{"id":17775,"date":"2018-06-06T09:40:28","date_gmt":"2018-06-06T09:40:28","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=17775"},"modified":"2018-06-06T09:40:28","modified_gmt":"2018-06-06T09:40:28","slug":"cili-gjilanas-i-njohur-ishte-kamerieri-i-titos-si-shkelqenin-studentet-e-gjilanit-ne-beograd-cili-gjilanas-ishte-kryetar-i-lidhjes-futbollistike-te-jugosllavise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cili-gjilanas-i-njohur-ishte-kamerieri-i-titos-si-shkelqenin-studentet-e-gjilanit-ne-beograd-cili-gjilanas-ishte-kryetar-i-lidhjes-futbollistike-te-jugosllavise\/","title":{"rendered":"Cili gjilanas i njohur ishte kamerieri i Titos? Si shk\u00eblqenin student\u00ebt e Gjilanit n\u00eb Beograd? Cili gjilanas ishte kryetar i LIdhjes Futbollistike t\u00eb Jugosllavis\u00eb?\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kujtimet na sjellin gjurm\u00ebt e koh\u00ebs \u2013 na e rikthejn\u00eb t\u00eb djeshmen p\u00ebr t\u00eb kuptuar si jetohej dikur\u2026<br \/>\nAtik m\u00ebhalla \u2013 lagja e vjet\u00ebr ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb emra, ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb\u2026<br \/>\nGjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<br \/>\nRr\u00ebfimi i radh\u00ebs i dr. Shevqetit p\u00ebr Atik m\u00ebhall\u00ebn na kthen n\u00eb koh\u00eb e ritme jete, n\u00eb sokake, ngjarje, na rikujton figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore, politike e sportive, t\u00eb zejeve e shum\u00eb veprimtarive e organizimeve t\u00eb at\u00ebhershme\u2026<br \/>\nN\u00eb vazhdimin e tret\u00eb mund t\u00eb lexoni:<br \/>\nKush ishte kamarieri i Titos n\u00eb Gjilan? Ai mbante edhe certifikat\u00ebn e lindjes q\u00eb ia kishte l\u00ebshuar n\u00eb Gjilan pushteti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Kush ishte kryetar i Shoqat\u00ebs Basketbollistike t\u00eb Koosv\u00ebs? Kush ishte kryetar i Lidhjes Futbolllistike t\u00eb Jugosllavis\u00eb? Kush ishte kryetar komune? Si gum\u00ebzhinte farkataria e Tefikut dhe si e shikonin f\u00ebmij\u00ebt e koh\u00ebs aktivitetin e tij? N\u00eb cil\u00ebn lagje jetuan shkrimtar\u00ebt gjilanas Beqir Musliu e Musa Ramadani? Kush ishte m\u00ebsues, gazetar, konzul n\u00eb Stamboll dhe kryetar komune? Cila ishte femra e par\u00eb gjilanase q\u00eb ka k\u00ebnduar p\u00ebr Radio Prishtin\u00ebn? Etj, etj\u2026<br \/>\n3.<br \/>\nKujtimet p\u00ebr ty Atik m\u00ebhall\u00eb vlojn\u00eb pafund; nuk po die as vet se cilat impresione t\u2019i p\u00ebrdor p\u00ebr kujtimet e mia, pasi faqja m\u00eb kufizon t\u00eb shkruaj p\u00ebr shum\u00eb finesa q\u00eb mban n\u00eb shpirtin t\u00ebnd! Ah sa shum\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, e sa shum\u00eb fjal\u00eb m\u00eb duhen q\u00eb ta q\u00ebndis jet\u00ebn\u2026 N\u00eb xhamin\u00eb Atik ishte shat\u00ebrvani me disa \u00e7ezme, para shat\u00ebrvanit ndodheshin kat\u00ebr varre, nd\u00ebrsa xhamia q\u00eb nga viti 1954 kishte edhe trapazanin e bukur, q\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb xhamis\u00eb banonin Galipi dhe Haqif Tetova, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, af\u00ebr teqes \u201cHelveti\u201d gjendej sht\u00ebpia e Shaban Nob\u00ebrdaliut, q\u00eb kishte djal\u00eb Adnanin, i cili punonte n\u00eb Entin p\u00ebr pun\u00ebsim.