{"id":171898,"date":"2024-05-17T20:22:00","date_gmt":"2024-05-17T18:22:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=171898"},"modified":"2024-05-17T20:22:00","modified_gmt":"2024-05-17T18:22:00","slug":"kosoves-i-mbyllen-dyert-e-medha-drejt-keshillit-te-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosoves-i-mbyllen-dyert-e-medha-drejt-keshillit-te-evropes\/","title":{"rendered":"Kosov\u00ebs i mbyllen dyert e m\u00ebdha drejt K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndon\u00ebse Kosova i ka ende shpresat e pashuara, sot iu mbyll dera drejt an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e kumtoi edhe vet ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla, ndon\u00ebse Presidentja e vendit Vjosa Osmani, thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>G\u00ebrvalla tha se n\u00eb mbledhjen e Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb KiE-s\u00eb nuk u mor vendim q\u00eb t\u00eb thirret nj\u00eb mbledhje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs. G\u00ebrvalla tha se ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me thirrjen e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, e cila n\u00eb opinionin e saj tha se Kosova duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, pa parakushte shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr letr\u00ebn q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ia nisi dje KiE-s\u00eb, e ku zotohej p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb draft-statuti t\u00eb Asociacionit, deri n\u00eb fund t\u00eb majit, G\u00ebrvalla tha se p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb let\u00ebr u konsultuan me partner\u00ebt e shteteve an\u00ebtare n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi pozitiv, kjo nuk u mor parasysh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb propozim dje (p\u00ebrmes nj\u00eb oferte t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebrmes letres drejtuar KiE-s\u00eb) t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr tejkalimin e bllokad\u00ebs q\u00eb kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jon\u00eb, e konsultuar me partner\u00eb t\u00eb shteteve an\u00ebtare, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi pozitiv sot n\u00eb Komitet t\u00eb Ministrave ofroi nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ajo ofert\u00eb nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo let\u00ebr me ofert\u00eb e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevanc\u00ebn pas mbledhjes s\u00eb sotshme t\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, tha se Kosova do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtarja e 47 e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm thjesht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, ne nuk do t\u00eb cenojm\u00eb vlerat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin e vendit ton\u00eb.Pasi t\u00eb jemi atje, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb p\u00ebr shtyllat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs: t\u00eb drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Ne nuk do t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb si dor\u00eb e zgjatur e Rusis\u00eb apo si model i sjelljes autokratike.I jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs t\u00eb gjitha vendeve q\u00eb na kan\u00eb mb\u00ebshtetur deri tani. S\u00eb bashku, ne do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb fitore t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut m\u00eb her\u00ebt sesa von\u00eb\u201d, ka shkruar Osmani m\u00eb 17 maj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2>Moskoordinimi Qeveri-Presidenc\u00eb<\/h2>\n<p>Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, megjithat\u00eb, m\u00eb 16 maj, pak or\u00eb pasi Qeveria e Kosov\u00ebs nisi letr\u00ebn n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, tha se nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar e as dakorduar me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja Osmani p\u00ebrkrah\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrime dhe veprime paraprakisht t\u00eb konsultuara, t\u00eb koordinuara dhe t\u00eb dakorduara me institucionin e Presidenc\u00ebs, si institucion kushtetues me kompetenca t\u00eb qarta n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues t\u00eb institucioneve. Kjo let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb konsultuar e koordinuar me individ\u00eb jasht\u00eb institucioneve q\u00eb sot e kan\u00eb publikuar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, por jo me Presidenc\u00ebn\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn nga Presidenca.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb ka l\u00ebshuar dje k\u00ebshilltari p\u00ebr media n\u00eb Presidenc\u00eb, Bekim Kupina, thuhet se \u00e7do derivat i letr\u00ebs s\u00eb zotimeve t\u00eb n\u00ebnshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht t\u00eb koordinohet dhe miratohet nga po k\u00ebto tri institucione.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja Osmani gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs po vazhdon konsultimet me aleat\u00ebt rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb zhbllokimit t\u00eb k\u00ebtij procesi.