{"id":178011,"date":"2024-08-13T17:26:22","date_gmt":"2024-08-13T15:26:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=178011"},"modified":"2024-08-13T17:26:22","modified_gmt":"2024-08-13T15:26:22","slug":"amerika-paralajmeron-hapja-e-ures-ne-mitrovice-ne-kete-kohe-mund-te-rrezikoje-ushtaret-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/amerika-paralajmeron-hapja-e-ures-ne-mitrovice-ne-kete-kohe-mund-te-rrezikoje-ushtaret-amerikane\/","title":{"rendered":"Amerika paralajm\u00ebron: Hapja e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb ushtar\u00ebt amerikan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ekziston nj\u00eb rrezik real i lidhur me hapjen e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e ushtar\u00ebve t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb ata amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb se ky rrezik rrit k\u00ebrc\u00ebnimin, mund\u00ebsin\u00eb e dhun\u00ebs dhe problemet e tjera, si p\u00ebr komunitetin lokal, ashtu edhe p\u00ebr ushtar\u00ebt e NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb ushtar\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ne e marrim shum\u00eb seriozisht \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb dhe mbrojtjen e ushtar\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn\u201d, tha ambasadori amerikan.<\/p>\n<p>\u201cShpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Qeveria do ta d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe do t\u2019i marr\u00eb parasysh k\u00ebto shqet\u00ebsime\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se synon t\u00eb hap\u00eb p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve ur\u00ebn mbi Ib\u00ebr, q\u00eb ndan Mitrovic\u00ebn e Jugut me shumic\u00eb shqiptare dhe at\u00eb t\u00eb Veriut me shumic\u00eb serbe. Me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e vendeve t\u00eb QUINT-it dhe NATO-s, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se ura duhet t\u00eb hapet dhe se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr askujt\u201d.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr hapjen e ur\u00ebs u b\u00eb pasi autoritetet e Kosov\u00ebs m\u00eb 5 gusht mbyll\u00ebn zyrat e Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri, veprim q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs si \u201ci pakoordinuar dhe i nj\u00ebansh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Hovenier tha se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij n\u00eb disa aspekte.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb them se cil\u00ebsia e partneritetit ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb shpresonim t\u00eb ishte n\u00eb disa nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se veprimet e pakoordinuara t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb veri e zvog\u00eblojn\u00eb entuziazmin e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj euroatlantike.\u201dJu lutemi, mos e nd\u00ebrmerrni k\u00ebt\u00eb veprim tani\u201d<\/p>\n<p>Do t\u2019ia filloj me zhvillimet e fundit. P\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb hapur ur\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb pajtuar edhe Kosova edhe Serbia n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e shtruat k\u00ebt\u00eb pyetje sepse mendoj se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb keqkuptuar. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs besojn\u00eb fuqish\u00ebm se nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb rihapur ur\u00ebn p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve. M\u00eb lejoni t\u00eb sqaroj di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se ura p\u00ebrfundimisht do t\u00eb duhet t\u00eb hapet p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve dhe kjo gj\u00eb, si\u00e7 e that\u00eb edhe ju, ishte pjes\u00eb e dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. \u00cbsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje, por ne i kemi k\u00ebrkuar Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tash p\u00ebr tash, dhe k\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Koleg\u00ebt e mi t\u00eb QUINT-it kan\u00eb qen\u00eb me mua n\u00eb nj\u00eb takim me kryeministrin (e Kosov\u00ebs, Albin Kurti) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Arsyeja pse e k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se besojm\u00eb se ka rrezik t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb q\u00eb lidhet me nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb tani, si dhe besojm\u00eb se ky rrezik shton k\u00ebrc\u00ebnimin e mundsh\u00ebm p\u00ebr dhun\u00eb dhe probleme t\u00eb tjera, si p\u00ebr komunitetin lokal, ashtu edhe p\u00ebr ushtar\u00ebt e NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb ushtar\u00ebt amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar paqe dhe siguri n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe, ne i marrim shum\u00eb seriozisht veprimet q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e ushtar\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebrkesa jon\u00eb drejtuar Qeveris\u00eb \u2013 dhe e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb qe disa muaj \u2013 \u00ebsht\u00eb: ju lutemi, mos e nd\u00ebrmerrni k\u00ebt\u00eb veprim tani. Punoni me ne. Duam t\u00eb ndihmojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte ku di\u00e7 e till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, por nuk besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha tani.