{"id":175558,"date":"2024-07-10T19:15:24","date_gmt":"2024-07-10T17:15:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175558"},"modified":"2024-07-10T19:15:24","modified_gmt":"2024-07-10T17:15:24","slug":"kah-po-i-cojne-paret-lista-guxo-nuk-e-kalon-testin-e-auditorit-financiar-se-deklaron-asnje-cent-per-vitin-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kah-po-i-cojne-paret-lista-guxo-nuk-e-kalon-testin-e-auditorit-financiar-se-deklaron-asnje-cent-per-vitin-2023\/","title":{"rendered":"Kah po i \u00e7ojn\u00eb paret?! Lista GUXO nuk e kalon testin e auditorit financiar, s\u2019e deklaron asnj\u00eb cent p\u00ebr vitin 2023"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb audituara, t\u00eb hyrat e subjektit politik q\u00eb bashk\u00ebqeveris me vendin, partia Lista GUXO, jan\u00eb zero. N\u00eb Raportin e Auditorit t\u00eb pavarur p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2023 \u2013 31 dhjetor 2023, thuhet se mungon aktiviteti financiar i k\u00ebsaj partie. Ani pse kryetar\u00ebt e saj, Donika G\u00ebrvalla Schwarz q\u00eb mban edhe pozit\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Jashtme dhe Faton Peci, minist\u00ebr aktual i Bujq\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti II, e t\u00eb cil\u00ebt vazhdimisht thirren n\u00eb ruajtjen e paras\u00eb publike si dhe n\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shpenzimit t\u00eb saj, raporton Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Subjektet politike parlamentare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe Lista GUXO, financohen edhe me para t\u00eb shtetit, p\u00ebrmes Fondit p\u00ebr Demokratizim, duke i marr\u00eb disa miliona euro gjat\u00eb vitit, n\u00eb baz\u00eb numrit t\u00eb tyre t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend. Gjat\u00eb vitit 2023 shteti i ka ndar\u00eb p\u00ebr partit\u00eb politike 4 milion\u00eb e 800 mij\u00eb euro. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, pjes\u00eb e Grupit Parlamentar e t\u00eb cilit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Lista GUXO, i ka marr\u00eb 2 milion\u00eb e 800 mij\u00eb euro. Por, partia q\u00eb drejtohet nga dy kryetar\u00eb, ministrat Peci e G\u00ebrvalla, e q\u00eb ka edhe pes\u00eb deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr periudh\u00ebn e audituar, auditorit i ka paraqitur zero qarkullim financiar. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Auditori ta rangoj\u00eb si partin\u00eb parlamentare me vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, at\u00eb t\u00eb \u201cMohim i Opinionit\u201d.<\/p>\n<p>Kjo parti \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb ket\u00eb zero qarkullim financiar, gjithashtu p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb subjekt q\u00eb ushtron aktivitet, pasi posedon zyra n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb komuna tjera.<\/p>\n<p>Sipas informatave t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb raport, pasqyrat financiare t\u00eb List\u00ebs GUXO jan\u00eb p\u00ebrgatitur sipas k\u00ebrkesave te Ligjit Nr. 04\/L-212 P\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 P\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me ligjin nr. 04\/L-212 dhe me ligjin Nr.04\/L-058, neni 15 Raportimi Financiar.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb nenin 19 paragrafi 10 te Ligjit 08\/L-122 P\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 P\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me ligjin nr. 04\/L-212 dhe me ligjin Nr.04\/L-058 , Subjekti i regjistruar politik brenda pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (15) dit\u00ebve nga marrja e rezultateve preliminare t\u00eb kontrollimit mund ta dor\u00ebzoj\u00eb raportin e rishikuar financiar dhe shpjegimin lidhur me \u00e7do gabim t\u00eb duksh\u00ebm ose l\u00ebshim t\u00eb identifikuar nga auditor\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse partia posedon llogari aktive bankare n\u00eb Bank\u00ebn p\u00ebr Biznes (BPB) dhe ka zhvilluar aktivitetet e saj gjat\u00eb vitit, n\u00eb pasqyr\u00ebn e pozit\u00ebs financiare, ku p\u00ebrfshihen pasurit\u00eb afatgjate dhe afatshkurtra, detyrimet afatgjate dhe afatshkurtra, n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit 2023 jan\u00eb t\u00eb deklaruara 0 euro, raporton Gazeta Online Reporteri.net. Nj\u00ebjt\u00eb ishin edhe m\u00eb 31 dhjetor 2022.