{"id":175025,"date":"2024-07-02T14:39:09","date_gmt":"2024-07-02T12:39:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175025"},"modified":"2024-07-02T14:39:09","modified_gmt":"2024-07-02T12:39:09","slug":"kurti-shkruan-serish-per-kadarene-i-munguar-i-madh-nga-dje-u-be-edhe-vete-kadareja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-shkruan-serish-per-kadarene-i-munguar-i-madh-nga-dje-u-be-edhe-vete-kadareja\/","title":{"rendered":"Kurti shkruan s\u00ebrish p\u00ebr Kadaren\u00eb: I munguar i madh, nga dje, u b\u00eb edhe vet\u00eb Kadareja"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka shkruar edhe sot p\u00ebr shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb dje n\u00eb mosh\u00ebn 88-vje\u00e7are n\u00eb urgjenc\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjete sociale, shefi i qeveris\u00eb tha se kushdo q\u00eb e ka lexuar Kadaren\u00eb e di etjen e tij t\u00eb pashuar p\u00ebr t\u00eb munguarit e m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>\u201cSepse Kadareja e d\u00ebshironte hetimin e \u00e7\u00ebshtjes. Miti i furnizoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si t\u00eb thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjell\u00eb Doruntin\u00ebn e vet. Koherenc\u00eb e paanalizueshme e shkrimtarit t\u00eb madh\u201d, shkroi mes tjerash Kurti.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Nata e par\u00eb pa Kadaren\u00eb kaloi mbr\u00ebm\u00eb. M\u00eb her\u00ebt e dinim q\u00eb \u00ebsht\u00eb atje diku me bibliotek\u00ebn e tij, dhe, k\u00ebtu te secila bibliotek\u00eb familjare n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tona. Do t\u00eb lexohet edhe m\u00eb shum\u00eb tash ai: q\u00eb t\u00eb na mungoj\u00eb m\u00eb pak neve q\u00eb e duam, q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb m\u00eb shum\u00eb veten q\u00eb na duhet.<\/p>\n<p>Shkrimtari yn\u00eb i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thot\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr kuptimin e k\u00ebsaj ndarjeje. Artisti b\u00ebn nj\u00eb vep\u00ebr artiste. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb vepra ajo q\u00eb krijon p\u00ebrher\u00eb. Kadare nuk na la n\u00eb paqen e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrgjumur, por na hodhi n\u00eb intrig\u00ebn e tij. Aty jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb ende personazhet dhe situatat, gjenerali i t\u00eb vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, Broad\u00ebay i zhvendosur n\u00eb Tiran\u00eb dhe hija e kineastit shqiptar n\u00eb Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe p\u00ebrkthyesi i kat\u00ebrt, valltari i vargjeve t\u00eb popullit apo autoriteti i n\u00ebndhesh\u00ebm i Lasgushit\u2026 T\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb jen\u00eb aty n\u00ebn paradigm\u00ebn e uraganit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari i madh ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mision, dhe ky mision \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh koh\u00ebt e shkrimeve, por edhe gjeografit\u00eb e proz\u00ebs. Dalja e tij p\u00ebrtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti n\u00eb kufi politik, ose, edhe m\u00eb mir\u00eb: ai p\u00ebrzien t\u00eb tashmen me nj\u00eb t\u00eb shkuar t\u00eb dyfisht\u00eb. Andaj do t\u00eb jet\u00eb sa shk\u00eblqim edhe problem.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb mesazh i habitsh\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrmendet edhe fakti q\u00eb vet\u00ebm s\u00eb shpejti do t\u00eb shfaqet n\u00eb Franc\u00eb biseda e tij e pothuaj tri dekadave m\u00eb her\u00ebt me t\u00eb munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo q\u00eb e ka lexuar Kadaren\u00eb e di etjen e tij t\u00eb pashuar p\u00ebr t\u00eb munguarit e m\u00ebdhenj. Sepse Kadareja e d\u00ebshironte hetimin e \u00e7\u00ebshtjes. Miti i furnizoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si t\u00eb thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjell\u00eb Doruntin\u00ebn e vet. Koherenc\u00eb e paanalizueshme e shkrimtarit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>I munguar i madh, nga dje, u b\u00eb edhe vet\u00eb Kadareja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka shkruar edhe sot p\u00ebr shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb dje n\u00eb mosh\u00ebn 88-vje\u00e7are n\u00eb urgjenc\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjete sociale, shefi i qeveris\u00eb tha se kushdo q\u00eb e ka lexuar Kadaren\u00eb e di etjen e tij t\u00eb pashuar p\u00ebr t\u00eb munguarit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175025","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}