{"id":177923,"date":"2024-08-12T16:58:09","date_gmt":"2024-08-12T14:58:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=177923"},"modified":"2024-08-12T16:58:09","modified_gmt":"2024-08-12T14:58:09","slug":"nga-sandalet-gucci-te-detergjenti-nga-dhe-si-vijne-produktet-false-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-sandalet-gucci-te-detergjenti-nga-dhe-si-vijne-produktet-false-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Nga sandalet Gucci te detergjenti: Nga dhe si vijn\u00eb produktet false n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Iu desh\u00ebn disa muaj dhe nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nj\u00eb pal\u00eb atlete Nike q\u00eb i kushtuan rreth 100 euro n\u00eb Kosov\u00eb, ishin false.<\/p>\n<p>Vesa (identiteti i plot\u00eb i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb) tregon se k\u00ebpuc\u00ebt i kishte bler\u00eb nga nj\u00eb faqe online, duke menduar se jan\u00eb origjinale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb koleg\/shok i pun\u00ebs m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb se i ke false dhe m\u00eb rekomandoi t\u2019i nd\u00ebrroj dhe t\u2019i blej tjera n\u00eb Gjermani\u201d, tregon ajo, duke shtuar se m\u00eb pas i ka krahasuar atletet e saj me ato n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se m\u00eb nuk ka pasur vullnet t\u00eb merret me faqen q\u00eb ia shiti atletet ve\u00e7se ngjarja ia shtoi mosbesimin p\u00ebr produktet q\u00eb shiten n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr dyqane t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit, shiten pa ndonj\u00eb telash produkte me marka t\u00eb njohura bot\u00ebrore, por me cil\u00ebsi dhe \u00e7mime t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>\u201cTridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb (39) euro\u201d, p\u00ebrgjigjet shkurt shit\u00ebsi kur pyetet p\u00ebr \u00e7mimin e nj\u00eb pal\u00eb sandaleve t\u00eb ekspozuara n\u00eb nj\u00eb nga dyqanet e lagjes Dardania t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb thembr\u00ebn e sandaleve q\u00eb mbajn\u00eb mark\u00ebn Gucci, brend i njohur luksoz nga Italia, madje shkruhet se ato jan\u00eb prodhuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>\u201cVijn\u00eb nga Turqia\u201d, thot\u00eb tutje shit\u00ebsi kur pyetet p\u00ebr prejardhjen e sandaleve, pa dh\u00ebn\u00eb detaje tjera.<\/p>\n<p>Me pak dallime n\u00eb dizajn dhe shum\u00eb dallim n\u00eb \u00e7mim, k\u00ebto sandale mund t\u00eb gjinden n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb kompanis\u00eb Gucci, marka e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mbrojtur n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7mimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb disa qindra euro\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Guccit, t\u00eb ekspozuara hapur n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb dyqane t\u00eb Prishtin\u00ebs shihen veshje, \u00e7anta, aksesor\u00eb e k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb markave t\u00eb njohura bot\u00ebrore, nga Luis Vitton e deri te Nike e Adidas.<\/p>\n<p>\u00c7mimet variojn\u00eb nga 5 deri n\u00eb 40 euro.<\/p>\n<p>Riprodhimi apo shitja e imitimeve t\u00eb markave t\u00eb njohura bot\u00ebrore pa autorizim, nuk ishte e rregulluar apo e ndaluar me ligj n\u00eb Kosov\u00eb deri n\u00eb vitin 2011, kur legjislacioni i vendit nisi t\u00eb harmonizohej me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb kishim nj\u00eb legjislacion, k\u00ebto mallra kan\u00eb hyr\u00eb lirsh\u00ebm sepse nuk kemi pasur ndonj\u00eb mandat ligjor (p\u00ebr ndalimin e tyre)\u201d, thot\u00eb Sadije Topojani, udh\u00ebheq\u00ebse e Departamentit p\u00ebr Mbrojtjen e Pron\u00ebs Intelektuale n\u00eb Dogan\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dogana q\u00eb tani luan rol ky\u00e7 n\u00eb ndalimin e mallrave t\u00eb falsifikuara apo mbrojtjen e markave tregtare, thot\u00eb se m\u00ebnyrat e futjes s\u00eb k\u00ebtyre mallrave po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb kreative.