{"id":175628,"date":"2024-07-12T08:38:56","date_gmt":"2024-07-12T06:38:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=175628"},"modified":"2024-07-12T08:38:56","modified_gmt":"2024-07-12T06:38:56","slug":"perpjekje-per-te-futur-mediat-online-nen-kontrollin-e-shtetit-cka-parasheh-ligji-per-kpm-ne-qe-nxiti-reagime-te-ashpra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/perpjekje-per-te-futur-mediat-online-nen-kontrollin-e-shtetit-cka-parasheh-ligji-per-kpm-ne-qe-nxiti-reagime-te-ashpra\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb futur mediat online n\u00ebn kontrollin e shtetit, \u00e7ka parasheh Ligji p\u00ebr KPM-n\u00eb q\u00eb nxiti reagime t\u00eb ashpra"},"content":{"rendered":"<p>Me 59 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe dy abstenime, n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar t\u00eb enjten \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb Ligji p\u00ebr KPM-n\u00eb. Partia n\u00eb pushtet miratoi Projektligjin me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri n\u00eb 40 mij\u00eb euro dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar i d\u00ebmsh\u00ebm, pasi rrezikon t\u00eb cenoj\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e mediave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, opozita ve\u00e7se kishte l\u00ebshuar sall\u00ebn e Kuvendit, pasi k\u00ebrkesa e tyre ishte q\u00eb ky projektligj dhe dy t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb largoheshin nga rendi i dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm tha se miratimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb goditje ndaj liris\u00eb s\u00eb medias dhe tentim p\u00ebr disiplinim e kontroll t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cVotimi i sot\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr efekt negativ n\u00eb renditjen e vendit n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fush\u00ebs. AGK-ja, b\u00ebn thirrje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit\u201d, u tha mes tjerash n\u00eb reagimin e AGK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Se Kosova humbi nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur dy Ligje t\u00eb mira t\u00eb ndryshuara, at\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ligjin p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave, e tha shefi i zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Tom\u00e1\u0161 Szunyog.<\/p>\n<p>Sipas shefit t\u00eb BE-s\u00eb, Kuvendi i Kosov\u00ebs d\u00ebshtoi t\u2019i fus\u00eb t\u00eb plota rekomandimet e BE-s\u00eb dhe organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, Jorn Rohde tha se Kuvendi i Kosov\u00ebs injoroi opinionet e BE-s\u00eb, KiE-s\u00eb dhe OSBE-s\u00eb. Ai tha se n\u00ebse Qeveria e Kosov\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7do ligj i ri duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardat e k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>Me shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb pritur nga OSBE, nd\u00ebrsa shtojn\u00eb se miratimi i k\u00ebtij ligji t\u00eb ri p\u00ebr mediat n\u00eb Kosov\u00eb cenon pavar\u00ebsin\u00eb e KPM-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tyre, OSBE ka theksuar se rekomandimet kryesore t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb cilat nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh kan\u00eb reflektuar shqet\u00ebsime rreth dispozitave t\u00eb reja t\u00eb cilat do t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen, rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e KPM-s\u00eb, si dhe n\u00eb procedurat p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj dhe kushtet e sh\u00ebrbimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhurit.<\/p>\n<p>Miratimi i k\u00ebtij ligji u kritikua edhe nga Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Federat\u00ebs Europiane t\u00eb Gazetar\u00ebve (EFJ), Ricardo Gutierrez. Ai tha se dita e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e medias dhe demokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dy partit\u00eb opozitare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese t\u00eb dyja ligjet, at\u00eb p\u00ebr KPK-n\u00eb dhe KPM-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se miratimi i ligjeve p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave dhe p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e mentalitetit autoritar dhe antikushtetues t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti dhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr mocionit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr k\u00ebto projektligje p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebrejtjeve dhe shkeljeve t\u00eb shumta \u2013 Qeveria nuk deshi t\u00eb d\u00ebgjoj dhe procedoj\u00eb me veprimet e saj anti-kushtetuese, n\u00eb tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar e kapur Mediat dhe K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka shkruar Krasniqi.