<br \/>\nDit\u00ebn e Sh\u00ebngjergjit, n\u00ebnat me vajzat e tyr vizitonin teqen \u201cHelveti\u201d t\u00eb Hamdi sheh\u00ebve, pastaj edhe teqen \u201cSadi\u201d n\u00eb Muhaxhir m\u00ebhall\u00eb. Rrruget ishin p\u00ebrplot njer\u00ebz; femrat l\u00ebviznin si fidan\u00ebt q\u00eb tund era, ato mbushnin rrug\u00ebt, tregonin si kishin vepruar n\u00eb teqe dhe cilat ishin d\u00ebshirat e tyre\u2026 N\u00eb sokakun e par\u00eb t\u00eb \u201cPishtol\u201d m\u00ebhall\u00ebs banonin llashtic\u00ebt, livo\u00e7\u00ebt, malishev\u00ebt, Masar Gjinolli, Shefik \u201cAmerika\u201d, i cili kishte djal\u00eb Hajredinin, mjeshtrin e futbollit, dhe Tefiku, q\u00eb ishte djali i kryetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Gilanit pas 45-\u00ebs \u2013 Ramush Osmanit.<br \/>\nAh Gilan, ah zaman! Ah Gjila, ah koh\u00eb! N\u00eb sokakun e dyt\u00eb t\u00eb \u201cPishtol\u201d m\u00ebhall\u00ebs banonte Idriz \u201cpushkari\u201d, ne saje t\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit kjo rrug\u00eb kishte marr von\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, Isuf Kiki, q\u00eb kishte qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i aradh\u00ebs rinore n\u00eb Drenic\u00eb. E, Masar Xhinolli e kishte bashk\u00ebshorte Zehr\u00ebn, e cila n\u00eb rrug\u00ebn time t\u00eb lindjes vizitonte motr\u00ebn Mejremen, bashk\u00ebshorten e Emin Osmanit dhe v\u00ebllaun Is\u00eb Devaj\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sokak banonin Teka, q\u00eb kishte kioskun te Shkolla e Muzik\u00ebs dhe kamarieri Shuka (Shukri Abduallu, nuk jeton m\u00eb), i cili kishte sh\u00ebrbyer plot 50 vjet qytetar\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e Gilanit dhe mysafir\u00ebt q\u00eb vinin nga e gjith\u00eb Jugosllavia. Shuka , si\u00e7 e njihnim e e thirrnim t\u00eb gjith\u00eb, me 13 prill 1971, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Gjilan, i kishte sh\u00ebrbyer edhe Titos. Shuka ruante certifikat\u00ebn e lindjes q\u00eb n\u00eb Gjilan ia ka kishte l\u00ebshuar pushteti popullor i Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kur Shqip\u00ebria ishte p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Kosov\u00eb! Shkruante: Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, Qarku Gjilan dhe sh\u00ebnimet mbi identetin e Shkuri Abdullahut, sepse ai kishte lindur at\u00eb koh\u00eb\u2026<br \/>\nNd\u00ebrsa, Halimi, v\u00ebllau i Sabit ag\u00ebs, kishte vajz\u00ebn Nerminen t\u00eb martuar p\u00ebr Ali Buhiqin, m\u00ebsuesin \u2013 veteranin e arsimit dhe an\u00ebtarin e Teatrit gjilanas n\u00eb fillet e para. Abdulla Saliqava kishte sht\u00ebpin\u00eb e Ali Bajq\u00ebs, ish-tregtar i vjet\u00ebr. \u00c7iflik m\u00ebhalla ishte lagje e tregtar\u00ebve n\u00eb Gilan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebhall\u00eb jetuan Musa Ramadani dhe Beqir Musliu (p\u00ebr k\u00ebta n\u00eb pjes\u00ebn e 5-t\u00eb).