{"id":177817,"date":"2024-08-10T21:58:03","date_gmt":"2024-08-10T19:58:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=177817"},"modified":"2024-08-10T21:58:03","modified_gmt":"2024-08-10T19:58:03","slug":"polici-maqedonas-qe-vershoi-tregun-e-kosoves-me-para-false","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/polici-maqedonas-qe-vershoi-tregun-e-kosoves-me-para-false\/","title":{"rendered":"Polici maqedonas q\u00eb \u201cv\u00ebrshoi\u201d tregun e Kosov\u00ebs me para false"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb polic maqedonas, i arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb, po dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milion\u00eb monedha false prej 2 eurosh, ka th\u00ebn\u00eb Agjencia e Bashkimit Evropian p\u00ebr Bashk\u00ebpunim n\u00eb Drejt\u00ebsin\u00eb Penale (Eurojust). Mij\u00ebra monedha q\u00eb u falsifikuan nga grupi i tij, p\u00ebrfunduan n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Polici 34-vje\u00e7ar, n\u00eb vend se t\u00eb ndiqte falsifikuesit dhe kriminel\u00ebt, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb falsifikues parash. I arrestuari, m\u00eb 4 gusht, n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga Resnja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai punonte n\u00eb departamentin e Policis\u00eb maqedonase p\u00ebr luftimin e krimeve t\u00eb r\u00ebnda dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cHetimi do t\u00eb synoj\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb shkall\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb falsifikimit t\u00eb monedhave\u201d, tha Eurojust.<\/p>\n<p>Burimet e Radios Evropa e Lir\u00ebnga hetimet tha se i arrestuari ishte pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti t\u00eb falsifikator\u00ebve, por jo \u201ctruri\u201d i operacionit\u201d.<\/p>\n<p>Arrestimi i tij u b\u00eb pas muajsh t\u00eb planifikimeve nga autoritetet maqedonase dhe kosovare, me mb\u00ebshtetjen e Eurojust dhe Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Policis\u00eb (EUROPOL).<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt e policit t\u00eb arrestuar nga Departamenti p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimeve t\u00eb r\u00ebnda dhe krimit t\u00eb organizuar po ashtu mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hetimin q\u00eb u krye kund\u00ebr tij, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore Publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim disamujor mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs, hetues dhe prokuror\u00eb nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Ku u falsifikuan parat\u00eb?<\/p>\n<p>Parat\u00eb e falsifikuara u prodhuan me dy makineri n\u00eb nj\u00eb bodrum n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Policia sekuestroi edhe dy thas\u00eb me monedha. Falsifikuesit p\u00ebrdor\u00ebn gjasht\u00eb versione t\u00eb ndryshme q\u00eb gjenden n\u00eb an\u00ebn e monedh\u00ebs metalike ku \u00ebsht\u00eb vendosur vlera prej 2 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb prokuror\u00ebve maqedonas dhe kosovar\u00eb u tha se qindra mij\u00ebra monedha false \u201ct\u00eb prodhuara\u201d n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kishin \u201cv\u00ebrshuar\u201d tregun e Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti i kaluar. Por, n\u00eb njoftimin e fundit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs lihet t\u00eb kuptohet se problemi me parat\u00eb e falsifikuara \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr faktin se n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, BQK-ja ka t\u00ebrhequr nga qarkullimi 2.5 milion\u00eb monedha prej 2 eurosh, q\u00eb arrijn\u00eb vler\u00ebn totale prej 5 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Ky institucion tha se rreth 54.000 denominimeve prej 2 euro jan\u00eb detektuar dhe jan\u00eb parandaluar q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb sistemin financiar, \u201cduke i t\u00ebrhequr nga qarkullimi si para t\u00eb falsifikuara\u201d.