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr KPM-n\u00eb, i till\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb miratuar, sipas Krasniqit, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm edhe nga vet\u00eb gazetar\u00ebt dhe asociacionet e tyre vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cSot, fatkeq\u00ebsisht, demokracis\u00eb, liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb informimit t\u00eb pandikuar, si dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur nga pushteti, n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me \u00e7do praktik\u00eb dhe standard evropian, iu dha nj\u00eb goditje e fuqishme nga vet\u00eb shteti i cili \u00ebsht\u00eb i thirrur p\u00ebr t\u2019i mbrojtur e mb\u00ebshtetur k\u00ebto liri e k\u00ebto parime\u201d, ka shkruar kryetari i PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se PDK-ja do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje populiste q\u00eb po e d\u00ebmton perspektiv\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe raportet e mira me aleat\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me koh\u00eb dhe z\u00ebsh\u00ebm i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar ligjet e kaluara sot nga pushteti aktual.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vazhdoj\u00eb angazhimin ton\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb kushtetueshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb interesave t\u00eb vendit, p\u00ebrmes kund\u00ebrshtimit edhe t\u00eb k\u00ebtyre dy ligjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku tha se miratimi i k\u00ebtij ligji shp\u00ebrfaq\u00eb tendenc\u00ebn e kapjes kund\u00ebrkushtetuese t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cVotimet e sotme n\u00eb sall\u00ebn e improvizuar t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga deputet\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb dy ligjeve jetike p\u00ebr organizmin ton\u00eb shoq\u00ebror, atij t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atij t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Mediave, shp\u00ebrfaqin tendenc\u00ebn e kapjes kund\u00ebrkushtetuese t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo praktik\u00eb, tanim\u00eb e konfirmuar me aktvendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhduara populliste t\u00eb Albin Kurtit p\u00ebr hartimin e ligjeve q\u00eb nuk respektojn\u00eb ekuilibrin demokratik n\u00eb vend, sikurse dhe ndarjen e roleve t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura brenda Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria i del n\u00eb mbrojtje ligjit p\u00ebr KPM-n\u00eb, arsyetohet se ruhet pavar\u00ebsia e mediave<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka dal\u00eb me nj\u00eb sqarim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr miratimin n\u00eb Kuvend t\u00eb ligjit p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave, duke i dal\u00eb n\u00eb mbrojtje k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb, ky ligj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sjell barazi dhe konkurrenc\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh n\u00eb treg. Qeveria ka deklaruar se ligji n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrcjell direktiv\u00ebn p\u00ebr Sh\u00ebrbimet e Mediave Audiovizuele t\u00eb Bashkimit Evropian, hartuar nga ekspert\u00ebt e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb konsultimeve e d\u00ebgjimeve publike t\u00eb organizuara nga Zyra e Kryeministrit, u d\u00ebgjuan shum\u00eb pal\u00eb, ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb medias e shoq\u00ebris\u00eb civile. T\u00eb nj\u00ebjtit u takuan edhe me ekspert\u00ebt q\u00eb kan\u00eb hartuar Ligjin, po ashtu n\u00ebn organizimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit\u201d, thuhej n\u00eb sqarimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAGK-s\u00eb i ofruam edhe takim t\u00eb ndar\u00eb me ekspert\u00ebt pas komenteve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb shqet\u00ebsimet e tyre adresohen nga ata m\u00eb t\u00eb kualifikuarit e fush\u00ebs s\u00eb medias brenda BE-s\u00eb\u201d, thuhej m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar Projektligjin p\u00ebr KPM-n\u00eb mbi k\u00ebto parime: respektimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb direktiv\u00ebs AVMS; harmonizimit t\u00eb k\u00ebtij Projektligji me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe sigurimit t\u00eb zbatimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb mveshura p\u00ebr t\u00eb gjitha subjektet, nga nj\u00eb organ i pavarur kushtetut\u00ebs, pra KPM.<\/p>\n<p>\u201cDirektiva e Bashkimit Evropian AVMS, shtrihet mbi dy parime kryesore: t\u00eb siguruarit q\u00eb \u00e7do medium q\u00eb prodhon informacion i n\u00ebnshtrohet rregullave t\u00eb nj\u00ebjta dhe, q\u00eb \u00e7do qytetar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb informohet mbi at\u00eb se kush ia plason lajmin p\u00ebrmes t\u00eb cilit informohet, marr\u00eb parasysh q\u00eb gjykimet tona edhe formohen mbi lajmin q\u00eb na plasohet\u201d, thuhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb sqarim.<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb, \u00e7do portal q\u00eb prodhon lajm vet\u00ebrregullohet por, \u00e7do portal q\u00eb prodhon e plason lajm p\u00ebrmes audio apo video mesazhi, i duhet n\u00ebnshtruar rregullave t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr televizion, sepse t\u00eb dy k\u00ebto kan\u00eb audienc\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb dhe kan\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00ebjt\u00eb \u2013 informimin. Andaj, t\u00eb dy k\u00ebto, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkurrente n\u00eb treg, i n\u00ebnshtrohen rregullimit nga i nj\u00ebjti organ i pavarur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni i Pavarur p\u00ebr Media.