{"id":176471,"date":"2024-07-25T16:36:21","date_gmt":"2024-07-25T14:36:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=176471"},"modified":"2024-07-25T16:41:23","modified_gmt":"2024-07-25T14:41:23","slug":"leotrim-kurteshi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-shefit-te-urgjences-ne-qkmf-ne-dr-nagip-rexhepi-per-shkak-te-skandalit-qe-se-mjeku-i-urgjences-nuk-i-pergjigjet-thirrjes-se-pacientit-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/leotrim-kurteshi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-shefit-te-urgjences-ne-qkmf-ne-dr-nagip-rexhepi-per-shkak-te-skandalit-qe-se-mjeku-i-urgjences-nuk-i-pergjigjet-thirrjes-se-pacientit-per\/","title":{"rendered":"Skandaloze: Mjeku i Urgjenc\u00ebs nuk i p\u00ebrgjigjet telefonat\u00ebs dhe pacienti nd\u00ebrron jet\u00eb, pas k\u00ebsaj ngjarje jep dor\u00ebheqje nga pozita e shefit Leortrim Kurteshi"},"content":{"rendered":"<p>Shefi i Urgjenc\u00ebs n\u00eb QKMF-n\u00eb \u201cDr. Nagip Rexhepi\u201d, Leotrim Kurteshi, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pas nj\u00eb skandali t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shkruan Radio Star. <\/p>\n<p>Skandali lidhet me nj\u00eb rast ku nj\u00eb mjek i Urgjenc\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb nj\u00eb pacienti p\u00ebr ndihm\u00eb, duke rezultuar n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb pacienti ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb(pa nd\u00ebrhyrje):<\/p>\n<p>SUPERSKANDAL <\/p>\n<p>Reagim publik<\/p>\n<p>-T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Gjilanit<\/p>\n<p>-Ju njoftoj\u00eb se jap dor\u00ebheqje nga pozita e shefit t\u00eb Urgjenc\u00ebs n\u00eb QKMF-n\u00eb \u201cDr.Nagip Rexhepi\u201d -Gjilan. P\u00ebr arsye morale e profesionale p\u00ebr skandalet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ftoj Prokurorin e Shtetit t\u00eb hetoj\u00eb rastin.<\/p>\n<p>Shkaku i superskandaleve \u00ebsht\u00eb se mjeku i Urgjenc\u00ebs nuk i p\u00ebrgjigjet thirrjes s\u00eb pacientit p\u00ebr ndihm\u00eb (nuk shkon fare); p\u00ebr fatkeq\u00ebsi, pacienti ka nd\u00ebrruar jet\u00eb<\/p>\n<p>Infermier\u00eb t\u00eb Urgjenc\u00ebs n\u00eb orar\u00eb t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb v\u00ebrejtur duke pir\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb kafiteri pran\u00eb QKMF-s\u00eb.<br \/>\nKam organizuar mbledhje t\u00eb Urgjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr k\u00ebto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-s\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebn, kryeshefen, kordinatoren e cil\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr \u00e7udi. Ata NUK KAN\u00cb ARDHUR ?!<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar gati 1 muaj, nd\u00ebrsa drejtori i QKMF-s\u00eb HESHT. <\/p>\n<p>Jo m\u00eb larg se para 2 dit\u00ebsh m\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur shkarkimi juaj?!<\/p>\n<p>* Cilin shkarkim, p\u00ebr mbulimin e skandaleve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb institucionit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb po \u201cmir\u00ebmenaxhohet\u201d?<br \/>\n* Apo shkarkimin p\u00ebr t\u00eb heshtur bashk\u00eb me ju?!<\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs, Drejtoresha e Drejtoratit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis, Drejtori i QKMF-s\u00eb \u201cDr.Nagip Rexhepi\u201d dhe komplet menaxhmenti HESHT!<\/p>\n<p>Po si duket nuk ju ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje humbja e jet\u00ebs s\u00eb njeriut, neglizhenca mjek\u00ebsore, mosp\u00ebrmbushja e detyrave t\u00eb pun\u00ebs nga disa puntor\u00eb, mosveprime q\u00eb kan\u00eb shkaktuar pasoja dhe aq m\u00eb pak q\u00eb gjitha k\u00ebto raste i kam paraqitur me koh\u00eb, dhe nuk keni marr\u00eb mundin as t\u00eb p\u00ebrgjigjeni p\u00ebrmes nj\u00eb letre t\u00eb vetme. E \u00e7udit\u00ebshme!!!<\/p>\n<p> 1. Me dat\u00ebn 29.06.2024, nj\u00eb ankues mashkull \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb urgjenc\u00ebn e QKMF-s\u00eb me ankes\u00eb se ka thirrur sh\u00ebrbimin e Urgjenc\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar n\u00eb rast. Ndaj doktorit dhe dy infermier\u00ebve kam marr\u00eb masa t\u00eb v\u00ebrejtjes me shkrim p\u00ebr shkelje disiplinore dhe po ndaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve kam k\u00ebrkuar inicimin e procedur\u00ebs disiplinore.