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1.png\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"682\" class=\"alignnone size-full wp-image-175559\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1.png 533w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-234x300.png 234w\" sizes=\"auto, (max-width: 533px) 100vw, 533px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat shifra jan\u00eb edhe n\u00eb pasqyr\u00ebn e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, ku nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00eb cent qarkullim.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/11111.png\" alt=\"\" width=\"535\" height=\"692\" class=\"alignnone size-full wp-image-175560\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/11111.png 535w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/11111-232x300.png 232w\" sizes=\"auto, (max-width: 535px) 100vw, 535px\" \/><\/p>\n<p>Lista GUXO nuk ka paraqitur as shpenzimet p\u00ebr pagat dhe kompensimet, p\u00ebr transport, reklama, reprezentacion e konferenca.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22.png\" alt=\"\" width=\"530\" height=\"690\" class=\"alignnone size-full wp-image-175561\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22.png 530w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22-230x300.png 230w\" sizes=\"auto, (max-width: 530px) 100vw, 530px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna financiare nuk ka as p\u00ebr donacionet dhe kontributet n\u00eb t\u00eb holla dhe kategorit\u00eb tjera ku partit\u00eb obligohen q\u00eb t\u00eb deklarojn\u00eb pasqyr\u00ebn e financave.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333.png\" alt=\"\" width=\"539\" height=\"739\" class=\"alignnone size-full wp-image-175562\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333.png 539w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333-219x300.png 219w\" sizes=\"auto, (max-width: 539px) 100vw, 539px\" \/><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e raportit \u00ebsht\u00eb edhe adresimi drejtuar kryesis\u00eb s\u00eb List\u00ebs Guxo, ku p\u00ebrfshihet mohimi i opinionit bashk\u00eb me bazat e tij.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi audituar raportet financiare t\u00eb bashk\u00ebngjitura t\u00eb Subjektit Politik Partia GUXO (n\u00eb vijimreferuar si \u201cSubjekti Politik\u201d apo \u201cGUXO\u201d), t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga Pasqyra e Pozit\u00ebs Financiare me 31 Dhjetor 2023, Pasqyra e t\u00eb Hyrave dhe Shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn e p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb , dhe informacionin tjet\u00ebr shpjegues t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb fq. 8-12<\/p>\n<p>Ne nuk shprehim nj\u00eb opinion mbi raportet financiare t\u00eb vitit 2023 t\u00eb Subjektit Politik Partia GUXO. P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb paragrafin bazat p\u00ebr mohim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb opinionit, ne nuk kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb sigurojm\u00eb evidenc\u00ebn e nevojshme t\u00eb auditimit p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opinion t\u00eb auditimit\u201d, thuhet n\u00eb mohimin e opinionit n\u00eb Raportin e Auditorit t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e bazave p\u00ebr mohim t\u00eb opinionit, argumentohet mungesa e aktivitetit financiar p\u00ebr vitin 2023, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Lista GUXO ka aktivitet t\u00eb zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb 12 muajve.<\/p>\n<p>\u201cPasqyrat financiare nuk paraqesin asnj\u00eb aktivitet financiar p\u00ebr vitin e p\u00ebrfunduar me 31 Dhjetor 2023 p\u00ebrkund\u00ebr faktit qe subjekti politik ka aktivitet t\u00eb zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb vitit. Si auditor\u00eb, ne mb\u00ebshtetemi n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat financiare p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar drejt\u00ebsin\u00eb e pasqyrave financiare, duke p\u00ebrfshir\u00eb plot\u00ebsin\u00eb, sakt\u00ebsin\u00eb dhe pajtueshm\u00ebrin\u00eb me Standardet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Raportimit Financiar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mungesa e aktivitetit financiar na pengon nga kryerja e procedurave thelb\u00ebsore t\u00eb auditimit dhe i b\u00ebn pasqyrat financiare t\u00eb pavlefshme nga informacioni thelb\u00ebsor i nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb auditim\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb raport.