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk ka mekanizma tjer\u00eb t\u00eb pavarur, institucional, q\u00eb do mund t\u00eb kryenin k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb KPM-s\u00eb. E k\u00ebto q\u00ebndrime, jan\u00eb t\u00eb harmonizuara me vendimet e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ka sqaruar Qeveria.<\/p>\n<p>\u201cKemi ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e mediave nga ndikimi politik e \u00e7do ndikim tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb perceptohej si i till\u00eb nga publiku. S\u00eb k\u00ebndejmi, asnj\u00eb parti politike dhe asnj\u00eb bashk\u00ebsi fetare nuk mund t\u00eb ket\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb media\u201d, thuhej n\u00eb sqarim.<\/p>\n<p>Qeveria ka insistuar se qytetar\u00ebt do jen\u00eb t\u00eb informuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mbi at\u00eb kush ua plason lajmin, p\u00ebrmes qasjes n\u00eb platform\u00ebn e KPM-s\u00eb e cila do tregoj\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrfituesit fundor\u00eb t\u00eb secilit medium.<\/p>\n<p>Presidentes i b\u00ebhet thirrje q\u00eb ta kthej\u00eb n\u00eb Kuvend ligjin p\u00ebr KPM-n\u00eb<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj nga Instituti p\u00ebr Drejt\u00ebsi i ka b\u00ebr\u00eb thirrje presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj kushtetuese dhe t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb Kuvend ligjin e sapomiratuar p\u00ebr KPM-n\u00eb.<\/p>\n<p>Miftaraj ka th\u00ebn\u00eb se ligji cenon vlerat demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cArsye te kthimit te ligjit ne Kuvend ka shume. Ligji cenon vlerat demokratike te Republikes. Presidentja duhet te veproj dhe te ruaj vlerat dhe parimet mbi te cilat bazohet rendi kushtetues i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka shkruar Miftaraj n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Parimet dhe vlerat si liria, demokracia, barazia, respektimi i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut dhe sundimit t\u00eb ligjit nuk mund te n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebn, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, sipas nj\u00ebr\u00ebs prej pikave t\u00eb nenit 84 t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton kompetencat e Presidentit, mund ta kthej\u00eb mbrapsht\u00eb n\u00eb Kuvend ligjin p\u00ebr KPM-n\u00eb, i cili u miratua t\u00eb enjten n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Neni 84, pika e gjasht\u00eb, thekson se presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ka t\u00eb drejt\u00ebn e kthimit p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara, n\u00ebse konsideron se jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesat legjitime t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ose t\u00eb nj\u00eb a m\u00eb shum\u00eb komuniteteve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sipas po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pik\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn e rikthimit t\u00eb nj\u00eb ligji mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas pik\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb t\u00eb nenit 84, presidenti mund t\u00eb referoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parasheh projektligji p\u00ebr KPM-n\u00eb?<\/p>\n<p>Projektligji i miratuar t\u00eb enjten, m\u00eb 11 korrik, parasheh licencimin dhe kontrollimin e mediave online q\u00eb prodhojn\u00eb video prej KPM-s\u00eb, m\u00eb her\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb obliguara q\u00eb t\u00eb regjistrohen vet\u00ebm mediat audio-vizuale.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij projektligji, mediat q\u00eb funksionojn\u00eb si organizata joqeveritare do t\u00eb duhen t\u00eb hapin kompani q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e licencimit nga KPM-ja.<\/p>\n<p>Po ashtu, mediat duhet t\u00eb marrin leje prej KPM-s\u00eb n\u00eb rast t\u00eb ndryshimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi 10 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sipas tij, mediat online do t\u2019i n\u00ebnshtrohen regjimit t\u00eb sanksioneve me vler\u00eb n\u00eb deri 40.000 euro p\u00ebr shkeljet eventuale si\u00e7 jan\u00eb: mosrespektimi i ligjit, mosdor\u00ebzimi i raportit vjetor tek KPM-ja brenda afatit, mosruajtja e arkivit t\u00eb transmetimeve, mosrespektimi i koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr transmetim, si dhe p\u00ebr disa raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfshirjes s\u00eb mediave online q\u00eb prodhojn\u00eb video n\u00ebn monitorimin e KPM-s\u00eb, ligji i ri parasheh edhe rritjen e numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPM-s\u00eb nga shtat\u00eb n\u00eb 11 dhe zgjatjen e mandatit t\u00eb tyre.\/Demokracia.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me 59 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe dy abstenime, n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar t\u00eb enjten \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb Ligji p\u00ebr KPM-n\u00eb. Partia n\u00eb pushtet miratoi Projektligjin me 93 amendamente, i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri n\u00eb 40 mij\u00eb euro dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":175629,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-175628","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175628\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}