{"id":175284,"date":"2024-07-07T11:06:36","date_gmt":"2024-07-07T09:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175284"},"modified":"2024-07-07T11:06:36","modified_gmt":"2024-07-07T09:06:36","slug":"a-mund-te-ndalohet-perdorimi-i-tiktok-ut-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mund-te-ndalohet-perdorimi-i-tiktok-ut-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb ndalohet p\u00ebrdorimi i TikTok-ut n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb qershorit Qeveria e Kosov\u00ebs ndaloi p\u00ebrdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb aktualisht nuk planifikohet n\u00eb nivel vendi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, P\u00ebrparim Kryeziu.<\/p>\n<p>\u201cAnalizat dhe vler\u00ebsimet e institucioneve dhe ekspert\u00ebve n\u00eb lidhje me gjendjen dhe rreziqet e siguris\u00eb komb\u00ebtare kibernetike jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Masat dhe rekomandimet p\u00ebr t\u00eb ardhmen nxirren vet\u00ebm mbi rezultatet e k\u00ebtyre analizave. Aktualisht, nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar ndalimi i rrjetit social TikTok n\u00eb nivel vendi\u201d, thot\u00eb Kryeziu.<\/p>\n<p>Qeveria vendosi t\u00eb ndaloj\u00eb TikTok-un n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr shkak t\u00eb rreziqeve kibernetike q\u00eb, sipas ekzekutivit, ky aplikacion paraqet.<\/p>\n<p>TikTok-u \u00ebsht\u00eb aplikacion i popullarizuar p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e videove t\u00eb shkurtra, kompania am\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs, ByteDance, e ka baz\u00ebn n\u00eb Kin\u00eb. N\u00eb vitin 2021, TikTok-u \u00ebsht\u00eb shpallur aplikacioni m\u00eb i shkarkuar n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdoret nga t\u00eb gjitha moshat, por t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnjestra kryesore. Kjo ka rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kan\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij aplikacioni n\u00eb pajisjet qeveritare, p\u00ebr shkak t\u00eb dilemave se TikTok-u mund t\u00eb ndaj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrdoruesve me Qeverin\u00eb kineze.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, TikTok-u kishte 1.5 miliard p\u00ebrdorues aktiv\u00eb n\u00eb baza mujore, nd\u00ebrsa deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 1.8 miliard p\u00ebrdorues. Numri i kosovar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb aplikacion nuk dihet, por videot e publikuara nga p\u00ebrdoruesit kosovar\u00eb marrin miliona shikime.<\/p>\n<p>Arbisa Shefkiu, 28-vje\u00e7arja nga Gjilani e sheh TikTok-un si nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb shprehur kreativitetin dhe p\u00ebr t\u2019u lidhur me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb nga e mbar\u00eb bota.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo beson se n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nisma p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe sigurin\u00eb e p\u00ebrdoruesve t\u00eb k\u00ebsaj platforme.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrfshin edukimin e rinis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e sigurt dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb teknologjis\u00eb, si dhe monitorimin e p\u00ebrmbajtjes p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimin dhe shp\u00ebrdorimin e platformave t\u00eb tilla\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb autoritetet dhe komuniteti t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p>\u201cEdukim p\u00ebr platformat sociale\u201d<br \/>\nKomisionerja p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi, Krenare Sogojeva-Dermaku, thot\u00eb se Kosova ka vendosur kontakt me TikTok-un dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa ndryshime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij aplikacioni n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sogojeva-Dermaku shprehet se nga k\u00ebto takime \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe politikat e privat\u00ebsis\u00eb, dhe t\u00eb vendoset kufizimi i mosh\u00ebs nga 13 n\u00eb 16 vje\u00e7 p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e k\u00ebtij aplikacioni.