{"id":176463,"date":"2024-07-25T14:27:54","date_gmt":"2024-07-25T12:27:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=176463"},"modified":"2024-07-25T14:27:54","modified_gmt":"2024-07-25T12:27:54","slug":"a-mund-te-hapet-ura-ne-mitrovice-pa-pajtimin-e-kfor-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mund-te-hapet-ura-ne-mitrovice-pa-pajtimin-e-kfor-it\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb hapet ura n\u00eb Mitrovic\u00eb pa pajtimin e KFOR-it?"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, njoftoi n\u00eb mes t\u00eb korrikut se Qeveria e tij synon ta hap\u00eb ur\u00ebn kryesore mbi lumin Ib\u00ebr n\u00eb Mitrovic\u00eb, misioni ushtarak i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, thot\u00eb se \u00e7do vendim p\u00ebr hapjen e saj duhet t\u00eb merret n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i cili nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, KFOR-i tha se NATO-ja e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb dialog dhe se ai \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrfshin pranin\u00eb e vazhdueshme n\u00eb ur\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe patrullime t\u00eb rregullta n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth\u201d, tha KFOR-i.<\/p>\n<p>Ai nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00ebse dikush nga Qeveria e Kosov\u00ebs e ka kontaktuar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb ur\u00ebn mbi Ib\u00ebr patrullojn\u00eb ushtar\u00ebt italian\u00eb t\u00eb KFOR-it, nd\u00ebrsa af\u00ebr jan\u00eb edhe pjes\u00ebtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, nga sektori civil n\u00eb Kosov\u00eb thon\u00eb se faktor ky\u00e7 n\u00eb hapjen e ur\u00ebs \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, KFOR-i, sepse ai duhet t\u2019i l\u00ebviz\u00eb ushtar\u00ebt e tij, gjegj\u00ebsisht ta jap\u00eb p\u00eblqimin.<\/p>\n<p>Kjo ur\u00eb e ndan Mitrovic\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb banuar me shumic\u00eb shqiptare dhe n\u00eb pjes\u00ebn veriore, ku komunitet shumic\u00eb jan\u00eb serb\u00ebt.<\/p>\n<p>Ura, aktualisht, \u00ebsht\u00eb e hapur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, ndon\u00ebse, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb hapet edhe p\u00ebr trafik.<\/p>\n<p>Derisa Qeveria e Kosov\u00ebs beson se hapja e ur\u00ebs do t\u00eb siguronte liri t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, Serbia e sheh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si \u201cprovokim\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 korrik, kryeministri i Kosov\u00ebs e ngriti \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb takim me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb QUINT-it dhe me shefin e Zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pas t\u00eb cilit tha se \u201caskush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb dhe korrekte\u201d.<\/p>\n<p>Vendet e QUINT-it p\u00ebrfshijn\u00eb: Shtetet e Bashkuara, Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb, Italin\u00eb dhe Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>\u201cDuam q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet, t\u00eb respektohet liria e l\u00ebvizjes, por edhe t\u00eb ket\u00eb paqe dhe siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, u tha Kurti gazetar\u00ebve m\u00eb 18 korrik, duke folur p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb QUINT-i?<\/p>\n<p>Ambasada britanike n\u00eb Kosov\u00eb i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se q\u00ebndrim i vendit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb q\u00eb ura n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb hapet n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi t\u00eb hapur p\u00ebr diskutime me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, se si mund t\u00eb arrihet kjo\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>REL-i iu drejtua edhe ambasadave t\u00eb tjera t\u00eb shteteve t\u00eb QUINT-it p\u00ebr t\u2019i pyetur se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i tyre p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe n\u00ebse e p\u00ebrkrahin synimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta hapur at\u00eb p\u00ebr qarkullim, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm nuk u p\u00ebrgjigj as Bashkimi Evropian, por m\u00eb her\u00ebt ai rikujtoi se kjo \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb tem\u00eb e dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, t\u00eb gjitha vendimet duhet t\u00eb merren n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, me pjes\u00ebmarrjen e delegacioneve zyrtare t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/p>\n<p>BE-ja, po ashtu, u b\u00ebri thirrje pal\u00ebve q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb pa vones\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialog, p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr ur\u00ebn, por t\u00eb mos e rrezikojn\u00eb stabilitetin n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Si t\u00eb hapet ura pa rrezikuar stabilitetin n\u00eb terren?<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it se si mund t\u00eb hapet ura mbi Ib\u00ebr pa e rrezikuar stabilitetin n\u00eb terren \u2013 ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare \u00c7ohu, beson se ura kryesore n\u00eb Mitrovic\u00eb duhet t\u00eb hapet p\u00ebr l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, por thekson se kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me KFOR-in dhe me vendet e QUINT-it.