<\/p>\n<p>Rasti \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ekipit pasardh\u00ebs, pa nj\u00eb adres\u00eb dhe num\u00ebr telefoni p\u00ebr personin q\u00eb ka telefonuar. Nuk jan\u00eb informuar sakt\u00ebsisht kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrja dhe \u00ebsht\u00eb shtremb\u00ebruar e v\u00ebrteta. Ekipa pasardh\u00ebse ka hasur n\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb pacientit p\u00ebr shkak t\u00eb vonimit tuaj dhe gjendja e familjarit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar<br \/>\nP\u00ebr fatkeq\u00ebsi, pacienti ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Po i njejti mjek publikisht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fjalor t\u00eb palejuesh\u00ebm sipas kodit t\u00eb Etik\u00ebs dhe Deontologjis\u00eb Mjek\u00ebsore, ftoj\u00eb Od\u00ebn e Mjek\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb reagojn\u00eb ndaj sjelljes s\u00eb padenj\u00eb, duke c\u00ebnuar p\u00ebrsonalitetin dhe dinjitetin tim<br \/>\nKjo fyerje publike \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe shkel drejt\u00ebsin\u00eb dhe respektin bazik q\u00eb duhet t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb n\u00eb mjedisin ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb emailin e d\u00ebrguar OMK-s\u00eb nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje?<\/p>\n<p>  2. Kam hasur raste mosp\u00ebrmbushjeje t\u00eb detyrave t\u00eb pun\u00ebs nga infermier\u00eb t\u00eb Urgjenc\u00ebs, n\u00eb orar\u00eb t\u00eb pun\u00ebs duke pir\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb kafiteri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb QKMF-s\u00eb. Ndaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve kam marr\u00eb masa t\u00eb v\u00ebrejtjes me shkrim p\u00ebr shkelje disiplinore.<\/p>\n<p>3. Ndaj infermier\u00ebs kryesore n\u00eb Urgjenc\u00eb \u00ebsht\u00eb marr v\u00ebrejtje me shkrim p\u00ebr shkelje disiplinore, p\u00ebr moszbatimin e urdh\u00ebres\u00ebs nga ud.Drejtori i QKMF-s\u00eb nr. 04-982 sipas legjislacionit n\u00eb fuqi<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto i kam trajtuar me takt pa c\u00ebnuar dinjitetin e asnj\u00ebrit dhe duke njoftuar autoritetin drejtues t\u00eb institucionit<\/p>\n<p>Mungesa e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb menaxhmentit n\u00eb mbledhje e organizuar tregon nj\u00eb munges\u00eb serioze t\u00eb p\u00ebrkushtimit p\u00ebr t\u00eb adresuar problemet aktuale dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kam njoftuar Kryetarin e Komun\u00ebs, Drejtoresh\u00ebn e Drejtoratit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis p\u00ebr zhvillimet p\u00ebrmes emailit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me menaxhmentin e QKMF-s\u00eb, por si duket, nuk i intereson sh\u00ebndet\u00ebsia, apo t\u00eb pakt\u00ebn, kurr\u00eb nuk kan\u00eb pasur interes p\u00ebr ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb, llogaridh\u00ebnien, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe respektimin e ligjit?!<\/p>\n<p>A thua se sa pak vlen jeta e njeriut?!<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb koha e gjat\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, duke mosdh\u00ebn\u00eb llogari, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri totale, mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave t\u00eb pun\u00ebs, zgjon pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe nuk shihem si bashk\u00ebpun\u00ebtor i mir\u00eb, sepse nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb sipas ligjit. Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk do ta lejoj p\u00ebr ask\u00ebnd. <\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs HESHT?!<\/p>\n<p>Drejtoresha e drejtoratit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb HESHT?!<\/p>\n<p>Kujt po i pengojn\u00eb vlerat, profesionalizmi, vullneti, p\u00ebrkushtimi im p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione sh\u00ebndet\u00ebsore publike ku sh\u00ebndeti i pacientit ka prioritet?!