{"id":175531,"date":"2024-07-10T17:18:11","date_gmt":"2024-07-10T15:18:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175531"},"modified":"2024-07-10T17:18:11","modified_gmt":"2024-07-10T15:18:11","slug":"zhbllokim-i-dialogut-kosove-serbi-apo-vazhdim-i-status-quos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zhbllokim-i-dialogut-kosove-serbi-apo-vazhdim-i-status-quos\/","title":{"rendered":"Zhbllokim i dialogut Kosov\u00eb-Serbi apo vazhdim i status-quos"},"content":{"rendered":"<p>BE-ja k\u00ebrkon q\u00eb Kosova e Serbia t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb komentet rreth zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Por sipas analist\u00ebve nuk ka shpresa, se brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr mund t\u00eb sh\u00ebnohet progres.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia kan\u00eb afat deri m\u00eb 18 korrik t&#8217;u d\u00ebrgojn\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve t\u00eb Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrug\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy vendeve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pal\u00ebt ran\u00eb dakord vitin e kaluar n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Dy takimet e fundit q\u00eb u zhvilluan n\u00eb Bruksel nd\u00ebrmjet udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsit evropian\u00eb dhe n\u00eb nivel kryenegociator\u00ebsh q\u00eb synonin zhbllokimin e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, p\u00ebrfunduan pa ndonj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 korrik, kryenegociatori i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq, u takuan n\u00eb Bruksel. Bislimi deklaroi pas takimit se pala serbe ishte e interesuar vet\u00ebm p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe, duke njoftuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht, se megjithat\u00eb deri m\u00eb 18 korrik &#8220;qeveria e Kosov\u00ebs do t&#8217;i d\u00ebrgoj\u00eb komentet me shkrim mbi Marr\u00ebveshjen Baz\u00eb\u201d. Sipas Bislimit, &#8220;aty pritet t\u00eb d\u00ebshmohet se Serbia nuk po e respekton Marr\u00ebveshjen\u201d. Nga ana tjet\u00ebr kryenegociatori i Serbis\u00eb, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosov\u00ebn si\u00e7 thot\u00eb &#8220;p\u00ebr mbytje t\u00eb dialogut\u201d.<\/p>\n<p>BE-ja nuk do t\u00eb krijohet boshll\u00ebk p\u00ebr dialogun<\/p>\n<p>BE-ja ka v\u00ebn\u00eb si afat dat\u00ebn 18 korrik p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb propozim t\u00eb ri mbi k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb pajtuar q\u00eb t&#8217;ia zgjasin mandatin t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak, deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Pajtimi u arrit pasi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte em\u00ebruar Laj\u00e7akun si ambasador t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, i cili ishte dashur t\u00eb niste pun\u00ebn m\u00eb 1 shtator, menj\u00ebher\u00eb pasi t&#8217;i skadonte mandati n\u00eb rolin e leht\u00ebsuesit t\u00eb dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb, me vazhdimin edhe p\u00ebr pes\u00eb muaj t\u00eb mandatit t\u00eb Laj\u00e7akut n\u00eb rolin e leht\u00ebsuesit t\u00eb dialogut, BE-ja d\u00ebshiron t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mos ket\u00eb boshll\u00ebk, derisa t\u00eb em\u00ebrohet pasardh\u00ebsi i tij. Em\u00ebrimi i pasardh\u00ebsit t\u00eb Laj\u00e7akut nd\u00ebrlidhet direkt me procedur\u00ebn p\u00ebr em\u00ebrimin e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rinj n\u00eb institucionet e BE-s\u00eb p\u00ebr mandatin e ardhsh\u00ebm pes\u00ebvje\u00e7ar. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre em\u00ebrimeve \u00ebsht\u00eb edhe nominimi i kryeministres s\u00eb Estonis\u00eb, Kaja Kallas, n\u00eb postin e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb takimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi. Kreu n\u00eb largim i diplomacis\u00eb evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se &#8220;p\u00ebrkund\u00ebr ndryshimeve brenda strukturave t\u00eb BE-s\u00eb, detyrimet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk do t\u00eb hiqen\u201d, duke ritheksuar se &#8220;normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb angazhimit evropian rreth Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Konnjufca: Nd\u00ebrlikime t\u00eb panevojshme<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, s\u00eb fundmi kryetari i parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs Glauk Konjufca, tha se &#8220;Serbia po i shkel parimet e marr\u00ebveshjes\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo \u00e7\u00ebshtja e pozicionit t\u00eb Kosov\u00ebs po nd\u00ebrlikohet pa nevoj\u00eb. E para marr\u00ebveshja p\u00ebrb\u00ebhet prej parimeve dhe \u00e7\u00ebshtjeve konkrete. Parimet e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb frym\u00ebn e marr\u00ebveshjes. Parimet nuk kan\u00eb afat, nuk mund t\u00eb thot\u00eb Serbia me Kosov\u00ebn mund t\u00eb sillet agresore dhe n\u00eb nj\u00eb moment mund t\u00eb b\u00ebhet fqinj\u00eb e mir\u00eb. \u00c7\u00ebshtjet konkrete mund t\u00eb ken\u00eb afate. Problemi \u00ebsht\u00eb se Serbia po i shkel parimet e marr\u00ebveshjes\u201d, tha Konjufca. Sipas tij, nuk mund t\u00eb kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana B\u00ebrnabiq d\u00ebrgon letr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvler\u00ebsuar marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Dallimet e m\u00ebdha mes pal\u00ebve pengojn\u00eb procesin<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb