{"id":173289,"date":"2024-06-06T22:02:13","date_gmt":"2024-06-06T20:02:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=173289"},"modified":"2024-06-06T22:02:13","modified_gmt":"2024-06-06T20:02:13","slug":"deputeti-luan-aliu-reagon-ndaj-deklarates-se-shteteve-te-quint-it-be-se-dhe-osbe-se-per-shpronesimet-ne-veri-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deputeti-luan-aliu-reagon-ndaj-deklarates-se-shteteve-te-quint-it-be-se-dhe-osbe-se-per-shpronesimet-ne-veri-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Deputeti Luan Aliu reagon ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb shteteve t\u00eb QUINT-it, BE-s\u00eb dhe OSBE-s\u00eb p\u00ebr shpron\u00ebsimet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb fundit politik n\u00eb Kosov\u00eb, qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime p\u00ebr shpron\u00ebsime n\u00eb veri t\u00eb vendit, q\u00eb kan\u00eb shkaktuar reagime t\u00eb forta nga shtetet e QUINT-it, Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE). <\/p>\n<p>K\u00ebto organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb kritikuar vendimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb qasje t\u00eb gabuar dhe duke theksuar se vler\u00ebsimi ligjor i bazuar n\u00eb faktet e gjendjes \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb argumente t\u00eb forta ligjore.<\/p>\n<p>Deputeti Luan Aliu ka dal\u00eb publikisht p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj k\u00ebtyre deklaratave. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Aliu ka shprehur keqardhjen e thell\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimet e shprehura nga shtetet e QUINT-it, BE-s\u00eb dhe OSBE-s\u00eb. <\/p>\n<p>Sipas tij, qeveria ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat komb\u00ebtare dhe ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs, duke respektuar t\u00eb gjitha procedurat dhe standardet e nevojshme.<\/p>\n<p>Aliu theksoi se shpron\u00ebsimet n\u00eb veri jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar kontrollin dhe sigurin\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendit, e cila ka qen\u00eb shpesh burim tensionesh dhe problemesh. <\/p>\n<p>Ai argumentoi se veprimet e qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar sundimin e ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar zhvillimin ekonomik dhe social n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Aliu deklaroi se qeveria e Kosov\u00ebs ka ndjekur t\u00eb gjitha procedurat ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet n\u00eb fuqi. <\/p>\n<p>Ai theksoi se \u00e7do shpron\u00ebsim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke marr\u00eb parasysh interesat publike dhe me kompensim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pronar\u00ebt e prekur.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Reagim mbi Deklarat\u00ebn e shteteve t\u00eb QUINT-it, BE-s\u00eb dhe OSBE-s\u00eb rreth vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb dat\u00ebs 30 maj n\u00eb lidhje me shpron\u00ebsimin n\u00eb veri t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shpreh keqardhje p\u00ebr Deklarat\u00ebn e shteteve t\u00eb QUINT-it, BE-s\u00eb dhe OSBE-s\u00eb lidhur me vendimin e dat\u00ebs 30 maj mbi shpron\u00ebsimin e pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme n\u00eb disa komuna n\u00eb veri t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Deklarata n\u00eb fjal\u00eb, konstaton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar gjendjen faktike dhe b\u00ebn vler\u00ebsim ligjor t\u00eb pabazuar n\u00eb argumente.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, ka filluar procesin e shpron\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme n\u00eb disa komuna t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sipas Ligjit n\u00eb fuqi p\u00ebr Shpron\u00ebsimin, me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb projekteve infrastrukturore. Q\u00ebllimi i k\u00ebtill\u00eb, p\u00ebrcjell definimin e \u201cq\u00ebllimit legjitim\u201d t\u00eb definuar si t\u00eb till\u00eb nga Konventa Evropiane p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Strazburg. Nj\u00eb gj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe gjat\u00eb takimeve e diskutimeve me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nga Qeveria e Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar respektim t\u00eb procedurave t\u00eb nisura gjyq\u00ebsore, para marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shpron\u00ebsim n\u00eb Qeveri.<\/p>\n<p>Edhe pse ligjet tona lejojn\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebrkund\u00ebr procedur\u00ebs t\u00eb nisur para gjykatave, qeveria megjithat\u00eb ka pritur vendimmarje t\u00eb gjykatave para se t\u00eb vazhdonte me vendimin p\u00ebrfundimtar.  Kontesti i vet\u00ebm lidhur me procedur\u00ebn p\u00ebr shpron\u00ebsim sipas jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Strazburgut \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsia e kompensimit.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsit, kan\u00eb ushtruar padi kund\u00ebr vendimit preliminar p\u00ebr shpron\u00ebsim duke pretenduar shkeljen e ligjit n\u00eb procedur\u00eb. Gjykatat kan\u00eb gjetur se padit\u00ebsit, p\u00ebrjashtimisht nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tyre, nuk kishnin legjitimitet n\u00eb procedur\u00eb, pasi t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb pronave t\u00eb cilat ishin subjekt i shpron\u00ebsimit. N\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar, Qeveria ka reflektuar vendimet e gjykatave dhe ka p\u00ebrjashtuar nga shpron\u00ebsimi pronat e padit\u00ebsve t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb zbatuar nj\u00ebsoj si edhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet tjera t\u00eb shpron\u00ebsimit p\u00ebr interes publik anek\u00ebnd Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pajtohen q\u00eb  para ligjit t\u00eb gjitha rajonet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb trajtohen nj\u00ebjt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i projekteve infrastrukturore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu stacionet e policis\u00eb, do t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb parandalimin e dhun\u00ebs, luftimin e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. K\u00ebto jan\u00eb q\u00ebllime t\u00eb ligjshme dhe m\u00ebse legjitime q\u00eb i kontribojn\u00eb forcimit t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit e mbi t\u00eb gjitha, siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ishin subjekt i dhun\u00ebs e terrorit t\u00eb bandave kriminale t\u00eb udh\u00ebhequra nga krye-terroristi Milan Radoj\u00e7iq, i sanksionuar edhe nga Thesari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga Raporti i Jurist\u00ebve Eminent\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, Kosova ka legjislacion t\u00eb avancuar q\u00eb siguron mbrojtje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, sidomos ato t\u00eb komuniteteve jo shumic\u00eb. Jurist\u00ebt Eminent\u00eb kan\u00eb konstatuar se: Korniza ligjore e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndikuar fuqish\u00ebm nga Komuniteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe shkon p\u00ebrtej standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shprehim shqet\u00ebsimin ton\u00eb q\u00eb deklarata i referohet shpron\u00ebsimit n\u00eb disa komuna t\u00eb Kosov\u00ebs si &#8220;komuna me shumic\u00eb serbe&#8221;. Komunat n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb emra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebs dhe qeveria nuk u referohet si komuna me shumic\u00eb shqiptare, serbe, turke etj. pasi kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me karakterin multietnik t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Shpron\u00ebsimet duhen vler\u00ebsuar p\u00ebr nga ligjshm\u00ebria, t\u00eb drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo p\u00ebr nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike e qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb fundit politik n\u00eb Kosov\u00eb, qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime p\u00ebr shpron\u00ebsime n\u00eb veri t\u00eb vendit, q\u00eb kan\u00eb shkaktuar reagime t\u00eb forta nga shtetet e QUINT-it, Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE). K\u00ebto organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb kritikuar vendimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":173290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173289","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173289\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}