{"id":172864,"date":"2024-06-02T10:16:16","date_gmt":"2024-06-02T08:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=172864"},"modified":"2024-06-02T10:16:16","modified_gmt":"2024-06-02T08:16:16","slug":"pdk-skemi-shtiza-per-koleget-ne-opozite-jemi-ne-gare-me-vv-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pdk-skemi-shtiza-per-koleget-ne-opozite-jemi-ne-gare-me-vv-ne\/","title":{"rendered":"PDK: S\u2019kemi shtiza p\u00ebr koleg\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb, jemi n\u00eb gar\u00eb me VV-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vlora \u00c7itaku, thot\u00eb se \u201cshtizat\u201d nuk i kan\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e tjera opozitare, nd\u00ebrsa gar\u00ebn e ngusht\u00eb e sheh nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Beson se qeverin\u00eb, pas zgjedhjeve, do ta udh\u00ebheq\u00eb kandidati i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza.<\/p>\n<p>\u00c7itaku n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me EO ka theksuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje sa m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb po i shkaktohen vendit nga Qeveria Kurti.<\/p>\n<p>Sipas ish-ministres s\u00eb Integrimit, ka regres t\u00eb madh n\u00eb ekonomi n\u00eb k\u00ebto tri vjet e gjysm\u00eb, aleat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb humbur besimin n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr fajin e k\u00ebsaj qeverie po ndodh migrim masiv.<\/p>\n<p>Ajo ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonj\u00eb marr\u00ebveshje me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje p\u00ebr koalicion pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb lloj marr\u00ebveshje mes PDK-s\u00eb dhe LVV-s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb si PDK q\u00eb vendi sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe mandati t\u2019u kthehet qytetar\u00ebve. Kjo jo si d\u00ebshir\u00eb, por si nevoj\u00eb dhe si domosdoshm\u00ebri. Vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb stagnim, kemi sh\u00ebnuar nj\u00eb regres t\u00eb friksh\u00ebm n\u00eb ekonomi, parametrat n\u00eb migrim jan\u00eb t\u00eb tmerrshme, aleat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb humbur besimin tek udh\u00ebheq\u00ebsit e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ne po insistojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi zgjedhje sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb t\u00eb ndalet ky degradim. Nuk kemi shtiza p\u00ebr koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, nuk jemi n\u00eb gar\u00eb me t\u00eb, ne jemi n\u00eb gar\u00eb me Albin Kurtin dhe LVV, dhe po synojm\u00eb q\u00eb mandatin t\u00eb ua kthejm\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i vij\u00eb nj\u00eb qeverisje e p\u00ebrgjegjshme n\u00eb krye me kryeministrin e ardhsh\u00ebm Bedri Hamza\u201d, thot\u00eb \u00c7itaku.<\/p>\n<p>\u00c7itaku thot\u00eb se mund\u00ebsia e vetme q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit, teksa dor\u00ebheqjen e Kurtit s\u2019e sheh t\u00eb realizueshme, nd\u00ebrsa p\u00ebrmend faktin se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme p\u00ebr ta rr\u00ebzuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Kritikat i hedh edhe n\u00eb adres\u00eb t\u00eb partive t\u00eb tjera opozitare, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se nuk e kan\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00ebjt\u00eb, shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cSituata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht, tani p\u00ebr tani m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja e Kuvendit. P\u00ebr shkarkim t\u00eb qeveris\u00eb nuk i kemi votat. E t\u00ebr\u00eb opozita bashk\u00eb i ka 40 deputet\u00eb, nd\u00ebrkaq dor\u00ebheqja nuk diktohet nga k\u00ebrkesa jon\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb vendim i kryeministrit aktual dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb po pajtohemi q\u00eb Kosova i ka pun\u00ebt keq, q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb gabuar, at\u00ebher\u00eb prioriteti yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllimi, e q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb organizimi i zgjedhjeve sa m\u00eb par\u00eb, megjithat\u00eb kam dron q\u00eb dritarja p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb po ngushtohet, megjithat\u00eb jemi munduar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces si PDK t\u00eb jemi konsistent n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e