{"id":173317,"date":"2024-06-07T11:52:17","date_gmt":"2024-06-07T09:52:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=173317"},"modified":"2024-06-07T11:52:17","modified_gmt":"2024-06-07T09:52:17","slug":"hill-procesi-i-brukselit-e-vetmja-rruge-per-zgjidhjen-e-problemeve-kosove-serbi-qe-kane-rrenje-te-thella-ne-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hill-procesi-i-brukselit-e-vetmja-rruge-per-zgjidhjen-e-problemeve-kosove-serbi-qe-kane-rrenje-te-thella-ne-histori\/","title":{"rendered":"Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve Kosov\u00eb \u2013 Serbi q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb histori"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura me politik\u00ebn e qeveris\u00eb serbe ndaj dialogut me e Kosov\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimin me Ukrain\u00ebn, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, ambasadori amerikan n\u00eb Beograd, Christopher Hill. N\u00eb intervist\u00eb ai foli edhe p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Serbi dhe zgjedhjet lokale t\u00eb 2 qershorit, t\u00eb cilat sipas tij, rrodh\u00ebn m\u00eb mir\u00eb sesa zgjedhjet parlamentare t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Intervista e m\u00ebposhtme \u00ebsht\u00eb shkurtuar dhe redaktuar p\u00ebr hir t\u00eb qart\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zgjedhjet e fundit n\u00eb Serbi u p\u00ebrshkuan, sipas v\u00ebzhguesve, nga anshm\u00ebria e medias, trysnia mbi votuesit, blerja e vot\u00ebs. Ambasada juaj i ka v\u00ebzhguesit e saj. Cilat ishin p\u00ebrfundimet e tyre dhe cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr zgjedhjet lokale?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Ndjenja e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb se disa probleme kan\u00eb mbetur por p\u00ebrgjith\u00ebsisht kishte p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb mira sesa n\u00eb muajin dhjetor. Ka nj\u00eb num\u00ebr reformash e ndryshimesh q\u00eb duhet t\u00eb ndodhin, jo vet\u00ebm tani, por p\u00ebrgjat\u00eb viteve para zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. N\u00eb ve\u00e7anti disa \u00e7\u00ebshtje si qasja n\u00eb media, duhet t\u00eb zgjidhen. Ka pasur disa p\u00ebrmir\u00ebsime. Zgjedhjet jan\u00eb sprov\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shpresoj q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Beogradit q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb rekomandimet e ODIHR-it, por kjo nuk ka ndodhur. Dikush do thoshte se Uashingtoni po i mbyll\u00eb syt\u00eb rreth demokracis\u00eb n\u00eb Serbi duke ndjekur interesin e tij. Si do t\u00eb p\u00ebrgjigjeshit?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk e di se kush do t\u00eb mund ta thoshte k\u00ebt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kritik\u00ebt?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Oh ka shum\u00eb kritikues dhe gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb, por t\u00eb jesh kritik nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb. Ne kemi punuar q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb rekomandime t\u00eb zbatohen me koh\u00eb, para zgjedhjeve t\u00eb qershorit. Por sikund\u00ebr sapo e thash\u00eb, ndryshimet, reformat marrin koh\u00eb. Si mund t\u00eb shihni nga af\u00ebr listat e votuesve pa shkelur t\u00eb dh\u00ebnat personale. K\u00ebto nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb zgjidhen brenda jav\u00ebsh. Mendoj q\u00eb ishte e sh\u00ebndetshme dhe e dobishme q\u00eb pati takime mes opozit\u00ebs dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet. Mendoj se duhet t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e kryetares s\u00eb parlamentit Ana B\u00ebrnabi\u00e7, e cila i b\u00ebri njer\u00ebzit bashk\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, meq\u00eb zgjedhjet nuk e nxjerrin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Gazetari Vuk Cviji\u00e7 \u00ebsht\u00eb sulmuar fizikisht n\u00eb rrug\u00eb. M\u00eb par\u00eb gazetari Dinko Gruhonji\u00e7. Ju e mbrojt\u00ebt zotin Gruhonji\u00e7. por nuk reaguat p\u00ebr zotin Cviji\u00e7. Ku \u00ebsht\u00eb dallimi mes k\u00ebtyre rasteve\u2026?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk kam njohuri p\u00ebr rastin e fundit, por ju siguroj se ne jemi shum\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm kurdo dhe kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmuar nga mediat apo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar sepse nuk ka vend p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore\u2026<\/p>\n<p>Zeri i Amerik\u00ebs: President\u00ebt e Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs Serbe kan\u00eb paralajm\u00ebruar tubim t\u00eb madh komb\u00ebtar n\u00eb Beograd. Madje Milorad Dodiku tha se do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb tubim drejtp\u00ebrdrejt nga Rusia. Po ashtu kemi qeverin\u00eb e re serbe me dy ministra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Rusin\u00eb. Duke pasur parasysh k\u00ebto, e shohin Shtetet e Bashkuara Serbin\u00eb si partner t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta me Rusin\u00eb dhe duke ngulur k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr ato lidhje?