{"id":179558,"date":"2024-09-01T10:02:56","date_gmt":"2024-09-01T08:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=179558"},"modified":"2024-09-01T10:02:56","modified_gmt":"2024-09-01T08:02:56","slug":"llapi-kerkon-largimin-e-perjetshem-te-gjyqtarit-genc-nuza-nga-futbolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/llapi-kerkon-largimin-e-perjetshem-te-gjyqtarit-genc-nuza-nga-futbolli\/","title":{"rendered":"Llapi k\u00ebrkon largimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb gjyqtarit Genc Nuza nga futbolli"},"content":{"rendered":"<p>FC Prishtina ka sh\u00ebnuar fitore n\u00eb derbin e xhiros s\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb Superlig\u00eb ndaj Llapit.Kryqytetasit n\u00eb stadiumin \u201cFadil Vokrri\u201d mposht\u00ebn ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 3:2.<\/p>\n<p>E pas ndeshjes, ka reaguar klubi i Llapit, q\u00eb l\u00ebshoi komunikat\u00eb, duke e akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Genc Nuza.<\/p>\n<p>Reagimi i tyre i plot\u00eb, pa nd\u00ebrhyrje:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar sportdash\u00ebs dhe tifoz\u00eb \u201cLegjenda\u201d<\/p>\n<p>Sot ishte nj\u00eb ndeshje ku futbollist\u00ebt e Llapit e lan\u00eb shpirtin n\u00eb fush\u00eb, luftuan dhe d\u00ebshmuan dy her\u00eb se e meritonin fitoren. Por ajo q\u00eb u pa q\u00eb nga minuta e par\u00eb ishte nj\u00eb referim tendencioz, i padrejt\u00eb dhe jo korrekt, pik\u00ebrisht nga nj\u00eb gjyqtar q\u00eb mban stem\u00ebn e FIFA-s. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. T\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet ishin n\u00eb favor t\u00eb Prishtin\u00ebs. Nj\u00eb gjykim i ndeshjes si ky nga Genc Nuza tregon se kampionati nuk do t\u00eb shkoj\u00eb mbar\u00eb pa pasoja, ku m\u00eb pas do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb, sepse djersa e kryesis\u00eb, sponsor\u00ebve, shtabit teknik dhe e lojtar\u00ebve do t\u00eb humbet q\u00ebllimisht nga akter\u00ebt e ndeshjes.<\/p>\n<p>Genc Nuza, me stafin e tij, tregon se nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kampionat t\u00eb mir\u00eb dhe korrekt. Kryesia e klubit ka analizuar n\u00eb detaje ndeshjen dhe sheh se tendenca p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Llapin ishte e pranishme, duke b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb favor t\u00eb Prishtin\u00ebs. Nuk i duhet askujt nj\u00eb fitore e k\u00ebtij niveli. E dim\u00eb se Nuza ka an\u00ebsi t\u00eb vjetra q\u00eb i mb\u00ebshtet francez\u00ebt, por jo n\u00eb fush\u00ebn e gjelb\u00ebr. N\u00ebse nuk merren masa pik\u00ebrisht ndaj treshes s\u00eb gjyqtar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ju themi se do t\u00eb keni kujdes t\u00eb shtuar kur udh\u00ebtoni n\u00eb Podujev\u00eb, sepse askush nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq ndaj padrejt\u00ebsive t\u00eb b\u00ebra.<\/p>\n<p>P\u00ebr 45 minuta, trajneri i Llapit \u00ebsht\u00eb fyer dhe shar\u00eb me familje, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk u nd\u00ebrmor masa nga delegati dhe gjyqtari i ndeshjes. A duhet t\u00eb luhet nj\u00eb ndeshje kur publiku fyen n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb nj\u00eb trajner, nd\u00ebrsa trajneri, kur reagon ndaj tifoz\u00ebve pas ndeshjes, Genc Nuza e sheh mir\u00eb dhe e nd\u00ebshkon me karton t\u00eb kuq? Kush duhet ta nd\u00ebshkoj\u00eb Genc Nuz\u00ebn kur kemi humbur edhe ndeshje ku \u00ebsht\u00eb vendosur titulli i kampionit, por nuk kemi reaguar sepse kemi humbur me merit\u00eb?<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Genc Nuza ka marr\u00eb misionin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Prishtin\u00ebn kampion, do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse jan\u00eb edhe 32 ndeshje n\u00eb loj\u00eb. Ky fillim i kampionatit me referime tendencioze nuk i sh\u00ebrben futbollit, nuk i duhet Kosov\u00ebs dhe asnj\u00eb klubi. Ky gjyqtar nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk di, por \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb di t\u2019i jap\u00eb kahje ndeshjes si\u00e7 d\u00ebshiron vet\u00eb. Kjo u v\u00ebrejt kur u pranua goli nga mesi i fush\u00ebs dhe gjyqtari mori vendimin p\u00ebr gol ende pa biseduar me VAR-in. Kjo \u00ebsht\u00eb tendenc\u00eb.<\/p>\n<p>Genc Nuza nuk i duhet futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse tash kampioni duhet t\u00eb zgjidhet n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs dhe jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Kryesia e klubit k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7far\u00ebdo gjyqtari t\u2019i referoj Llapit, por asnj\u00ebher\u00eb Genc Nuza, sepse jo q\u00eb nuk di, por ka q\u00ebllime ndaj Llapit prej vitesh t\u00eb t\u00ebra. <\/p>\n<p>Kjo humbje dhemb, sepse na mposhti arbitrimi, jo kund\u00ebrshtari. Prandaj, n\u00ebse Federata nuk merr masa, ne si klub nuk do t\u00eb sigurojm\u00eb siguri p\u00ebr Genc Nuz\u00ebn n\u00ebse vjen n\u00eb Podujev\u00eb, sepse sot ishte aktori i loj\u00ebs s\u00eb futbollit. Mundimi dhe djersa shum\u00ebvje\u00e7are dhe kontributi n\u00eb futboll nuk duhet t\u00eb humben nga nj\u00eb gjyqtar. N\u00ebse Gramos Shala u largua nga referimi p\u00ebr nj\u00eb gabim n\u00eb nj\u00eb ndeshje, Genc Nuza duhet t\u00eb largohet p\u00ebrjet\u00eb nga futbolli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FC Prishtina ka sh\u00ebnuar fitore n\u00eb derbin e xhiros s\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb Superlig\u00eb ndaj Llapit.Kryqytetasit n\u00eb stadiumin \u201cFadil Vokrri\u201d mposht\u00ebn ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 3:2. E pas ndeshjes, ka reaguar klubi i Llapit, q\u00eb l\u00ebshoi komunikat\u00eb, duke e akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Genc Nuza. Reagimi i tyre i plot\u00eb, pa nd\u00ebrhyrje: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":179559,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-179558","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}