<\/p>\n<p>Por, parat\u00eb e falsifikuara n\u00eb bodrumin n\u00eb Shkup nuk p\u00ebrfunduan vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Ato qarkulluan edhe n\u00eb vet\u00eb shtetin ku u prodhuan, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Parat\u00eb e falsifikuara hyn\u00eb n\u00eb qarkullim n\u00eb territorin maqedonas p\u00ebrmes taksave q\u00eb paguhen p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr autostrada, pasi vet\u00ebm aty lejohet p\u00ebrdorimi i valutave t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Banka p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbledhjen e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave i d\u00ebrgoi, m\u00eb pas, monedhat e dyshimta n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare maqedonase p\u00ebr verifikim.<\/p>\n<p>Banka Komb\u00ebtare e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit, ata kan\u00eb zbuluar m\u00eb shum\u00eb se 50.000 euro monedha false.<\/p>\n<p>Kjo bank\u00eb kryen inspektime dhe analizime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse monedhat jan\u00eb origjinale apo false.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar, nj\u00eb total prej 11.489 euro metalike jan\u00eb zbuluar, nga t\u00eb cilat 11.112 ishin monedha prej 2 euro dhe 367 n\u00eb vler\u00eb prej 1 euro. M\u00eb 2022, 10.717 monedha prej 2 euro dhe 231 prej 1 euro po ashtu u zbuluan se ishin t\u00eb falsifikuara, tha Banka Komb\u00ebtare p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Arrestimi i punonj\u00ebsit t\u00eb MPB-s\u00eb maqedonase nuk ishte rasti i par\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtetas maqedonas \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn dyshimet se ka futur n\u00eb qarkullim monedha t\u00eb falsifikuara. Dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, Zyra e Prokurorit Special t\u00eb Kosov\u00ebs njoftoi p\u00ebr arrestimin e tre shtetasve maqedonas dhe tre kosovar\u00ebve, pasi iu gjet\u00ebn 2-eurosha t\u00eb falsifikuara n\u00eb vler\u00eb prej 85.000 eurosh.<\/p>\n<p>Ata ishin arrestuar m\u00eb 28 n\u00ebntor, nd\u00ebrsa m\u00eb pas Prokuroria kosovare b\u00ebri t\u00eb ditur se gjat\u00eb operacionit u gjet\u00ebn gjithsej 42.505 monedha prej 2 eurove.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, Prokuroria deklaroi se ata kishin futur n\u00eb disa \u00e7anta parat\u00eb e falsifikuara, duke i kamufluar n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb t\u00eb dukeshin si mallra t\u00eb zakonshme dhe m\u00eb 28 n\u00ebntor i kishin d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale tha se tre maqedonasit e dyshuar ishin takuar me tre t\u00eb dyshuarit kosovar\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Ferizajt p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas s\u00eb bashku drejt Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Eurozon\u00ebs, por p\u00ebrdor euron.<\/p>\n<p>N\u00eb korrikun e vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb Kosov\u00eb u regjistruan t\u00eb pakt\u00ebn dy raste t\u00eb tjera kur u konfiskuan mij\u00ebra euro t\u00eb falsifikuara, q\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb shtet nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, Sh\u00ebrbimi i Kosov\u00ebs i Radios Evropa e Lir\u00eb bisedoi me disa pronar\u00eb t\u00eb llogarive n\u00eb aplikacionin TikTok, t\u00eb cil\u00ebt konfirmuan se mund t\u00eb sillnin n\u00eb Kosov\u00eb para t\u00eb falsifikuara. P\u00ebr t\u00eb mos kryer vep\u00ebr penale, REL-i nuk porositi para false nga k\u00ebto dy profile, p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00ebse ato d\u00ebrgohen v\u00ebrtet ose jo.