{"id":176495,"date":"2024-07-25T19:04:30","date_gmt":"2024-07-25T17:04:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=176495"},"modified":"2024-07-25T19:04:30","modified_gmt":"2024-07-25T17:04:30","slug":"redaktori-i-lajmeve-qendrore-ne-rtk-jeton-musliu-distancohet-nga-lajmi-skandaloz-kunder-nacionales-dhe-periskopit-tregon-kush-i-tha-se-duhet-te-publikohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/redaktori-i-lajmeve-qendrore-ne-rtk-jeton-musliu-distancohet-nga-lajmi-skandaloz-kunder-nacionales-dhe-periskopit-tregon-kush-i-tha-se-duhet-te-publikohet\/","title":{"rendered":"Redaktori i lajmeve qendrore n\u00eb RTK, Jeton Musliu, distancohet nga lajmi skandaloz kund\u00ebr Nacionales dhe Periskopit \u2013 tregon kush i tha se duhet t\u00eb publikohet"},"content":{"rendered":"<p>Jeton Musliu ishte redaktor i lajmeve qendrore n\u00eb RTK, n\u00eb nat\u00ebn kur aty u publikua lajmi skandaloz se Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.<\/p>\n<p>Sot, ai ka dalur me nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb. Ka dh\u00ebn\u00eb krejt sqarimet e tij se nga kush ka ardhur presioni p\u00ebr publikimin e k\u00ebtij lajmi, me t\u00eb cilin u godit\u00ebn Nacionale dhe Periskopi.<\/p>\n<p>Musliu thot\u00eb se presioni nga Rilind G\u00ebrvalla, drejtor i TV, dhe Leonora B\u00ebrbatovci, ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Andaj, ai distancohet nga ky lajm dhe krejt kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>Si d\u00ebshmi, Musliu ka publikuar edhe Emailet.<\/p>\n<p>\u201cJo koleg\u00eb t\u00eb RTK-s\u00eb, por edhe mediave t\u00eb tjera. Un\u00eb kam adres\u00eb. Distancohem nga veprimet, presioni i vazhduesh\u00ebm dhe gatishm\u00ebria e drejtorit aktual t\u00eb TV-s\u00eb, z. Rilind G\u00ebrvalla si dhe U.d Kryeredaktores Leonora B\u00ebrbatovci, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb edicionin e Lajmeve Qendrore t\u00eb RTK-s\u00eb. Derisa e dyta edhe ka nj\u00ebfar\u00eb t\u00eb drejte p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb mban, i pari nuk e ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Por q\u00eb do, i pari presion tek e dyta dhe kjo tek i treti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast redaktori i Lajmeve Qendrore.M\u00eb shpesh, hiq pa p\u00ebrfillur t\u00eb dyt\u00ebn. Kur them presion, nuk b\u00ebhet vet\u00ebm me b\u00ebrtima!\u201d, ka shkruar Musliu.<\/p>\n<p>Reagimi i tij pa nd\u00ebrhyrje:<\/p>\n<p>Deklarat\u00eb\/Sqarim<\/p>\n<p>Para nj\u00eb viti, e pata urryer Mark Zuckerberg-un, p\u00ebr krijimin e FB sepse m\u00eb shum\u00eb m\u00eb merrte koh\u00eb me k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, sesa merresha me familjen time. Prandaj edhe e pata mbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, mezi u pata m\u00ebsuar pa t\u00eb. E dija q\u00eb do ta rihapja nj\u00eb dit\u00eb, sepse m\u00eb thoshin se \u00ebsht\u00eb si cigarja. Por q\u00eb ta b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime publike , p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb mbaronte brenda vendit aktual tim t\u00eb pun\u00ebs, pasi e gjitha \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, p\u00ebr menaxhmentin e p\u00ebr Bordin, k\u00ebt\u00eb nuk e kam besuar.