{"id":178326,"date":"2024-08-17T17:23:44","date_gmt":"2024-08-17T15:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=178326"},"modified":"2024-08-17T17:23:44","modified_gmt":"2024-08-17T15:23:44","slug":"lajmi-i-mediumit-boshnjak-kunder-mediave-boletini-jep-doreheqje-nga-pozita-e-kryetarit-te-bordit-te-rtk-se-ska-vullnet-per-te-marre-masa-ndaj-atyre-qe-e-shkaktuan-skandalin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lajmi-i-mediumit-boshnjak-kunder-mediave-boletini-jep-doreheqje-nga-pozita-e-kryetarit-te-bordit-te-rtk-se-ska-vullnet-per-te-marre-masa-ndaj-atyre-qe-e-shkaktuan-skandalin\/","title":{"rendered":"Lajmi i mediumit boshnjak kund\u00ebr mediave, Boletini jep dor\u00ebheqje nga pozita e kryetarit t\u00eb bordit t\u00eb RTK-s\u00eb: S\u2019ka vullnet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa ndaj atyre q\u00eb e shkaktuan skandalin"},"content":{"rendered":"<p>Besnik Boletini ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i kryetarit t\u00eb Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar Boletini me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, shkruan Demokracia.com<\/p>\n<p>Ai tha se dor\u00ebheqja e tij vjen pasi nuk ka pasur vullnet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohen me masa ata q\u00eb e shkaktuan skandalin me lajmin e mediumit boshnjak \u201cSlobodan Bosna\u201d, ku sulmoheshin dy mediat kosovare, Nacionale dhe Periskopi, se kinse marrin para nga Qeveria e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Boletinit, gjetjet e raportit t\u00eb komisionit ishin t\u00eb qarta dhe se z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i RTK-s\u00eb, Adi Krasta nuk po e adreson k\u00ebt\u00eb raport.<\/p>\n<p>POSTIMI I PLOT\u00cb,<\/p>\n<p>Sot gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb bordit, kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozita e kryetarit dhe an\u00ebtarit t\u00eb Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb adresuar skandalin e publikimit t\u00eb nj\u00eb artikulli t\u00eb paverifikuar, gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve ishin t\u00eb p\u00ebrditshme dhe t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive.<\/p>\n<p>Gjetjet e raportit t\u00eb komisionit ishin t\u00eb qarta. Q\u00eb nga data 9 gusht, z\u00ebvend\u00ebsdrejtori Adi Krasta (q\u00eb i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e drejtorit) nuk po e adreson k\u00ebt\u00eb raport. T\u00eb jesh n\u00eb krye t\u00eb transmetuesit publik edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb privilegj, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. E si\u00e7 po shihet ai nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa ndaj atyre q\u00eb e shkaktuan skandalin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb bordi i kishte duart e lidhura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u b\u00eb e domosdoshme em\u00ebrimi i nj\u00eb ushtruesi t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e nj\u00eb personi q\u00eb e merr udh\u00ebheqjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb delikate ishte e v\u00ebshtir\u00eb. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb nuk po e b\u00ebnte, patatja e nxeht\u00eb e priste dike tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb nj\u00eb kandidat ishte i gatsh\u00ebm ta merrte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi ishte q\u00eb ai ta adresoj\u00eb me urgjenc\u00eb raportin e komisionit dhe t\u00eb marr\u00eb masat sipas ligjit dhe rregulloreve, t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb komunikat\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkohej falje ndaj dy mediave t\u00eb apostrofuara dhe rasti t\u00eb merrte epilog shum\u00eb shpejt\u00eb. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e fundit e imja.<\/p>\n<p>Por, kjo u b\u00eb e pamundur. Votuan kund\u00ebr Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. I pari dje ishte pro q\u00eb t\u00eb votohet kandidati p\u00ebr u.d, e. Sot votoi kund\u00ebr. E dyta kishte q\u00ebndrim paraprak kund\u00ebr. Q\u00eb nga publikimi i atij artikulli, plani i disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit ishte i qart\u00eb, mos t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebshkim at\u00eb dit\u00eb. Data 23 korrik kur ftova mbledhje urgjente pas shkrimit joprofesional, na gjeti t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dysh, ne t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mediave, un\u00eb, Arta, Safeti dhe Birolli, ishim t\u00eb qart\u00eb se ai artikull kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend n\u00eb RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej k\u00ebrkuar falje dhe duhej suspenduar t\u00eb gjith\u00eb personat e involvuar. Ne si bord kishim n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi suspendimin e drejtorit t\u00eb kanaleve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, Rilind G\u00ebrvalla dhe t\u00eb sqarohet mir\u00eb situata p\u00ebr vendim final.