<\/p>\n<p>Por, kush mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhun\u00eb?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mund t\u00eb flas se kush mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhun\u00eb. Vet\u00ebm e di se kemi vler\u00ebsim q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dhun\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb reale dhe pyetja se kush mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetje shum\u00eb e arsyeshme, nuk e mohon faktin se mund t\u00eb ket\u00eb dhun\u00eb dhe rrezik t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb p\u00ebr komunitetin lokal dhe p\u00ebr ushtar\u00ebt e NATO-s.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast ushtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me rrezik shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin tuaj ndaj mbylljes s\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, ju that\u00eb se veprimet e pakoordinuara t\u00eb Kosov\u00ebs rrezikojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe ushtar\u00ebt e KFOR-it. Por, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e dim\u00eb se KFOR-i ka nj\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb ur\u00eb dhe KFOR-i gjithashtu mendon q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb dialogun n\u00eb Bruksel. A mundet kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00eb KFOR-in n\u00eb p\u00ebrballje me autoritetet e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mund t\u00eb flas se si do t\u00eb reagoj\u00eb Kosova n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mund t\u00eb them se KFOR-i ka qen\u00eb mjaft i qart\u00eb se e merr seriozisht edhe k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>KFOR-i ndan t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim t\u00eb rrezikut q\u00eb Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe q\u00eb ne ua kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, se hapja tani e ur\u00ebs p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve do t\u00eb rris\u00eb rrezikun p\u00ebr ushtar\u00ebt dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse KFOR-i ka qen\u00eb gjithashtu shum\u00eb-shum\u00eb i qart\u00eb duke shprehur pik\u00ebpamjen se kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e zbut at\u00eb rrezik. Por, ne nuk besojm\u00eb se planet aktuale e marrin parasysh at\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>\u201cKFOR-i do t\u00eb reagoj\u00eb ndaj \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb do t\u00eb rriste jostabilitetin n\u00eb rajon\u201d<\/p>\n<p> A mundet KFOR-i t\u00eb refuzoj\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet nga ura?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb KFOR-i. KFOR-i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb varg deklaratash publike q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrat e tij, p\u00ebr t\u00eb garantuar mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt, si dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar liri t\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb vend, por gjithashtu ka dal\u00eb me deklarata q\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb se do t\u00eb reagoj\u00eb ndaj \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb do t\u00eb rriste jostabilitetin n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb QUINT-it, Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s, kryeministri Kurti k\u00ebmb\u00ebngul se ura duhet t\u00eb hapet dhe se kjo nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr askujt. K\u00ebto dit\u00eb kemi par\u00eb edhe punime n\u00eb ur\u00eb, testime, bisedime me popullat\u00ebn vendore, edhe pse shum\u00eb pak serb\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb to. Pra, duket se kryeministri Kurti po vazhdon me planin e tij, at\u00eb q\u00eb prezantoi n\u00eb takim para disa dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr q\u00ebllimet e Qeveris\u00eb. E di q\u00eb kryeministri m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u2019i b\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb bashk\u00ebrenditje me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb publikisht. Porosia e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kryeministrin \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, ne nuk e mb\u00ebshtesim ndryshimin e statusit t\u00eb ur\u00ebs. Dhe, arsyeja pse nuk e mb\u00ebshtesim \u00ebsht\u00eb sepse besojm\u00eb se ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr rritje t\u00eb tensioneve dhe t\u00eb dhun\u00ebs, e cila rrit rrezikun p\u00ebr ushtar\u00ebt dhe p\u00ebr komunitetet lokale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr ushtar\u00ebt amerikan\u00eb. K\u00ebshtu ka shkuar biseda jon\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresa jon\u00eb, k\u00ebrkesat tona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sinqerta dhe t\u00eb matura, por t\u00eb qarta: shpresojm\u00eb q\u00eb Qeveria do t\u2019i marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ne besojm\u00eb se ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sigurin\u00eb e ushtar\u00ebve tan\u00eb dhe ushtar\u00ebve t\u00eb NATO-s q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Shpresojm\u00eb q\u00eb Qeveria ta d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe t\u2019i marr\u00eb parasysh k\u00ebto shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>E, n\u00ebse nuk i merr parasysh? Si do t\u00eb reagojn\u00eb Shtetet e Bashkuara?