<\/p>\n<p>Nejse, n\u00eb vazhd\u00ebn e distancimeve t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi, edhe pse nuk e di se nga kush jan\u00eb distancuar sepse sa kam\u00eb par\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebfyer histori personale e kan\u00eb treguar p\u00ebr kontributet e tyre n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka nuk e b\u00ebjn\u00eb falas, nuk pash\u00eb ndonj\u00eb adres\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb distancoheshin qoft\u00eb edhe nga un\u00eb me em\u00ebr, do t\u2019i vler\u00ebsoja edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Jo koleg\u00eb t\u00eb RTK-s\u00eb, por edhe mediave t\u00eb tjera. Un\u00eb kam adres\u00eb. Distancohem nga veprimet, presioni i vazhduesh\u00ebm dhe gatishm\u00ebria e drejtorit aktual t\u00eb TV-s\u00eb, z. Rilind G\u00ebrvalla si dhe U.d Kryeredaktores Leonora B\u00ebrbatovci, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb edicionin e Lajmeve Qendrore t\u00eb RTK-s\u00eb. Derisa e dyta edhe ka nj\u00ebfar\u00eb t\u00eb drejte p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb mban, i pari nuk e ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Por q\u00eb do, i pari presion tek e dyta dhe kjo tek i treti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast redaktori i Lajmeve Qendrore.M\u00eb shpesh, hiq pa p\u00ebrfillur t\u00eb dyt\u00ebn. Kur them presion, nuk b\u00ebhet vet\u00ebm me b\u00ebrtima!<\/p>\n<p>Jam munduar n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr dit\u00eb, t\u00eb duroj e t\u00eb mos flas. T\u00eb respektoj mediumin ku k\u00ebt\u00eb muaj, me nd\u00ebrprerje t\u00eb shkurtra, mbush dhjet\u00eb vjet pun\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, si gazetar i padijsh\u00ebm, si\u00e7 m\u00eb ka cil\u00ebsuar Berat Buzhala (edhe disa fyerje t\u00eb tjera lin\u00e7uese q\u00eb AGK-s\u00eb me siguri i kan\u00eb ik\u00eb), kam punuar p\u00ebr tet\u00eb vjet bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Tash kur e kujtoj, s\u2019e kuptoj p\u00ebrse m\u00eb ka mbajt n\u00eb pun\u00eb! Apo mos kam ndryshuar un\u00eb rrug\u00ebs! Ku i dihet, njeriu i ndryshon bindjet, partit\u00eb, mediumet e lere m\u00eb interesat. Por jo! Po te ndryshoja, do te dergoja linqe apo te mos refuzoja poste, deri ne lutje, qe nuk dua te jem ne pozite.<\/p>\n<p>Kam punuar edhe me BIRN-in. Edhe me gazetar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. K\u00ebshtu, i padijsh\u00ebm, butak&#8230; Edhe pse si butak, jam vler\u00ebsuar me \u00e7mime vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare,bile n\u00eb koh\u00ebn kur punoja n\u00eb Express me Buzhal\u00ebn. Por s\u2019ka lidhje! Prap\u00eb, ndjes\u00eb edhe atij po aq edhe Ilir Miren\u00ebs dhe koleg\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy mediumeve. Por jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb duhen th\u00ebn\u00eb. Gjyqi publik, pa ditur situat\u00ebn brenda, dh\u00ebmb shum\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, kur e di se \u00e7far\u00eb thuhen e shkruhen p\u00ebr ty, s\u2019kan\u00eb lidhje me realitetin.<\/p>\n<p>Berati, ka gazetar q\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb RTK. Mund t\u2019i pyeste p\u00ebr funksionimin apo keqfunksionimin editorial. Edhe Iliri e ka nj\u00eb redaktor q\u00eb si gazetar nga RTK-ja, pati dal\u00eb me shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr shkak , sipas tij, t\u00eb presioneve. At\u00ebher\u00eb ishin parti t\u00eb tjera n\u00eb pushtet. Tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se presionet e partive mbi RTK, vet\u00ebm ndryshojn\u00eb ngjyr\u00eb, por jo n\u00eb p\u00ebrmbajtje. Nejse, edhe ashtu t\u00eb dyt\u00eb i din\u00eb edhe pa e pyetur ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>T\u00eb dal n\u00eb thelb. Lajmi i publikuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb TV e ku redaktor isha un\u00eb, nuk e di pse, por n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre disi bizare, m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb doli. Pavar\u00ebsisht insistimit tim q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb, por kur presioni b\u00ebhet i