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do veprim i nj\u00ebansh\u00ebm dhe i pakoordinuar, i cili mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me p\u00ebrshkall\u00ebzim nd\u00ebretnik t\u00eb situat\u00ebs, mund t\u00eb ket\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt\u201d, thot\u00eb Demhasaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se Qeveria e Kosov\u00ebs, bashk\u00eb me KFOR-in dhe QUINT-in, duhet t\u00eb bisedojn\u00eb me qytetar\u00ebt e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Jugut dhe t\u00eb Veriut p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb ur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUra duhet t\u00eb hapet [p\u00ebr trafik] kur t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, thot\u00eb Demhasaj.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb jug dhe n\u00eb veri t\u00eb ur\u00ebs e shohin ndryshe-ndryshe hapjen e saj.<\/p>\n<p>Nga radh\u00ebt e komunitetit shqiptar i than\u00eb m\u00eb her\u00ebt REL-it se ura duhet t\u00eb hapet, sepse do t\u00eb kontribuonte n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe liri t\u00eb l\u00ebvizjes, nd\u00ebrsa n\u00eb mesin e serb\u00ebve besojn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u2019i ngrej\u00eb tensionet etnike.<\/p>\n<p>Miodrag Marinkoviq, nga Qendra joqeveritare p\u00ebr Veprime Afirmative Sociale, thot\u00eb se mandat i KFOR-it \u00ebsht\u00eb sigurimi i paqes dhe stabilitetit n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe se prania e tij n\u00eb ur\u00eb n\u00eb vitet e fundit ishte garanci p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u201crezervimi\u201d i KFOR-it, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs s\u00ebrish t\u00eb mos konsultohen me komunitetin q\u00eb e prek vendimi i tyre.<\/p>\n<p>\u201cE vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta hapur ur\u00ebn pa shkaktuar tensione, \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb simbolike, ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit legjitim\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja komuniteteve dhe ku do t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje se si do t\u00eb dukej gjith\u00e7ka\u201d, thot\u00eb Marinkoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Serbe \u2013 partia kryesore e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit \u2013 u shpreh m\u00eb her\u00ebt kund\u00ebr hapjes s\u00eb ur\u00ebs mbi Ib\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas saj, nj\u00eb veprim i till\u00eb synon \u201cdestabilizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb terren\u201d.<\/p>\n<p>Lista Serbe, po ashtu, k\u00ebrkoi nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb \u201ct\u2019i thot\u00eb Kurtit se hapja e ur\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa p\u00eblqimin e serb\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Marinkoviq beson, gjithashtu, se hapja e ur\u00ebs mbi Ib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cakt simbolik i autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb treguar se kan\u00eb marr\u00eb kontrollin e veriut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Mitrovic\u00eb e Veriut, Zve\u00e7an, Zubin Potok dhe Leposaviq \u2013 popullata shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe dhe ajo, prej vitesh, refuzon t\u00eb integrohet n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb tri-kat\u00ebr ura q\u00eb njer\u00ebzit i shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur nga jugu n\u00eb veri. Ka rrug\u00eb, njer\u00ebzit l\u00ebvizin. Ura kryesore ka m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb simbolike, sepse ka qen\u00eb pik\u00eb qendrore e konfliktit mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. Prandaj, \u00ebsht\u00eb mbyllur. P\u00ebr t\u00eb arritur stabilitet. N\u00ebse n\u00eb hapjen e saj tani nuk p\u00ebrfshihen t\u00eb dyja pal\u00ebt, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ky stabilitet t\u00eb d\u00ebmtohet\u201d, thot\u00eb Marinkoviq.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, deputet\u00ebt e Kuvendit Komunal t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut miratuan nj\u00eb vendim p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs mbi Ib\u00ebr, i cili m\u00eb pas iu p\u00ebrcoll Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal.<\/p>\n<p>REL-i i pyeti t\u00eb dyja k\u00ebto ministri n\u00ebse dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre po shqyrtohet hapja e ur\u00ebs mbi Ib\u00ebr, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit Komunal t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, Sk\u00ebnder Sadiku, tha n\u00eb fund t\u00eb majit se p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi jan\u00eb tani institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Ai tha se me k\u00ebt\u00eb vendim duhet t\u00eb pajtohen edhe autoritetet lokale n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Jugut. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, njoftoi n\u00eb mes t\u00eb korrikut se Qeveria e tij synon ta hap\u00eb ur\u00ebn kryesore mbi lumin Ib\u00ebr n\u00eb Mitrovic\u00eb, misioni ushtarak i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, thot\u00eb se \u00e7do vendim p\u00ebr hapjen e saj duhet t\u00eb merret n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":176464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-176463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176463\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}