<br \/>\nN\u00eb lidhje me detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia si shef i Urgjenc\u00ebs, detyrimi im \u00ebsht\u00eb t\u00eb respektoj ligjin, t\u00eb menaxhoj mir\u00eb pasurin\u00eb shtet\u00ebrore, t\u00eb jem i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe transparent.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto detyrime q\u00eb kam mbi veten, ndjej obligim t\u00eb ju siguroj se cil\u00ebsia e kujdesit dhe besimi i publikut do t\u00eb mbeten t\u00eb pacenuar.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i Urgjenc\u00ebs veqan\u00ebrisht\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e Urgjenc\u00ebs jan\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrkushtimit dhe profesionalizmit, ju b\u00ebj\u00eb thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb mos t\u00eb humbin besimin nga k\u00ebto raste dhe individ\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin detyrat e tyre t\u00eb pun\u00ebs sepse jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl, n\u00eb urgjenc\u00eb ka heronj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe japin kontributin e tyre t\u00eb papar\u00eb, ne duhet t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe t\u00eb kujdesemi q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb kushtet dhe respektin q\u00eb meritojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e tyre me dinjitet dhe devotshm\u00ebri. Ata nuk hezitojn\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, duke ofruar ndihm\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe kujdes t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb momente kritike t\u00eb jet\u00ebs. Urgjenca nuk ka orar, nuk ka koh\u00eb p\u00ebr diskutime t\u00eb tep\u00ebrta. Na k\u00ebrkon t\u00eb vendosim shpejt\u00eb n\u00eb thirrje dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer mir\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Besimi i tyre n\u00eb ne nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj, por nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb mbajm\u00eb me kujdes dhe nder.<br \/>\nQ\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb forcimi i kapacitetet tona dhe rritjen e aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe efektive n\u00eb rastet Urgjente. K\u00ebshtu q\u00eb, le t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku, t\u00eb ndajm\u00eb nj\u00eb synim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe t\u00eb rrisim besimin e qytetar\u00ebve tan\u00eb<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than\u00eb m\u00eb lart, nuk m\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm q\u00eb edhe un\u00eb t\u2019i bashkangjitem eksodit t\u00eb largimit t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb kualifikuar dhe ta l\u00eb atdheun tim, e gjith\u00eb dijen time dhe kontributin tim ta jap n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb Evrop\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb duke na pritur krah\u00ebhapur, por p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebsaj, duke mos qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i qet\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb time se si po e l\u00eb udh\u00ebheqjen e institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore<\/p>\n<p>Me respekte<br \/>\nDr.Leotrim Kurteshi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefi i Urgjenc\u00ebs n\u00eb QKMF-n\u00eb \u201cDr. Nagip Rexhepi\u201d, Leotrim Kurteshi, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pas nj\u00eb skandali t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shkruan Radio Star. Skandali lidhet me nj\u00eb rast ku nj\u00eb mjek i Urgjenc\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb nj\u00eb pacienti p\u00ebr ndihm\u00eb, duke rezultuar n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb pacienti ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Shkrimi i plot\u00eb(pa nd\u00ebrhyrje): SUPERSKANDAL Reagim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":176472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-176471","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}