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk hyj n\u00eb \u00e7\u00ebshtje hipotetike. Kosova thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb partnere dhe mike jona. Kosova na thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb proamerikan n\u00eb bot\u00eb, prandaj, do t\u00eb shpresoja q\u00eb vendi m\u00eb proamerikan n\u00eb bot\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebrkesat specifike t\u00eb Qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb mos v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik ushtar\u00ebt e NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb ata amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Por, menj\u00ebher\u00eb pas takimit me QUINT-in, kryeministri \u2013 kabineti \u2013 doli me nj\u00eb deklarat\u00eb ku thuhej se ura duhet t\u00eb hapet dhe po ashtu i kemi par\u00eb gjith\u00eb ato punime n\u00eb ur\u00eb. Pra, ata po vazhdojn\u00eb me planin e tyre\u2026<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Mund t\u00eb them vet\u00ebm se edhe ne kemi dal\u00eb me deklarata pas takimit ku i kemi shprehur pik\u00ebpamjet tona, se jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. S\u00ebrish, n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, Shtetet e Bashkuara pajtohen, e mendoj q\u00eb edhe partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb po ashtu pajtohen, q\u00eb ura do t\u00eb duhej t\u00eb hapej p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve. Kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb dialog. Shtrohet pyetja: si dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash? E, ne nuk besojm\u00eb q\u00eb jan\u00eb kushtet e p\u00ebrshtatshme pik\u00ebrisht tani.<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebrse nuk besojm\u00eb q\u00eb jan\u00eb kushtet e p\u00ebrshtatshme pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit ton\u00eb, t\u00eb cilin e kemi ndar\u00eb vazhdimisht me autoritetet e Kosov\u00ebs, se kjo gj\u00eb shton rrezikun dhe k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr popullat\u00ebn lokale dhe p\u00ebr ushtar\u00ebt e NATO-s, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtar\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrse kjo ur\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme kur dihet q\u00eb urat e tjera, q\u00eb jan\u00eb disa metra m\u00eb larg, jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb dhe p\u00ebr qarkullim t\u00eb automjeteve?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Mendoj se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta pyesni Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Un\u00eb nuk kam p\u00ebrgjigje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p> A e konsideroni ende kryeministrin Kurti partner tuajin? A ju konsideron ai juve partner?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mund t\u00eb flas se si na konsideron ai. Mund t\u00eb them vet\u00ebm se nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij n\u00eb disa m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>N\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje kemi partneritet t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ngusht\u00eb. Kemi punuar s\u00eb bashku n\u00eb disa gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe jemi p\u00ebrpjekur p\u00ebr ta ndihmuar vendin q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb sistem ekonomik q\u00eb iu ofron mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi arritur p\u00ebrparim t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb me autoritetet e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ndihmuar institucionet mjaft t\u00eb reja t\u00eb Qeveris\u00eb, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efikase n\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, m\u00eb duhet t\u00eb them se jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij, dhe m\u00eb duhet t\u00eb them se cil\u00ebsia e partneritetit ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb shpresonim t\u00eb ishte p\u00ebr disa nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si merret me \u00e7\u00ebshtjen e veriut dhe me at\u00eb t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e them vet\u00ebm un\u00eb. Para pak koh\u00ebsh, k\u00ebtu ishte nj\u00eb n\u00ebnsekretare jona e Shtetit, e cila foli p\u00ebr nevoj\u00ebn dhe shpres\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebrenditje dhe bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jim O\u2019Brien, ndihm\u00ebs-sekretari yn\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, ka folur publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ne pat\u00ebm nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe do t\u00eb marr pak koh\u00eb q\u00eb ta lexoj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs, kur hi\u00e7 m\u00eb larg se jav\u00ebn