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga Lista GUXO, partneri i saj n\u00eb Qeveri, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, q\u00eb ka t\u00eb hyrat vjetore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha plot 2,000,750.24 euro, ka paraqitur aktivitetin e saj financiar n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e parapara n\u00eb Raportin e Auditorit t\u00eb pavarur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Sipas opinionit t\u00eb publikuar n\u00eb raport, thuhet se pasqyrat financiare t\u00eb bashk\u00ebngjitura t\u00eb LVV-s\u00eb paraqesin drejt n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale pozicionin financiar t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb hyrat e shpenzimet n\u00eb pajtim me Ligjin.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi audituar raportet financiare t\u00eb bashk\u00ebngjitura t\u00eb Subjektit Politik \u201cL\u00cbVIZJA VET\u00cbVENDOSJE\u201d (n\u00eb vijim referuar si \u201cSubjekti Politik\u201d SP\u201d), t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga Pasqyra e Pozit\u00ebs Financiare me 31 Dhjetor 2023, Pasqyra e t\u00eb Hyrave dhe Shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn e p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, dhe informacionin tjet\u00ebr shpjegues t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb faqe 8-19.<\/p>\n<p>Sipas opinionit ton\u00eb, pasqyrat financiare te bashkangjitura paraqesin drejt\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar t\u00eb Subjektit Politik me m\u00eb dat\u00ebn 31 Dhjetor 2023, dhe t\u00eb Hyrat dhe Shpenzimet p\u00ebr periudh\u00ebn, n\u00eb pajtim me me Ligjin 08\/L-122 P\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 P\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me ligjin nr. 04\/L-212 dhe me ligjin Nr.04\/L-058\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb pasqyr\u00ebn e pozit\u00ebs financiare ku Lista GUXO kishte deklaruar 0 euro n\u00eb pasurit\u00eb afatgjate e afatshkurtra, LVV-ja ka deklaruar gjithsej 1,465,928.81 euro, 1,321.018.61 euro ekuitet dhe 144,910.20 detyrime.<\/p>\n<p>Po ashtu jan\u00eb t\u00eb paraqitura edhe donacionet dhe kontributet n\u00eb t\u00eb holla p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb, me data dhe shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pagesave t\u00eb cilat jan\u00eb kryer p\u00ebrmes transaksioneve bankare. Gjithsej shuma e t\u00eb donacioneve dhe kontributeve n\u00eb t\u00eb holla \u00ebsht\u00eb 22,366.00 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr LVV-n\u00eb ka t\u00eb dh\u00ebna financiare edhe p\u00ebr shpenzimet n\u00eb toka, objekte e pajisje, p\u00ebr pages\u00ebn e qirave t\u00eb zyrave, furnizimin me derivate, pages\u00ebn e energjis\u00eb elektrike e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Auditori i pavarur opinion t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr pasqyr\u00ebn financiare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se paraqet drejt n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale pozicionin financiar.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi audituar raportet financiare t\u00eb bashk\u00ebngjitura t\u00eb Subjektit Politik \u201cPartia Demokratike e Kosov\u00ebs\u201d(n\u00eb vijim referuar si \u201cSubjekti Politik\u201d apo \u201cPDK\u201d), t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga Pasqyra e Pozit\u00ebs Financiare me 31 Dhjetor 2023, Pasqyra e te Hyrave dhe Shpenzimeve p\u00ebr vitin e p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, dhe informacionin tjet\u00ebr shpjegues t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb faqe 9-14.<\/p>\n<p>Sipas mendimit ton\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb efekteve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrshkruar n\u00eb seksionin e Baz\u00ebs p\u00ebr Opinion t\u00eb kualifikuar t\u00eb raportit ton\u00eb, Pasqyrat Financiare t\u00eb bashkangjitura paraqesin drejt, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar t\u00eb subjektit Politik me dat\u00ebn 31 Dhjetor 2023, dhe t\u00eb Hyrat dhe Shpenzimet p\u00ebr vitin e p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb date, n\u00eb pajtim me Ligjin Nr. 03\/L-174, P\u00ebr financimin e subjekteve politike dhe me Ligjin 08\/L-122 P\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 P\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me ligjin nr. 04\/L-212 dhe me ligjin Nr.04\/L-058\u201d, njofton auditori.<\/p>\n<p>N\u00eb pasqyr\u00ebn e pozit\u00ebs financiare, PDK-ja ka deklaruar p\u00ebr vitin 2023 gjithsej 27,053.46 euro. Nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e t\u00eb hyrave vjetore, partia e Memli Krasniqit ka deklaruar 951,483.00 euro, kurse 717,543.90 euro jan\u00eb shpenzime.