{"id":175194,"date":"2024-07-05T15:43:12","date_gmt":"2024-07-05T13:43:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175194"},"modified":"2024-07-05T15:43:12","modified_gmt":"2024-07-05T13:43:12","slug":"a-do-te-rritet-koeficienti-i-pagave-ne-130-e-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-do-te-rritet-koeficienti-i-pagave-ne-130-e-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb rritet koeficienti i pagave n\u00eb 130 \u20ac para zgjedhjeve?"},"content":{"rendered":"

Jozyrtarisht thuhet se n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kalkulimet q\u00eb koeficienti i pagave n\u00eb sektorin publik t\u00eb ngrihet nga 110 n\u00eb 130 \u20ac. Madje thuhet se kjo ngritje do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, me shum\u00eb gjas\u00eb nga muaji korrik 2024.<\/p>\n

Burimet e \u201cFrontOnline\u201d b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se Qeveria \u201cKurti\u201d s\u00eb shpejti do ta kumtoj\u00eb lajmin p\u00ebr ngritjen e pagave dhe pensioneve, pas pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb shumta n\u00eb lidhje me Ligjin e Pagave, ku shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb shtet\u00ebror\u00eb u ankuan se t\u00eb ardhurat e tyre u jan\u00eb zvog\u00ebluar, n\u00eb vend se t\u00eb rriteshin me Ligj. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024, kur inflacioni ka arritur majat, pensionet e mosh\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk e tejkalojn\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 100 \u20ac.<\/p>\n

Nga viti i kaluar ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Ligji i ri i Pagave, ku vlera e nj\u00eb koeficienti ishte caktuar 105 \u20ac, nd\u00ebrsa nga janari i k\u00ebtij viti i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 110 \u20ac. Me gjith\u00eb rritjen p\u00ebr 5 \u20ac t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb koeficienti, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb me pagat kan\u00eb mbetur. Prandaj, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb parap\u00ebrgatitjet q\u00eb me rishikimin e buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2024, t\u00eb ndodh\u00eb edhe rritja e pagave dhe pensioneve, q\u00eb koin\u00e7idon n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare q\u00eb pritet t\u00eb mbahen gjat\u00eb vjesht\u00ebs, apo dimrit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n

Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb kritikuar Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr zvog\u00eblim t\u00eb pagave me Ligj t\u00eb ri, madje kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se vlera e nj\u00eb koeficienti duhet t\u00eb jet\u00eb 150 \u20ac, mir\u00ebpo, si\u00e7 thon\u00eb atam n\u00ebse rritja ndodh\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit, po ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n

Shala i PDK: Rritja e pagave ve\u00e7 p\u00ebr vota<\/p>\n

Kryetari i Komisionit p\u00ebr Ekonomi, nj\u00ebher\u00ebsh deputet i PDK-s\u00eb, Ferat Shala, thot\u00eb se Qeveria \u201cKurti\u201d edhe k\u00ebsaj radhe pa pik\u00eb transparenc\u00eb do ta marr vendimin p\u00ebr rritjen e pagave.<\/p>\n

Sipas tij, ky ndryshim tek pagat do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nevoja elektorale t\u00eb VV-s\u00eb.<\/p>\n

\u201cFlitet q\u00eb Qeveria \u00ebsht\u00eb duke e analizuar ngritjen e koeficientit, edhe mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pa nj\u00eb transparenc\u00eb pa debat e analiz\u00eb t\u00eb rrethanave ekonomike p\u00ebr p\u00ebrfituesit t\u00eb koeficientit, n\u00ebse ndodh vet\u00ebm me vendim pa i par\u00eb rrethanat \u00ebsht\u00eb vendim politik p\u00ebr nevoja elektorale\u201d, shprehet Shala.<\/p>\n

Shala thot\u00eb se ngritja e koeficientit nuk do t\u00eb mjaftoj\u00eb pasi sipas tij, do jet\u00eb minimale.<\/p>\n

\u201cQytetar\u00ebt meritojn\u00eb ngritjen e pag\u00ebs me nj\u00eb transparenc\u00eb analiz\u00eb e merit\u00eb duke analizuar. Qeveria mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ngritje minimale por jo t\u00eb mjaftueshme\u201d, u shpreh Shala p\u00ebr Front Online.<\/p>\n

Rukiqi i LDK-s\u00eb: Rritja e pagave n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, blerje e votave me parat\u00eb e taksapaguesve <\/p>\n

Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike, tanim\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, Berat Rukiqi ka vler\u00ebsuar se n\u00ebse ngrit\u00ebt vlera e koeficientit n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb Qeveris\u00eb \u201cKurti\u201d, \u00ebsht\u00eb vendim p\u00ebr blerjen e votave me parat\u00eb e taksapaguesve.<\/p>\n

Rukiqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke th\u00ebn\u00eb se s\u2019ka punuar asgj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n

\u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb lidhet me rritjen e pagave b\u00ebhet me rishikim t\u00eb buxhetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb. K\u00ebto vendime jan\u00eb politike dhe t\u00eb blihen votat me parat\u00eb e taksapaguesve. Qeveria s\u2019ka punuar asgj\u00eb ve\u00e7 ka ndikuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve, vendim i pamatur dhe i vonsh\u00ebm e p\u00ebr q\u00ebllime elektorale\u201d, tha Rukiqi.<\/p>\n

