{"id":171809,"date":"2024-05-16T01:21:42","date_gmt":"2024-05-15T23:21:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171809"},"modified":"2024-05-16T01:21:42","modified_gmt":"2024-05-15T23:21:42","slug":"guxo-me-rezerva-per-zgjedhje-te-parakohshme-do-konsensus-te-pergjithshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/guxo-me-rezerva-per-zgjedhje-te-parakohshme-do-konsensus-te-pergjithshem\/","title":{"rendered":"\u201cGUXO\u201d me rezerva p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, do konsensus t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti pas dark\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs me kreun e PDK-s\u00eb, t\u00eb mart\u00ebn nj\u00eb t\u00eb till\u00eb e pati me bashk\u00ebdrejtuesit e partnerit t\u00eb tij n\u00eb qeverisje \u201cGUXO\u201d, Donika G\u00ebrvalla-Schwarz dhe Faton Pecin. Tem\u00eb diskutimi me dy vart\u00ebsit e tij n\u00eb Qeveri, sipas njoftimit, ishin k\u00ebrkesat dhe q\u00ebndrimet e opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhje. Nga GUXO, p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, than\u00eb se edhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje, por shfaqin disa rezerva e duan konsensus t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Sipas tyre kjo varet edhe nga interesi i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, thot\u00eb se \u201copozita i do dhe nuk i do zgjedhjet\u201d. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, deputetja e partis\u00eb s\u00eb G\u00ebrvall\u00ebs dhe Pecit pretendon se ka pasiguri nga opozita p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shkuarjes s\u00eb vendit n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cTakimi ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim dakordanc\u00ebn rreth agjend\u00ebs legjislative, e me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb bllokuara rreth 390 milion\u00eb euro\u201d, tha Statovci t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cMandati i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e fundit, dhe padyshim q\u00eb tema e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Qeveria ka besim t\u00eb madh qytetar, si\u00e7 u raportua edhe nga institute kredibile si IRI, pra kemi k\u00ebnaqshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb rajon p\u00ebr institucionet, me rreth 65%. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje, por zgjedhjet varen edhe nga interesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm qytetar\u00eb dhe disponimi nd\u00ebrpartiak, sepse efekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr-partiak. Opozita, i do dhe nuk i do zgjedhjet. Kjo si pasoj\u00eb e pasigurive t\u00eb tyre\u201d, shton deputetja Statovci.<\/p>\n<p>E inicimin p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit, deputetja Statovci, thot\u00eb se nuk mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm PDK-ja e cila ka 18 deputet\u00eb. Statovci shton se p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje \u201cduhet nj\u00eb konsensus i p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 56 votat tona si koalicion p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Kuvendit, nuk mund t\u00eb ecet tutje vet\u00ebm me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi parlamentar me 18 deputet\u00eb. Duhet nj\u00eb konsensus i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, k\u00ebrkes\u00eb e harmonizuar q\u00eb t\u00eb ecet tutje me procesin zgjedhor\u00eb\u201d, thot\u00eb Statovci p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme qen\u00eb tem\u00eb diskutimi edhe n\u00eb dark\u00ebn dy or\u00ebshe mes Kurtit dhe Krasniqit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, takim ky i cili u refuzua nga krer\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb. Ani pse ftesa e Kurtit kishte qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr p\u00ebr zbatimin e agjend\u00ebs legjislative t\u00eb Kuvendit, me k\u00ebrkes\u00ebn e kreut t\u00eb PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, aty u fol edhe p\u00ebr shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, e q\u00eb sipas kreut t\u00eb ekzekutivit zgjedhjet e ardhshme jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje muajsh dhe shprehi gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutoj\u00eb edhe me partit\u00eb tjera opozitare. Kurti p\u00ebrmendi dy afate \u2013 pranver\u00ebn dhe vjesht\u00ebn. Krasniqi insistoi p\u00ebr qershorin si dat\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas takimit i b\u00ebri thirrje LDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb q\u00eb ta mb\u00ebshtesin nism\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Por, dy partit\u00eb tjera opozitare, duket se nuk kan\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr LDK-n\u00eb dhe AAK-n\u00eb, Kurti me mund\u00ebsin\u00eb e shkuarjes n\u00eb zgjedhjet e reja po mundohet q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb d\u00ebshtimin e vet gjat\u00eb k\u00ebtyre tre viteve qeverisje, derisa k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb fillimisht kryeministri t\u00eb jep dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Lidhja e Demokratike e Kosov\u00ebs konsideron se fillimisht kryeministri Albin Kurti duhet t\u00eb jep dor\u00ebheqje, e m\u00eb pas t\u00eb b\u00ebhet shp\u00ebrb\u00ebrja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas k\u00ebsaj partie, Kurti po e sheh opozit\u00ebn si shp\u00ebtim individual, pas tri vjet e gjysm\u00eb pa ndonj\u00eb progres thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn zyrtare t\u00eb k\u00ebsaj partie, dit\u00ebn e djeshme, thuhej se data \u00ebsht\u00eb e fundit, e se fokusi k\u00ebto dit\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb te an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb KiE.<\/p>\n<p>Se prapa k\u00ebsaj nisme p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Kuvendit dhe shkuarjes n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, q\u00ebndron Kurti, e ka th\u00ebn\u00eb i pari i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, q\u00eb sipas t\u00eb cilit kryeministri po i rr\u00ebshqet toka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe po k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit, Haradinaj ka th\u00ebn\u00eb se do ta mb\u00ebshtesnin n\u00ebse nj\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndodhte dor\u00ebheqje apo shkarkimi i Kurtit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb aktualizuar s\u00eb fundmi nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e Parlamentit. S\u2019ka asnj\u00eb m\u00ebdyshje se prapa k\u00ebsaj nisme \u00ebsht\u00eb Kryeministri. Duket q\u00eb po i rr\u00ebshqet toka n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe d\u00ebshp\u00ebrimisht po e k\u00ebrkon shp\u00ebtimin e vet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb prizm\u00eb duhet par\u00eb edhe insistimi i tij q\u00eb pas tre vjet qeverisjeje, m\u00eb n\u00eb fund k\u00ebrkon takim me lider\u00ebt e opozit\u00ebs, n\u00eb mos ata po b\u00ebhen shp\u00ebtimtar\u00ebt e tij.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, do t\u00eb mund ta mb\u00ebshteste shp\u00ebrb\u00ebrjen e Parlamentit, vet\u00ebm pas dor\u00ebheqjes apo shkarkimit t\u00eb Kryeministrit. N\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi aktualisht, t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet e Kosov\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb, e kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr \u2013 Qeveria e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Votimi i qeveris\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 u b\u00eb n\u00eb 22 mars t\u00eb po atij viti, derisa mandati i saj p\u00ebrfundon edhe p\u00ebrreth afro nj\u00eb vit.\/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti pas dark\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs me kreun e PDK-s\u00eb, t\u00eb mart\u00ebn nj\u00eb t\u00eb till\u00eb e pati me bashk\u00ebdrejtuesit e partnerit t\u00eb tij n\u00eb qeverisje \u201cGUXO\u201d, Donika G\u00ebrvalla-Schwarz dhe Faton Pecin. Tem\u00eb diskutimi me dy vart\u00ebsit e tij n\u00eb Qeveri, sipas njoftimit, ishin k\u00ebrkesat dhe q\u00ebndrimet e opozit\u00ebs p\u00ebr zgjedhje. Nga GUXO, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171809","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171809"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171809\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}