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se Kosov\u00ebs i duhet edukim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e platformave sociale.<\/p>\n<p>\u201c\u2026t\u00eb dim\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb sesi duhet t\u00eb sillemi n\u00eb internet, t\u00eb dim\u00eb si ta ruajm\u00eb veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt nga keqp\u00ebrdorimet n\u00eb internet, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb rreziqe nga TikTok-u?<br \/>\nP\u00ebrdorimi i TikTok-ut mund t\u00eb paraqes\u00eb rreziqe t\u00eb ndryshme, nisur nga privat\u00ebsia, e deri te rrezikimi i sh\u00ebndetit mendor, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktohet nga p\u00ebrdorimi i aplikacionit, thot\u00eb Tanzer Abazi, kryetar i Bordit n\u00eb Shoqat\u00ebn Shqiptare Kibernetike.<\/p>\n<p>\u201cTikTok-u mbledh nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb dh\u00ebnash personale nga p\u00ebrdoruesit e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb informacione mbi pajisjet, vendndodhjen, kamer\u00ebn, mikrofonin, audion, pajisjet af\u00ebr saj dhe sjelljen e p\u00ebrdoruesve. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime komerciale apo t\u00eb ndahen me pal\u00eb t\u00eb treta\u201d, thot\u00eb Abazi.<\/p>\n<p>Sipas tij, shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb TikTok-u ka baz\u00ebn dhe server\u00ebt qendror\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, q\u00eb sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet jo shum\u00eb miq\u00ebsor me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kina nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb shpallur m\u00eb 2008.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb shqet\u00ebsime se t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga TikTok-u mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga qeverit\u00eb apo aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb pad\u00ebshiruara, p\u00ebrfshir\u00eb mbik\u00ebqyrjen apo nd\u00ebrhyrjet n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdoruesve\u2019\u2019, thot\u00eb Abazi.<\/p>\n<p>Kush e ka ndaluar plot\u00ebsisht e kush e kufizoi p\u00ebrdorimin e TikTok-ut?<br \/>\nP\u00ebrderisa shum\u00eb nga vendet e Bashkimit Evropian e edhe institucionet e bllokut evropian, kan\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin e TikTok-ut n\u00eb pajisje shtet\u00ebrore dhe brenda institucioneve shtet\u00ebrore, ka vende q\u00eb kan\u00eb ndaluar plot\u00ebsisht p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij aplikacioni.<\/p>\n<p>India, Afganistani, Irani, Nepali, Pakistani jan\u00eb disa nga vendet n\u00eb t\u00eb cilat TikTok-u \u00ebsht\u00eb i ndaluar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Arsyet e ndalimit lidhen kryesisht me sigurin\u00eb kibernetike dhe p\u00ebrmbajtjen q\u00eb ofron ky aplikacion.<\/p>\n<p>Edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij aplikacioni.<\/p>\n<p>I shtyr\u00eb nga shqet\u00ebsimet e m\u00ebdha n\u00eb mesin e ligjv\u00ebn\u00ebsve amerikan\u00eb se Kina mund t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e amerikan\u00ebve, apo t\u2019i v\u00ebzhgoj\u00eb ata p\u00ebrmes k\u00ebtij aplikacioni, Senati amerikan e ka kaluar n\u00eb prill nj\u00eb projektligj i cili do ta ndaloj\u00eb TikTok-un n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00ebse pronari i saj \u2013 firma kineze ByteDance \u2013 nuk e shet at\u00eb brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Kompania kineze ByteDance, e cila e ka n\u00eb pron\u00ebsi TikTok-un, ka th\u00ebn\u00eb se nuk e ka nd\u00ebr mend ta shes\u00eb aplikacionin e famsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb qershorit Qeveria e Kosov\u00ebs ndaloi p\u00ebrdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb aktualisht nuk planifikohet n\u00eb nivel vendi. K\u00ebshtu thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, P\u00ebrparim Kryeziu. \u201cAnalizat dhe vler\u00ebsimet e institucioneve dhe ekspert\u00ebve n\u00eb lidhje me gjendjen dhe rreziqet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175285,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175284","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175284\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}