{"id":179643,"date":"2024-09-02T12:45:01","date_gmt":"2024-09-02T10:45:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=179643"},"modified":"2024-09-02T12:45:01","modified_gmt":"2024-09-02T10:45:01","slug":"ldk-ne-gjilan-denoncon-politizimin-dhe-mungesen-e-investimeve-ne-fillimviti-shkollor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ldk-ne-gjilan-denoncon-politizimin-dhe-mungesen-e-investimeve-ne-fillimviti-shkollor\/","title":{"rendered":"LDK n\u00eb Gjilan denoncon politizimin dhe munges\u00ebn e investimeve n\u00eb fillimviti shkollor"},"content":{"rendered":"<p>Ky vit do te filloje mbare  ve\u00e7 per militantet e VV-s\u00eb qe po pun\u00ebsohen n\u00eb shkolla, por jo edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e disa shkollave, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb renovimeve<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs- Dega Gjilan, ka mbajtur konferenc\u00eb p\u00ebr medie n\u00eb selin\u00eb e LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Arsim i LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, ka mbajtur konferenc\u00eb p\u00ebr medie me rastin e fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor, ku edhe ka paraqitur shqet\u00ebsime t\u00eb shumta t\u00eb cilat vijn\u00eb nga kjo fush\u00eb. <\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Komisionit p\u00ebr Arsim, znj. Arbresha Aliu, dhe an\u00ebtarja e Kuvendit Komunal, znj. Drenushe Maloku, kan\u00eb uruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, me rastin e fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyjet politike n\u00eb konkursin p\u00ebr plot\u00ebsimin e vendeve t\u00eb lira t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb arsim, mungesa e investimeve n\u00eb infrastuktur\u00ebn shkollore, furnizimi i nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore, jan\u00eb disa nga shqet\u00ebsimet t\u00eb cilat i kan\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb. <\/p>\n<p>Fillimisht mund  t\u00eb themi se ndikimi nga deputet\u00ebt e  VV-s\u00eb n\u00eb em\u00ebrimin e komisionit, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ishte ndoshta \u00e7\u00ebshtje kryesore pse drejtoresha e arsimit dha dor\u00ebheqje, ky ndikim ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb anashkalohen qysh n\u00eb fillim kriteret e themelimit  t\u00eb komisionit p\u00ebr mbikqyrjen e procedurave t\u00eb rekrutimit sipas UA. MFPT nr. 01\/2024.<br \/>\n\ufffd*DKA ka shkelur k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim administrativ n\u00eb Nenin 24 pika 2, duke i p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrb\u00ebrja e komisionit eprorin- mbikqyr\u00ebsin e pozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb konkurs , pra ka p\u00ebrjashtuar drejtor\u00ebt e shkollave. \ufffdAsnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit nuk p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kryesore t\u00eb udh\u00ebzimit administrativ.\ufffdP\u00ebrjashtim tjet\u00ebr nga komisioni ka b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr zyrtarin e burimeve njer\u00ebzore. Asnj\u00eb an\u00ebtar i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb zyrtar  i njesis\u00eb p\u00ebr burime njer\u00ebzore .\ufffd\ufffdSkandali nuk p\u00ebrfundon me kaq\u2026\ufffd\ufffd*Nj\u00eb zyrtar i burimeve njer\u00ebzore i n\u00ebnshkruan njoftimet e shpallura q\u00eb b\u00ebn komisioni jolegjitim. K\u00ebshtu me n\u00ebnshkrimin q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb zyrtar\u00eb<br \/>\n nga njesia e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb DKA rrjedhimisht b\u00ebhet an\u00ebtar i gjasht\u00eb i Komisionit, duke e shkelur UA ku thot\u00eb se komisioni ka 5 an\u00ebtar\u00eb.\ufffdUdh\u00ebzimi Administrativ,  thot\u00eb se njoftimet i n\u00ebnshkruan zyrtari i njesis\u00eb p\u00ebr burime njer\u00ebzore q\u00eb nj\u00ebherit \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i komisionit. An\u00ebtarin q\u00eb po i n\u00ebnshkruan k\u00ebto njoftime nuk mund ta njohim, sepse  n\u00eb njoftim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebnshkrimi e jo edhe emri e mbiemri.\ufffd\ufffd*\u00cbsht\u00eb shkelur neni 5 i cili thot\u00eb: \u201cP\u00ebrcaktimi i pyetjeve b\u00ebhet nga Komisioni Vler\u00ebsues n\u00eb dit\u00ebn e intervist\u00ebs nga banka e pyetjeve t\u00eb miratuara nga institucioni publik, nd\u00ebrsa eseja propozohet nga Komisioni Vler\u00ebsues dhe duhet\ufffdt\u00eb nd\u00ebrlidhet me vendin e pun\u00ebs.