{"id":175315,"date":"2024-07-07T16:14:50","date_gmt":"2024-07-07T14:14:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175315"},"modified":"2024-07-07T16:14:50","modified_gmt":"2024-07-07T14:14:50","slug":"muja-paga-mesatare-ne-kosove-eshte-780-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/muja-paga-mesatare-ne-kosove-eshte-780-euro\/","title":{"rendered":"Muja: Paga mesatare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 780 euro"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit p\u00ebr Buxhet, nj\u00ebher\u00ebsh deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV) Armend Muja, pret q\u00eb buxheti p\u00ebr vitin 2025 t\u00eb jet\u00eb 3.2 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Krahasuar me vitin 2020, Muja ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr se ka dyfishim t\u00eb t\u00eb hyrave buxhetore.<\/p>\n<p>Sipas tij, paga mesatare n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 780 euro.<\/p>\n<p>Deputeti i partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr EkonomiaOnline ka th\u00ebn\u00eb se pas kat\u00ebr viteve mandat \u201cne do t\u00eb kemi dyfishim t\u00eb hyrave\u201d nd\u00ebrsa mohon se ka pasur keqp\u00ebrdorim t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Muja ka th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje edhe tek t\u00eb ardhurat nga korporatat, pasi nga 86 milion\u00eb euro n\u00eb vit sa kan\u00eb qen\u00eb, sipas tij do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rreth 230 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cMinistri i Financave \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb konsultimeve pas p\u00ebrpilimit t\u00eb tavaneve buxhetore, pres q\u00eb deri me dat\u00ebn 30 tetor Ministria e Financave ta sjell\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr Buxhet n\u00eb Kuvend nj\u00eb projektligj p\u00ebr projektin t\u00eb buxhet. Dinamikat q\u00eb un\u00eb i parashikoj \u00ebsht\u00eb fillimisht duhet t\u00eb shihen t\u00eb hyrat nga po vijn\u00eb dhe e dyta ku po orientohen shpenzimet struktura e shpenzimeve. Ajo q\u00eb un\u00eb parashoh tek t\u00eb hyrat \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb hyrat duhet p\u00ebr vitin 2025 duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dinamikave dikur rreth 3.2 miliard\u00eb euro. Krahasuar me vitin 2020 \u00ebsht\u00eb pothuajse dyfishimi i t\u00eb hyrave dhe k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb keni parasysh. Sa do q\u00eb t\u00eb ken\u00eb debat t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebri k\u00ebt\u00eb e konsideroj\u00eb nj\u00eb arritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShteti i Kosov\u00ebs me t\u00eb gjitha ato kapacitete q\u00eb i ka, ka arritur t\u2019i siguroj\u00eb 1.7 miliard\u00eb euro t\u00eb hyra. Pas kat\u00ebr viteve mandat ne do t\u00eb kemi dyfishim t\u00eb hyrave. Un\u00eb pres tek strukturat se nga po vijn\u00eb t\u00eb hyrat pres nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme tek t\u00eb hyrat e t\u00eb ardhurave personale, t\u00eb ardhurave t\u00eb korporatave. T\u00eb ardhurat tek korporatave kur kemi ardhur ne kan\u00eb qen\u00eb 86 milion\u00eb euro n\u00eb vit, kurse n\u00eb vitin q\u00eb po vjen pres q\u00eb ato t\u00eb trefishohen t\u00eb shkojn\u00eb diku rreth 230 milion\u00eb euro n\u00eb vit. T\u00eb hyrat n\u00eb TVSH pres t\u00eb kalkulohen 1.5 miliard\u00eb, kur kemi ardhur t\u00eb hyrat nga TVSH kan\u00eb qen\u00eb 750 milion\u00eb euro. Subvencionet dhe transferet pres q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen dikur rreth 1.2 miliard\u00eb n\u00eb buxhet e radh\u00ebs, kurse n\u00eb shpenzimet kapitale un\u00eb pres t\u00eb vler\u00ebsohen 950 milion\u00eb eurove\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Muja.<\/p>\n<p>Muja ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb buxhetit p\u00ebr mbrojtje p\u00ebr rreth dy p\u00ebr qind t\u00eb GDP-s\u00eb. Rritje beson se do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi e bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket shpenzimeve t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me mallra dhe sh\u00ebrbimet po ashtu pres q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebrgjith\u00ebsisht buxheti n\u00eb kuptimin sektorial q\u00eb pres t\u00eb rritet \u00ebsht\u00eb buxheti n\u00eb shpenzimin n\u00eb mbrojte i cili duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pah dikur rreth dy p\u00ebr qind n\u00eb raport me GDP. Pres q\u00eb shpenzimet t\u00eb rriten n\u00eb arsim, n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, bujq\u00ebsi t\u00eb shkojn\u00eb nga 90 milion\u00eb n\u00eb 100 milion\u00eb euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Muja, teksa p\u00ebrmend edhe rritjen e koeficientit