<ins id=\"revive-0-1\" data-revive-zoneid=\"19\" data-revive-id=\"a018272a477b6c0e5217bb1672e1bdb9\" data-revive-seq=\"1\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_a8dbea2e54\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/reklamap\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=104&amp;campaignid=14&amp;zoneid=19&amp;loc=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Fne-prag-kosoves-i-mbyllen-dyert-e-medha-drejt-keshillit-te-evropes%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2F&amp;cb=a8dbea2e54\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do veprim n\u00eb drejtim t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij synimi, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me interesat shtet\u00ebrore dhe Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj edhe po b\u00ebn p\u00ebrpjekje q\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb binden q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb thirret nj\u00eb seanc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme ku do t\u00eb votohet pro an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2>Nj\u00eb muaj prapa<\/h2>\n<p>Kur m\u00eb 16 prill, Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs i dha drit\u00ebn e gjelb\u00ebr raportit t\u00eb deputetes greke Dora Bakoyannis q\u00eb fton KiE-n\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb Kosov\u00ebn si an\u00ebtare t\u00eb saj, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti tha se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e madhe q\u00eb Kosova mori n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb KiE-s\u00eb, u konsiderua si shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe tashm\u00eb Kosova ndodhej vet\u00ebm nj\u00eb hap larg drejt K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti ia atribuoi k\u00ebt\u00eb sukses diplomacis\u00eb kosovare. Nj\u00eb muaj pas k\u00ebtij zhvillimi, nga nj\u00eb hap larg, Kosov\u00ebs duket se tashm\u00eb i ka humbur rruga p\u00ebr n\u00eb KiE.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h2>\u00c7far\u00eb ndodhi?<\/h2>\n<p>Disa nga vendet per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Franc\u00ebn dhe Gjermanin\u00eb, e shnd\u00ebrruan n\u00eb kusht p\u00ebr vot\u00ebn e tyre hedhjen e hapave konkret\u00eb nga Kosova p\u00ebr themelimin e Asociacionit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb projektstatuti t\u00eb hartuar nga diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb iu dor\u00ebzua pal\u00ebve n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti tha jav\u00ebn e kaluar se nuk e pranon kusht\u00ebzimin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs me themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, duke cil\u00ebsuar \u201cabsurd\u201d nj\u00eb kusht\u00ebzim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti tha se Kosova e meriton an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb KiE pasi plot\u00ebson standardet e k\u00ebrkuara, por shtoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr Asociacionin, si kusht p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Kosov\u00ebs drejt KiE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb absurde dhe joparimore. Kurti u shpreh i zhg\u00ebnjyer edhe me aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs, teksa tha nuk e mendonin q\u00eb shtetet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs drejt \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsimit, do t\u00eb ishin penges\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn drejt KiE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha\u00a0 se teksa Kosova po kusht\u00ebzohet me hapa drejt Asociacionit p\u00ebr t\u2019u pranuar n\u00eb KiE, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, askush s\u2019po i k\u00ebrkon Serbis\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebn e saj. E para e shtetit tha se kjo \u00ebsht\u00eb munges\u00eb totale e baraspesh\u00ebs q\u00eb minon kredibilitetin e dialogut.<\/p>\n<h2>Zotimi p\u00ebr draft-statutin e Asociacionit<\/h2>\n<p>Derisa 17 maji po afrohej, e Kosova nuk ishte futur ende n\u00eb agjend\u00eb t\u00eb mbledhjes s\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Qeveria e Kosov\u00ebs u\u00a0 zotua p\u00ebr krijimin e nj\u00eb draft-statuti p\u00ebr Asociacion dhe d\u00ebrgimin e tij n\u00eb Kushtetuese deri n\u00eb fund t\u00eb muajit maj. Kjo p\u00ebrmes nj\u00eb letre q\u00eb kryediplomatja Donika G\u00ebrvalla-Shwarz i nisi KiE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Letra q\u00eb u shkrua e u d\u00ebrgua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00eb publik doli t\u00eb enjten n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi q\u00eb e l\u00ebshoi vet\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kryeministri Albin Kurti ndodhej n\u00eb Kotor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ku po merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb samit BE-Ballkani Per\u00ebndimor, derisa Presidenca e Kosov\u00ebs u distancua nga veprimi pasi \u201cnuk \u00ebsht\u00eb konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Vjosa Osmani\u201d.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, G\u00ebrvalla tha se presin nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa tutje drejt p\u00ebrgatitjes s\u00eb draftit, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb letr\u00ebn e saj thekson se Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb hartimin e draftit, n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, kryediplomatja ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e zotimit.<\/p>\n<h2>Reagime<\/h2>\n<p>Ambasada gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb, duke u thirrur edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb QUINT-it- SHBA-n\u00eb, Britanin\u00eb, Franc\u00ebn dhe Italin\u00eb \u2013 tha se k\u00ebrkes\u00eb e tyre ishte dor\u00ebzimi i draft-statutit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebrpara takimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKosova tani duhet ta b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb. Kjo nuk ka ndodhur ende\u201d, tha ambasada gjermane n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse Kosova i ka ende shpresat e pashuara, sot iu mbyll dera drejt an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e kumtoi edhe vet ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla, ndon\u00ebse Presidentja e vendit Vjosa Osmani, thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, shkruan Reporteri.net. G\u00ebrvalla tha se n\u00eb mbledhjen e Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb KiE-s\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-171898","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171898\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}