vazhduesh\u00ebm mbi ty si redaktor, vjen \u00e7asti q\u00eb p\u00ebrpiqesh q\u00eb lajmi i deleguar t\u00eb jet\u00eb m\u00eb d\u00ebm sa m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nuk ke nga ia mban. T\u00eb tjer\u00eb ndoshta edhe kan\u00eb. Un\u00eb nuk rri me asnj\u00eb pushtetar apo ish pushtetar. Bile kafen e m\u00ebngjesit e pi shpesh me pastrueset t\u00eb cilat i cmoj shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa moralist\u00ebt q\u00eb t\u00eb vetmen pun\u00eb e kan\u00eb me heq e me ngjit bishta. Sigurisht, n\u00eb pritje t\u00eb ndrrimit t\u00eb pushteteve, sepse pastaj duhet vazhduar nj\u00ebsoj si ata q\u00eb ikin. Pra \u00ebsht\u00eb cik\u00ebl!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi edhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Lajmi q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte kronik\u00eb disa minut\u00ebshe me citime e parafrazime, munda (edhe U.d Kryeredaktorja Berbatovci tha se lajmi pa emra beson se mund te dale v.j), q\u00eb t\u00eb dilte vet\u00ebm me kat\u00ebr fjali. Pa p\u00ebrmendur emrat e mediumeve n\u00eb Kosov\u00eb (flas p\u00ebr TV . P\u00ebr pjes\u00ebn e webit, s\u2019kam lidhje). Lajmi i deleguar nga linku i RTKlive, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Youtube. Mund ta v\u00ebrtetoni.<\/p>\n<p>E di q\u00eb interpretimet tani jan\u00eb p\u00ebrse nuk e hoqe emrin, p\u00ebrse nuk rezistove, e shum\u00eb p\u00ebrse t\u00eb tjera. Po pat\u00ebt durim t\u00eb lexoni korrespondenc\u00ebn zyrtare timen me menaxhment dhe rastet e p\u00ebrplasjeve, apo p\u00ebrpjekjen time t\u00eb asaj dite q\u00eb t\u00eb verifikosh brenda pak kohe e n\u00eb fund pak para lajmeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet lajmi p\u00ebr transmetim, nuk besoj se ke as fuqi fizike dhe as mendore t\u00eb rezon\u00ebsh si duhet.<\/p>\n<p>N\u00eb presion kohe kur duhej b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet e fundit p\u00ebr fillim t\u00eb edicionit t\u00eb lajmeve dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb verifikosh at\u00eb medium e t\u00eb gjesh, se nga ai kan\u00eb marr\u00eb lajme edhe Gazeta Express, Gazeta Blic, edhe Al Jazeera, e t\u00eb arrish q\u00eb t\u00eb mundohesh t\u00eb menaxhosh, duke e b\u00ebr\u00eb lajmin DISI t\u00eb transmetuesh\u00ebm, besoj se n\u00ebse jo p\u00ebr ta kuptuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mundohen, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njohin pun\u00ebn n\u00eb TV.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb shfaj\u00ebsohem. Thjesht po tregoj situat\u00ebn. Tani, ndodhi. Jam i gatsh\u00ebm t\u00eb bart p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo. Por jo pa u shoshitur t\u00eb gjitha. Menaxhmenti e ka t\u00eb qart\u00eb. Bordi gjithashtu e ka t\u00eb qart\u00eb. N\u00eb mbledhje t\u00eb menaxhmentit, z. G\u00ebrvalla e pranoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Edhe n\u00eb Bord, gjithashtu.<\/p>\n<p>Nuk e kuptoj p\u00ebrse duhet r\u00ebn\u00eb nga Kina p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pse jam n\u00eb pushim vjetor, t\u00eb planifikuar m\u00eb her\u00ebt, dua t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr parimet mbi t\u00eb cilat t\u00eb gjith\u00eb thirremi. Ato dreq, ose i ke ose nuk i ke sepse s\u2019besoj se jan\u00eb llokume q\u00eb t\u2019i hash, var\u00ebsisht se cila parti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni e-mailat zyrtar t\u00eb komunikimit tim. Kam pritur q\u00eb Komisioni t\u00eb formohet brenda dit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shoshitur k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje. Meq\u00eb nuk ka ndodhur, duke marr\u00eb aprovim paraprak nga U.d e drejtores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb RTK-s\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr institucionin ku ende punoj, dua t\u00eb n\u00ebnvizoj se p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tekstit, nuk lejoj q\u00eb n\u00eb portale t\u00eb ripubilikohet asnj\u00eb fotografi e imja e paautorizuar, q\u00eb mund t\u00eb merret n\u00eb FB, Google apo rrjetet tjera sociale. P\u00ebrndryshe, do t\u00eb kontaktohet secili medium nga avokati im, Arlind Fetahu, p\u00ebr procedura t\u00eb m\u00ebtejshme ligjore.