{"id":173498,"date":"2024-06-09T17:54:52","date_gmt":"2024-06-09T15:54:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=173498"},"modified":"2024-06-09T17:54:52","modified_gmt":"2024-06-09T15:54:52","slug":"perplasja-nato-rusi-per-aeroportin-e-prishtines-tradhti-ruse-thote-clark-ceku-kujton-koordinimin-me-jackson","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/perplasja-nato-rusi-per-aeroportin-e-prishtines-tradhti-ruse-thote-clark-ceku-kujton-koordinimin-me-jackson\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja NATO-Rusi p\u00ebr Aeroportin e Prishtin\u00ebs, \u201ctradhti ruse\u201d thot\u00eb Clark, \u00c7eku kujton koordinimin me Jackson"},"content":{"rendered":"<p>\u201cTradhti ruse\u201d e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasish\u00ebm t\u00eb rreth 200 trupave ruse n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs, m\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 1999. Rusia donte t\u00eb turp\u00ebronte NATO-n, por edhe t\u00eb shp\u00ebrfaqte ambiciet e saj imperialiste, thot\u00eb Clark, 25 vjet pas incidentit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur ndodhi, ai ishte komandant suprem i NATO-s dhe po v\u00ebzhgonte vendosjen e nj\u00eb misioni paqeruajt\u00ebs t\u00eb aleanc\u00ebs ushtarake n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, nj\u00eb problem politik dhe \u00ebsht\u00eb duke u trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike. Nuk \u00ebsht\u00eb duke ndikuar n\u00eb dislokimin e forcave tona apo n\u00eb aktivitetet tona, k\u00ebshtu q\u00eb le ta zgjidhim n\u00eb nivel politik\u201d, tha at\u00ebkoh\u00eb Clark.<\/p>\n<p>NATO-ja do t\u00eb vendosej n\u00eb Kosov\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs \u2013 m\u00eb 9 qershor, 1999 \u2013 me t\u00eb cil\u00ebn mori fund lufta n\u00eb Kosov\u00eb dhe forcat e at\u00ebhershme jugosllave u t\u00ebrhoq\u00ebn.<\/p>\n<p>Misioni paqeruajt\u00ebs KFOR u miratua nga K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara. Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb prani nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia \u2013 e cila luajti rol n\u00eb bindjen e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs \u2013 synonte nj\u00eb sektor t\u00eb vetin n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb pavarur nga NATO-ja, kujton gjenerali Clark.<\/p>\n<p>Dhe, nat\u00ebn mes 11 dhe 12 qershorit, 1999, nj\u00eb kontingjent prej rreth 200 ushtar\u00ebsh rus\u00eb u shk\u00ebput nga misioni paqeruajt\u00ebs SFOR n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, e z\u00ebvend\u00ebsoi shkronj\u00ebn \u201cS\u201d me \u201cK\u201d p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb KFOR, dhe u nis drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt, nga Maqedonia e sotme e Veriut, trupat britanike t\u00eb NATO-s po b\u00ebheshin gati, po ashtu, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gar\u00ebn e fituan rus\u00ebt. Ata arrit\u00ebn t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb dhe okupuan aeroportin n\u00eb Sllatin\u00eb m\u00ebngjesin e 12 qershorit. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb arrit\u00ebn edhe britanik\u00ebt, e pastaj edhe francez\u00ebt, por rus\u00ebt nuk i lejuan t\u00eb hynin n\u00eb aeroport, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar me p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cMisioni yn\u00eb ishte t\u00eb vendosim nj\u00eb depo karburantesh k\u00ebtu n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs, por kur mb\u00ebrrit\u00ebm, pam\u00eb rus\u00eb dhe serb\u00eb, dhe rus\u00ebt na than\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb futemi n\u00eb aeroport\u201d, tha asokohe nj\u00eb komandant i nj\u00eb kontingjenti francez t\u00eb KFOR-it p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve AP.<\/p>\n<p>Gjenerali Clark kujton se hyrja e till\u00eb e trupave ruse n\u00eb Kosov\u00eb e zuri NATO-n n\u00eb befasi \u2013 ajo nuk ishte pjes\u00eb e planit t\u00eb dakorduar paqeruajt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb lloj i tradhtis\u00eb ruse. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha q\u00eb mund t\u00eb thuhet. Por, kush e di\u2026 ndoshta rus\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb Millosheviqit q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohej dhe ta pranonte marr\u00ebveshjen p\u00ebr paqe, sepse ata do t\u00eb merreshin [me Kosov\u00ebn]. Por, nuk ia dol\u00ebn\u201d, thot\u00eb Clark p\u00eb REL.