{"id":174103,"date":"2024-06-19T15:58:44","date_gmt":"2024-06-19T13:58:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=174103"},"modified":"2024-06-19T15:58:44","modified_gmt":"2024-06-19T13:58:44","slug":"begaj-ska-vend-per-pakenaqesi-shqiperia-avokate-e-kosoves-ne-arenen-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/begaj-ska-vend-per-pakenaqesi-shqiperia-avokate-e-kosoves-ne-arenen-nderkombetare\/","title":{"rendered":"Begaj: S\u2019ka vend p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi, Shqip\u00ebria avokate e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb interesi m\u00eb madhor i Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb avokatja m\u00eb e mir\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7do iniciativ\u00eb rajonale p\u00ebrmendet dhe mbrohet Kosova. Patjet\u00ebr q\u00eb ne do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk mendoj q\u00eb ka vend p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi. Ne jemi aty, do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, garantoi presidenti shqiptar.<\/p>\n<p>Ndryshe, marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs koh\u00ebn e fundit jan\u00eb kategorizuar nga nj\u00eb cik\u00ebl p\u00ebrplasjesh midis lider\u00ebve politik\u00eb. Kjo \u201cftohje\u201d n\u00eb raportet nd\u00ebrshtet\u00ebrore erdhi pas angazhimit t\u00eb kryeministrit shqiptar, Edi Rama, n\u00eb procesin e dialogut mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit n\u00ebn patronazhin e Bashkimit Evropian (BE), duke dh\u00ebn\u00eb sugjerime e propozime.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr se angazhimi aktiv i kryeministrit Rama p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr rrjedh\u00ebn e tensionuar t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk ka gjetur konsiderat\u00eb minimale nga lider\u00ebt institucional\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, autoriteti dhe konstruktiviteti i tij jan\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga diplomat\u00ebt evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Zoti president, kryefjala k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb futbolli. Si e vler\u00ebsoni loj\u00ebn e deritanishme t\u00eb Komb\u00ebtares shqiptare?<\/p>\n<p>Bajram Begaj: P\u00ebrsh\u00ebndetje, k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ju, pa dyshim q\u00eb kryefjala bot\u00ebrore tani \u00ebsht\u00eb futbolli. Dhe p\u00ebr mua si President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ekipi komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb. Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me ekipin komb\u00ebtar, ju uroj shum\u00eb suksese dhe besoj se dhe Kampionati Evropian i Futbollit \u00ebsht\u00eb fitore p\u00ebr tifoz\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr tifoz\u00ebt kuqezinj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb roli mund t\u00eb luaj\u00eb kjo pjes\u00ebmarrje e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmir\u00ebsuar goxha vitet e fundit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb faqet e para t\u00eb mediave bot\u00ebrore, p\u00ebr faktin q\u00eb turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri vitin e shkuar ishte nj\u00eb shif\u00ebr rreth 10 milion\u00eb turist\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit mendohet dhe parashikohet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb rreth 15 milion\u00eb turist\u00eb. Kjo tregon q\u00eb Shqip\u00ebria ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sidomos zhvillimi i Shqip\u00ebris\u00eb, siguria dhe ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00ebpritur dhe e respektuar.<\/p>\n<p>Ju do t\u00eb takoheni edhe me presidentin e Gjermanis\u00eb, Frank-Walter Steinmeier. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr rolin e Gjermanis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebpritem nga Presidenti i Gjermanis\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb bised\u00ebn miq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar dy vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin bilateral midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb lidhje me procesin e integrimit n\u00eb BE, po ashtu edhe p\u00ebr ngjarjet e rajonit.<\/p>\n<p>Ne pat\u00ebm zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian dhe kemi v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb shtyrje nga e djathta. A keni frik\u00eb se kjo do ta ngadal\u00ebsoj\u00eb pak procesin e zgjerimit?<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb frik\u00eb. Pritshm\u00ebrit\u00eb tona jan\u00eb q\u00eb procesi i zgjerimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces strategjik p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe jetik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Besoj shum\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrshpejtohet. Ballkani Per\u00ebndimor ka nevoj\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe besoj se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb avangard\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kampione e bashk\u00ebpunimit rajonal, ndikon shum\u00eb p\u00ebr miq\u00ebsit\u00eb midis vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, po ashtu edhe p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb, stabilitetin, zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe aspirat\u00ebn dhe \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Ju e that\u00eb vet\u00eb, ju jeni promotor i bashk\u00ebpunimit rajonal. Nga ana e Kosov\u00ebs ka shpeshher\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi. Ministrja e Jashtme thot\u00eb se politika e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Serbis\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Kosov\u00ebs. Ju \u00e7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb interesi m\u00eb madhor i Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb avokatja m\u00eb e mir\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7do iniciativ\u00eb rajonale p\u00ebrmendet dhe mbrohet Kosova. Patjet\u00ebr q\u00eb ne do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk mendoj q\u00eb ka vend p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi. Ne jemi aty, do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs. Para dy dit\u00ebsh isha n\u00eb Kosov\u00eb, mora pjes\u00eb n\u00eb festimet e 25-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo tregon q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira kemi, thot\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe me Greqin\u00eb, por Greqia e ka bllokuar procesin e integrimit p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u201cBeleri\u201d. Si mund t\u2019i tejkaloj\u00eb Shqip\u00ebria k\u00ebto sfida?