{"id":174138,"date":"2024-06-20T08:36:20","date_gmt":"2024-06-20T06:36:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=174138"},"modified":"2024-06-20T08:36:20","modified_gmt":"2024-06-20T06:36:20","slug":"kthimi-ne-bisedime-mision-i-pamundur-per-lajcakun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kthimi-ne-bisedime-mision-i-pamundur-per-lajcakun\/","title":{"rendered":"Kthimi n\u00eb bisedime \u2013 \u201cmision i pamundur\u201d p\u00ebr Laj\u00e7akun"},"content":{"rendered":"<p>Vizita n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi e Mirosllav Laj\u00e7akut, i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun mes dy vendeve, \u00ebsht\u00eb \u201cburokratike\u201d, thon\u00eb analist\u00ebt Emir Abrashi dhe Dushan Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, thon\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb vazhdohet me dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Po ashtu, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb arrihet edhe zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Laj\u00e7ak, gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb paparalajm\u00ebruar n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 18 qershor, tha se Kosova dhe Serbia duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, duke kujtuar se qasja n\u00eb fondet e BE-s\u00eb varet prej saj.<\/p>\n<p>Ai takoi z\u00ebvend\u00ebskryeministrin e Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, nd\u00ebrsa n\u00eb Beograd, m\u00eb 19 qershor, do t\u00eb takoj\u00eb presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili e udh\u00ebheq dialogun n\u00eb nivel politik, nuk u takua, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 u tha, udh\u00ebtimit t\u00eb tij jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kurti po q\u00ebndron n\u00eb Gjermani me ftes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm gjerman p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Manuel Sarazin. Atje, mes tjerash, ndoqi edhe ndeshjen e futbollit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kampionatit Evropian Euro 2024.<\/p>\n<p>Pas takimit me Laj\u00e7akun, Bislimi theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u201cn\u00ebnshkrimit dhe zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes [s\u00eb Ohrit], p\u00ebrmes nj\u00eb plani t\u00eb balancuar, t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai, po ashtu, tha se Serbia e ka shkelur vazhdimisht k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, sidomos nenin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mospengimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Serbia e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb muajin e kaluar, kur po shqyrtohej an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Prishtina dhe Beogradi pranuan Marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, q\u00eb u b\u00eb e njohur si Marr\u00ebveshja e Ohrit. Ajo u propozua nga Bashkimi Evropian, i cili e nd\u00ebrmjet\u00ebson dialogun mes dy vendeve q\u00eb nga viti 2011.<\/p>\n<p>Kurti, megjithat\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb n\u00ebnshkruhet para fillimit t\u00eb zbatimit, nd\u00ebrsa Serbia i ka t\u00ebrhequr tashm\u00eb \u201cvijat e kuqe\u201d, duke deklaruar se \u201cnuk do ta pranoj\u00eb kurr\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>Sipas BE-s\u00eb, marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht e detyrueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, mes tjerash, parasheh q\u00eb Serbia t\u00eb mos e bllokoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u2019i pranoj\u00eb simbolet, dokumentet e diplomat e saj.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u2019i jap\u00eb komunitetit serb nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit, q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb n\u00ebnkupton formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb kthehen pal\u00ebt n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve?<br \/>\nEmir Abrashi, nga organizata joqeveritare Demokracia Plus n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk beson se Laj\u00e7ak do t\u2019ia dal\u00eb t\u2019i bind\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. Kjo, p\u00ebr dy arsye:<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb fakt se Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tranzitore [pas zgjedhjeve], gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs po zhvillohen negociata t\u00eb brendshme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb BE-s\u00eb. Prandaj, fokusi n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb diku tjet\u00ebr, jo te dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, zoti Laj\u00e7ak \u00ebsht\u00eb drejt fundit t\u00eb mandatit, nd\u00ebrsa reputacioni i tij si nd\u00ebrmjet\u00ebs neutral \u2013 sidomos n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i d\u00ebmtuar\u201d, thot\u00eb Abrashi.<\/p>\n<p>Laj\u00e7ak \u00ebsht\u00eb dashur ta filloj\u00eb mandatin e tij si ambasador n\u00eb Zvic\u00ebr m\u00eb 1 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, por ai tha se i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Kurti dhe Vu\u00e7iq biseduan p\u00ebr zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 14 shtator t\u00eb vitit 2023, por pa ndonj\u00eb p\u00ebrparim, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve kontradiktore.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 24 shtator, nj\u00eb grup i serb\u00ebve t\u00eb armatosur sulmoi policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs \u2013 duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vrar\u00eb rreshterin Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>Kosova e akuzoi Serbin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm, por Beogradi zyrtar e mohoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vendeve per\u00ebndimore, nd\u00ebrkoh\u00eb, u p\u00ebrpoq\u00ebn disa her\u00eb t\u00eb bindin Kurtin dhe Vu\u00e7iqin q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe t\u00eb diskutojn\u00eb hapat p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes, por pa rezultat.