{"id":177555,"date":"2024-08-08T15:16:47","date_gmt":"2024-08-08T13:16:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=177555"},"modified":"2024-08-08T15:16:47","modified_gmt":"2024-08-08T13:16:47","slug":"rihapi-dyert-i-shtepise-se-bardhe-per-kosoven-mesazh-i-qarte-i-uashingtonit-vizita-e-hamzes-ne-shba-nxit-reagime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rihapi-dyert-i-shtepise-se-bardhe-per-kosoven-mesazh-i-qarte-i-uashingtonit-vizita-e-hamzes-ne-shba-nxit-reagime\/","title":{"rendered":"\u201cRihapi dyert i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d; \u201cmesazh i qart\u00eb i Uashingtonit\u201d: Vizita e Hamz\u00ebs n\u00eb ShBA nxit reagime"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn q\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi ashp\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb hapi dyert p\u00ebr kandidatin e PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Bedri Hamza. Takimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si mesazh i qart\u00eb i ShBA-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Vizita e Hamz\u00ebs n\u00eb ShBA, e cila po ndodh n\u00eb kohen e izolimit t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti nga aleat\u00ebt, ka nxitur reagime t\u00eb shumta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb rrethanave politike dhe politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb vizit\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e Kosov\u00ebs, Edita Tahiri, ka th\u00ebn\u00eb se zyrtari i PDK-s\u00eb i rihapi dyert e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri i strukur n&#8217;shpi, Ministrja e jashtme po ashtu- Bedri Hamza keto dite rihapi dyerte e Shtepise se Bardhe per Kosoven &#8211; po skishte si te jete ndryshe Kur per Kurtin ishte shtepi e ngjyrave tjera, ai kurr nuk e ka pare rendesine Amerikes per Kosoven dhe shqiptaret &#8211; ende sdihet cili shtet eshte i rendesishem ne koken e Kurtit antiamerikan&#8230;\u201d, ka shkruar ajo n\u00eb profilin e saj n\u00eb \u201cFacebook\u201d.<\/p>\n<p>Vizita \u00ebsht\u00eb komentuar edhe nga analisti Afrim Kasolli.<\/p>\n<p>N\u00eb profilin e tij n\u00eb \u201cFacebook\u201d, ai ka shkruar se kjo vizit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb i Uashingtonit se ShBA-ja nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPritja qe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerikes i kane bere kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga Partia Demokratike e Kosoves, Bedri Hamza \u00ebsht\u00eb mesazh i qarte qe e dergon Uashingtoni, se Shtepia e Bardhe, nuk eshte kunder Kosoves dhe qytetareve te saj, perkunder tensioneve dhe partneritetit te lenduar me Qeverin\u00eb aktuale. Madje k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim zyrtaret amerikane e kane potencuar ne vazhdim\u00ebsi se &#8220;jane me popullin e Kosov\u00ebs dhe do te jene me te, pavar\u00ebsisht mosmarr\u00ebveshje qe kane me pushtetin aktual&#8221;.\u201d, ka shkruar Kasolli, duke rikujtuar se kryeministri Kurti nuk po realizon vizita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201cTakime te ketij niveli jane jetike per Kosoven, sidomos kur marrim parasysh faktin, se vizita kryesore shteterore e kryeministrit Kurti, mbetet ajo ne Maqedoni te Veriut dhe takimi me liderin populist VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me qellim qerimin e hasepave te brendshme politike me presidenten Vjosa Osmani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po ashtu keto takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bedri Hamzes me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb po ndodhin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kritikuar p\u00ebr shum\u00eb aksione t\u00eb pakordinuara me partnerin kryesor te shtet nd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Takimi i Hamz\u00ebs me Asistentin Special t\u00eb Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur edhe nga PDK-ja.<\/p>\n<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Blerta Deliu-Kodra, ka vler\u00ebsuar se ky takim tregon se ura q\u00eb e lidh\u00eb Kosov\u00ebn me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>\u201cUra q\u00eb lidh\u00eb Kosov\u00ebn me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb dhe e p\u00ebrjetshme! \u201cSHBA q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb nesh dhe mb\u00ebshtesin pavar\u00ebsin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d! Kryeministri Bedri Hamza\u201d, ka shkruar Deliu-Kodra.<\/p>\n<p>Mesazhet q\u00eb mori Hamza<\/p>\n<p>Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Bedri Hamza, sot ka njoftuar p\u00ebr takimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka pasur n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka treguar se n\u00eb takim me Asistentin Special t\u00eb Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, ka marr\u00eb mesazhe t\u00eb qarta se ShBA-ja mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cVizit\u00ebn time n\u00eb SHBA e fillova me nj\u00eb takim me Asistentin Special t\u00eb Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb Drejtor i Lart\u00eb p\u00ebr Evrop\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare (KSK), si dhe me Drejtoresh\u00ebn p\u00ebr Ballkan dhe Evrop\u00eb Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi q\u00eb mora ishte i qart\u00eb: SHBA q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb nesh dhe mb\u00ebshtesin pavar\u00ebsin\u00eb, sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka shkruar Hamza.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai ka treguar p\u00ebr dakordimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>\u201cNe u pajtuam q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr progres n\u00eb konsolidimin e Kosov\u00ebs drejt njohjes nga pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat ende nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, drejt sigurimit t\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Partneritet p\u00ebr Paqe dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb NATO e BE. K\u00ebto jan\u00eb q\u00ebllimet strategjike p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebm gjer\u00ebsisht. Un\u00eb prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim q\u00eb Kosova t\u00eb l\u00ebviz\u00eb m\u00eb shpejt p\u00ebrpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes s\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes s\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr realizimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre q\u00ebllimeve, partneriteti me SHBA \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb jetike dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn e mua edhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm\u201d, ka shkruar Hamza n\u00eb profilin e tij n\u00eb \u201cFacebook\u201d.<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb koh\u00ebn kur ShBA-ja po shpreh shqet\u00ebsime t\u00eb theksuar me veprimet e nj\u00ebanshme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Madje, nj\u00eb kritik\u00eb ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosova ka ardhur n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb Hamza ka realizuar takimin n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Matthew Miller, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb, ka p\u00ebrs\u00ebritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr masat e fundit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb spekuloj p\u00ebr veprime n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo q\u00eb do t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga lidershipi i Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se ata i v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ne kemi ndihmuar p\u00ebr t&#8217;u krijuar. N\u00ebse shikoni historin\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, ShBA-ja e ka mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm integrimin e plot\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb demokraci shum\u00eb-etnike. Por p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb vizion, ne kemi bashk\u00ebpunuar me lider\u00ebt e nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr masat q\u00eb rrisin paqen dhe prosperitetin. Ajo q\u00eb ne inkurajojm\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb t&#8217;i kthehet angazhimit t\u00eb ngusht\u00eb dhe udh\u00ebzues me SHBA-n\u00eb me BE-n\u00eb me NATO-n dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miller, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn q\u00eb Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi ashp\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb hapi dyert p\u00ebr kandidatin e PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Bedri Hamza. Takimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si mesazh i qart\u00eb i ShBA-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Vizita e Hamz\u00ebs n\u00eb ShBA, e cila po ndodh n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":177521,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-177555","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}