p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>\u201cKoeficienti i pagave, kur kemi ardhur ne paga mesatare n\u00eb sektorin publik ka qen\u00eb kur jemi ardhur, mandati ka qen\u00eb 580, kurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit paga mesatare \u00ebsht\u00eb 780 euro. Nj\u00eb rritje mbi 30 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2019. Pres q\u00eb n\u00eb vitin 2025 t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb reflektim t\u00eb bazuar n\u00eb trendin e rritjes ekonomike t\u00eb vitit paraprak. Duhet t\u00eb jet\u00eb domosdoshm\u00ebrisht 4-5 p\u00ebr qind reflektim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit. Pres q\u00eb paga mesatare n\u00eb sektorin publik ta mb\u00ebrrij\u00eb nj\u00eb nivel i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb sesa q\u00eb ka qen\u00eb. Ne kur kemi ardhur n\u00eb pushtet kemi marr\u00eb me 83 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, diku tash jan\u00eb 81 mij\u00eb pun\u00ebtor q\u00eb i bie rreth dy mij\u00eb pozita m\u00eb pak\u201d.<\/p>\n<p>Muja ka mohuar se nuk ka keqp\u00ebrdorime t\u00eb buxhetit shtet\u00ebror, pasi sipas tij kan\u00eb trash\u00ebguar 300 milion\u00eb euro detyrime t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Gjithashtu p\u00ebr detyrimin nga shpron\u00ebsimi ai ka th\u00ebn\u00eb se nga 185 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 85 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat buxhetore jan\u00eb gjakftoht\u00eb ato reflektohen n\u00eb raste se ka kontekste politike gjithmon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund t\u2019i drejtohen thesarit t\u00eb shtetit, agjencis\u00eb t\u00eb ATK-s\u00eb dhe duhet t\u00eb japin nj\u00eb opinion t\u00eb sakt\u00eb pa u ndikuar nga politika. Mir\u00ebpo kur jemi ardhur n\u00eb pushtet kan\u00eb qen\u00eb rreth 300 milion\u00eb euro detyrime t\u00eb papaguara pra afatshkurtra q\u00eb ishte dashur q\u00eb t\u00eb kryhen brenda vitit. E di q\u00eb i kemi trash\u00ebguar edhe 185 milion\u00eb euro detyrime nga shpron\u00ebsimi. Faktuarat e papaguara dhe detyrimet e papaguara k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjeshme dhe \u00ebsht\u00eb stabilizuar. Gjithashtu detyrimi nga shpron\u00ebsimi nga 185 milion\u00eb euro kan\u00eb mb\u00ebrri n\u00eb 85 milion\u00eb euro. Detyrimet p\u00ebr shpron\u00ebsimet ka qen\u00eb tmerri i t\u00eb gjithave investimet kapitale. N\u00eb vitin 2023 nuk ka asnj\u00eb financim nga ATK-ja as nuk ka huazime t\u00eb ndjeshme, ne po i mbledhim dhe po i shpenzojm\u00eb ashtu si po i marrim\u201d, u shpreh Muja.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit do t\u2019i realizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb premtimet, dhe si rezultat Kosova do t\u00eb ket\u00eb dyfishim t\u00eb rritjes ekonomike.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb hyrat doganore kan\u00eb qen\u00eb 1.1 miliard\u00eb euro dhe t\u00eb nj\u00ebjtat sipas tij pritet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb 2 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb mandatit pres q\u00eb viti 2025 t\u00eb shkoj gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb dyfishohet. T\u00eb hyrat q\u00eb i ka mbledh ATK-ja ne i kemi pasur i kemi marr\u00eb diku rreth 530 milion\u00eb eurove un\u00eb pres q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb hyrat diku 1.1 miliard\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb dyfishim i t\u00eb hyrave. T\u00eb hyrat nga dogana kur kemi ardhur ne 1.1 miliard\u00eb ne presim q\u00eb t\u00eb shkoj deri n\u00eb dy miliard\u00eb n\u00eb vitin 2025. Do t\u00eb marr\u00eb pak koh\u00eb derisa impakti t\u00eb rrjedh e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb transferet sociale jan\u00eb rekord, investimet kapitale. K\u00ebto jan\u00eb projekte strategjike komb\u00ebtare, pres q\u00eb linja hekurudhore midis Hanit t\u00eb Elezit deri n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, gjithashtu edhe hekurudh\u00ebn tjet\u00ebr, do t\u00eb kemi qasje p\u00ebr rritjen ekonomike\u201d, ka deklaruar Muja.\/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit p\u00ebr Buxhet, nj\u00ebher\u00ebsh deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV) Armend Muja, pret q\u00eb buxheti p\u00ebr vitin 2025 t\u00eb jet\u00eb 3.2 miliard\u00eb euro. Krahasuar me vitin 2020, Muja ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr se ka dyfishim t\u00eb t\u00eb hyrave buxhetore. Sipas tij, paga mesatare n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 780 euro. Deputeti i partis\u00eb n\u00eb pushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175315","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175315"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175315\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}