<\/p>\n<p>Dogana b\u00ebn kryesisht ndalimin e mallrave gjat\u00eb tentimit p\u00ebr import, por ka kompetenca edhe p\u00ebr kontrollimin e shit\u00ebsve brenda vendit.<\/p>\n<p>\u201cShkel\u00ebsit, edhe gjat\u00eb hyrjes n\u00eb kufi, i p\u00ebrziejn\u00eb me mallra tjera, duke mos i deklaruar, duke tentuar ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb lajthitje institucionin. Gjithashtu, tentojn\u00eb edhe p\u00ebrmes stiker\u00ebve t\u00eb fshehin markat tregtare, e deklarojn\u00eb mallin si pa mark\u00eb tregtare\u201d, thot\u00eb Topojani.<\/p>\n<p>Nga dhe si po hyjn\u00eb k\u00ebto mallra?<\/p>\n<p>Statistikat e Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e rendisin Turqin\u00eb si vendin m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb falsifikuara q\u00eb kapen n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb tentimit p\u00ebr import, por edhe brenda vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kufiri me Maqedonin\u00eb e Veriut konsiderohet si pika ku m\u00eb s\u00eb shpeshti kontrabandohen k\u00ebto mallra.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka gjetur dhe analizuar disa raste t\u00eb kapjes s\u00eb mallrave t\u00eb falsifikuara q\u00eb u gjykuan nga Gjykata Komerciale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte 24 tetori i vitit 2022, kur nj\u00eb mjet transportues i mallrave i kompanis\u00eb \u201cSelo Tours\u201d nga Prishtina, u ndalua n\u00eb Dogan\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb kontingjentin e mallrave q\u00eb po importoheshin nga Turqia, k\u00ebsaj kompanie iu gjet\u00ebn edhe 88 pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb dhe rreth 50 kapele me mark\u00ebn Adidas.<\/p>\n<p>Pasi kompania Adidas v\u00ebrtetoi se produktet ishin false, Gjykata Komerciale n\u00eb Prishtin\u00eb e d\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb kompani me 5 mij\u00eb euro dhe urdh\u00ebroi shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre mallrave.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, u kap\u00ebn edhe 245 \u00e7anta t\u00eb mark\u00ebs Michael Kors, po ashtu t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebto produkte, kompania u d\u00ebnua nga gjykata me 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sami Janova, pronar i kompanis\u00eb transportuese i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ka qen\u00eb viktim\u00eb e tregtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb porosin\u00eb e mallit pa treguar se shkelin mark\u00ebn tregtare.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi transportues, tregtar\u00ebt i kan\u00eb futur aty. Tregtar\u00ebt na kan\u00eb mashtruar, i kan\u00eb futur n\u00eb thas\u00eb. I blejn\u00eb n\u00eb Turqi, i p\u00ebrziejn\u00eb me mallra t\u00eb tjera\u201d, thot\u00eb Janova.<\/p>\n<p>Janova thot\u00eb se futja e mallrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, sidomos nga Turqia, b\u00ebhet shpesh nga tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTregtari nuk e tregon realitetin se ka marka ( t\u00eb falsifikuara). Thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb mall tjet\u00ebr, e ne nuk mund t\u2019i kontrollojm\u00eb t\u00eb gjitha\u201d, thot\u00eb Janova.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ka k\u00ebrkuar llogari nga tregtar\u00ebt dhe ata ia kan\u00eb paguar d\u00ebnimet nga gjykata.<\/p>\n<p>Kompania e tij ishte d\u00ebnuar po ashtu p\u00ebr shkak t\u00eb disa qindra kapelave dhe dhjet\u00ebra palltove t\u00eb mark\u00ebs Moncler, q\u00eb kishte tentuar t\u2019i importonte m\u00eb 21 tetor t\u00eb vitit 2022. Kompania italiane kishte v\u00ebrtetuar n\u00eb gjykat\u00eb se produktet ishin t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Avokati Florin Lata i cili me firm\u00ebn e tij ligjore \u201cVokshi &#038; Lata\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb gjykat\u00eb disa kompani t\u00eb njohura bot\u00ebrore, thot\u00eb se produktet e falsifikuara po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u identifikuar.