analist\u00ebt politik\u00eb nuk kan\u00eb shum\u00eb pritshm\u00ebri se mund t\u00eb sh\u00ebnohet p\u00ebrparim n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr. Sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dallimet nd\u00ebrmjet pal\u00ebve jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebto dallime u vun\u00eb re edhe n\u00eb p\u00ebrpjekjen e fundit t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ul\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb Kurtin dhe Vu\u00e7iqin, por ata nuk pranuan t\u00eb takohen kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj, analist politik i tha DW-s\u00eb se &#8220;p\u00ebr aq koh\u00eb sa BE nuk vendos obligime dhe afate t\u00eb qarta p\u00ebr pal\u00ebt p\u00ebr zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb dakorduara, nuk pritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse mbetet n\u00eb vullnetin e pal\u00ebve (Serbi dhe Kosov\u00eb) marr\u00ebveshjet nuk do t\u00eb zbatohen asnj\u00ebher\u00eb si\u00e7 edhe nuk jan\u00eb zbatuar deri me tani. Do t\u00eb ket\u00eb manovra politike vet\u00ebm p\u00ebr ta faj\u00ebsuar nj\u00ebra tjetr\u00ebn n\u00eb sy t\u00eb per\u00ebndimit dhe kaq. Prandaj, BE duhet t\u00eb marr\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit duke vendos obligime t\u00eb caktuara p\u00ebr secil\u00ebn pal\u00eb, dhe afate p\u00ebr secilin obligim e madje edhe nd\u00ebshkim p\u00ebr secil\u00ebn pal\u00eb q\u00eb nuk zbaton obligimet n\u00eb koh\u00ebn e paracaktuar\u201d, thekson Demhasaj. Sipas tij, &#8220;vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm dialogu dhe mund t\u00eb ket\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve. P\u00ebrndryshe edhe me dat\u00ebn 18 korrik thjesht mund t\u00eb ket\u00eb komente nga pal\u00ebt q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjendet modalitet i zbatimit\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk i jep pal\u00ebve at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, por iu jep detyra pa kushte&#8221;<\/p>\n<p>Nj\u00eb analist tjet\u00ebr, Blerim Burjani, i tha DW-s\u00eb se udh\u00ebzuesi i BE-s\u00eb ka qen\u00eb i qart\u00eb sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, pa dallim dhe pa ndonj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj pikave t\u00eb marr\u00ebveshjes. Ato duhet t\u00eb zbatohen nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8220;Pra e t\u00ebr\u00eb politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb koncentruar se si t\u00eb filloj\u00eb zbatimi dhe t\u00eb ndalen obstruksionet, t\u00eb cilat vler\u00ebsohen si t\u00eb pa papranueshme. Paraqitja e komenteve un\u00eb e kuptoj m\u00eb shum\u00eb si presion se sa si q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pal\u00ebt obligimin ndaj marr\u00ebveshjes. Kurti nuk do Asociacionin e Komunave serbe, kjo \u00ebsht\u00eb qart\u00eb dhe ka pas shum\u00eb interpretime d\u00ebshirore apo, edhe t\u00eb gabuara rreth k\u00ebsaj teme n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj\u201d, thot\u00eb Burjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka konsensus nacional p\u00ebr ta themeluar si\u00e7 e quan ai, k\u00ebt\u00eb &#8220;Asociacion kontravers n\u00eb kuptimin juridik dhe kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjen e Ohrit pal\u00ebt tentojn\u00eb ta minimizojn\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundshme p\u00ebr t&#8217;u zbatuar, thekson Burjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, Marr\u00ebveshja e Ohrit nuk i jep pal\u00ebve at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, por iu jep detyra pa kushte.<\/p>\n<p>&#8220;Serbis\u00eb nuk i duhet nj\u00eb Asociacion pa kompetenca ekzekutive, nd\u00ebrsa, Kosova e quan rrezik kushtetues dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00ebse themelohet nj\u00eb entitet i ri juridik n\u00eb veri e n\u00eb 10 komuna serbe. Pra qasja e deritashme e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve e ka p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb zbatim, dhe \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb te i lihet pal\u00ebve faji, e m\u00eb s\u00eb paku Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Burjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, BE-ja gjendet para ristrukturimit pas zgjedhjeve atje dhe fati i dialogut do t\u00eb varet nga strukturat e reja q\u00eb do t\u00eb formohen, sikund\u00ebr q\u00eb \u00e7far\u00eb qasje e re do te riformulohet.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt, Bashkimi Evropian e konsideron si marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme dhe ka theksuar qart\u00eb se p\u00ebrparimi n\u00eb zbatimin e saj \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me p\u00ebrparimin e t\u00eb dyja pal\u00ebve n\u00eb proceset integruese. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BE-ja k\u00ebrkon q\u00eb Kosova e Serbia t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb komentet rreth zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Por sipas analist\u00ebve nuk ka shpresa, se brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr mund t\u00eb sh\u00ebnohet progres. Kosova dhe Serbia kan\u00eb afat deri m\u00eb 18 korrik t&#8217;u d\u00ebrgojn\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve t\u00eb Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrug\u00ebs s\u00eb zbatimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175532,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175531","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175531\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}