{"id":174903,"date":"2024-07-01T09:36:09","date_gmt":"2024-07-01T07:36:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=174903"},"modified":"2024-07-01T09:36:09","modified_gmt":"2024-07-01T07:36:09","slug":"hungaria-ne-krye-cfare-te-pritet-nga-udheheqja-e-saj-me-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hungaria-ne-krye-cfare-te-pritet-nga-udheheqja-e-saj-me-be-ne\/","title":{"rendered":"Hungaria n\u00eb krye: \u00c7far\u00eb t\u00eb pritet nga udh\u00ebheqja e saj me BE-n\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga 1 korriku, Hungaria udh\u00ebheq presidenc\u00ebn e Bashkimit Evropian. Gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr lidershipin e BE-s\u00eb, marr\u00eb parasysh se kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka q\u00ebndrime kontradiktore me BE-n\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me sanksionet e saj kund\u00ebr Rusis\u00eb, ka penguar ndihma ushtarake dhe financiare p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aspiratat e Kievit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Hungaria, e vet\u00ebquajtur \u201cdemokraci joliberale\u201d, \u00ebsht\u00eb penalizuar nga BE-ja, e cila ia ka ngrir\u00eb 6 miliard\u00eb euro fonde, t\u00eb destinuara p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tilla, presidenca gjasht\u00ebmujore e Hungaris\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2024 mund t\u00eb mos jet\u00eb aq dramatike dhe problematike sa disa mund t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian \u2013 nj\u00eb prej organeve kryesore vendimmarr\u00ebse t\u00eb bllokut, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej ministrave t\u00eb qeverive t\u00eb shteteve an\u00ebtare \u2013 e mban me rotacion secili prej vendeve an\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej gjasht\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb aranzhim, secili shtet an\u00ebtar ka mund\u00ebsi t\u00eb formoj\u00eb agjend\u00ebn e K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>Sipas disa burimeve n\u00eb Bruksel, presidenca hungareze nuk \u00ebsht\u00eb duke shkaktuar shum\u00eb net pa gjum\u00eb. Kjo, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb dy faktor\u00ebve: rolit aktual t\u00eb presidenc\u00ebs dhe ve\u00e7orive t\u00eb kalendarit politik.<\/p>\n<p>Roli i zvog\u00ebluar<br \/>\nPresidencat e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian nuk jan\u00eb m\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendi q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krye, ka kontrolluar v\u00ebrtet agjend\u00ebn, duke mbajtur samite n\u00eb kryeqytetin e tij dhe duke udh\u00ebhequr politika edhe prapa skenave.<\/p>\n<p>Kjo ka ndryshuar n\u00eb vitin 2004, kur \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb gjitha samitet e r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb mbahen n\u00eb kryeqytetin belg, Bruksel.<\/p>\n<p>Ndryshimet jan\u00eb thelluar pastaj n\u00eb vitin 2009 me Traktatin e Lisbon\u00ebs \u2013 i projektuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar efikasitetin dhe legjitimitetin demokratik t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 i cili ka krijuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb funksionesh t\u00eb reja dhe ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb fuqia t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Traktati i Lisbon\u00ebs ka krijuar nj\u00eb president t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit Evropian, i cili u takon kryesisht krer\u00ebve t\u00eb shteteve ose qeverive t\u00eb vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Postin aktualisht e mban politikani belg, Charles Michel \u2013 tashm\u00eb n\u00eb largim. Mandati i tij \u00ebsht\u00eb pes\u00ebvje\u00e7ar dhe ai i kryeson t\u00eb gjitha samitet.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli, gjithashtu, ka nj\u00eb sekretariat shum\u00eb t\u00eb zgjeruar dhe t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga zyrtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb me ekspertiz\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e politikave.<\/p>\n<p>Traktati i Lisbon\u00ebs ka parapar\u00eb edhe nj\u00eb shef t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb cilit aktualisht \u00ebsht\u00eb politikani spanjoll, Josep Borrell \u2013 edhe ai n\u00eb largim \u2013 si dhe nj\u00eb trup diplomatik, Sh\u00ebrbimin Evropian t\u00eb Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb pozicionit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, si ndikon e gjith\u00eb kjo n\u00eb presidenc\u00ebn hungareze? E zvog\u00eblon ndikimin e dy an\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb sulmuar nga Brukseli t\u00eb Qeveris\u00eb nacional-konservatore t\u00eb Hungaris\u00eb: Orbanit dhe ministrit t\u00eb tij t\u00eb Jasht\u00ebm, Peter Szijjarto.<\/p>\n<p>Por, Budapesti natyrisht se do t\u00eb mund t\u2019i ndikoj\u00eb ende diskutimet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe me zbulimin e sloganit t\u00eb tij p\u00ebr presidenc\u00ebn \u2013 \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Evrop\u00ebn s\u00ebrish t\u00eb madhe\u201d \u2013 t\u00eb frym\u00ebzuar nga Donald Trump.<\/p>\n<p>Dy burrat do t\u2019i kryesojn\u00eb ende takimet joformale ministrore, e madje edhe nj\u00eb samit n\u00eb Budapest n\u00eb n\u00ebntor, por roli i tyre do t\u00eb jet\u00eb mjaft sip\u00ebrfaq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ata, gjithashtu, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballen me pyetje n\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp dhe nga mediat e huaja, t\u00eb cilave zakonisht u shmangen.