marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jan\u00eb 13 marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u votuar, e p\u00ebr \u00e7ka nevojiten 2\/3-tat e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend.\u201d<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se 224 ligje jan\u00eb votuar n\u00eb dy lexime deri tani dhe se kjo legjislatur\u00eb ka sh\u00ebnuar rekord t\u00eb ri t\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb votuara q\u00eb nga pavar\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri theksoi se me 224 ligje t\u00eb votuara n\u00eb dy lexime deri m\u00eb tani, legjislatura e dal\u00eb nga zgjedhjet e shkurtit 2021 ka sh\u00ebnuar rekord t\u00eb ri t\u00eb ligjeve t\u00eb votuara q\u00eb prej pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit. Ky num\u00ebr mund t\u00eb rritet edhe m\u00eb tej, por q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, sikurse marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligje t\u00eb caktuara nevojitet edhe mb\u00ebshtetja dhe kontributi i partive tjerat parlamentare.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb takim ZKM thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe p\u00ebr aktualitetin politik, p\u00ebrfshir\u00eb zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>\u201cKrahas k\u00ebsaj, u diskutua edhe p\u00ebr aktualitetin politik, ecjen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb integrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e reja n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, teksa Qeveria ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n<p>Kurti ka fal\u00ebnderuar Krasniqin dhe Tahirin q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pozitivisht ftes\u00ebs p\u00ebr dark\u00eb dhe shtoi se \u00ebsht\u00eb interesuar t\u00eb takoj\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partive tjera politike.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri Kurti fal\u00ebnderoi udh\u00ebheq\u00ebsit e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, q\u00eb ju p\u00ebrgjigjen pozitivisht ftes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb pune sonte. Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm dhe i interesuar q\u00eb t\u00eb takoj\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive tjera parlamentare p\u00ebr t\u00eb zhvilluar diskutime t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb sontshme.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbr\u00ebm\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me kreun e PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, n\u00eb t\u00eb cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK Pas takimit, ai \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr media. Kurti tha se n\u00eb takim u diskutua p\u00ebr zgjedhjet e reja dhe sipas tij stin\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171686,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171706","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171706\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171686"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}