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Jetoni<\/p>\n<p>P.S \u00c7far\u00ebdo fyerje, lin\u00e7imi dhe k\u00ebrc\u00ebnimi do ta adresoj menj\u00ebher\u00eb n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb. Gjithashtu ndjese koleges Rabisha Muhaxhiri per permendjen ne keto rrethana te emrit te saj.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>E h\u00ebn\u00eb\/22.07.2024<\/p>\n<p>Te nderuar,<\/p>\n<p>Kerkoj qe te na informoni lidhur me nje shkrim qe eshte publikuar ne mediat online dhe ne lajmet qendrore, i perkthyer ne gjuhen shqipe nga nje gazete e Bosnje Hercegovines.<\/p>\n<p>https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/new&#8230;<\/p>\n<p>Si eshte vleresuar ky shkrim per tu publikuar, a ka pasur ndonje verifikim te fakteve dhe pretendimeve, a jane kontaktu mediumet qe jane permendur aty.<\/p>\n<p>Kerkoj nje raport nga ju deri jeser ne ora 10:00 .<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>Zana Spahiu<\/p>\n<p>U.D Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e RTK-s\u00eb<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>E hene\/ marte\/22-23.07.2024(ora 01:00 pas mesnate)<\/p>\n<p>E nderuara znj. Spahiu,<\/p>\n<p>Meqe redaktor i Edicionit Qendror te Lajmeve te dates 22.07.2024, isha une, e ndjej pergjegjesine qe t\u2019ju kthej pergjigje, ndoshta i pari.<\/p>\n<p>Prandaj, ju lutem, pranoni ne menyre kronologjike, sqarimin e kerkuar.<\/p>\n<p>Rreth ores 13:00, kam shkuar ta konsultoj ne zyren e saj, U.d Kryeredaktoren Leonora Berbatovci, mbi mundesite teknike per nje lidhje Live ne Edicionin Qendror te Lajmeve nga koncerti i Rame Lahajt. Meqe behej fjale per nje koncert te sponsorizuar mediatikisht nga RTK, znj. Berbatovci shkoi ne zyren e Drejtorit te TV, z. Rilind Gervalla, per konsultime. Derisa e prisja ne zyre, pas pak minutash, znj. Berbatovci me ftoi edhe mua ne zyren e z. Gervalla. Ne pranine edhe te znj. Berbatovci, drejtori Gervalla me tha se duhet realizuar nje kronike mbi raportimin e RTKLive per takimin e Radoiciqit me Vuciqin. Gjithashtu, tha se edhe Radio \u2018Slobodna Evropa\u2019 ka publikuar nje artikull e te cilin bashke me kete artikullin autorial nga RTKlive, te behet nje kombinim. Ai tha se \u201cSlobodna Evropa\u201d, vazhdimisht edhe duke e perditesuar lajmin. Z. Gervalla dhe znj. Berbatovci u thash qe meqe behet fjale per artikull te publikuar se pari nga RTKlive si medium yni dhe Radio \u2018Slobodna Evropa\u2019 (Radio Evropa e Lire), do ta shikoj se cfare mund te bej. U kthva ne redaksi dhe nisa te kerkoj artikullin e radios \u201cSlobodna Ervopa\u201d. Ne oren 13:19 minuta, drejtori Gervalla me dergoi dy linqe. I pari i artikullit nga RTKLive dhe i dyti nga \u2018Slobodna Bosna\u2019. Aty e kuptova se kot kisha kerkuar artikullin ne \u2018Slobodna Evropa\u2019 meqe behej fjale per medium nga Sarajeva dhe jo Radio \u201cEvropa e Lire\u201d ne gjuhen serbe. Ne oren 13:34 minuta, linkun e artikullit autorial te publikuar nga RTKlive ma dergoi edhe U. d kryeredaktorja Berbatovci.