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb u b\u00eb e pamundur nga tre an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb, ishin kund\u00ebr k\u00ebsaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica). Disa kishin tendenca p\u00ebr ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrkthim. Mendime k\u00ebto q\u00eb n\u00eb fund maten me vota. Megjithat\u00eb u dakorduam p\u00ebr nj\u00eb komision profesional q\u00eb ta zbardh\u00eb rastin. Gjat\u00eb asaj dite ve\u00e7se kisha k\u00ebrkuar ekspertiz\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb p\u00ebr rastin. Insistimi i stafit editorial se emrat e dy mediumeve nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur, ishte jobind\u00ebs. Raporti erdhi. Stafi editorial na kishte g\u00ebnjyer. Emrat ishin p\u00ebrdorur. Masat nuk po merren. Plani p\u00ebr t\u00eb penguar masat kulmoi sot.<\/p>\n<p>Edhe pas dallimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 23 korrik. RTK-ja ishte n\u00eb \u201cflak\u00eb\u201d dhe vendosa t\u00eb q\u00ebndroj, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb iniciativa p\u00ebr suspendimet d\u00ebshtoi, por dor\u00ebheqja at\u00eb dit\u00eb ishte nj\u00eb lig\u00ebsi dhe dor\u00ebzim para nj\u00eb presioni masiv t\u00eb jasht\u00ebm, nga njer\u00ebz t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e mediave t\u00eb cil\u00ebt i njoh mir\u00eb, e m\u00eb njohin mir\u00eb. Isha i gatsh\u00ebm t\u2019i marr\u00eb gjith\u00eb ato kritika e ofendime edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb nuk kisha asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr publikimin (dhe me ngulm po k\u00ebrkoja p\u00ebrgjegj\u00ebsi), vet\u00ebm p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb rast deri n\u00eb fund. Isha i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Q\u00ebndrimi im ishte q\u00eb ky rast t\u00eb mbyllet t\u00eb merren masa rigoroze dhe pastaj t\u00eb rishoh pozicionin tim. Por, zvarritja u b\u00eb e madhe dhe e q\u00ebllimshme. Un\u00eb nuk mund t\u2019i mbyll\u00eb syt\u00eb para nj\u00eb l\u00ebshimi t\u00eb madh profesional n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb pa u nd\u00ebshkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Tendenca p\u00ebr ta kaluar k\u00ebt\u00eb rast vet\u00ebm me nj\u00eb k\u00ebrkim falje \u00ebsht\u00eb e pakap\u00ebrdishme.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb rrethanat kur:<br \/>\n-Shkeljet jan\u00eb evidente dhe t\u00eb d\u00ebshmuara dhe bordi u g\u00ebnjye nga stafi editorial;<br \/>\n-Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori q\u00eb i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e drejtorit nuk merr masa;<br \/>\nBllokohet tentimi p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb u.d q\u00eb merr masa \u2013 duart jan\u00eb t\u00eb lidhura dhe q\u00ebndrimi i m\u00ebtutjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i paefektsh\u00ebm dhe i pakuptimt\u00eb.<\/p>\n<p>RTK n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dy vje\u00e7are ka pasur progres t\u00eb mir\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ishte sfiduese. P\u00ebr mua ka qen\u00eb angazhim shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Plani i reform\u00ebs ka qen\u00eb i qart\u00eb dhe duhej edhe pak q\u00eb RTK-ja ta b\u00ebj\u00eb hapin e madh. Shpresoj k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb mbet\u00ebn e ata q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besnik Boletini ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i kryetarit t\u00eb Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar Boletini me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, shkruan Demokracia.com Ai tha se dor\u00ebheqja e tij vjen pasi nuk ka pasur vullnet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohen me masa ata q\u00eb e shkaktuan skandalin me lajmin e mediumit boshnjak \u201cSlobodan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":178327,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-178326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178326\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}