<br \/>\nAh Gilan, ah zaman, ah Atik m\u00ebhall\u00eb! Aty ku fillon rruga \u201cAbdulla Presheva\u201d gjendej farkatari Tefiku, q\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebt me or\u00eb shikonim se si ai fryente \u201cpushillen\u201d, si skuqte hekurin, si mprehte sopatat (sakicat) me \u201cbuxhill\u00eb\u201d. N\u00eb fillim t\u00eb sokakut kishte banuar mulla Xhema, pastaj hoxhovit\u00ebt, q\u00eb banojne edhe sot. Aty, n\u00eb f\u00ebmirin\u00eb time e kishte pasur berberhanen Mehmeti, i cili e kishte varur n\u00eb der\u00eb pjat\u00ebn p\u00ebr shkumbimin e sapunit, q\u00eb e p\u00ebrdorte p\u00ebr rroj\u00eb t\u00eb klient\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb sokakun e par\u00eb banonte familja e Ibrahim Meh\u00ebve, qe ia shesin sht\u00ebpin\u00eb mulla Riza Poli\u00e7k\u00ebs, nd\u00ebrsa af\u00ebr ishte xha Destani nga Budriga. P\u00ebrmes sokakut dhe n\u00ebp\u00ebr oborre kalonte lumi Banja. Djathtas banonte xha Ismajli, tregetar q\u00eb punonte me tekstil, kishte v\u00eblla Xhemalin, nd\u00ebrsa djal t\u00eb v\u00ebllaut \u2013 Muharremin \u201cCirin\u201d. Xha Ismajli kishte bashk\u00ebshorte motr\u00ebn e Rexhep Roshkut, njeriut me t\u00eb njohur p\u00ebr skar\u00eb n\u00eb Gilan. K\u00ebtu banonte Aziz Kosovica , i cili kishte hekurishtoren deri me 1963. Qahil Staneci kishte tufen e deleve, ishte tregtar i njohur i kafsh\u00ebve, shum\u00eb bashkepunonte me xhaxhain tim Bajrushin, q\u00eb njihej me nofken \u201cBajqa\u201d. Kishte sht\u00ebpin\u00eb dykat\u00ebshe me trapazan, me dritare \u00e7ifte n\u00eb dhoma. Xha Shaipi nga V\u00ebrbani i Vitis\u00eb kishte edhe dy v\u00ebllez\u00ebr, ishin furrtar, djali Shyqa punonte n\u00eb Elektrokosov\u00eb. Bashk\u00ebshortja e xha Shaipit kishte shoqe bashk\u00ebshporten e Mehmet berberit Nob\u00ebrdalis\u00eb; ajo nuk dinte turqisht, gruaja e Mahmetit nuk dinte fare shqip, por ishin shoqe t\u00eb ngushta. Shpirtrat e mir\u00eb bashkohen edhe kur nuk flasin me z\u00eb!<br \/>\nAh Gilan, ah zaman, ah Atik m\u00ebhall\u00eb! Si mund t\u00eb harroj Rexhep Hakulin, q\u00eb te shkolla \u201cMusa Zajmi\u201d dhe para kinemas\u00eb shiste fara. Sokaku i dyt\u00eb njihet nga qytetar\u00ebt si sokaku i Klaiq\u00ebve, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb sokak jetojn\u00eb edhe malishevalit\u00eb, nob\u00ebrdalit\u00eb, kollar\u00ebt; kan\u00eb jetuar Pazvan\u00ebt, xha Halimi, janjevalit\u00eb, Jusufi dhe Ramadani. K\u00ebtu, nj\u00eb koh\u00eb, kishin banuar Llabjan\u00ebt, q\u00eb m\u00eb von\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Sheqer m\u00ebhalle, pos Meminit, i cili ndihmoi n\u00eb rregullimin e instalimit t\u00eb rrym\u00ebs elektrike n\u00eb xhamin\u00eb Shehzade me 1987. Ky sokak ishte m\u00eb dinamik se sokaku i par\u00eb; ishte burim i intelektual\u00ebve, sportist\u00ebve, muzik\u00ebs, efendikullukut, por edhe ndonj\u00eb problematiku! Tefik Klaiqi kishte pasur 5 f\u00ebmij\u00eb: Arifin, Qazimin, Nazimiun, Hajdarin dhe Tasinin. Sadik Klaiqi kishte f\u00ebmij\u00ebt: Rexhepin, Ibrahimin, Ahmetin dhe Sylejmanin. