{"id":178436,"date":"2024-08-18T23:30:41","date_gmt":"2024-08-18T21:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=178436"},"modified":"2024-08-18T23:30:41","modified_gmt":"2024-08-18T21:30:41","slug":"doreheqjet-e-boletinit-dhe-berishes-nenkryetarja-e-bordit-te-rtk-se-i-akuzon-per-presion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/doreheqjet-e-boletinit-dhe-berishes-nenkryetarja-e-bordit-te-rtk-se-i-akuzon-per-presion\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqjet e Boletinit dhe Berish\u00ebs, n\u00ebnkryetarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb i akuzon p\u00ebr presion"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, Albulena Mehmeti ka reaguar ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb medium, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb ish-kryesuesit t\u00eb Bordit, Besnik Boletini dhe an\u00ebtares Arta Berisha.<\/p>\n<p>Mehmeti nj\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook ka th\u00ebn\u00eb se Boletini nuk ka njoftuar me shkrim t\u00eb pakt\u00ebn 3 muaj p\u00ebrpara si\u00e7 k\u00ebrkon Ligji i RTK-s\u00eb, n\u00eb rastet kur dor\u00ebhiqet.<\/p>\n<p>\u201cPse gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb dhe panik nga ish-kryetari i bordit Besnik Boletini dhe ish- an\u00ebtarja Arta Berisha? P\u00ebr motivet e v\u00ebrteta duhen pyetur ata\u201d, ka shkruar Mehmeti.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se Boletini dhe Berisha kishin brenga vet\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre personale.<\/p>\n<p>\u201cIsh kryetari i bordit ka shantazhuar pa nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb realizonte k\u00ebrkesat e nj\u00eb portali mediatik privat, e jo standardet profesionale. N\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast brenga e t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve nuk ka qen\u00eb RTK por karriera e tyre personal\u201d, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb pa nd\u00ebrhyrje:<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme dhan\u00eb dor\u00ebheqje dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-kryesuesi i Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb Besnik Boletini paraqiti publikisht disa pretendime lidhur me q\u00ebndrimet p\u00ebr publikimin e nj\u00eb lajmi n\u00eb televizionin publik, por faktikisht nuk ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje ashtu si\u00e7 ja k\u00ebrkon Ligji i RTK-s\u00eb, q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Bordit mund t\u00eb japin dor\u00ebheqje duke njoftuar me shkrim Bordin t\u00eb pakt\u00ebn tre (3) muaj p\u00ebrpara. Pra, Boletini njoftoj publikun me shkrim por jo edhe an\u00ebtar\u00ebt e Bordit.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj si N\u00ebnkryetare e Bordit t\u00eb RTK s\u00eb vler\u00ebsimet dhe sulmet nga vet an\u00ebtar\u00ebt e Bordit p\u00ebr stafin dhe politik\u00ebn editoriale t\u00eb RTK jan\u00eb n\u00eb thelb absurde dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Ish kryetari i bordit ka shantazhuar pa nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb realizonte k\u00ebrkesat e nj\u00eb portali mediatik privat, e jo standardet profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast brenga e t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve nuk ka qen\u00eb RTK por karriera e tyre personale.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju them atyre dhe kujtdo q\u00eb q\u00ebndron pas tyre se si N\u00ebnkryetare e Bordit nuk do t\u00eb lejoj n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb cenohen profesionist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb p\u00ebr RTK-n\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim dhe japin gjith\u00e7ka pa asnj\u00eb rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Televizioni publik duhet sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb avancoj stafin dhe t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nevojat me gazetar\u00eb e profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb medias, e jo t\u00eb largoj\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb q\u00ebndruar besnik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se n\u00eb mbledhjen e fundit ne si bord duhet t\u00eb zgjidhnim UD drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin dy an\u00ebtar\u00ebt e dor\u00ebhequr b\u00ebnin presion q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kandidat t\u00eb votohet, edhe pse n\u00eb mbledhje u propozuan dy kandidat\u00eb, mir\u00ebpo kandidati i dyt\u00eb nuk u hodh n\u00eb votim nga ish-kryesuesi i Bordit.<\/p>\n<p>Pse gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb dhe panik nga ish-kryetari i bordit Besnik Boletini dhe ish- an\u00ebtarja Arta Berisha?