{"id":172636,"date":"2024-05-30T08:36:37","date_gmt":"2024-05-30T06:36:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=172636"},"modified":"2024-05-30T08:36:37","modified_gmt":"2024-05-30T06:36:37","slug":"varrezat-e-qytetit-ne-gjilan-si-zone-krimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/varrezat-e-qytetit-ne-gjilan-si-zone-krimi\/","title":{"rendered":"Varrezat e qytetit n\u00eb Gjilan, si zon\u00eb krimi"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Varrezat e qytetit t\u00eb Gjilanit jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb pamir\u00ebmbajtura, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, se ato n\u00eb fshatrat e komun\u00ebs, ku t\u00eb vdekurit pushojn\u00eb n\u00ebn hijen e pem\u00ebve, me organizim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb fshatrave q\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr heqjen e bim\u00ebve t\u00eb egra e prerjen e barit t\u00eb pash\u00ebm. N\u00eb fshatrat e Gjilanit, ku mir\u00ebmbajtja kryesisht b\u00ebhet nga vet\u00eb komuniteti rural, varrezat jan\u00eb edhe t\u00eb bukura, edhe t\u00eb rregulluara si\u00e7 duhet. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb qytetin me mbi 90 mij\u00eb banor\u00eb sipas regjistrimit t\u00eb kaluar nga ASK-ja, si varrezat serbe (posht\u00eb), si varrezat e shumic\u00ebs shqiptare n\u00eb Gjilan (lart), nuk mir\u00ebmbahen si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. P\u00ebrvoja me vendet per\u00ebndimore ka treguar se varrezat duken si kopsht, si park estetik, ka ul\u00ebse e pushimore p\u00ebr familjar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb m\u00eb t\u00eb dashurit dhe mir\u00ebmbajtja e tyre nuk shkakton frik\u00eb, shqet\u00ebsim e pasiguri publike.<\/p>\n<p>Varrezat e Gjilanit jan\u00eb pa renditje t\u00eb duhur t\u00eb varreve, varr mbi varr, bari i eg\u00ebr dhe mbeturinat kudo, me rrethoja q\u00eb t\u00eb vrasin fush\u00ebpamjen dhe jan\u00eb t\u00eb st\u00ebrmbushura e t\u00eb st\u00ebrmbingarkuara, pa rrugica t\u00eb volitshme brenda zon\u00ebs s\u00eb varrezave.<\/p>\n<p>Koh\u00ebs s\u00eb fundit, u trondita shum\u00eb nga rasti i nj\u00eb p\u00ebrdhunimi dhe grabitjeje, nga autor\u00eb t\u00eb paidentifikuar ende. Zona \u00ebsht\u00eb pa kamera t\u00eb siguris\u00eb publike, ka err\u00ebsir\u00eb dhe nuk ka pasur d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb nat\u00ebn von\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar hetimet e gjetjes s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb d\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs. Ato gjithmon\u00eb shkaktojn\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kah kalojn\u00eb andejpari, besa edhe p\u00ebr t\u00eb rriturit, madje p\u00ebrball\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb edhe shkolla fillore e lagjes \u201cArb\u00ebria\u201d, af\u00ebr Bregut t\u00eb Djegur me shum\u00eb banesa sociale. Disa edhe kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar kah varrezat, p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh bestytnik\u00eb t\u00eb rritjes kulturore prind\u00ebrore, faktor\u00ebsh psikologjik\u00eb etj.<\/p>\n<p>Zona e varrezave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe zon\u00eb abuzimesh me droga dhe sjellje delikuente. Krimi lul\u00ebzon mbi varre, sepse rritet anonimiteti kur ka err\u00ebsir\u00eb dhe nuk ka p\u00ebrkujdesje institucionale e komunitare p\u00ebr at\u00eb zon\u00eb. Zakonisht, krimet rriten n\u00eb lagjet pa ndri\u00e7im publik, n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb braktisura, larg qarkullimit t\u00eb veturave e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, pak a shum\u00eb ngjash\u00ebm me zon\u00ebn e varrezave t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Komuna e Gjilanit, si nga qeverisjet e kaluara t\u00eb LDK-s\u00eb, PDK-s\u00eb e s\u00ebrish LDK-s\u00eb, dhe tash edhe me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, ka d\u00ebshtuar t\u00eb krijoj\u00eb standarde t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara, se si mir\u00ebmbahen varrezat e qytetit.