e kaluar, pas aksioneve t\u00eb pakoordinuara kund\u00ebr zyrave t\u00eb Post\u00ebs n\u00eb veri, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit t\u00eb Shtetit tha: \u201cJemi t\u00eb shqet\u00ebsuar nga vendimet e vazhdueshme t\u00eb pakoordinuara t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se ato i v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ne kemi ndihmuar q\u00eb Kosova t\u2019i krijoj\u00eb. N\u00ebse shikoni, q\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb mb\u00ebshtetur fuqimisht integrimin e saj t\u00eb plot\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb demokraci sovrane dhe shumetnike, por p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb vizion, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb ne e ndajm\u00eb, ne kemi bashk\u00ebpunuar me udh\u00ebheq\u00ebsit e nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr masat q\u00eb fuqizojn\u00eb paqen dhe prosperitetin n\u00eb vend, q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebtimin euroatlantik. E nxisim k\u00ebt\u00eb Qeveri t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb kthehet \u2013 \u2013 gj\u00eb q\u00eb sugjeron se nuk jemi n\u00eb at\u00eb pik\u00eb tani \u2013 n\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb ngusht\u00eb dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-n\u00eb, me NATO-n dhe me partner\u00ebt e tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsohem se kah po shkon kjo\u2026\u201d<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb do t\u00eb prisni q\u00eb Kosova t\u00eb kthehet? Sa koh\u00eb, m\u00eb lejoni t\u00eb them, do t\u00eb toleroni q\u00eb t\u00eb sfidoheni?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: E dini, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet sovran dhe ne e pranojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e toleranc\u00ebs. Mendoj se m\u00eb shum\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e partneritetit ton\u00eb. Kemi m\u00ebdyshje se sa e p\u00ebrkushtuar \u00ebsht\u00eb kjo Qeveri p\u00ebr partneritet me ne.<\/p>\n<p>Kur flasim me nj\u00eb Qeveri p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb cilat shtojn\u00eb rrezikun p\u00ebr ushtar\u00ebt tan\u00eb dhe nuk jemi t\u00eb bindur se po marrim nj\u00eb p\u00ebrgjigje efektive, kjo ndikon n\u00eb pik\u00ebpamjen ton\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase kjo Qeveri po i merr parasysh shqet\u00ebsimet tona, sa e p\u00ebrkushtuar \u00ebsht\u00eb kjo Qeveri ndaj partneritetit q\u00eb duam t\u00eb kemi.<\/p>\n<p> A po shqyrtoni ndonj\u00eb pasoj\u00eb?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Shikoni, shqet\u00ebsohem se kah po shkon kjo. Dua t\u00eb them, n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, Shtetet e Bashkuara duan t\u00eb shohin, dhe populli i Kosov\u00ebs d\u00ebshiron ta shoh\u00eb Kosov\u00ebn duke p\u00ebrparuar drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike. D\u00ebshirojm\u00eb ta shohim Kosov\u00ebn n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. D\u00ebshirojm\u00eb ta shohim Kosov\u00ebn n\u00eb BE. D\u00ebshirojm\u00eb ta shohim n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Rruga p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb duke punuar s\u00eb bashku me ne, me partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb, me prij\u00ebsit e BE-s\u00eb, me prij\u00ebsit e NATO-s. Por, vet\u00ebm nj\u00eb shembull. Hi\u00e7 m\u00eb larg se jav\u00ebn e kaluar, me k\u00ebt\u00eb aksion t\u00eb pakoordinuar kund\u00ebr Post\u00ebs, e pat\u00eb se si BE-ja, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, t\u00eb gjitha i ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimet e tyre. Shqet\u00ebsohem se veprimet e tilla ulin oreksin dhe zbehin zotimin \u2013 jo zotimin \u2013 por, entuziazmin p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi nuk e mb\u00ebshtet hapjen e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb, Kurti insiston<br \/>\nKosova tashm\u00eb ka humbur nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, duke mos reaguar ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb evropian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i zgjedhin kushtet q\u00eb ata prisnin q\u00eb Kosova t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar se rruga e Kosov\u00ebs drejt Bashkimit Evropian, k\u00ebrkesa e saj, aplikimi aktual p\u00ebr statusin e an\u00ebtar\u00ebsimit, zbatimi efektiv dhe i plot\u00eb i marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb Kosov\u00ebs, brengosem shum\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ. Jav\u00ebn e kaluar, kolegu im gjerman foli p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi vet\u00eb rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit mund t\u00eb vihet apo t\u00eb mbahet n\u00eb sirtar ose t\u00eb ngrihet.