<\/p>\n<p>P\u00ebr motivet e v\u00ebrteta duhen pyetur ata. Po p\u00ebr sa i takon \u00e7\u00ebshtjeve brenda RTK-s\u00eb mund t\u00eb them me bindje t\u00eb plot\u00eb se RTK i ka t\u00eb gjith\u00eb instrumentet si institucion i madh publik q\u00eb \u00e7do proces t\u00eb vetin ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb, p\u00ebrshtas\u00eb, transformoj\u00eb apo ngrej\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb profesional.<\/p>\n<p>Ne si bord i kemi detyrat q\u00eb na jep ligji dhe rregullativa e brendshme e RTK-s\u00eb dhe t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta n\u00eb menaxhimin dhe funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb. Ne as jemi polici as jemi gardian\u00eb por jemi bord kolegjial q\u00eb duhet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi t\u00eb marrim vendimet tona duke mos lejuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb biem pre e presioneve nga kushdo q\u00eb vijn\u00eb ato. Dhe gjithashtu duhet t\u00eb ruajm\u00eb profesionalizimin dhe stafin e RTK-s\u00eb nga \u00e7far\u00eb do presioni i jasht\u00ebm dhe duke lejuar mekanizmat e brendsh\u00ebm institucional dhe stafin e RTK-s\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre profesionale dhe t\u00eb pavarur duke u mos ndikuar nga askush, as edhe nga vet\u00eb Bordi.<\/p>\n<p>Ata gjithashtu e kan\u00eb menaxhmentin e tyre t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb se si ta drejtojn\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Sa i takon lajmit t\u00eb publikuar n\u00eb RTK si citim i Slobodna Bosna kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e qart\u00eb tanim\u00eb. Mir\u00ebpo, mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb bordit t\u00eb RTK t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb as edhe k\u00ebrkesat e as teket e asnj\u00eb portali privat p\u00ebr si menaxhohet nga brenda RTK dhe se \u00e7far\u00eb vendos t\u00eb transmetoj\u00eb e \u00e7far\u00eb jo dhe si t\u00eb marr masat.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb organet kushtetuese q\u00eb kontrollojn\u00eb pun\u00ebn e transmetuesit publik, ndryshe nga rasti i portaleve q\u00eb s\u2019i kontrollon kush as p\u00ebr financat as p\u00ebr materialet video, ekzistojn\u00eb gjykatat po ashtu, dhe nuk ka asnj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb panik kaq i madh mbi nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksohet se Bordi i RTK-s\u00eb qysh t\u00eb nes\u00ebrmen e publikimit t\u00eb lajmit ka reaguar , dhe po ashtu RTK ka publikuar po ashtu dhe t\u00eb gjitha reagimet kund\u00ebr edhe t\u00eb t\u00eb apostrofuarve. Nuk ka mbetur asnj\u00eb z\u00eb pa u pasqyruar n\u00eb mediumin publik qoft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb apo edhe p\u00ebr tema tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj q\u00eb mediumi publik duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb lirin\u00eb t\u00eb publikoj\u00eb ato q\u00eb stafi p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe profesional beson e mendon se i kontribuojn\u00eb publikut ton\u00eb, por gjithmon\u00eb duke respektuar ligjet dhe rregullativ\u00ebn e brendshme t\u00eb RTK-\u00eb. Edhe n\u00eb rastet kur nga ato mund t\u00eb shkaktohen polemika t\u00eb ashpra, mospajtime dhe reagime.<\/p>\n<p>Mediumi publik nuk ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb neutral\u00eb ndaj lajmit por ndaj nd\u00ebrhyrjeve. E k\u00ebt\u00eb muajin e fundit ka pasur nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vendimmarrjen e brendshme t\u00eb RTK-s\u00eb p\u00ebr interesa plot\u00ebsisht private q\u00eb nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e publikut, RTK apo shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>RTK do t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn dhe TV dhe stafi profesional jan\u00eb t\u00eb inkurajuar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb televizionit publik q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e madhe e shtetit ton\u00eb e si e till\u00eb duhet t\u00eb trajtohet nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Bordi do t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar vendimmarrjen dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrkrahje projekteve t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin dhe funksionimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pavarur dhe profesional t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, Albulena Mehmeti ka reaguar ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb medium, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb ish-kryesuesit t\u00eb Bordit, Besnik Boletini dhe an\u00ebtares Arta Berisha. Mehmeti nj\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook ka th\u00ebn\u00eb se Boletini nuk ka njoftuar me shkrim t\u00eb pakt\u00ebn 3 muaj p\u00ebrpara si\u00e7 k\u00ebrkon Ligji i RTK-s\u00eb, n\u00eb rastet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":178437,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-178436","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178436\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/178437"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}