{"id":177588,"date":"2024-08-08T17:16:18","date_gmt":"2024-08-08T15:16:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=177588"},"modified":"2024-08-08T17:16:18","modified_gmt":"2024-08-08T15:16:18","slug":"mund-te-shtohen-masat-ndaj-kosoves-thirrjet-e-shba-se-dhe-be-se-per-qeverine-pas-veprimeve-te-pakoordinuara-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mund-te-shtohen-masat-ndaj-kosoves-thirrjet-e-shba-se-dhe-be-se-per-qeverine-pas-veprimeve-te-pakoordinuara-ne-veri\/","title":{"rendered":"\u201cMund t\u00eb shtohen masat ndaj Kosov\u00ebs\u201d, thirrjet e ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb pas \u201cveprimeve t\u00eb pakoordinuara\u201d n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb veri, si mbyllja e n\u00ebnt\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe diskutimi p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit kan\u00eb zem\u00ebruar aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs u shpreh\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjyera me vendimet e vazhdueshme t\u00eb pakoordinuara t\u00eb lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sot Bashkimi Evropian ka paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb shtoj\u00eb masat p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr \u201cveprimet e nj\u00ebanshme negative\u201d, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb aksion i zhvilluar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs mbylli n\u00ebnt\u00eb deg\u00eb t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, Matthew Miller tha se Kosova po i v\u00eb n\u00eb rrezik edhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ShBA-ja e ka ndihmuar t\u2019i krijoj\u00eb.<\/p>\n<p>Miller ka inkurajuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb angazhimin e ngusht\u00eb dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-n\u00eb, me NATO-n dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga vazhdimi i vendimeve t\u00eb pakoordinuara nga lidershipi i Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se ata i v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ne e kemi ndihmuar Kosov\u00ebn t\u2019i krijoj\u00eb. N\u00ebse shikoni historin\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm integrimin e tyre t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb demokraci sovrane multietnike, por p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb vizion, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb ne ndajm\u00eb, ne kemi bashk\u00ebpunuar me lider\u00ebt e nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr masat q\u00eb rrisin paqen dhe prosperitetin n\u00eb vend, duke avancuar Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb euroatlantike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju keni r\u00ebn\u00eb dakord\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe k\u00ebshtu ajo q\u00eb ne do t\u00eb inkurajonim Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb angazhimin e ngusht\u00eb dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-n\u00eb, me NATO-n dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe ne ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u2013 si\u00e7 po e b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb publikisht, ne ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb privatisht edhe qeveris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb DASH-it.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme ka theksuar se Bashkimi Evropian mund t\u2019i shtoj\u00eb masat p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00ebse shtetet an\u00ebtare pajtohen q\u00eb ato t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha ai, n\u00eb vend se Kosova t\u00eb b\u00ebnte hapa p\u00ebr de-p\u00ebrshkall\u00ebzim, Qeveria b\u00ebnte veprime t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb ve\u00e7se \u00e7onin n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi th\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb se k\u00ebto masa mund t\u00eb zgjaten apo t\u00eb hiqen pavar\u00ebsisht zhvillimeve t\u00eb situat\u00ebs. Pra, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Kemi masa n\u00eb fuqi dhe k\u00ebto masa mund t\u00eb shtohen n\u00ebse aktor\u00ebt evropian\u00eb pajtohen se ato duhet t\u00eb shtohen. Masat mund t\u00eb jen\u00eb gjithashtu n\u00eb shkall\u00eb n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt evropian\u00eb ran\u00eb dakord q\u00eb ato duhet t\u00eb rriten\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano.<\/p>\n<p>LAJME<\/p>\n<p>HULUMTIME<\/p>\n<p>INTERVISTA<\/p>\n<p>OPINIONE<\/p>\n<p>PROSPECT<\/p>\n<p>SPORT<\/p>\n<p>ART\/KULTUR\u00cb<br \/>\n\u00d7<\/p>\n<p>Lajme \/ Mbyllja e Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb-Ura e Ibrit<br \/>\n\u201cMund t\u00eb shtohen masat ndaj Kosov\u00ebs\u201d, thirrjet e ShBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb pas \u201cveprimeve t\u00eb pakoordinuara\u201d n\u00eb veri<\/p>\n<p>Reporteri<br \/>\n08 Gusht 2024 | 16:49<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb veri, si mbyllja e n\u00ebnt\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe diskutimi p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit kan\u00eb zem\u00ebruar aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs u shpreh\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjyera me vendimet e vazhdueshme t\u00eb pakoordinuara t\u00eb lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sot Bashkimi Evropian ka paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb shtoj\u00eb masat p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr \u201cveprimet e nj\u00ebanshme negative\u201d, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb aksion i zhvilluar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs mbylli n\u00ebnt\u00eb deg\u00eb t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, Matthew Miller tha se Kosova po i v\u00eb n\u00eb rrezik edhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ShBA-ja e ka ndihmuar t\u2019i krijoj\u00eb.