<\/p>\n<p>\u201cJo \u00e7doher\u00eb \u00e7mimi mund\u00ebson identifikimin e nj\u00eb produkti t\u00eb falsifikuar pasi q\u00eb shpesh her\u00eb ato shiten me \u00e7mime t\u00eb larta. Kemi v\u00ebrejtur koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb ka produkte t\u00eb falsifikuara q\u00eb shiten me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb larta, e q\u00eb jan\u00eb produktet e tekstilit\u201d, thot\u00eb Lata.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrve\u00e7 Dogan\u00ebs, p\u00ebr luftimin e falsifikimit duhet t\u00eb angazhohet m\u00eb shum\u00eb edhe Inspektorati i Tregut.<\/p>\n<p>\u201cInspektorati duhet t\u00eb rris\u00eb kapacitetet njer\u00ebzore. Po ashtu, duhet q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb trajnimet e specializuara p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt, si Gjyqtar\u00ebt, Prokuror\u00ebt, zyrtar\u00ebt e Dogan\u00ebs, Policis\u00eb dhe Inspektoratit, sepse teknikat q\u00eb falsifikator\u00ebt dhe kontrabandist\u00ebt i p\u00ebrdorin jan\u00eb mjaft t\u00eb sofistikuara\u201d, thot\u00eb Lata.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar Inspektoratin e Tregut n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb p\u00ebr koment lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Detergjent i falsifikuar?<\/p>\n<p>Por, nuk jan\u00eb vet\u00ebm veshmbathjet e falsifikuara q\u00eb arrijn\u00eb tregun kosovar.<\/p>\n<p>Sipas statistikave doganore, mallra t\u00eb falsifikuara variojn\u00eb nga teknologjia, produktet ushqimore, t\u00eb higjien\u00ebs, veshmbathjet, aksesor\u00ebt e deri tek ato kozmetike.<\/p>\n<p>Shembull, rreth 4 mij\u00eb thas\u00eb me detergjent t\u00eb mark\u00ebs Ariel, mark\u00eb e njohur n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, u nis\u00ebn si import nga Turqia n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Importuesit \u201cCristal Group Ris\u201d, iu ndalua ky mall n\u00ebn dyshimin se nuk \u00ebsht\u00eb origjinal.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebrfundoi n\u00eb gjykat\u00eb ku kompania \u201cThe Procter &#038; Gamble Company\u201d q\u00eb b\u00ebn prodhimin e detergjenteve n\u00eb fjal\u00eb kishte v\u00ebrtetuar se produkti i kapur nga Dogana e Kosov\u00ebs ishte i falsifikuar.<\/p>\n<p>Kompania kishte arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion pasi kishte identifikuar dallime n\u00eb disa aspekte n\u00ebpaketimin e jasht\u00ebm t\u00eb produktit si dhe \u201cjan\u00eb identifikuar gabime drejtshkrimore\u201d.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb foli me Radion Evropa e Lir\u00eb, por q\u00eb nuk deshi t\u2019i p\u00ebrmendej emri, ky vendim \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe produkti q\u00eb tentoi ta sillte ishte origjinal.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi marr\u00eb p\u00ebr origjinal se p\u00ebr fals nuk jemi t\u00eb interesuar. K\u00ebso Arieli si i joni q\u00eb e kan\u00eb ndalur n\u00eb Dogan\u00eb, ka pasur n\u00eb treg (t\u00eb Kosov\u00ebs) dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ky importues pretendon se analiza e pamjes s\u00eb jashtme t\u00eb thas\u00ebve t\u00eb detergjentit nuk mjafton p\u00ebr v\u00ebrtetimin e origjinalitetit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e di q\u00eb rrobat lahen me higjien\u00eb (detergjent) brenda e jo me qese. Duhet b\u00ebr\u00eb analiza brenda\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb vendimin n\u00eb \u00e7do instanc\u00eb t\u00eb mundshme gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse dominojn\u00eb rastet q\u00eb lidhen me veshmbathje, n\u00eb gjykat\u00eb jan\u00eb trajtuar edhe raste t\u00eb falsifikimeve t\u00eb aksesor\u00ebve, detergjenteve dhe produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se nga importi, sipas Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb kapur edhe mini-fabrika t\u00eb prodhimit t\u00eb produkteve t\u00eb falsifikuara n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga vet\u00eb fakti q\u00eb ne kemi zbuluar shum\u00eb logo t\u00eb markave t\u00eb njohura n\u00eb kontraband\u00eb, t\u00eb jep t\u00eb kuptosh se k\u00ebtu ka prodhim. Nuk \u00ebsht\u00eb malli i falsifikuar vet\u00ebm nga kontrabanda\u201d, thot\u00eb Topojani.