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb miri detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. Shqip\u00ebria ka kaluar me sukses procesin e screening, ka hapur konferenc\u00ebn e par\u00eb nd\u00ebrministrore dhe pret p\u00ebr hapjen e kapitullit t\u00eb par\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kapitullin themelor t\u00eb legjislacionit. Nuk besoj se \u00e7\u00ebshtjet bilaterale do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Ju jeni president i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, edhe atyre q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb atdheut. Si i adresoni ju problemet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi kur flisni me koleg\u00ebt tuaj?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb e kam p\u00ebrgjegj\u00ebsi kushtetuese t\u00eb mbroj shqiptar\u00ebt kudo ku ata punojn\u00eb e jetojn\u00eb dhe nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb komuniteti shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Un\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn time n\u00eb asamblen\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara kam ngritur shqet\u00ebsimin n\u00eb lidhje me shpopullimin e rajonit t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, me pasivizimin e adresave, dhe besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin ton\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb Lugin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju u takuat me diaspor\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb problem kryesor p\u00ebr diaspor\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb. Si po angazhoheni ju p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb disa takime me diaspor\u00ebn shqiptare dhe sot b\u00ebra nj\u00eb takim p\u00ebr diaspor\u00ebn q\u00eb jeton n\u00eb Berlin. Patjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mua diaspora \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzim, \u00ebsht\u00eb me idet\u00eb e saj e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb atdhe, dhe besoj se bota e diaspor\u00ebs do t\u00eb adresohet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik i tyre do t\u00eb jet\u00eb i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem mbetet \u00e7\u00ebshtja e brendshme, panorama nd\u00ebrpartiake n\u00eb Shqip\u00ebri, marr\u00ebdh\u00ebniet pozit\u00eb-opozit\u00eb, t\u00eb cilat akoma nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr vendin. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni ju p\u00ebr t\u00eb pajtuar m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim dhe n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb un\u00eb jam President i Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00ebndroj mbi pal\u00ebt, nuk merrem me politik\u00ebn e dit\u00ebs. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk e ndjek, q\u00eb nuk jam i v\u00ebmendsh\u00ebm karshi politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, por gjithsesi, n\u00eb \u00e7do mesazh timin, t\u00eb cilin ma lejon kushtetuta t\u2019ia adresoj Kuvendit apo ta adresoj n\u00eb takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me ambasador\u00ebt e huaj apo n\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, kam adresuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb komunikim dhe dialog t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm midis opozit\u00ebs dhe pozit\u00ebs, sepse mendoj q\u00eb vendi i duhur p\u00ebr t\u00eb ballafaquar idet\u00eb \u00ebsht\u00eb parlamenti. \u00cbsht\u00eb parlamenti ai q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ligjet dhe t\u00eb adresoj\u00eb zgjidhjet n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb interes publik, n\u00eb interes komb\u00ebtar, n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb zhvillohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dhjet\u00eb Procesi i Berlinit. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja nga ky takim?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb un\u00eb e shikoj Procesin e Berlinit si nj\u00eb proces q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. Vitin e shkuar pat\u00ebm fatin ta organizojm\u00eb procesin e Berlinit me mjaft sukses dhe t\u00eb gjitha ato element\u00eb q\u00eb lidhen me adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr tu zgjidhur, gjat\u00eb k\u00ebtij samiti do t\u00eb adresohen p\u00ebr zgjidhje dhe do t\u00eb gjejm\u00eb vendin e merituar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parashikoni p\u00ebr ndeshjen Kroaci &#8211; Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Nuk jam i mir\u00eb p\u00ebr parashikime, por shpresoj shum\u00eb q\u00eb ekipi komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb fitoj\u00eb dhe dua t\u00eb fitoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb interesi m\u00eb madhor i Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb avokatja m\u00eb e mir\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7do iniciativ\u00eb rajonale p\u00ebrmendet dhe mbrohet Kosova. Patjet\u00ebr q\u00eb ne do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk mendoj q\u00eb ka vend p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi. Ne jemi aty, do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":174104,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-174103","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=174103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/174104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=174103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=174103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=174103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}