<\/p>\n<p>Meqe gjuhen serbe\/boshbjake nuk e njoh, kerkova ndihme per perkthim nga kolegia Rabisha Muhaxhiri, Redaktore Pergjegjese e Redaksise se Minoriteteve. Bashke kemi diskutuar mbi gjysme ore nese perkthimi i saj ishte i sakte sepse personalisht ishte e pabesueshme ate qe lexoja. Parafrazoj:-\u201cThuhej se portali Periskopi kontrollohet direkt nga Milan Radoiciq e portali Nacionale ka pranuar transaksione financiare per te shkruar artikuj kunder qeverise Kurti\u201d.<\/p>\n<p>Bashke me znj. Muhaxhiri kemi kerkuar ne internet nese behet fjale per ndonje medium serb apo boshnjak me emrin Periskopi. Meqe nuk gjetem dhe ajo me siguroi se perkthimi eshte i sakte, te njejtin tekst te perkthyer, bashke me versionin ne origjinal, ne oren 15:54 minuta, ia dergova U. D kryeredaktores Berbatovci. Me pas edhe vet shkova ne zyren e saj, dhe i thash se kjo eshte absurde. Nuk kishte fakte as deshmi per keto pretendime te nje portali boshnjak dhe se prapa mund te fshihet di\u00e7ka tjeter. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, artikulli i RTKlive dhe ai boshnjak, nuk kishin lidhje nj\u00ebri me tjetrin.<\/p>\n<p>Pasi Znj. Berbatovci e lexoi perkthimin per te cilin e njoftova se eshte bere nga kolegia Muhaxheri, per pjesen qe ka te b\u00ebj\u00eb me mediat ne Kosove, edhe ajo aty e kuptoi se nuk behet fjale per \u2018Slobodna Evropa\u2019, por \u2018Slobodna Bosna\u2019. Me dakordimin e saj, u pajtuam qe te realizohet per lajme vetem kronika nga artikulli autorial i publikuar ne RTKlive mbi takimin qe Vu\u00e7iq ka pasur fshehurazi me Radoiciq. Ne oren 18:29 minuta, U. d e kryeredaktores, znj. Berbatovci me dergoi linkun e RTKlive me artikullin e perkthyer ne teresi (nuk e di nga kush), nga \u2018Slobodna Bosna\u2019, duke me th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj si lajm ngase nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur emrat (emrat e mediumeve v.j) p\u00ebr pjesen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke respektuar hierarkine redaksionale, lajmi n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundshme, \u00ebsht\u00eb transmetuar, duke mos p\u00ebrmendur emrin e asnj\u00eb mediumi n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjes\u00eb p\u00ebr shpjegimin ndoshta m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme, por kjo p\u00ebr t\u00eb sqaruar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur.<\/p>\n<p>Jam n\u00eb dispozicionin tuaj p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo paqart\u00ebsie eventuale.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Jeton Musliu- Redaktor i Lajmeve<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>E enjte\/25.07.2024 (Ora 16:14)<\/p>\n<p>P\u00ebr U.d e drejtores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb RTK-s\u00eb,<\/p>\n<p>E nderuar znj Spahiu,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni fillimisht t\u00eb shpreh keqardhjen time t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb sapo mor\u00ebt detyr\u00ebn, jeni duke u p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb thjesht vazhdim i t\u00eb m\u00ebparshmeve. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha jam munduar t\u2019i l\u00eb vet\u00ebm brenda RTK-s\u00eb me besimin dhe shpres\u00ebn se pas njer\u00ebs, nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebitet tjetra. Sidoqoft\u00eb, tani p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mjaft!