{"id":174243,"date":"2024-06-21T17:05:55","date_gmt":"2024-06-21T15:05:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=174243"},"modified":"2024-06-21T19:23:32","modified_gmt":"2024-06-21T17:23:32","slug":"kishte-premtuar-se-stadiumin-e-qytetit-do-ta-perfundoje-gjate-mandatit-te-tij-te-pare-por-ende-nuk-kane-filluar-punimet-pe-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kishte-premtuar-se-stadiumin-e-qytetit-do-ta-perfundoje-gjate-mandatit-te-tij-te-pare-por-ende-nuk-kane-filluar-punimet-pe-te\/","title":{"rendered":"Stadiumi i Gjilanit i konsumoi dy mandate dhe dy kryetar\u00eb komune"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku\/ Prej vitit 2017, Stadiumi i Gjilanit vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb lajm p\u00ebr pezullim e ripezullim t\u00eb punimeve. Stadiumi po b\u00ebhet p\u00ebr 7 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur dhe ende vazhdon drama e zvarritjes s\u00eb papranueshme. Gati dy mandate t\u00eb plota nga dy kryetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm komune po ikin dhe stadiumi nuk mund t\u00eb jet\u00eb ende aren\u00eb sportive ku d\u00ebgjohen jehonat e tifoz\u00ebve t\u00eb Drit\u00ebs e Gjilanit. N\u00eb vitin 2017, ishte rizgjedhur kryetar komune, Lutfi Haziri. N\u00eb vitin 2021, pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh t\u00eb mandatit t\u00eb fundit t\u00eb Hazirit, stadiumi ende nuk kishte p\u00ebrfunduar. <\/p>\n<p>Jemi n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2024, tri vjet pas marrjes s\u00eb mandatit si kryetar t\u00eb Alban Hysenit dhe nj\u00eb vit para skadimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij, dhe akoma stadiumi i qytetit nuk \u00ebsht\u00eb as af\u00ebr p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 mars 2024, pas rihapjes s\u00eb tenderit nga Komuna e Gjilanit, Zyra e Prokurimit doli me vendim p\u00ebr pezullimin e fillimit t\u00eb punimeve n\u00eb stadium. S\u00ebrish n\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor 2024, ripezullohet vazhdimi i punimeve. Arsyet e ripezullimit jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ligjore t\u00eb Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Rregull\u00ebs p\u00ebr Parashtrimin e Ankesave, p\u00ebr shkak t\u00eb ankesave dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr rishqyrtim nga operator\u00ebt e tjer\u00eb jofitues.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb arsyetim nuk mund t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm as nga ish-Kryetari Haziri dhe as nga Kryetari aktual Hyseni p\u00ebr zvarritje t\u00eb rinovimit me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb stadiumit t\u00eb Gjilanit. Nuk ka investim kapital q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet procedurave ligjore e t\u00eb prokurimit. Sado prokurimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb proces burokratik, sado ligjet dhe rregullat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb ndryshohen-plot\u00ebsohen, 7 vjet p\u00ebr nj\u00eb stadium, kur ka mjete financiare n\u00eb dispozicion e t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr arsye procedurale, jan\u00eb arsyetime t\u00eb paq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se projekti \u00ebsht\u00eb ndihmuar financiarisht nga Ministria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport, niveli qendror, p\u00ebrgjegj\u00ebsia komunale nuk p\u00ebrjashtohet dot nga ish-kryetari dhe kryetari aktual i Gjilanit.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 vjet, d\u00ebmet jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme n\u00eb \u00e7do aspekt p\u00ebr dyja ekipet lokale, p\u00ebr st\u00ebrvitjet dhe ndeshjet futbollistike, p\u00ebr tifoz\u00ebt, p\u00ebr bizneset lokale, p\u00ebr tifoz\u00ebt, si dhe jan\u00eb rritur edhe d\u00ebmet e sheshit t\u00eb ri ngjitas me stadiumin nga st\u00ebrzgjata e punimeve t\u00eb stadiumit (materialet infrastrukturore e paguara nga taksapaguesit kosovar\u00eb n\u00eb shesh po d\u00ebmtohen dhe askush nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi). Stadiumi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb njoll\u00eb n\u00eb keqqeverisjen lokale t\u00eb Gjilanit dhe ka rritur me t\u00eb drejt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb sidomos t\u00eb tifoz\u00ebve dhe sportdash\u00ebsve. Kan\u00eb mbetur edhe 1 vit nga qeverisja aktuale dhe mosp\u00ebrfundimi i stadiumit do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit negativ p\u00ebr qeverisjen lokale n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kurdo q\u00eb p\u00ebrfundon stadiumi, p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjes s\u00eb tepruar, s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr kryerjen e tij. Pritja e gjat\u00eb ka konsumuar \u00e7do vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr kryrjen e stadiumit. Stadiumi i Gjilanit ka konsumuar dy mandate dhe dy kryetar\u00eb komune.<\/p>\n<p> Ish-Kryetari Haziri ka marr\u00eb nd\u00ebshkimin e qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale edhe p\u00ebr stadiumin, pa p\u00ebrjashtuar edhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera (st\u00ebrkonsumimi me qeverisjen e tij t\u00eb gjat\u00eb, l\u00ebnia e komun\u00ebs n\u00eb duar t\u00eb n\u00ebnkryetarit duke u marr\u00eb vet\u00eb me probleme politike t\u00eb nivelit qendror etj.), por edhe Kryetari Hyseni do t\u00eb nd\u00ebshkohet elektoralisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb stadium, n\u00ebse nuk arrin t\u00eb b\u00ebj\u00eb transformim radikal n\u00eb vitin e fundit n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb Gjilanit me k\u00ebt\u00eb investim kapital, me 7 projekte t\u00eb tjera q\u00eb i prezantonte p\u00ebr \u00e7do jav\u00eb dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes komunale.<\/p>\n<p> Ka fare pak koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim, ve\u00e7mas kur nuk shoh ende zgjim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar krejt\u00ebsisht qasjen n\u00eb qeverisjen lokale. Si p\u00ebrpar\u00ebsi ka mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit, nga p\u00ebrkat\u00ebsia e nj\u00ebjt\u00eb partiake, p\u00ebr investime kapitale, por vazhdon t\u00eb mos e shfryt\u00ebzoj\u00eb maksimalisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr Gjilanin. D\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Hysenit, nuk ka se deklarata euforike e Shk\u00eblzen Gashit, se Hyseni mund t\u00eb jet\u00eb edhe kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, aq i fort\u00eb si lider, pasi fitoi Gjilanin! Ajo ia shtoi mendjemadh\u00ebsin\u00eb, arroganc\u00ebn dhe komoditetin, nd\u00ebrsa rezultatet aktuale n\u00eb Gjilan nga qeverisja lokale e Hysenit, nuk jan\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb gjum\u00eb t\u00eb rehatsh\u00ebm.\/Radio Star\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku\/ Prej vitit 2017, Stadiumi i Gjilanit vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb lajm p\u00ebr pezullim e ripezullim t\u00eb punimeve. Stadiumi po b\u00ebhet p\u00ebr 7 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur dhe ende vazhdon drama e zvarritjes s\u00eb papranueshme. Gati dy mandate t\u00eb plota nga dy kryetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm komune po ikin dhe stadiumi nuk mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":174244,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-174243","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=174243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174243\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/174244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=174243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=174243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=174243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}