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb cekur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebhall\u00eb ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb familje serbe, Rista. Xha Ismajlhakiu, i cili punonte n\u00eb komune edukoi tre djem, nd\u00ebrsa xha Halimi, qe kishte djal\u00eb Zeq\u00ebn, ishte trash\u00ebgimtar i Ahmet Hasan Arabistanit. Ramadani dhe Jusufi ishin tregtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Gilanit dhe kishin lidhje familjare me Halit Rexhepin e m\u00ebhall\u00ebs sime.<br \/>\nAh Gilan, ah zaman! Ky sokak lidhej me \u00c7iflik m\u00ebhallen \u2013 me \u201cDar\u201d sokakun, ku femrat \u00e7do koh\u00eb vizitonin nj\u00ebra- tjetr\u00ebn, duke shfryt\u00ebzuar kapixhik\u00ebt q\u00eb i kishte \u00e7do sht\u00ebpi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sokak me ndikim dhe autoritet ishin Nob\u00ebrdalit\u00eb, xha Hakiu, q\u00eb vdiq duke u falur n\u00eb xhamin\u00eb \u201cShehzade\u201d; Bejt\u00eb Nob\u00ebrdaliu ishte m\u00ebsues, gazetar, konzul n\u00eb Stamboll dhe kryetar komune. K\u00ebtu banonte edhe Zijadin Nob\u00ebrdaliu, i cili ishte m\u00ebsues dhe faktor politik n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nKur ishim f\u00ebmij\u00eb, gjat\u00eb Ramazanit rinia e k\u00ebsaj m\u00ebhalle, n\u00eb krye me Panqen, duke p\u00ebrdorur muzik\u00ebn na \u201cshkilte\u201d m\u00ebhall\u00ebn, duke na \u201cthye\u201d moralin dhe egon e m\u00ebhall\u00ebs.<br \/>\nSi mund t\u00eb harroj v\u00ebllez\u00ebrit: Sahitin dhe Halitin, qe kishin studiuar n\u00eb Beograd, kur isha n\u00eb studime n\u00eb Beograd n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cili\u00ebt student\u00ebt flisnin fjal\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sokak kishte banuar mulla Osman Zeherliu, i cili ishte nga Janjeva, mulla Shabani, pastaj vendosen Bexhet Novosella dhe Riza Mihovci \u2013 arabaxhiu i Nd\u00ebrmarrjes Shoq\u00ebrore Tregtare (NShT) \u201c16 Nentori\u201d.<br \/>\n.<br \/>\nAh Gilan, ah zaman, ah Atik m\u00ebhall\u00eb! Aty ku laheshin rrobat nga rom\u00ebt me perajk\u00eb n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb gjendej sht\u00ebpia e Medinag\u00ebve, qe ia kan\u00eb shitur sht\u00ebpin\u00eb Mehmetit nga Hogoshti. Fatimja, vajza e k\u00ebsaj familje, ishte femra e par\u00eb gjilanase q\u00eb ka k\u00ebnduar p\u00ebr Radio Prishtin\u00ebn, nd\u00ebrsa Elemejdini shkruante firmat n\u00eb shitoret e Gjilanit. Mulliri, q\u00eb dikur u quante i nob\u00ebrdalive, filloi t\u00eb quhet i Fekovit\u00ebve, pasi ishte b\u00ebr\u00eb pron\u00eb e Ejup Malishev\u00ebs.