{"id":171742,"date":"2024-05-14T17:29:22","date_gmt":"2024-05-14T15:29:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171742"},"modified":"2024-05-14T17:29:22","modified_gmt":"2024-05-14T15:29:22","slug":"ymeri-takimi-kurti-krasniqi-i-hap-rruge-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ymeri-takimi-kurti-krasniqi-i-hap-rruge-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Ymeri: Takimi Kurti-Krasniqi i hap rrug\u00eb zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Visar Ymeri, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online se takimi i mbr\u00ebmsh\u00ebm nd\u00ebrmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, i ka hapur rrug\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Teksa ka folur p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e kryeministrit Kurti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje, Ymeri k\u00ebrkon t\u00eb precizohet sakt\u00eb m\u00ebnyra e shkuarjes n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ai e sheh t\u00eb gabuar shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit, pasi sipas tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebshtimet e Qeveris\u00eb Kurti iu faturon ligjv\u00ebn\u00ebsve, gj\u00eb q\u00eb e mendon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb takimi i mbr\u00ebmsh\u00ebm praktikisht e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri n\u00eb politik\u00eb sepse tash do t\u00eb flasim p\u00ebr zgjedhje p\u00ebr \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Pra takimi i mbr\u00ebmsh\u00ebm pak a shum\u00eb ishte rruga drejt zgjedhjeve. Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje dhe \u00ebsht\u00eb gabim ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb cila do prej partive opozitare q\u00eb t\u2019ia ndihmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb Kurtit q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje p\u00ebrmes shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit, sepse mendoj q\u00eb kur shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb radh\u00eb por secil\u00ebn radh\u00eb, duhet me u diskutua p\u00ebrse po shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme apo cilat jan\u00eb ato arsyet q\u00eb po na shtyjn\u00eb me shku n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe tash n\u00ebse ka nj\u00eb arsye jan\u00eb d\u00ebshtimet e m\u00ebdha t\u00eb cilat i ka pasur kjo Qeveri, thuajse n\u00eb secil\u00ebn rrafsh; mosdija, mosvullneti e k\u00ebshtu m\u00eb radh\u00eb e t\u00eb mos flasim pastaj p\u00ebr aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e tash s\u00eb fundmi edhe problemet q\u00eb po i kemi me nj\u00eb rrug\u00eb e cila dukej t\u00eb jet\u00eb e sigurt ajo p\u00ebr K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe gjitha k\u00ebto mendoj q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb duhet t\u2019i faturohen kryeministrit Kurti dhe n\u00ebse opozita mendon q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshtime, at\u00ebher\u00eb natyrisht q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb qoft\u00eb dor\u00ebheqjen ose rr\u00ebzimin e tij nga posti i kryeministrit dhe jo shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Pra nuk mund t\u2019ia mveshim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Kuvendit p\u00ebr d\u00ebshtimet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb qeverisje dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim konsideroj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE dyta n\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje tre, kat\u00ebr ose pes\u00eb muaj sa kan\u00eb mbetur deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit, \u00e7far\u00eb po synojm\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb. Pra n\u00ebse dikush mua m\u00eb thot\u00eb se duhet ta ndalim k\u00ebt\u00eb Qeveri p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebmeve q\u00eb po shkakton Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po ia shkakton, at\u00ebher\u00eb a \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb ta ndalim k\u00ebt\u00eb Qeveri pes\u00eb muaj para mandatit. Po t\u00eb kishim qen\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb mandatit edhe do t\u00eb mund t\u00eb kishte kuptim\u201d, u shpreh Ymeri.<\/p>\n<p>Refuzimin e LDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb p\u00ebr takimin e mbr\u00ebmsh\u00ebm, Ymeri e sheh t\u00eb drejt\u00eb, pasi tema e diskutuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dark\u00eb agjenda legjislative, e cila bie n\u00eb domenin e shefave t\u00eb grupeve parlamentare n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb m\u00ebnyra se i \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb publik ftesa p\u00ebr takimin e mbr\u00ebmsh\u00ebm, un\u00eb mendoj q\u00eb plot\u00ebsisht kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb dy partit\u00eb politike, t\u00eb cilat kan\u00eb refuzuar sepse aty jan\u00eb thirr p\u00ebr t\u00eb diskutuar agjend\u00ebn legjislative. Natyrisht edhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhej diskutuar por ne kemi disa gj\u00ebra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb cilat kryeministri kurr\u00eb nuk e ka par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb diskutoj\u00eb me partit\u00eb opozitare\u201d, ka deklaruar Ymeri, teksa kritikon Kurtin edhe p\u00ebr mosdakordimin me lider\u00ebt opozitar\u00eb p\u00ebr tema m\u00eb madhore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull kurr\u00eb kryeministri nuk i ka i ka thirr para pranimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit partit\u00eb opozitare n\u00eb konsult\u00eb, kurr\u00eb nuk i ka thirr p\u00ebr t\u00eb diskutuar draftin e statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. Pra k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb zhvillime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb cilat tash i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebs obligime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, meq\u00eb e ka pranuar kryeministri Kurti marr\u00ebveshjen, dhe p\u00ebr k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar me lider\u00ebt opozitar\u00eb, q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb konsultohet. P\u00ebrkundrazi, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb momentet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kryeministri Kurti p\u00ebrmes partis\u00eb s\u00eb tij kan\u00eb publikuar video edhe akuza e fyerje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme karshi lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs dhe mendoj q\u00eb k\u00ebtu duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, deklaroi Ymeri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Visar Ymeri, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online se takimi i mbr\u00ebmsh\u00ebm nd\u00ebrmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, i ka hapur rrug\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Teksa ka folur p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e kryeministrit Kurti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje, Ymeri k\u00ebrkon t\u00eb precizohet sakt\u00eb m\u00ebnyra e shkuarjes n\u00eb zgjedhje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171743,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171742","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171742"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171742\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171743"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}