<\/p>\n<p>Po ashtu jan\u00eb paraqitur edhe t\u00eb dh\u00ebnat tjera sa i p\u00ebrket shpenzimeve p\u00ebr pagat, qirat\u00eb, reklamat e aktivitetet dhe detyrimet tjera t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, auditori ka deklaruar se pasqyrat financiare paraqesin drejt n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale pozicionin financiar t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi audituar raportet financiare bashk\u00ebngjitura t\u00eb Subjektit Politik \u201cLidhja Demokratike e Kosov\u00ebs\u201d (n\u00eb vijim referuar si \u201cSubjekti Politik\u201d apo \u201cLDK\u201d), te p\u00ebrb\u00ebra nga Pasqyra e Pozit\u00ebs Financiare me 31 Dhjetor 2023, Pasqyra e te Hyrave dhe Shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn e p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb dat\u00eb , dhe informacionin tjet\u00ebr shpjegues t\u00eb p\u00ebrfshira ne fq. 6-14<\/p>\n<p>Sipas mendimit ton\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb efekteve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrshkruara n\u00eb seksionin e Baz\u00ebs p\u00ebr Opinionin t\u00eb kualifikuar t\u00eb raportit ton\u00eb, Pasqyrat Financiare t\u00eb bashkangjitura paraqesin drejt, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar t\u00eb subjektit Politik me dat\u00ebn 31 Dhjetor 2023, dhe t\u00eb Hyrat dhe Shpenzimet p\u00ebr periudh\u00ebn, n\u00eb pajtim me Ligjin 08\/L-122 P\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03\/L-174 P\u00ebr financimin e subjekteve politike, t\u00eb ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me ligjin nr. 04\/L-212 dhe me ligjin Nr.04\/L-058\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb publikuar, LDK-ja ka 723,169.92 euro t\u00eb hyra vjetore n\u00eb 2023, kurse shpenzimet vjetore t\u00eb partis\u00eb s\u00eb drejtuar nga Lumir Abdixhiku, jan\u00eb 431,824.38 euro.<\/p>\n<p>LDK-ja ka b\u00ebr\u00eb publike edhe shpenzimet p\u00ebr pagat e kompensimet, shpenzimet p\u00ebr transportin, reklamat, reprezentacionin dhe konferencat dhe shpenzimet tjera t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve m\u00eb 2 korrik ka njoftuar se jan\u00eb publikuar raportet financiare t\u00eb vitit 2023 pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb auditimit nga auditor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konkursi t\u00eb hapur publik nga Zyra p\u00ebr Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar t\u00eb Subjekteve Politike (ZRCKFSP).<\/p>\n<p>Partive politike, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vit, nga buxheti u ndahen m\u00eb shum\u00eb se miliona euro. Kjo ndarje b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb numrit t\u00eb ul\u00ebseve t\u00eb fituara n\u00eb Kuvend p\u00ebr nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, KQZ-ja ka marr\u00eb vendim p\u00ebr caktimin e lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb mjeteve nga fondi p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e partive politike p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar \u2013 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve p\u00ebr financimin e subjekteve politike dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pun\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve, ka vler\u00ebn 4 milion\u00eb e 800 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga kjo ndarje m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrfiton partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, me \u00e7\u2019rast shuma totale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt \u00ebsht\u00eb 2 milion\u00eb e 280 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike \u00e7do vit n\u00eb dat\u00ebn 1 mars dor\u00ebzojn\u00eb raportet e tyre financiare vjetore n\u00eb KQZ-s\u00eb, t\u00eb cilat auditohen nga auditori i pavarur. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb audituara, t\u00eb hyrat e subjektit politik q\u00eb bashk\u00ebqeveris me vendin, partia Lista GUXO, jan\u00eb zero. N\u00eb Raportin e Auditorit t\u00eb pavarur p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2023 \u2013 31 dhjetor 2023, thuhet se mungon aktiviteti financiar i k\u00ebsaj partie. Ani pse kryetar\u00ebt e saj, Donika G\u00ebrvalla Schwarz q\u00eb mban edhe pozit\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175563,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175558","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}