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e mbrojtjes s\u00eb pron\u00ebs intelektuale ku hyn edhe ndalesa e falsifikimit t\u00eb produkteve trajtohet n\u00ebp\u00ebr raporte t\u00eb progresit t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e vitit 2023, thuhet se Kosova ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj progresi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por q\u00eb rekomandohet edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit dhe koordinim t\u00eb institucioneve q\u00eb merren me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra lodra q\u00eb ka identifikuar Radio Evropa e Lir\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, nuk i plot\u00ebsojn\u00eb tri kriteret baz\u00eb sipas direktivave t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb respektohen p\u00ebr t\u2019i importuar dhe vendosur lodrat n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Si dihet n\u00ebse nj\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb i falsifikuar?<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si institucionet verifikojn\u00eb n\u00ebse nj\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb origjinal apo fals sa her\u00eb q\u00eb ka dyshime, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes konfirmimit nga kompania prodhuese.<\/p>\n<p>Disa m\u00ebnyra t\u00eb tjera se si ekspert\u00ebt e fush\u00ebs rekomandojn\u00eb q\u00eb bler\u00ebsit t\u00eb verifikojn\u00eb origjinalitetin e produkteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes pamjes s\u00eb jashtme, cil\u00ebsis\u00eb si dhe \u00e7mimit kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me produkte t\u00eb markave m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Po ashtu, rekomandohet q\u00eb blerja e markave t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga faqet zyrtare, dyqanet apo p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb e regjistruara t\u00eb markave t\u00eb ndryshme, apo dyqane q\u00eb ofrojn\u00eb dokumentacione t\u00eb qarta t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb produkteve apo edhe garanci.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme (verifikimi) pasi q\u00eb ka raste kur produkti fals \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sofistikuar\u201d, thot\u00eb Topojani.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e dhimbshme p\u00ebr qytetarin, p\u00ebr shembull, n\u00ebse paguan p\u00ebr nj\u00eb produkt mbi dyqind euro ose mbi nj\u00ebqind euro, i cili rezulton i falsifikuar\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Dhimbja e blerjes s\u00eb produktit fals me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb e ka prekur edhe Ves\u00ebn e cila thot\u00eb se tashm\u00eb \u201cnuk blen ose nuk porosit (brende t\u00eb njohura) n\u00eb Kosov\u00eb\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 kur e di sigurt se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyqan tamam\u201d, thot\u00eb ajo. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Iu desh\u00ebn disa muaj dhe nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nj\u00eb pal\u00eb atlete Nike q\u00eb i kushtuan rreth 100 euro n\u00eb Kosov\u00eb, ishin false. Vesa (identiteti i plot\u00eb i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb) tregon se k\u00ebpuc\u00ebt i kishte bler\u00eb nga nj\u00eb faqe online, duke menduar se jan\u00eb origjinale. \u201cNj\u00eb koleg\/shok i pun\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":177924,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-177923","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=177923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/177923\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=177923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=177923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=177923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}