<\/p>\n<p>Po ashtu, shefat e ekipeve negociatore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkuan disa her\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr tejkalimin e krizave, por as mes tyre s\u2019kishte p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga krizat e fundit lindi pasi Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb vitit, vendosi ta heq\u00eb nga p\u00ebrdorimi dinarin serb \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn popullata serbe n\u00eb Kosov\u00eb e kund\u00ebrshtoi, sepse merr t\u00eb ardhura nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>As Dushan Janjiq nga Forumi p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike n\u00eb Beograd nuk beson se vazhdimi i dialogut mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Ai shpreh bindjen se vizita e Laj\u00e7akut n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrmarrjen e hapave konkret\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb vizit\u00eb burokratike\u201d p\u00ebrpara diskutimit t\u00eb ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr heqjen e masave nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 qershor, shefi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell, dor\u00ebzoi raportin e tij te shtetet an\u00ebtare dhe, sipas burimeve t\u00eb REL-it, rekomandoi heqjen e masave kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato u vendos\u00ebn n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pas rritjes s\u00eb tensioneve n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, si pasoj\u00eb e ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb kryetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Janjiq: Nj\u00eb dekad\u00eb negociata pa p\u00ebrparim n\u00eb terren<br \/>\nJanjiq thot\u00eb se BE-ja duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr, si\u00e7 thot\u00eb, d\u00ebshtimet n\u00eb dialog dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb BE-ja \u201cp\u00ebr t\u00eb luajtur\u201d me dialogun dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kriza p\u00ebr pik\u00eb politike personale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, thot\u00eb ai, pavar\u00ebsisht dialogut, n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit ka pasur ashp\u00ebrsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, n\u00eb vend t\u00eb normalizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e siguris\u00eb nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb keq, marr\u00ebdh\u00ebniet mes serb\u00ebve [n\u00eb Kosov\u00eb] dhe autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb keq. Pra, kemi pasur barrikada me njer\u00ebz t\u00eb armatosur, pastaj \u00ebsht\u00eb shpallur \u2018menaxhimi i konfliktit\u2019, i cili ka p\u00ebrfunduar me masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat tani do t\u00eb shfuqizohen\u201d, thot\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>Ai beson se nuk do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim serioz n\u00eb dialog n\u00ebse SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk marrin pjes\u00eb m\u00eb aktive.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy vende e kan\u00eb mb\u00ebshtetur deri m\u00eb tani dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Abrashi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se me gjith\u00eb q\u00ebndrimet e kund\u00ebrta, dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nuk ka alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidershipi politik n\u00eb Prishtin\u00eb dhe ai n\u00eb Beograd ta marrin seriozisht k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se pret q\u00eb Prishtina dhe Beogradi t\u00eb tregojn\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm duke shmangur rritjen e tensioneve dhe me zbatimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb k\u00ebta 13 vjet negociata \u2013 edhe n\u00ebse kjo do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme,\u201d shprehet Abrashi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shihet si mund\u00ebsi p\u00ebr rritjen e tensioneve nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb njoftimi i Kosov\u00ebs p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs kryesore t\u00eb Ibrit n\u00eb Mitrovic\u00eb, e cila e ndan qytetin n\u00eb pjes\u00ebn jugore dhe veriore.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb Bruksel ka nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr hapjen e k\u00ebsaj ure, Bashkimi Evropian thot\u00eb se kjo duhet t\u00eb arrihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, n\u00eb marr\u00ebveshje me autoritetet lokale.<\/p>\n<p>Nga misioni paqeruajt\u00ebs KFOR, pjes\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit patrullojn\u00eb n\u00eb ur\u00eb, thon\u00eb se \u00e7do vendim p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs p\u00ebr qarkullim duhet t\u00eb merret n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb Brukselit.\/Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi e Mirosllav Laj\u00e7akut, i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun mes dy vendeve, \u00ebsht\u00eb \u201cburokratike\u201d, thon\u00eb analist\u00ebt Emir Abrashi dhe Dushan Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. Aktualisht, thon\u00eb ata, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb vazhdohet me dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Po ashtu, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":174088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-174138","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=174138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174138\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/174088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=174138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=174138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=174138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}