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, at\u00ebkoh\u00eb, njoftoi se presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ai rus, Boris Yeltsin, ishin dakorduar q\u00eb t\u2019ua linin gjeneral\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe atyre t\u00eb Rusis\u00eb ta zgjidhnin mosmarr\u00ebveshjen rreth aeroportit.<\/p>\n<p>Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se NATO-ja nuk do ta ndaj\u00eb komand\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe se Rusis\u00eb nuk do t\u2019i jepet kontrolli i ndonj\u00eb sektori.<\/p>\n<p>\u201cNuk besojm\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sektor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rus, sepse nuk duam t\u00eb shohim ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, jam e bindur se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje me rus\u00ebt, q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e forc\u00ebs paqeruajt\u00ebse\u201d, tha Albright.<\/p>\n<p>Gjenerali Clark, me t\u00eb marr\u00eb vesh lajmin p\u00ebr hyrjen e trupave ruse n\u00eb Kosov\u00eb, urdh\u00ebroi trupat britanike dhe franceze q\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin e aeroportit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tha se kishte edhe mb\u00ebshtetjen e shefit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Javier Solana.<\/p>\n<p>Por, plani i tij u bllokua nga komandanti britanik i KFOR-it, Mike Jackson, i cili ishte i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb negociatat p\u00ebr paqe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk dua q\u00eb ushtar\u00ebt e mi t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, u raportua t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Jackson n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb nxeht\u00eb me Clarkun.<\/p>\n<p>Mes frik\u00ebs dhe shqet\u00ebsimeve se avion\u00eb rus\u00eb me p\u00ebrforcime po niseshin drejt Prishtin\u00ebs, gjenerali Clark planifikoi pastaj t\u2019i urdh\u00ebronte trupat britanike t\u2019i bllokonin pistat. Por, as ky plan nuk shkoi p\u00ebrpara dhe SHBA-ja k\u00ebrkoi nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria t\u00eb mos i lejonin avion\u00ebt rus\u00eb t\u00eb fluturonin mbi territorin e tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bllokad\u00ebs n\u00eb aeroport, Rusia k\u00ebrkonte q\u00eb trupat e saj t\u2019u p\u00ebrgjigjeshin vet\u00ebm komandant\u00ebve t\u00eb saj. Por, NATO-ja refuzonte ta pranonte k\u00ebt\u00eb, nga frika se do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb ndarjen e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb jugun me shqiptar\u00eb dhe veriun me serb\u00eb.<\/p>\n<p>Pas negociatave disajav\u00ebshe, dy pal\u00ebt u pajtuan n\u00eb fillim t\u00eb korrikut q\u00eb trupat ruse t\u00eb vepronin si pjes\u00eb e KFOR-it n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb kontrolluar nga shtetet e NATO-s, por jo direkt n\u00ebn komand\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>Clark thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kush ishte n\u00eb vendimmarrje n\u00eb Mosk\u00eb, kur trupat ruse u fut\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb \u201999-\u00ebs. Sipas tij, kishte \u201cshum\u00eb dredhi, mashtrime dhe keqkuptime\u201d brenda Qeveris\u00eb ruse. Ai kujton se shefi i diplomacis\u00eb ruse asokohe, Igor Ivanov, tha se hyrja e rus\u00ebve n\u00eb aeroportin n\u00eb Prishtin\u00eb ishte \u201cgabim\u201d.<\/p>\n<p>Por, gazeta amerikane, Washington Post, duke u thirrur n\u00eb burime t\u00eb inteligjenc\u00ebs, shkroi se \u201cn\u00eb mesin e zyrtar\u00ebve rus\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe presidentin Yeltsin, kishte nj\u00eb konsensus t\u00eb fort\u00eb se trupat ruse duhej t\u00eb luanin nj\u00eb rol n\u00eb Kosov\u00eb, pasi presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, pranoi kushtet e paqes\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse plani i tij p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjen me rus\u00ebt n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs, do t\u00eb rrezikonte nisjen e luft\u00ebs s\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore, si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb Jackson, Clark p\u00ebrgjigjet:<\/p>\n<p>\u201cGjenerali Jackson b\u00ebri v\u00ebrtet nj\u00eb deklarat\u00eb hiperbolike, q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb baz\u00eb n\u00eb realitet. Por, un\u00eb kam simpati p\u00ebr t\u00eb, ka qen\u00eb i rraskapitur, ka punuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar marr\u00ebveshjen e paqes. Ai, po ashtu, ka menaxhuar l\u00ebvizjen e trupave [brenda Kosov\u00ebs] dhe ka qen\u00eb shum\u00eb i lodhur dhe tep\u00ebr emocional\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve, Radio Evropa e Lir\u00eb nuk arriti t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb kontakt me gjeneralin Jackson, por bisedoi me Agim \u00c7ekun, i cili \u2013 n\u00eb koh\u00ebn e incidentit n\u00eb aeroportin e Prishtin\u00ebs \u2013 ishte komandant i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb jav\u00ebt e fundit ne ishim n\u00eb komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me komand\u00ebn e NATO-s n\u00eb Kumanov\u00eb dhe at\u00eb dit\u00eb e mor\u00ebm nj\u00eb telefonat\u00eb nga gjenerali Jackson, i cili na njoftoi se forcat ruse, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e pranis\u00eb ushtarake nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, ishin nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi nga ne q\u00eb t\u00eb mos i pengonim, pra t\u00eb mos i sulmonim, sepse NATO-ja do t\u00eb merrej me to. Un\u00eb, pastaj, e njoftova komandantin e Zon\u00ebs s\u00eb Llapit p\u00ebr zotimin q\u00eb ia dhash\u00eb gjeneralit Jackson\u201d, kujton \u00c7eku.<\/p>\n<p>Ai shton se situata ishte tensionuar shum\u00eb dhe se U\u00c7K-ja ishte n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Jacksonin, ndon\u00ebse, sipas tij, ushtria ruse at\u00ebkoh\u00eb ishte e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7eku thot\u00eb se ka pasur informacione se n\u00eb mesin e kontingjentit rus q\u00eb u fut n\u00eb Kosov\u00eb, kishte \u201cedhe ushtar\u00eb e oficer\u00eb serb\u00eb me uniforma ruse\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospajtimet e Jacksonit me Clarkun, ai thot\u00eb t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar m\u00eb von\u00eb, pas zgjidhjes s\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjenerali Jackson vler\u00ebsoi se n\u00ebse do t\u00eb sulmoheshin rus\u00ebt, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb prishej edhe ai partneritet q\u00eb u krijua me ta brenda Grupit t\u00eb Kontaktit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Mund t\u00eb prishej dhe t\u00eb shkaktonte situata t\u00eb ndryshme\u201d, thot\u00eb \u00c7eku p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Clark u largua nga posti i komandantit suprem t\u00eb NATO-s tre muaj m\u00eb her\u00ebt, me urdh\u00ebr nga Uashingtoni. Ai e p\u00ebrshkroi k\u00ebt\u00eb veprim si rutin\u00eb, ashtu si edhe Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe Pentagoni.<\/p>\n<p>Trupat ruse, nd\u00ebrkaq, mbet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr plot kat\u00ebr vjet. M\u00eb 2 korrik t\u00eb vitit 2003, NATO-ja njoftoi se kontingjenti ushtarak rus do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga forca paqeruajt\u00ebse e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb. NATO-ja tha se Qeveria ruse e mori vendimin pas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjeneralin Clark, i cili u pensionua nga ushtria n\u00eb vitin 2000, Rusia vazhdon t\u00eb ket\u00eb ambicie imperialiste.<\/p>\n<p>\u201cE keni Serbin\u00eb \u2013 aleaten historike dhe tradicionale t\u00eb Rusis\u00eb. Serbia \u00ebsht\u00eb magnet p\u00ebr t\u00ebrheqjen e ambicieve imperialiste ruse n\u00eb Evrop\u00eb dhe sot sh\u00ebrben si agjente infektimi n\u00eb rajon\u201d, thot\u00eb Clark.<\/p>\n<p>Se taktikat dhe intrigat ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb jan\u00eb burim konstant i tensioneve e tregon edhe lufta e saj n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb vazhdon p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet dhe i ka \u00e7uar marr\u00ebdh\u00ebniet mes Mosk\u00ebs e Per\u00ebndimit n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cTradhti ruse\u201d e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasish\u00ebm t\u00eb rreth 200 trupave ruse n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs, m\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 1999. Rusia donte t\u00eb turp\u00ebronte NATO-n, por edhe t\u00eb shp\u00ebrfaqte ambiciet e saj imperialiste, thot\u00eb Clark, 25 vjet pas incidentit. N\u00eb koh\u00ebn kur ndodhi, ai ishte komandant suprem [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":173499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173498","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173498"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173498\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}