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs nuk i ishte p\u00ebrgjigjur REL-it n\u00ebse po hetonte k\u00ebto profile apo personat q\u00eb pretendonin se i menaxhonin k\u00ebto llogari n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kushdo q\u00eb prodhon para t\u00eb falsifikuara p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb qarkullim si t\u00eb v\u00ebrteta, d\u00ebnohet me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>\u201cBiznes fitimprur\u00ebs\u201d p\u00ebr kriminel\u00ebt<\/p>\n<p>P\u00ebr kriminel\u00ebt, ky \u00ebsht\u00eb biznes fitimprur\u00ebs sepse shum\u00eb rrall\u00eb ndonj\u00eb tregtar ose pagues nuk i kontrollojn\u00eb n\u00ebse parat\u00eb jan\u00eb false, edhe pse k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Monedhat origjinale nj\u00eb, dy dhe pes\u00eb cent\u00eb jan\u00eb prej bakri t\u00eb veshur me \u00e7elik dhe jan\u00eb shum\u00eb magnetike. Nd\u00ebrsa unazat e jashtme e monedhave origjinale prej 1 dhe 2 euro, por edhe i 10, 20 dhe 50 cent\u00ebve, nuk jan\u00eb metalike, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet nga parat\u00eb e falsifikuara \u201cjan\u00eb n\u00ebn radar\u201d, pasi k\u00ebto monedha metalike mund t\u00eb qarkullojn\u00eb shum\u00eb leht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl ekonomike dhe p\u00ebrdoren n\u00eb tregtin\u00eb e p\u00ebrditshme. Ato detektohen m\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr dallim nga monedhat e letr\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimet p\u00ebr falsifikimin e parave<\/p>\n<p>Sipas ligjeve maqedonase, p\u00ebr qarkullim t\u00eb parave false nj\u00eb person mund t\u00eb d\u00ebnohet nga nj\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb vjet burgim. Megjithat\u00eb, n\u00ebse krimi ka shkaktuar \u201ctrazira n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit\u201d, parashihet d\u00ebnim prej s\u00eb paku pes\u00eb vjet\u00ebsh burgim.<\/p>\n<p>Sipas ligjeve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kushdo q\u00eb aksidentalisht ka paguar apo ka pranuar para t\u00eb falsifikuara nd\u00ebshkohet, p\u00ebrkat\u00ebsisht u konfiskohen parat\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb kompensimi.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit, Banka Qendrore Evropiane ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr \u201cv\u00ebrshim\u201d t\u00eb madh t\u00eb parave false n\u00eb tregjet n\u00eb mbar\u00eb Eurozon\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, m\u00eb 2023 p\u00ebraf\u00ebrsisht 115.9000 monedha t\u00eb falsifikuara u detektuan gjat\u00eb pagesave t\u00eb kryera n\u00eb Gjermani, nd\u00ebrkaq ky num\u00ebr m\u00eb 2022, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore gjermane ishte rreth 73.400. Sipas statistikave, i bie q\u00eb ishin 14 monedha false p\u00ebr 10.000 banor\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, policia spanjolle goditi nj\u00eb grup kriminal q\u00eb dyshohej se shp\u00ebrndante n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn monedha prej 2 eurosh t\u00eb falsifikuara. Me ndihm\u00ebn e EUROPOL-it, n\u00eb Toledo t\u00eb Spanj\u00ebs u gjet\u00ebn pun\u00ebtori ku prodhoheshin parat\u00eb false. Kjo band\u00eb kishte futur n\u00eb tregun evropian pothuajse 500.000 monedha t\u00eb falsifikuara \u201ct\u00eb kualitetit t\u00eb lart\u00eb\u201d. Dhjet\u00eb persona, q\u00eb u raportua se ishin shtetas kinez\u00eb, u arrestuan.<\/p>\n<p>Sipas agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve, DPA, hetimi \u201cishte jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak se banda ishte aq sekrete, por po ashtu sepse praktikisht \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjurmohen parat\u00eb e falsifikuara\u201d.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, pothuajse 141 miliard\u00eb monedha ishin n\u00eb qarkullim n\u00eb mbar\u00eb Eurozon\u00ebn, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore Evropiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb polic maqedonas, i arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb, po dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milion\u00eb monedha false prej 2 eurosh, ka th\u00ebn\u00eb Agjencia e Bashkimit Evropian p\u00ebr Bashk\u00ebpunim n\u00eb Drejt\u00ebsin\u00eb Penale (Eurojust). Mij\u00ebra monedha q\u00eb u falsifikuan nga grupi i tij, p\u00ebrfunduan n\u00eb Kosov\u00eb. Polici 34-vje\u00e7ar, n\u00eb vend se t\u00eb ndiqte falsifikuesit dhe kriminel\u00ebt, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":177818,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-177817","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}