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Pik\u00eb s\u00eb pari, sa i p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb qeveris\u00eb ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb pik\u00ebpamjen ton\u00eb. Ne e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb po ashtu se nuk formojm\u00eb qeverit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, nuk na takon nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. S\u00eb dyti, sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Serbis\u00eb, ajo mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me vende tjera dhe nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e jona t\u2019i themi se me k\u00ebnd mund t\u00eb flasin apo t\u00eb mos flasin. Thjesht\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb cfar\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne. A mund t\u00eb jet\u00eb Serbia partner i q\u00ebndruesh\u00ebm? Po mundet dhe po punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A po b\u00ebn Serbia mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Ukrain\u00ebn\u2026?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Duhet ta pyesni qeverin\u00eb serbe p\u00ebr holl\u00ebsit\u00eb. Ne ishim t\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb shohin shtimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. Zonja e par\u00eb e Ukrain\u00ebs vizitoi Serbin\u00eb dhe ishte nj\u00eb vizit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ministri i Jasht\u00ebm ukrainas ishte n\u00eb Serbi po ashtu. Zonja (Tamara) Vu\u00e7i\u00e7 ishte n\u00eb Ukrain\u00eb vitin e kaluar. Marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar v\u00ebrtet\u00ebt dhe jam i k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. M\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb, q\u00eb besoj se ndahet edhe nga serb\u00ebt, se agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb nuk duhet lejuar t\u00eb vazhdoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr gjith\u00eb Evrop\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb. Prandaj duhet t\u00eb gjith\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb dhe serb\u00ebt besoj e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duke votuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Rezolutave t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Po ashtu prapa perdeve kan\u00eb punuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb rivendosur paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: T\u00eb flasim p\u00ebr Kosov\u00ebn. A mendoni se politika per\u00ebndimore ndaj Kosov\u00ebs ishte e suksesshme duke pasur parasysh shtimin e tensioneve t\u00eb her\u00eb pas hershme\u2026?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn per\u00ebndimore ndaj Kosov\u00ebs. Mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn ton\u00eb me Serbin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ne e kemi inkurajuar Serbin\u00eb t\u00eb mbetet e angazhuar n\u00eb procesin e Brukselit dhe ajo e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe po vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke paraqitur idet\u00eb e tyre p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve, qoft\u00eb ajo e Bank\u00ebs Postale t\u00eb Kursimeve, apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla. Pra, ne kemi nj\u00eb dialog shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me qeverin\u00eb serbe. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e v\u00ebshtir\u00eb sepse si\u00e7 e dini Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb mospajtim thelb\u00ebsor meq\u00eb Serbia nuk e njeh Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara e njohin. Por, brenda kuadrit t\u00eb k\u00ebtij mospajtimi, kemi bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe do ta vazhdojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Beogradi dhe Prishtina p\u00ebr t\u00eb rifilluar dialogun dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb procesin e normalizimit?<\/p>\n<p>Christopher Hill: S\u00ebrish do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Serbia. Ne e \u00e7mojm\u00eb faktin q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb, e kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb, cilat jan\u00eb shqet\u00ebsimet dhe gj\u00ebrat n\u00eb t\u00eb cilat mendon se mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrparim. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet e ambasadorit Miroslav Laj\u00e7ak, sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb histori t\u00eb zgjidhen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura me politik\u00ebn e qeveris\u00eb serbe ndaj dialogut me e Kosov\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimin me Ukrain\u00ebn, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, ambasadori amerikan n\u00eb Beograd, Christopher Hill. N\u00eb intervist\u00eb ai foli edhe p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Serbi dhe zgjedhjet lokale t\u00eb 2 qershorit, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":173318,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173317","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173317"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173317\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}