<\/p>\n<p>Ju lutem me lejoni t\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin e tim deri n\u00eb alarm, p\u00ebr krejt k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke ju parashtruar n\u00eb fund edhe dy k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p>Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni t\u00eb raportimeve t\u00eb medieve mbi situat\u00ebn e fundit n\u00eb RTK, pas publikimit fillimisht n\u00eb RTKlive t\u00eb lajmit nga Slobodna Bosna, e m\u00eb pas d\u00ebrgimin e linkut tek un\u00eb nga drejtori z. G\u00ebrvalla dhe nga U.d kryeredaktorja, znj. Berbatovci, p\u00ebr transmetim n\u00eb lajmet qendrore n\u00eb TV,<\/p>\n<p>-Pas k\u00ebrkes\u00ebs suaj p\u00ebr sqarim, dhe ashtu si\u00e7 ju kam njoftuar me shkrim, ju dhe t\u00ebr\u00eb menaxhmentin e RTK-s\u00eb, at\u00eb mbr\u00ebmje (22.07.2024, nj\u00eb or\u00eb pas mesnate), t\u00ebr\u00eb rrjedh\u00ebn e procesit, deri tek publikimi i lajmit n\u00eb TV,<\/p>\n<p>-Sic jeni ju, menaxhmenti, por edhe Bordi t\u00eb njoftuar mbi konfirmimin e korrekt\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbajtjes t\u00eb sqarimit tim, edhe nga drejtori, z. G\u00ebrvalla por edhe U.d Kryeredaktorja Berbatovci,<\/p>\n<p>-Ashtu si\u00e7 e kam shpjeguar edhe n\u00eb mbledhjen e Bordit t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrjedh\u00eb t\u00eb procesit, n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve,<\/p>\n<p>-Duke qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb k\u00ebto mbledhje edhe n\u00eb menaxhment edhe n\u00eb Bord se drejtori, z. G\u00ebrvalla e konfirmon se nga ai \u00ebsht\u00eb iniciuar publikimi,<\/p>\n<p>-Duke qen\u00eb se n\u00eb emailin e dat\u00ebs 22.07.2024, ua kam shpjeguar n\u00eb holl\u00ebsi mosmiratimin tim p\u00ebr publikim t\u00eb atij lajmi,p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes absurde, e gjithashtu,<\/p>\n<p>-Duke qen\u00eb se ky rast, \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e t\u00eb tjerave paraprake t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve nga drejtori i TV-s\u00eb, z. G\u00ebrvalla, me t\u00eb cilin kam pasur p\u00ebrplasje dhe mospajtime deri n\u00eb nivelin e moskomunikimit, p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb mija profesionale me t\u00eb, p\u00ebr disa raste kur un\u00eb kam qen\u00eb redaktor i edicioneve informative,<\/p>\n<p>-Rasti p\u00ebr lajmin e tentim atentatit ndaj kryeministrit Kurti n\u00eb Shkup, ku pas presonit tim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr konfirmim dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve deri n\u00eb reagim publik, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur disi konfirmimi i lajmit nga nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisonit Parlemantar p\u00ebr AKI-n\u00eb,<\/p>\n<p>-Lajmi p\u00ebr videon e Radoiciqit ku shihet duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb nj\u00eb personi, e ku s\u2019ka as p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet baz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin jam cil\u00ebsuar nga z. G\u00ebrvalla si jo patriot,<\/p>\n<p>-P\u00ebr videon p\u00ebr lajmin p\u00ebr kritik\u00ebn q\u00eb kryetari i PDK-s\u00eb, ka pasur n\u00eb trevjetorin e Qeveris\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, p\u00ebr t\u00eb cilin kam marr\u00eb edhe v\u00ebrejtje me shkrim nga U.d Kryeredaktorja Berbatovci, p\u00ebrse e kam publikuar, apo p\u00ebrse nuk e kam hequr z. G\u00ebrvalla nga video e publikuar nga PDK, apo p\u00ebrse nuk i kam kontaktuar t\u00eb gjitha ata persona q\u00eb shihen n\u00eb video, ndon\u00ebse publikime t\u00eb tilla b\u00ebhen vazhdimisht,<\/p>\n<p>-Duke qen\u00eb se p\u00ebr disa nga k\u00ebto raste ka qen\u00eb i informuar edhe ish drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i RTK-s\u00eb, Shkumbin Ahmetxhekaj, me t\u00eb cilin kam pasur gjithashtu p\u00ebrplasje e mospajtime profesionale,<\/p>\n<p>-Duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, duke mos e bartur k\u00ebt\u00eb presion tek stafi, por duke u munduar t\u00eb krijoj atmosfer\u00eb kolegjiale, jam munduar t\u00eb jap m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr edicione lajmesh sa m\u00eb profesionale, ndon\u00ebse atmosfera pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb tilla ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua,<\/p>\n<p>-E mbi t\u00eb gjitha, duke par\u00eb denigrimin tim personal e njer\u00ebzor nga, koleg\u00ebt, mediat dhe publiku, i cili nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb me t\u00ebr\u00eb procesin, presionin por edhe nd\u00ebrhyrjet e vazhdueshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast por edhe me rastet e tjera,<\/p>\n<p>-Derisa e shoh n\u00eb komunikim t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb grup n\u00eb viber, por edhe n\u00eb media, diskutimet e koleg\u00ebve t\u00eb mi si znj. Kosumi me z. G\u00ebrvalla, e ku tashm\u00eb jam i bindur se e gjitha paska qen\u00eb e organizuar,dhe un\u00eb jam sh\u00ebnjest\u00ebr m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb kam,<\/p>\n<p>Prandaj, edhe pse jam n\u00eb pushim vjetor t\u00eb planifikuar para se t\u00eb ndodhte publikimi i k\u00ebtij lajmi i cili sic jeni njoftuar n\u00eb e-mailin paraprak, e q\u00eb e keni ju dhe i gjith\u00eb menaxhmenti, ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb dal\u00eb edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb,<\/p>\n<p>Si dhe duke mos pasur asnj\u00eb informacion n\u00ebse Komisioni hetimor i k\u00ebrkuar na Bordi \u00ebsht\u00eb krijuar apo \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb, kur tashm\u00eb mbaroi dita e dyt\u00eb nga mbledhja dhe vendimi i Bordit,<\/p>\n<p>Ju parashtroj dy k\u00ebrkesa:<\/p>\n<p>1-K\u00ebrkoj largimin tim te menjehershem nga detyra e redaktorit t\u00eb lajmeve qendrore n\u00eb RTK dhe risistemimin tim.<\/p>\n<p>2-Lejimin nga ana juaj t\u00eb publikimit t\u00eb sqarimit tim p\u00ebr media ngase situata \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e padurueshme dhe e papranushme per mua,<\/p>\n<p>Duke shpresuar n\u00eb mir\u00ebkuptimin tuaj, ju njoftoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb e-mail jan\u00eb CC edhe t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit nga menaxhmenti n\u00eb RTK.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>Jetoni<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>E enjte 25.07.2024 (ora 16:35)<\/p>\n<p>I nderuar z. Musliu,<\/p>\n<p>Me lejoni fillimisht te iu them qe publikimin e sqarimit per lajmin mund te beni dhe kjo eshte e drejte e juaja absolute.<\/p>\n<p>Risistemimin eshte mire ta rikonsideroni, mirepo nese kjo eshte kerkese e juaja e respektoj.<\/p>\n<p>Komisioni ad hoc ve\u00e7se eshte formuar dhe meqe jam jasht qytetit, ne momentin qe do kthehem do ta nenshkruaj vendimin.<\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p>Zana Spahiu<\/p>\n<p>U.D Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e RTK-s\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeton Musliu ishte redaktor i lajmeve qendrore n\u00eb RTK, n\u00eb nat\u00ebn kur aty u publikua lajmi skandaloz se Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia. Sot, ai ka dalur me nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb. Ka dh\u00ebn\u00eb krejt sqarimet e tij se nga kush ka ardhur presioni p\u00ebr publikimin e k\u00ebtij lajmi, me t\u00eb cilin u godit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":176496,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-176495","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=176495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/176495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=176495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=176495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=176495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}