{"id":175565,"date":"2024-07-10T19:18:48","date_gmt":"2024-07-10T17:18:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175565"},"modified":"2024-07-10T19:18:48","modified_gmt":"2024-07-10T17:18:48","slug":"zyrtaret-amerikane-te-zbulimit-nderhyrje-ruse-ne-zgjedhje-per-te-demtuar-bidenin-dhe-ndihmuar-trumpin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zyrtaret-amerikane-te-zbulimit-nderhyrje-ruse-ne-zgjedhje-per-te-demtuar-bidenin-dhe-ndihmuar-trumpin\/","title":{"rendered":"Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit: Nd\u00ebrhyrje ruse n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Bidenin dhe ndihmuar Trumpin"},"content":{"rendered":"<p>Rusia po i kthehet nj\u00eb skenari t\u00eb njohur n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme presidenciale n\u00eb Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kandidatur\u00ebn e ish Presidentit Donald Trump duke diskredituar fushat\u00ebn e Presidentit Joe Biden, sipas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim i ri i k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr zgjedhjet e n\u00ebntorit, i cili u nda me gazetar\u00ebt, nuk p\u00ebrmend asnj\u00eb kandidat me em\u00ebr. Por nj\u00eb zyrtar i zbulimit u tha gazetar\u00ebve se k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Kremlinit rreth sken\u00ebs politike amerikane nuk ka ndryshuar nga ciklet e m\u00ebparshme zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi par\u00eb ndonj\u00eb ndryshim sa i p\u00ebrket preferencave t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb gar\u00ebn presidenciale n\u00eb krahasim me zgjedhjet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn,\u201d u tha zyrtari gazetar\u00ebve, duke pranuar t\u00eb flas\u00eb mbi raportin me kusht q\u00eb t\u00eb mos identifikohet me em\u00ebr.<\/p>\n<p>Zyrtari tha se kjo preferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar p\u00ebr shkak \u201ct\u00eb rolit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebrsa i p\u00ebrket Ukrain\u00ebs dhe politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme ndaj Rusis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ky paralajm\u00ebrim nga zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit vjen gati kat\u00ebr vite pas nj\u00eb paralajm\u00ebrimi t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2020, gjat\u00eb t\u00eb cilave presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm Trump garonte kund\u00ebr Biden.<\/p>\n<p>Moska po p\u00ebrdor \u201cnj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskredituar ish N\u00ebn-presidentin Biden dhe at\u00eb q\u00eb e konsideron si nj\u00eb \u2018klas\u00eb politike\u2019 anti-Rusi,\u201d kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb kohe ish drejtuesi i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare amerikane t\u00eb Kund\u00ebrzbulimit dhe Siguris\u00eb, William Evanina.<\/p>\n<p>\u201cDisa aktor\u00eb t\u00eb lidhur me Kremlinin gjithashtu po synojn\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb kandidatur\u00ebn e Presidentit Trump n\u00eb rrjete sociale dhe televizionin rus,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport vler\u00ebsues pas zgjedhjeve, i publikuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, konfirmoi gjetjet fillestare. Presidenti rus Vladimir Putin autorizoi \u201coperacione ndikimi q\u00eb synoni diskreditimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb Presidentit Biden dhe Partis\u00eb Demokratike\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ofruan p\u00ebrkrahje zotit Trump, sipas raportit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit than\u00eb se ata po komunikojn\u00eb me dy ekipet e fushatave presidenciale dhe kandidat\u00ebt, por nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb flasin se \u00e7far\u00eb lloj informacioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Mohimi i Trump<\/p>\n<p>Fushata e Trump t\u00eb mart\u00ebn hodhi posht\u00eb vler\u00ebsimin e zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit si t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cVladimir Putini e mb\u00ebshteti zotin Joe Biden p\u00ebr president sepse ai e di q\u00eb Bideni \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt dhe mund t\u00eb frik\u00ebsohet leht\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar nga sulmi disa vje\u00e7ar i Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d, tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e fushat\u00ebs s\u00eb Trump, Karoline Leavitt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn kur Presidenti Trump ishte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, Rusia dhe t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb e Amerik\u00ebs u zmbraps\u00ebn, ngaq\u00eb frik\u00ebsoheshin se si Shtetet e Bashkuara do t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb vetmit njer\u00ebz n\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb nuk shohin k\u00ebt\u00eb kontrast t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrmjet dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb padobishme t\u00eb zotit Biden dhe qasjes efektive t\u00eb zotit Trump p\u00ebr nj\u00eb paqe p\u00ebrmes fuqis\u00eb jan\u00eb stenograf\u00ebt majtist\u00eb n\u00eb mediat qendrore t\u00eb cil\u00ebt e fitojn\u00eb buk\u00ebn duke shkruar teori t\u00eb rreme p\u00ebr Donald Trumpin,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ekipi i fushat\u00ebs s\u00eb zotit Biden ende nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment rreth vler\u00ebsimit t\u00eb ri amerikan.<\/p>\n<p>Sofistikimi rus<\/p>\n<p>As zyrtar\u00ebt rus\u00eb ende nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb komentuar rreth pretendimeve t\u00eb fundit, q\u00eb akuzojn\u00eb Kremlinin se po p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb qasje \u201cinstitucionale\u201d p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Trump dhe kandidat\u00ebt e tjer\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb Moska i konsideron si t\u00eb favorsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>\u201cMoska po p\u00ebrdor disa qasje t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar k\u00ebt\u00eb mesazh dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb petk v\u00ebrtet\u00ebsie p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj\u201d, deklaroi zyrtari amerikan i zbulimit. \u201cKjo p\u00ebrfshin edhe delegimin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj firmave tregtare p\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt dhe duke shfryt\u00ebzuar edhe personalitete amerikane me ndikim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur teorit\u00eb e saj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e Rusis\u00eb gjithashtu duket se kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr votuesit amerikan\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat shtete q\u00eb ende nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb cilat pritet t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, thon\u00eb zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebto p\u00ebrpjekje tashm\u00eb jan\u00eb identifikuar.