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb konkretisht i mbetet Hungaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>Ministrat e tjer\u00eb t\u00eb saj, si ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb apo drejt\u00ebsin\u00eb, do t\u2019i kryesojn\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit n\u00eb fushat e tyre. Diplomat\u00ebt hungarez\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe n\u00eb grupet p\u00ebrgatitore t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ideja e presidenc\u00ebs me rotacion \u00ebsht\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt n\u00eb krye t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb konsensus mes shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb shkaktoj\u00eb telashe, Hungaria mund t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb luaj\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb nga shtete t\u00eb ndryshme an\u00ebtare kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se zyrtar\u00ebt hungarez\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale n\u00eb prag t\u00eb presidenc\u00ebs dhe kan\u00eb theksuar se gjith\u00e7ka do ta b\u00ebjn\u00eb sipas rregullave.<\/p>\n<p>Kalendari politik<br \/>\nFaktori i dyt\u00eb q\u00eb mund t\u2019i kufizoj\u00eb ambiciet hungareze p\u00ebr ta imponuar agjend\u00ebn e saj, \u00ebsht\u00eb kalendari politik. N\u00eb gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm, pak pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Bruksel sa i p\u00ebrket legjislacionit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Kjo, p\u00ebr shkak se kryeqyteti i BE-s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i z\u00ebn\u00eb me em\u00ebrimin e nj\u00eb Komisioni t\u00eb ri Evropian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krahu ekzekutiv i bllokut dhe propozuesi i ligjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ky proces p\u00ebrfshin seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Parlamentin Evropian p\u00ebr miratimin e komisionar\u00ebve t\u00eb rinj \u2013 nj\u00eb nga secili shtet an\u00ebtar. Procesi pritet t\u00eb zgjas\u00eb pothuajse gjith\u00eb vjesht\u00ebn dhe Hungaria nuk ka asnj\u00eb rol p\u00ebr t\u00eb luajtur.<\/p>\n<p>Paraprakisht ka pasur edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb furishme \u2013 dhe kryesisht t\u00eb suksesshme \u2013 nga presidenca e deritashme belge p\u00ebr t\u2019i kryer disa pun\u00eb, p\u00ebrpara se Hungaria ta merrte rolin. P\u00ebr shembull, nj\u00eb rund i ri sanksionesh kund\u00ebr Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar m\u00eb 24 qershor.<\/p>\n<p>Drita jeshile i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjithashtu Ukrain\u00ebs dhe Moldavis\u00eb, m\u00eb 25 qershor, p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet e pranimit n\u00eb BE. Procesi i shqyrtimit t\u00eb kapitujve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politikave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb dy vendeve kandidate pritet t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj dhe ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Budapesti nuk do t\u00eb merret fare me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por se ajo do t\u2019i kaloj\u00eb Polonis\u00eb, si kryesuese e BE-s\u00eb nga 1 janari i vitit 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Hungaria \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr ambicieve t\u00eb tanishme t\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE, nj\u00eb nga prioritetet e saj gjat\u00eb presidenc\u00ebs pritet t\u00eb jet\u00eb avancimi i perspektivave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, e ndoshta edhe t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe Gjeorgjis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara presidenc\u00ebs s\u00eb Hungaris\u00eb, BE-ja ka arritur t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb edhe ndihma ushtarake Ukrain\u00ebs, n\u00eb vler\u00eb prej 1.4 miliard eurosh, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur n\u00eb mbrojtjen kund\u00ebr Rusis\u00eb. K\u00ebto para kan\u00eb ardhur nga asetet e ngrira ruse n\u00eb BE dhe Brukseli ka arritur ta tejkaloj\u00eb veton e Budapestit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Por, vetoja hungareze q\u00ebndron ende mbi shtat\u00eb k\u00ebste t\u00eb tjera t\u00eb ndihm\u00ebs ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn, me vler\u00eb gati 7 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hungaria \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb pazare me Brukselin. Ajo mund t\u00eb p\u00ebrpiqet ta lidh\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr ndihm\u00ebn e m\u00ebtejshme ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn me 6 miliard\u00eb euro fonde t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb ia ka bllokuar Brukseli.<\/p>\n<p>N\u00ebse Budapesti nuk i p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, ai do t\u2019i humbas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb 1 miliard euro. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb hungarez\u00ebt do t\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 1 korriku, Hungaria udh\u00ebheq presidenc\u00ebn e Bashkimit Evropian. Gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr lidershipin e BE-s\u00eb, marr\u00eb parasysh se kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka q\u00ebndrime kontradiktore me BE-n\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me sanksionet e saj kund\u00ebr Rusis\u00eb, ka penguar ndihma ushtarake dhe financiare p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe ka v\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":174272,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-174903","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=174903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174903\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/174272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=174903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=174903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=174903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}