<\/p>\n<p>BE-ja po flet p\u00ebr masa shtes\u00eb. Shpresoj shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb masa shtes\u00eb, por kjo, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, varet nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe shkalla n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo do t\u2019i ndal\u00eb k\u00ebto lloj veprimesh p\u00ebr t\u00eb cilat ne vazhdimisht kemi paralajm\u00ebruar, dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb partneritet me ne dhe me partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb ashtu si\u00e7 e kemi k\u00ebrkuar vazhdimisht t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Pajtohemi q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Pajtohemi se ka gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb agjend\u00eb, por gjithashtu mendojm\u00eb se kemi nj\u00eb sistem dhe nj\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb avancimin e Kosov\u00ebs q\u00eb e k\u00ebrkon nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ket\u00eb masa t\u00eb reja t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs?<br \/>\n A po lobojn\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme apo kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk kam par\u00eb shum\u00eb entuziaz\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Qeveris\u00eb tani p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, por Kosova pastaj nuk tregoi vullnet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapin q\u00eb partner\u00ebt e saj evropian\u00eb dhe ne ia k\u00ebrkuam, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte draft-statutin p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p> Kjo nuk ka ndodhur ende.<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk ka ndodhur ende dhe fakti q\u00eb nuk ka ndodhur, m\u00eb duhet t\u00eb them, e ka zbehur entuziazmin e Qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr t\u2019i vazhduar k\u00ebto p\u00ebrpjekje, p\u00ebrderisa Kosova nuk do ta nd\u00ebrmarr\u00eb madje as k\u00ebt\u00eb, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit ton\u00eb, hap mjaft t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse nuk e d\u00ebrgon draft-statutin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Dua t\u00eb them, kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por kjo do t\u00eb thot\u00eb se, mendoj se shum\u00eb nga k\u00ebto procese ka gjasa t\u00eb ngecin. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e real-politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse doni t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheni n\u00eb NATO, n\u00ebse doni t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheni n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00ebse doni t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheni n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, duhet t\u00eb keni mb\u00ebshtetjen e vendeve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare dhe kemi sfid\u00ebn e disa vendeve n\u00eb ato institucione q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn si\u00e7 e njohim ne si shtet sovran dhe t\u00eb pavarur dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nj\u00eb aspekt i mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre do t\u00eb varet nga p\u00ebrparimi n\u00eb dialog dhe duke dashur t\u00eb shohin Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb t\u00eb ripozicionojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb dialog n\u00eb disa m\u00ebnyra t\u00eb caktuara. Por, mund t\u00eb them t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe p\u00ebr Serbin\u00eb. Kemi folur p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja vendet t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha detyrimet e tyre.<\/p>\n<p>Por, duke qen\u00eb se e nxjerr buk\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe meqen\u00ebse personalisht un\u00eb dhe Qeveria ime institucionalisht, d\u00ebshirojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb ta shohim Kosov\u00ebn duke p\u00ebrparuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim dhe duke z\u00ebn\u00eb vendin e saj n\u00eb strukturat evropiane, shpresojm\u00eb ta shohim k\u00ebt\u00eb Qeveri, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb na e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb avokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke na dh\u00ebn\u00eb argumente t\u00eb mira n\u00eb favor t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo nuk ka ndodhur ende.<\/p>\n<p>\u201cGjendja n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb m\u00eb ndryshe se sa ishte dy apo tre vjet m\u00eb par\u00eb, por\u2026\u201d<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: T\u2019u kthehemi veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb veri. Gjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka reaguar shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr veprimet q\u00eb i ka nd\u00ebrmarr\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs. Por, Qeveria po thot\u00eb se ka pasur sukses, ia ka dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull dhe rend. A besoni se ka m\u00eb shum\u00eb rregull dhe rend n\u00eb veri se sa dy-tre vjet m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ekziston nj\u00eb rrezik real i lidhur me hapjen e ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e ushtar\u00ebve t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb ata amerikan\u00eb. \u201cNe besojm\u00eb se ky rrezik rrit k\u00ebrc\u00ebnimin, mund\u00ebsin\u00eb e dhun\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":178012,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-178011","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}