{"id":177139,"date":"2024-08-03T17:05:06","date_gmt":"2024-08-03T15:05:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=177139"},"modified":"2024-08-03T17:05:06","modified_gmt":"2024-08-03T15:05:06","slug":"a-mund-te-kete-zgjedhje-te-parakohshme-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mund-te-kete-zgjedhje-te-parakohshme-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Data 26 janar e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm u vler\u00ebsua si m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja p\u00ebr t\u2019u mbajtur zgjedhjet parlamentare nga tri partit\u00eb opozitare n\u00eb takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Por, po konsiderohet se ende ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, njoh\u00ebsi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu dhe analisti politik, Fidan Ukaj kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Baraliu thot\u00eb se tashm\u00eb jemi brenda afateve kushtetuese dhe ligjore sa i p\u00ebrket mbajtjes s\u00eb procesit zgjedhor dhe se nuk mund t\u00eb veprohet jasht\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas tij, propozimet nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr shpalljen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve nga subjektet politike q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb n\u00eb parlament, duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb nga presidentja e vendit.<\/p>\n<p>\u201cAshtu \u00e7far\u00eb atyre iu intereson dhe si iu konvenon m\u00eb shum\u00eb, por ajo dat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar nga tri subjektet politike, q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb n\u00eb parlament dhe jan\u00eb subjekte parlamentare faktikisht, n\u00eb qoft\u00eb se pranohet edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt mendoj q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb nga presidentja e vendit me rastin e caktimit t\u00eb dat\u00ebs dhe marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve\u2026P\u00ebr mua mendoj q\u00eb do t\u00eb ishte ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligjin p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe me kushtetut\u00eb. Meq\u00eb zgjedhjet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb 14 shkurt, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin, ashtu si\u00e7 thot\u00eb ligji 60 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe 30 dit\u00eb m\u00eb s\u00eb voni, t\u00eb mbahen zgjedhjet dhe t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb afatet ligjore dhe ligjet n\u00eb fuqi\u202602:19 Un\u00eb mendoj q\u00eb jasht\u00eb afateve kushtetuese tashm\u00eb nuk mund t\u00eb veprohet dhe ne tashm\u00eb jemi brenda afateve kushtetuese dhe ligjore, ato thon\u00eb q\u00eb zgjedhjet duhet t\u00eb caktohen nga presidentja e vendit n\u00eb konsultim me subjektet politike paraprakisht. M\u00eb s\u00eb hershmi gjasht\u00eb muaj para afatit p\u00ebr tu mbajtur zgjedhjet dhe kat\u00ebr muaj m\u00eb s\u00eb voni\u201d, thot\u00eb Baraliu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Baraliu e quan pap\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe shkarje mospjes\u00ebmarrjen e partis\u00eb n\u00eb pushtet L\u00ebvizjesVet\u00ebvendosje n\u00eb takimin e mbajtur mes krer\u00ebve t\u00eb partive opozitare dhe presidentes Osmani.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkarje q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u2019i ndodhte. L\u00ebshim pra, m\u00eb thjesht\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, e cila e ka fituar mbi 50 p\u00ebr qind bashk\u00eb me list\u00ebn Guxo pushtetin dhe qeverisjen. Sepse, respektimi reciprok i institucioneve n\u00ebnkupton shkall\u00eb t\u00eb lakmueshme t\u00eb demokracis\u00eb dhe pjekuris\u00eb politike dhe shtet\u00ebrore. E kund\u00ebrta n\u00ebnkupton se nuk jemi pjekur sa duhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet\u201d, potencon Baraliu.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mospjes\u00ebmarrjen e LVV-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, analisti politik, Fidan Ukaj e konsideron taktik\u00eb t\u00eb kryeministrit Kurti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo mospjes\u00ebmarrje, refuzimi i dat\u00ebs 26 janar si mund\u00ebsi e mbajtjes s\u00eb procesit zgjedhor dhe aludimi nga deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr data optimale, jan\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb gjetjes s\u00eb argumenteve nga kryeministri Kurti p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjuam edhe kund\u00ebrshtimin e dat\u00ebs 26 janar dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr d\u00ebgjojm\u00eb deputet\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje t\u00eb cil\u00ebt flasin p\u00ebr vjesht\u00ebn e vonshme si nj\u00eb dat\u00eb optimale p\u00ebr mbajtjen e procesit zgjedhor. Mendoj se ky taktizim i kryeministrit, mospjes\u00ebmarrja me partit\u00eb politike, kund\u00ebrshtimi i dat\u00ebs 26 janar e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kur d\u00ebgjojm\u00eb deputet\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rreshtit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, q\u00eb vijn\u00eb nga LVV-ja duke aluduar p\u00ebr data optimale, fundin e vjesht\u00ebs apo n\u00ebntorin, mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar brenda LVV-s\u00eb e q\u00eb me dakordim po b\u00ebhet ky taktizim, q\u00eb me gjas\u00eb kryeministri t\u00eb prodhoj\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, me pretekstin se kushtet klimatike, po ashtu logjistike \u00ebsht\u00eb me favorshme t\u00eb mbahen zgjedhjet n\u00eb vjesht\u00ebn e vonshme\u2026\u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr, dh\u00ebnia e dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit. Ai ndoshta po mundohet ose po provon ta gjej\u00eb nj\u00eb argument q\u00eb t\u00eb jap dor\u00ebheqje\u201d, thot\u00eb Ukaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Ukaj thot\u00eb se propozimi i Kurtit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb takim, n\u00ebnkryetarin Glauk Konjufca, ka qen\u00eb i q\u00ebllimsh\u00ebm, ngase sipas tij ka qen\u00eb e ditur se do t\u00eb refuzohej nga presidentja Osmani.<\/p>\n<p>\u201cKjo mospjes\u00ebmarrje n\u00eb takim, sepse kryeministri e ka ditur qart\u00eb se presidentja i ka ftuar krer\u00ebt, kryetar\u00ebt e partive politike dhe mendoj se d\u00ebrgimi i n\u00ebnkryetarit, kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka qen\u00eb e q\u00ebllimshme nga ana e kryeministrit. Ai e ka ditur sakt\u00eb se takimi \u00ebsht\u00eb i thirrur n\u00eb nivel kryetar\u00ebsh dhe e ka ditur se d\u00ebrgimi i n\u00ebnkryetarit do t\u00eb ket\u00eb refuzim\u201d, potencon Ukaj.<\/p>\n<p>M\u00eb 31 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb mbajtur nj\u00eb takim mes presidentes Vjosa Osmani dhe lider\u00ebve t\u00eb partive opozitare, p\u00ebrfshir\u00eb PDK, LDK, AAK, si dhe disa partive t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mosprania e kryeministrit Albin Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim \u00ebsht\u00eb shpjeguar me faktin se ai ishte angazhuar n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb me 21 ambasador\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb vend jan\u00eb mbajtur m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Data 26 janar e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm u vler\u00ebsua si m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja p\u00ebr t\u2019u mbajtur zgjedhjet parlamentare nga tri partit\u00eb opozitare n\u00eb takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Por, po konsiderohet se ende ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, njoh\u00ebsi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu dhe analisti politik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":177140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-177139","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177139\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}