{"id":173957,"date":"2024-06-17T12:20:08","date_gmt":"2024-06-17T10:20:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=173957"},"modified":"2024-06-17T12:20:08","modified_gmt":"2024-06-17T10:20:08","slug":"citaku-pas-zgjedhjeve-kryeminister-i-kosoves-do-te-jete-bedri-hamza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/citaku-pas-zgjedhjeve-kryeminister-i-kosoves-do-te-jete-bedri-hamza\/","title":{"rendered":"\u00c7itaku: Pas zgjedhjeve, kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb Bedri Hamza"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim i papritur e i befasish\u00ebm i para nj\u00eb muaji nd\u00ebrmjet kryeministrit Kurti dhe liderit t\u00eb PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb nga restaurantet e Prishtin\u00ebs u duke sikur u dha \u2018epilog\u2019 zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse takimi i thirrur nga Kurti, e q\u00eb u bojkotua nga kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku e ai i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj kishte n\u00eb \u2018agjend\u00eb\u2019 pun\u00ebn e Kuvendit dhe marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, doli q\u00eb si kryetem\u00eb t\u2019i ket\u00eb zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>Madje, LDK e AAK e harruan Kurtin dhe u mor\u00ebn vet\u00ebm me PDK-n\u00eb. Duke shkuar deri aty, sa ngrit\u00ebn edhe dyshime se Albin Kurti e Memli Krasniqi u dakorduan edhe p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e dyta e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vlora Citaku ka theksuar se PDK \u00ebsht\u00eb konsistente n\u00eb q\u00ebndimet e saja p\u00ebr zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>\u201cPDK \u00ebsht\u00eb konsistente n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjeve. Ne q\u00eb nga korriku i vitit t\u00eb kaluar kemi miratuar deklarat\u00ebn ton\u00eb politike n\u00eb K\u00ebshillin drejtues, ku kemi k\u00ebrkuar q\u00eb vendi t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhje. Tash p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje jan\u00eb tri mund\u00ebsi, e para dor\u00ebheqje, q\u00eb ne e kemi k\u00ebrkuar por s\u2019mund ta imponojm\u00eb. Mund\u00ebsia e dyt\u00eb shkarkimi i qeveris\u00eb p\u00ebr \u00e7ka ne nuk i kemi numrat, e gjith\u00eb opozita n\u00eb Kuvend i kemi dyzet deputet\u00eb. Dhe mund\u00ebsia e tret\u00eb shp\u00ebrndarja e Kuvendit. P\u00ebr ne ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arrihet q\u00ebllimi, organizimi i zgjedhjeve, t\u00eb tjerat pastaj jan\u00eb procedur\u00eb, teknikalitete dhe zgjedhjet si mjet jo si q\u00ebllim, por si mjet p\u00ebr t\u2019ua kthyer mandatin qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha \u00c7itaku p\u00ebr Gazeta Blic.<\/p>\n<p>\u201cKosova ka humbur, qytetari i Kosov\u00ebs ka humbur me mos organizimin e zgjedhjeve. Ne jemi \u00e7do dit\u00eb n\u00eb terren, kemi takime me grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ka nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjimit, t\u00eb depresionit dhe t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri dhe ne si klas\u00eb politike e posa\u00e7\u00ebrisht q\u00eb jemi n\u00eb opozit\u00eb, n\u00ebse po pajtohemi q\u00eb nuk ka pasur zhvillim ekonomik, q\u00eb migrimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, q\u00eb raportet me aleat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb cenuara n\u00eb nivele t\u00eb papara, n\u00ebse vazhdimisht po themi q\u00eb Kosova ka rr\u00ebshqitur n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb pashkelur, n\u00ebn sanksione nga BE, at\u00ebher\u00eb detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ia shkurtojm\u00eb jet\u00ebn k\u00ebsaj qeverie dhe t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje. Ka humbur Kosova n\u00eb fakt. Motivet e kryeministrit nuk i di dhe nuk m\u00eb interesojn\u00eb por \u00e7far\u00eb m\u00eb intereson \u00ebsht\u00eb konsistenca e PDK-s\u00eb n\u00eb organizimin e zgjedhjeve\u201d, shton ajo p\u00ebr \u201cExpose\u201d.<\/p>\n<p>Vlora Citaku po vler\u00ebson se ata e kan\u00eb kandidatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas saj, Bedri Hamza \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr qeverisjen e vendit, pas qeverisjes sic tha ai t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>\u201cPDK ka p\u00ebrzgjedhur nj\u00eb kandidat serioz, kredibil, nj\u00eb njeri profesionist dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Albin Kurtit si nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili ka demonstruar aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb prodhuar kriza, aventura dhe t\u00eb papritura. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr qet\u00ebsi, stabilitet, parashikueshm\u00ebri, t\u00eb din\u00eb se \u00e7ka i pret n\u00eb fund t\u00eb muajit. Befasia e vetme q\u00eb mund t\u2019u vie nga Bedri Hamza mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb bankare, me rritje t\u00eb pagave, rritje t\u00eb pensioneve, krijimin e nj\u00eb klime ku suksesi nuk kriminalizohet, ku sektori privat ndihmohet, ku pensionisti s\u2019do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb a t\u00eb blej\u00eb ushqim apo barna. Kandidati yn\u00eb do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb ofert\u00eb konkrete, serioze, t\u00eb arritshme, t\u00eb matshme dhe duke qen\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb gjithmon\u00eb e ka mbajtur fjal\u00ebn, qytetari do t\u2019i jap\u00eb besimin, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit vota \u00ebsht\u00eb besim\u201d, tha \u00c7itaku.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e trajtoj qytetarin e Kosov\u00ebs m\u00eb seriozisht se kryeministri Kurti dhe nuk do t\u00eb ishte as serioze e as korrekte nga ana ime q\u00eb t\u00eb flas sot se sa p\u00ebr qind mund t\u2019i marrim apo i presim. Ne b\u00ebjm\u00eb sondazhe. Kandidati yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i besuesh\u00ebm, shum\u00eb i pranuesh\u00ebm dhe un\u00eb jam shum\u00eb e bindur se pas zgjedhjeve, kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb Bedri Hamza\u201d, p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb takim i papritur e i befasish\u00ebm i para nj\u00eb muaji nd\u00ebrmjet kryeministrit Kurti dhe liderit t\u00eb PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb nga restaurantet e Prishtin\u00ebs u duke sikur u dha \u2018epilog\u2019 zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe pse takimi i thirrur nga Kurti, e q\u00eb u bojkotua nga kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":173958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-173957","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=173957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/173957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=173957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=173957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=173957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}