<br \/>\nAty ku fillon sokaku i Klaiq\u00ebve gjendej sht\u00ebpia e myftiut Abdurrahim efendiut nga Lllashtica, i cili e ka varrin n\u00eb oborr t\u00eb xhamis\u00eb Atik, dhe kishte djal\u00eb Alisahitin e martuar me Fetijen, vajz\u00ebn e Ramush Osmanit. N\u00eb af\u00ebrsi ishte mejtepi i hoxha Hanmit, q\u00eb pas vitit 1945 njihej me emrin \u201csht\u00ebpia e emigrant\u00ebve\u201d. Aty af\u00ebr banonin makresh\u00ebt me xha Rifatin. N\u00eb ball\u00eb gjendej furra e xha Miftarit. Shefqet Mustafa ishte kryetar i Gilanit dhe njeriu i respektuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, si dhe kryetar i Shoqat\u00ebs Basketbollistike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryetar i Lidhjes Futbollistike t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<br \/>\nIsha f\u00ebmij\u00eb, me or\u00eb shikoja Jakup Mahmutin \u2013 jorganxhiun q\u00eb kishte shitoren af\u00ebr xhamis\u00eb \u201cShehzade\u201d (Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe), ku punonte jorganat, jastuk\u00ebt t\u00eb mbushur me kasht\u00eb, pastaj edhe shilte. Ishte i vetmi me k\u00ebt\u00eb profesion n\u00eb qytet, por ishte artist i pun\u00ebs. Banor\u00ebt e k\u00ebsaj m\u00ebhalle, shumica, dinin gjuh\u00ebn rome, pasi af\u00ebr ishte Karadak m\u00ebhalla, e banuar me rom. Kjo lagje e kishte muzik\u00ebn falas me d\u00ebgjue, pasi rom\u00ebt me instrumentet e tyre \u00e7do dit\u00eb b\u00ebnin muzik\u00eb!<br \/>\nNe tokat e Halimit u vendos\u00ebn p\u00ebrlepnic\u00ebt, shumica ishin kopshtar\u00eb ose ushtronin zeje (zanate) n\u00eb rregullimin e automobilave. K\u00ebtu banonte edhe familja e dr.Emrushit, defektolog, q\u00eb kishte bashk\u00ebshorte motr\u00ebn e Rashit Gashit.<br \/>\nNuk mundem me p\u00ebrfundue k\u00ebt\u00eb tekst pa e p\u00ebrmendur Vesel Koretinin, arabaxhiun dhe Mulla Sef\u00ebn me sht\u00ebpin\u00eb me numrin 22, q\u00eb kishte f\u00ebmij\u00eb: Muharremin, jurist dhe Mustaf\u00ebn, agronom. K\u00ebta dy f\u00ebmij\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb plejad\u00eb intelektual\u00ebsh, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi. Mulla Sefa, i cili vdiq me rastin e vizit\u00ebs n\u00eb Turqi, kishte l\u00ebn\u00eb pasuri t\u00eb madhe respekti n\u00eb mesin e gjilanasve.<br \/>\nSqarim: Terminologjia q\u00eb ka pasur p\u00ebrdorim te popullata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb origjinal\u2026Mir\u00ebkuptim nga ju lexues t\u00eb nderuar!<\/p>\n<p>\/Autor: Shevqet Mehmeti\/ E p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp \/redaktoi: N.Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtimet na sjellin gjurm\u00ebt e koh\u00ebs \u2013 na e rikthejn\u00eb t\u00eb djeshmen p\u00ebr t\u00eb kuptuar si jetohej dikur\u2026 Atik m\u00ebhalla \u2013 lagja e vjet\u00ebr ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb emra, ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb\u2026 Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs! Rr\u00ebfimi i radh\u00ebs i dr. Shevqetit p\u00ebr Atik m\u00ebhall\u00ebn na kthen n\u00eb koh\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-17775","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17775\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}