reja qysh nga korriku i vitit t\u00eb kaluar dhe t\u00eb jemi bashk\u00ebpunues e p\u00ebrafrues dhe mos ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar nj\u00ebri-tjetrin fare\u201d, thot\u00eb tutje \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Koordinimin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00c7itaku e sheh jetike p\u00ebr funksionalizimin e shtetit. K\u00ebt\u00eb fakt e sheh si t\u00eb munguar p\u00ebr fajin e Qeveris\u00eb Kurti. Ajo p\u00ebrmend edhe sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni n\u00eb vitin 2024, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nga BE-ja. Imagjino n\u00eb vitin 2024m Kosova \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtuar nga shum\u00eb nisma t\u00eb BE-s\u00eb dhe kjo si rezultat i nj\u00eb qasje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb kryeministrit dhe qeveris\u00eb q\u00eb ai e drejton. N\u00eb shekullin t\u00eb cilin jetojm\u00eb, aleancat jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe sovraniteti. Jetojm\u00eb me nj\u00eb koh\u00eb ku koordinimi mes partner\u00ebve dhe aleat\u00ebve \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri jo vet\u00ebm d\u00ebshir\u00eb, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb. ShBA-t\u00eb koordinohen me Kin\u00ebn, Japonin\u00eb, me Gjermanin, me Franc\u00ebn. \u00cbsht\u00eb krejt e natyrshme koordinimi, nuk \u00ebsht\u00eb sub\u00ebrd\u00ebnim mir\u00ebpo fatkeq\u00ebsisht Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, bart\u00ebsit e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs duket se k\u00ebto aleanca k\u00ebto raporte i kan\u00eb marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, aleancat nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena, ato duhet t\u00eb kultivohen dhe duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen\u201d, u shpreh \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Qeverisjen trevje\u00e7are t\u00eb Albin Kurtit, \u00c7itaku e kualifikon si t\u00eb padijshme dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme. Thot\u00eb se p\u00ebr fajin e ekzekutivit, po ndodh migrimi masiv. Ajo thot\u00eb se partia n\u00eb pushtet ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta polarizuar edhe m\u00eb tej shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>\u201cDemet jan\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha dhe fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi pasur ndonj\u00eb sukses sepse sukseset t\u00eb institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, do duhej tu g\u00ebzohemi t\u00eb gjith\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht kjo qeverisje n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb but\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kualifikohej si e padijshme, e pa p\u00ebrgjegjshme dhe nj\u00eb administratore e dob\u00ebt e taksave tona. D\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb VV-ja i ka shkaktuar Kosov\u00ebs dhe kjo jo vet\u00ebm tre vite, \u00ebsht\u00eb polarizimi i skajsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, leht\u00ebsia e padurueshme me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb papranueshme n\u00eb diskursin politik dhe publik, humbja e besimit t\u00eb aleat\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb fund fare si rezultat i nj\u00eb situate kaotike, nj\u00eb amullie kemi par\u00eb edhe humbjen e shpres\u00ebs s\u00eb qytetareve t\u00eb vendit dhe nj\u00eb migrim masiv i cili do duhej t\u00eb ishte brenga jon\u00eb m\u00eb e madhe\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vlora \u00c7itaku, thot\u00eb se \u201cshtizat\u201d nuk i kan\u00eb p\u00ebr partit\u00eb e tjera opozitare, nd\u00ebrsa gar\u00ebn e ngusht\u00eb e sheh nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Beson se qeverin\u00eb, pas zgjedhjeve, do ta udh\u00ebheq\u00eb kandidati i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza. \u00c7itaku n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me EO ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":172865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-172864","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=172864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172864\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/172865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=172864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=172864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=172864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}