<\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb urgjente t\u00eb ndryshimit t\u00eb mentalitetit institucional e komunal mbi varrezat e qytetit. Diskutimet p\u00ebr krijim t\u00eb zonave t\u00eb rejave p\u00ebr varrezat e st\u00ebrngarkuara t\u00eb qytetit kan\u00eb vazhduar sistematikisht, por nuk kan\u00eb ofruar zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb volitshme. Qyteti \u00ebsht\u00eb zgjeruar e rritur me migrimet rurale-urbane, migrimet nd\u00ebrkomunale, nd\u00ebrtimin e objekteve banesore etj. P\u00ebrve\u00e7 krijimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb re p\u00ebr varre t\u00eb reja, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb varrezat ekzistuese, duke pasur rend n\u00eb hapje t\u00eb varreve, vendosjen e standardeve t\u00eb gur\u00ebve mbivarror\u00eb, prerjen e barit t\u00eb but\u00eb, heqjen e barit t\u00eb eg\u00ebr me rr\u00ebnj\u00eb, pastrimin e mbeturinave. Jo vet\u00ebm varrezat e shumic\u00ebs shqiptare, por edhe ato t\u00eb komunitetit serb, jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme.<\/p>\n<p>Varrezat duhen t\u2019i p\u00ebrngjajn\u00eb parkut, kopshtit, bah\u00e7es. T\u00eb ken\u00eb ndri\u00e7im jasht\u00eb perimetrit dhe brenda tyre, ve\u00e7mas me energji solare p\u00ebr t\u00eb kursyer energjin\u00eb. Kujdesi sistematik ndaj varrezave t\u00eb qytetit, e ul\u00eb krimin dhe abuzimin me droga, ofron siguri publike, redukton fobin\u00eb dhe frik\u00ebn e kalimit p\u00ebrreth varrezave. Redukton nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb taksin, vet\u00ebm p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer pjes\u00ebn e varrezave. Nuk kan\u00eb nevoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb detyrimisht t\u00eb shoq\u00ebrohen nga prind\u00ebrit, nga frika p\u00ebr t\u00eb kaluar kah varrezat.<\/p>\n<p>Varrezat e Gjilanit, aktualisht jo vet\u00ebm jan\u00eb zon\u00eb e sh\u00ebmtuar, por edhe zon\u00eb krimi. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore e mbajn\u00eb institucionet lokale p\u00ebr intervenim urgjent dhe krijim t\u00eb praktik\u00ebs p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme. Se si mir\u00ebmbahen varrezat, tregon edhe p\u00ebr kultur\u00ebn institucionale t\u00eb atij vendi. Deri m\u00eb sot, kemi treguar se jemi larg standardeve t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara. Ende frik\u00ebsohemi t\u00eb kalojm\u00eb kah varrezat, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bes\u00ebtytnive kolektive e fobive individuale, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, mbeturinave, barit t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku &nbsp; Varrezat e qytetit t\u00eb Gjilanit jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb pamir\u00ebmbajtura, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, se ato n\u00eb fshatrat e komun\u00ebs, ku t\u00eb vdekurit pushojn\u00eb n\u00ebn hijen e pem\u00ebve, me organizim t\u00eb mir\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb fshatrave q\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr heqjen e bim\u00ebve t\u00eb egra e prerjen e barit t\u00eb pash\u00ebm. N\u00eb fshatrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":172637,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-172636","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172636","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=172636"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172636\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/172637"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=172636"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=172636"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=172636"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}