<\/p>\n<p>Rusia dhe inteligjenca artificiale<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes njoftoi se ka sekuestruar dy faqe interneti dhe 968 llogari n\u00eb platform\u00ebn sociale X, pjes\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb zyrtar\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb si projekt t\u00eb organeve ruse t\u00eb zbulimit dhe platform\u00ebs mediatike shtet\u00ebrore t\u00eb Rusis\u00eb RT me p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komunikat\u00eb nga Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb tha se organet ruse t\u00eb zbulimit dhe rrjeti mediatik RT p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb program kompjuterik specifik t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale p\u00ebr t\u00eb krijuar llogari n\u00eb rrjete sociale q\u00eb duken t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb imituar amerikan\u00eb \u201ct\u00eb cilat pastaj u p\u00ebrdor\u00ebn nga operator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur mesazhe q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me objektivat e qeveris\u00eb ruse.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e cila u publikua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda, k\u00ebto shtete paralajm\u00ebruan se Rusia \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr t\u00eb zgjerimit t\u00eb operacioneve t\u00eb ndikimit me ndihm\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb platformat e tjera t\u00eb rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>Zyrtari amerikan i zbulimit e cil\u00ebsoi p\u00ebrdorimin e till\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale si nj\u00eb \u201cp\u00ebrshpejtues t\u00eb ushtrimit t\u00eb ndikimit keqdash\u00ebs\u201d dhe paralajm\u00ebroi se kjo teknologji tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar me shum\u00eb gjas\u00eb nga Kina n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Tajvanit n\u00eb muajin janar.<\/p>\n<p>Kina n\u00eb pritje<\/p>\n<p>Aktualisht, zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit kan\u00eb v\u00ebrejtur pak shenja se Pekini po synon t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet amerikane, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2020 dhe 2022.<\/p>\n<p>Kina \u201ckonsideron se ka pak p\u00ebrfitim n\u00eb zgjedhjen mes dy partive q\u00eb i sheh si pal\u00eb q\u00eb duan ta frenojn\u00eb Pekinin,\u201d tha zyrtari amerikan i zbulimit, duke shtuar se gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKina po synon t\u00eb zgjeroj\u00eb kapacitetet e saj p\u00ebr t\u00eb mbledhur dhe v\u00ebzhguar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb platformat amerikane t\u00eb rrjeteve sociale, sigurisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb dhe eventualisht p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik,\u201d thot\u00eb zyrtari. \u201cPo ashtu, po shohim n\u00ebse Kina do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb disa gara t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb nivel shteti si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kongresin q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me mesin e mandatit t\u00eb Presidentit n\u00eb vitin 2022.\u201d<\/p>\n<p>Ambasada kineze n\u00eb Uashington, e cila i ka hedhur posht\u00eb pretendimet e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, u p\u00ebrgjigj duke i quajtur Shtetet e Bashkuara \u201cshp\u00ebrndar\u00ebsin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb dezinformimit.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKina nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet amerikane dhe shpresojm\u00eb q\u00eb pala amerikane nuk do ta shnd\u00ebrroj\u00eb Kin\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtje elektorale,\u201d i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Liu Pengyu.<\/p>\n<p>\u201cAgjent i kaosit\u201d<\/p>\n<p>Raporti i ri q\u00eb vler\u00ebson k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj zgjedhjeve amerikane paralajm\u00ebron se krahas shqet\u00ebsimeve p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn, ka prova t\u00eb shtuara q\u00eb Irani po synon t\u00eb luaj\u00eb rolin e \u201cagjentit t\u00eb kaosit\u201d n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cIrani po synon t\u00eb nxis\u00eb p\u00ebr\u00e7arje sociale dhe t\u00eb minoj\u00eb besimin n\u00eb institucionet demokratike amerikane rreth zgjedhjeve,\u201d sipas nj\u00eb versioni t\u00eb raportit vler\u00ebsues, q\u00eb ishte i klasifikuar paraprakisht.<\/p>\n<p>Raporti po ashtu paralajm\u00ebroi se Teherani \u201cka treguar interes prej kohe p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar tensionet politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb mediat sociale.\u201d<\/p>\n<p>Si shembull, zyrtar\u00ebt t\u00eb mart\u00ebn iu referuan raporteve t\u00eb zbulimit, t\u00eb deklasifikuara, q\u00eb tregojn\u00eb se Irani po p\u00ebrpiqet t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb protestat pro-Gaz\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cKemi par\u00eb aktor\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb e Iranit q\u00eb shtiren si aktivist\u00eb n\u00eb rrjete sociale, q\u00eb nxisin protesta dhe q\u00eb u japin edhe p\u00ebrkrahje financiare protestuesve,\u201d tha drejtorja p\u00ebr Zbulimin Komb\u00ebtar, Avril Haines.<\/p>\n<p>Zonja Haines tha se amerikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb komunikuar me aktor\u00eb iranian\u00eb \u201cmund t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se po komunikojn\u00eb ose po marrin p\u00ebrkrahje nga nj\u00eb qeveri e huaj.\u201d<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt iranian\u00eb ende nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr koment.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rusia po i kthehet nj\u00eb skenari t\u00eb njohur n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme presidenciale n\u00eb Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kandidatur\u00ebn e ish Presidentit Donald Trump duke diskredituar fushat\u00ebn e Presidentit Joe Biden, sipas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb zbulimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175566,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}