Lekaj: Rritja e pagave varet se kur mbahen zgjedhjet<\/p>\n

An\u00ebtari i Komisionit p\u00ebr Ekonomi, nga radh\u00ebt e AAK-s\u00eb, Pal Lekaj ka folur p\u00ebr Front Online lidhur me rritjen e mundshme t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb koeficientit t\u00eb pagave nga Qeveria \u201cKurti\u201d<\/p>\n

Ai thot\u00eb se pushteti aktual e ka keqp\u00ebrdorur tem\u00ebn p\u00ebr rritjen e pagave.<\/p>\n

\u201cKjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb e mbyllur tani e sa koh\u00eb, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur si tem\u00eb dhe proces nga Qeveria. Kjo Qeveri ka proklamuar q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb rris\u00eb koeficientin, por q\u00eb zyrtarisht nuk kemi asnj\u00eb vendim p\u00ebr rritjen dhe vler\u00ebn sa do t\u00eb jet\u00eb ky koeficient\u201d.<\/p>\n

Lekaj vler\u00ebson se rritja e koeficientit nga Qeveri aktuale varet nga mbajtja e zgjedhjeve.<\/p>\n

Sipas tij, n\u00ebse mbahen zgjedhjet n\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ngritje ta pagave n\u00ebse jo, koeficienti do rrit\u00ebt n\u00eb 2025-ten.<\/p>\n

\u201cDeri tani pushteti nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb element p\u00ebr rritje t\u00eb koeficientit apo rishikim t\u00eb buxhetit. Rrethanat politike do t\u00eb detyrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri t\u00eb rris\u00eb koeficientin, n\u00ebse ka zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb vjesht\u00eb koeficienti do t\u00eb rritet pak para zgjedhjeve, n\u00ebse zgjedhjet do t\u00eb mbahen t\u00eb rregullta at\u00ebher\u00eb koeficienti do t\u00eb rritet me buxhetin e ri t\u00eb vitit 2025\u201d, vler\u00ebson Lekaj p\u00ebr Front Online.<\/p>\n

Haki Shatri: Qeveria po tenton t\u00eb merr poena politik para zgjedhjeve me \u2018rritjen\u2019 e koeficientit<\/p>\n

Haki Shatri-, ish minist\u00ebr i Financave, vlera e koeficientit prej 130 eurove vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndodh n\u00eb fillim t\u00eb 2023-tes.<\/p>\n

Ai thot\u00eb se kjo ngritje mund t\u00eb ndodhte n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n

Sipas Shatrit, rritja e koeficientit n\u00eb fund t\u00eb mandatit qeveris\u00ebs b\u00ebhet p\u00ebr fushat\u00eb zgjedhore.<\/p>\n

\u201c130 euro \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb fillim t\u00eb vitit koeficienti se kjo caktohet kur aprovohet ligji p\u00ebr buxhetin. N\u00ebse ndodh kjo ka vonesa edhe nja dy muaj n\u00eb kuvend deri t\u00eb votohet, ngritja mundet me ndodh n\u00eb tre mujorin e fundit. Kjo \u00ebsht\u00eb me marr poena para zgjedhjeve edhe nuk ju shkojn\u00eb shum\u00eb pare se ve\u00e7 tre mujorin e paguajn\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb fushat\u00eb zgjedhore\u201d, thot\u00eb Shatri.<\/p>\n

Sipas Ligjit p\u00ebr buxhetin e vitit 2023, i miratuar po ashtu n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, buxheti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr paga n\u00eb sektorin publik do t\u00eb jet\u00eb 745 milion\u00eb euro<\/p>\n

Sipas Ligjit t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, koeficientin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e ka pozita e presidentit \u2013 18 \u2013 q\u00eb i bie q\u00eb paga e presidentit \u00ebsht\u00eb 1980 euro.<\/p>\n

Koeficienti i kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe Kryeministrit \u00ebsht\u00eb 17, nd\u00ebrsa e deputetit dhe ministrit \u00ebsht\u00eb 16.4.<\/p>\n

Koeficientin 15 e ka komandanti i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa 14.5 e kan\u00eb drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb dhe ai i Dogan\u00ebs.<\/p>\n

Prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt, var\u00ebsisht nga niveli, i kan\u00eb koeficientet nga 12 deri n\u00eb 14.5.<\/p>\n

Drejtori i Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs e ka koeficientin 14.<\/p>\n

Me koeficient t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe drejtori i SHSKUK-s\u00eb, nd\u00ebrsa mjeku specialist e ka koeficientin 12, mjeku n\u00eb specializim 8, mjeku i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, stomatologu dhe farmacist e kan\u00eb koeficientin 7.4.<\/p>\n

Nd\u00ebrsa infermier\u00ebt, var\u00ebsisht nga niveli, e kan\u00eb koeficientin prej 5.1 deri n\u00eb 5.6.<\/p>\n

M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme t\u00eb lart\u00eb e ka koeficientin 5.8 q\u00eb i bie q\u00eb paga \u00ebsht\u00eb 609 euro . Nd\u00ebrsa m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb shkoll\u00eb fillore dhe t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebt e ka koeficientin 5.6 q\u00eb i bie 588 euro.<\/p>\n

Polici e ka koeficientin 5, nd\u00ebrsa polici i lart\u00eb 5.9.\/Demokracia\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Jozyrtarisht thuhet se n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kalkulimet q\u00eb koeficienti i pagave n\u00eb sektorin publik t\u00eb ngrihet nga 110 n\u00eb 130 \u20ac. Madje thuhet se kjo ngritje do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, me shum\u00eb gjas\u00eb nga muaji korrik 2024. Burimet e \u201cFrontOnline\u201d b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175195,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175194","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}