<\/p>\n<p>Miller ka inkurajuar Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb angazhimin e ngusht\u00eb dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-n\u00eb, me NATO-n dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga vazhdimi i vendimeve t\u00eb pakoordinuara nga lidershipi i Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se ata i v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ne e kemi ndihmuar Kosov\u00ebn t\u2019i krijoj\u00eb. N\u00ebse shikoni historin\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm integrimin e tyre t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb demokraci sovrane multietnike, por p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb vizion, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb ne ndajm\u00eb, ne kemi bashk\u00ebpunuar me lider\u00ebt e nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr masat q\u00eb rrisin paqen dhe prosperitetin n\u00eb vend, duke avancuar Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb euroatlantike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju keni r\u00ebn\u00eb dakord\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe k\u00ebshtu ajo q\u00eb ne do t\u00eb inkurajonim Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb angazhimin e ngusht\u00eb dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-n\u00eb, me NATO-n dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe ne ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u2013 si\u00e7 po e b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb publikisht, ne ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb privatisht edhe qeveris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb DASH-it.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme ka theksuar se Bashkimi Evropian mund t\u2019i shtoj\u00eb masat p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00ebse shtetet an\u00ebtare pajtohen q\u00eb ato t\u00eb rriten.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha ai, n\u00eb vend se Kosova t\u00eb b\u00ebnte hapa p\u00ebr de-p\u00ebrshkall\u00ebzim, Qeveria b\u00ebnte veprime t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb ve\u00e7se \u00e7onin n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi th\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb se k\u00ebto masa mund t\u00eb zgjaten apo t\u00eb hiqen pavar\u00ebsisht zhvillimeve t\u00eb situat\u00ebs. Pra, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Kemi masa n\u00eb fuqi dhe k\u00ebto masa mund t\u00eb shtohen n\u00ebse aktor\u00ebt evropian\u00eb pajtohen se ato duhet t\u00eb shtohen. Masat mund t\u00eb jen\u00eb gjithashtu n\u00eb shkall\u00eb n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt evropian\u00eb ran\u00eb dakord q\u00eb ato duhet t\u00eb rriten\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb deklaroi se shpreson q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb marr\u00eb mesazhin, e q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Bashkimin Evropian t\u00eb ndaloj\u00eb s\u00eb marruri masa ndaj tyre.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ka rip\u00ebrs\u00ebritur se \u00e7\u00ebshtja e hapjes s\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ur\u00ebn e Ibrit, si dhe protest\u00ebn q\u00eb u zhvilluar dit\u00ebn e djeshme nga qytetar\u00ebt serb\u00eb, KFOR-i l\u00ebshoi nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media ku tha se po monitoron situat\u00ebn, nd\u00ebrsa shtoi se s\u2019do t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb marrin masa t\u00eb nevojshme p\u00ebr \u00e7do zhvillim q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>\u201cTrupat e KFOR-it ishin n\u00eb terren dhe kryen patrulla n\u00eb zonat p\u00ebrreth p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt dhe t\u00eb qet\u00eb. Demonstrata vazhdoi pa ndonj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb raportuar apo shqet\u00ebsime sigurie. KFOR-i vazhdon t\u00eb zbatoj\u00eb mandatin e tij t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme. KFOR-i vepron si reagues i tret\u00eb i siguris\u00eb, n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe misionin e BE-s\u00eb p\u00ebr Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i par\u00eb dhe i dyt\u00eb i siguris\u00eb. KFOR nuk do t\u00eb hezitoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7do zhvillim q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb dhe stabilitetin rajonal, n\u00eb p\u00ebrputhje me mandatin e tij t\u00eb OKB-s\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e KFOR-it, p\u00ebrcjell Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb veri, si mbyllja e n\u00ebnt\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe diskutimi p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit kan\u00eb zem\u00ebruar aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs u shpreh\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjyera me vendimet e vazhdueshme t\u00eb pakoordinuara t\u00eb lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":177421,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-177588","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177588\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}