\u201d \ufffd\ufffdTavolina e pyetjeve nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfill\u00eb! <\/p>\n<p>\ufffd*Planifikimi i afateve kohore t\u00eb fillimit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave nuk ka qen\u00eb n\u00eb harmoni me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb vitit shkollor 2024-25. K\u00ebshtu, tani konkursi aktual me shkeljet e p\u00ebrmendura nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb para 15 shtatorit. Kjo do t\u00eb krijoj\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb or\u00ebve n\u00ebp\u00ebr shkolla. Nj\u00ebsoj ka ndodhur edhe vitin e kaluar,  por DKA dhe kryetari i komun\u00ebs Alban Hyseni nuk ka marr\u00eb m\u00ebsim nga k\u00ebto vonesa, sepse atij m\u00eb s\u00eb paku i intereson mbar\u00ebvajtja e procesit m\u00ebsimor. Duket sikur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ua ka besuar deputet\u00ebve t\u00eb VV-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb marrin fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend s\u00eb paku nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e projekteve kapitale n\u00eb Gjilan.\ufffd\ufffd*Dyshimet tona kan\u00eb baz\u00eb edhe n\u00eb rezultatet e testimit me shkrim t\u00eb shpallura jav\u00ebn e kaluar, ku p\u00ebrfshihen familjar\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb VV-s\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb Kryetarin e Komun\u00ebs, ish-Kryesuesin e Kuvendit Komunal, deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga VV. <\/p>\n<p>Fillimviti shkollor 2024 -25 do t\u00eb mbahet mend si vit n\u00eb t\u00eb cilin komuna  nuk ka investuar as edhe 1 cent t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rinovimet e nevojshme elementare t\u00eb shkollave sipas k\u00ebrkesave nga shkollat. K\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebr disa shkolla t\u00eb qytetit kan\u00eb d\u00ebshtuar rinovimet n\u00eb nyjet sanitare, gjendja n\u00eb ato shkolla vazhdon t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>*Shkollat n\u00eb vendbanimet rurale jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore dhe n\u00ebse vazhdohet k\u00ebshtu nuk do t\u00eb mbeten nx\u00ebn\u00ebs n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto vendbanime.<\/p>\n<p>*Programi p\u00ebr efi\u00e7ienc\u00eb n\u00eb shkollat e fshatrave Pogragj\u00eb, Bresalc dhe Livoq i Ul\u00ebt, i n\u00ebnshkruar me 10 shtator 2020 n\u00eb qeverisjen e LDK me  Banken Gjermane, kan\u00eb ngecur si munges\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb menaxhuese t\u00eb projektit nga ana e Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs. K\u00ebto projekte \u00ebsht\u00eb dashur tani t\u00eb jen\u00eb t\u00eb realizuara. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr turp me i pa vet\u00ebm nga jasht\u00eb shkollat e k\u00ebtyre vendbanimeve.<br \/>\nEdhe m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb gjendja e shkoll\u00ebs n\u00eb fshatin Uglar\u00eb. Aty vitin e kaluar gjat\u00eb sezon\u00ebs s\u00eb dimrit ka pasur m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb nga m\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trajtim mjek\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb lag\u00ebshtis\u00eb e cila krijohet nga mos izolimi i kulmit t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkollat e vendbanimeve rurale p\u00ebrve\u00e7 arsyjeve tjera, edhe mungesa e investimeve n\u00eb shkolla po e b\u00ebn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jet\u00ebn dhe po e shtyn popullat\u00ebn t\u00eb migroj\u00eb. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb investojm\u00eb tani me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi se sa m\u00eb von\u00eb t\u00eb investojm\u00eb pa vler\u00eb.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb mediat t\u00eb vizitojn\u00eb objektin e qerdh\u00ebs n\u00eb Arb\u00ebri, q\u00eb ka filluar n\u00eb mandatin e LDK. T\u00eb shikojn\u00eb gjendjen e saj jasht\u00eb dhe brenda, tash pas 3 vite pushtet t\u00eb VV-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar se a mundet t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn kjo qerdhe. Kujtojm\u00eb se DKA ka shpallur vende pune p\u00ebr edukatore dhe pozita tjera t\u00eb nevojshme aty.<\/p>\n<p>Vlersojm\u00eb se nxitimi p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar njer\u00ebz militant\u00eb t\u00eb VV-s\u00eb, pa e aft\u00ebsuar objektin tani m\u00eb \u00ebsht\u00eb trend i Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, t\u00eb cilit ve\u00e7 i ka hyr\u00eb frika e humbjes s\u00eb pushtetit dhe k\u00ebt\u00eb frik\u00eb ne nuk ia largojm\u00eb dot.<\/p>\n<p>P\u00ebr form\u00ebn e furnizimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore kemi shprehur shqet\u00ebsimet tona vazhdimisht. Inatet dhe injoranca e MASHT-it dhe e t\u00eb parit t\u00eb ekzekutivit,  po rrisin edhe m\u00eb tej iden\u00eb jokonformiste t\u00eb furnizimit me tekste, duke mos p\u00ebrfillur opinionin qytetar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr form\u00ebn e furnizimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore.<br \/>\nNuk kemi se si ti quajm\u00eb ndryshe pos t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr furnizimin me koh\u00eb dhe sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore.<br \/>\nNga k\u00ebto inate  nuk p\u00ebson asnj\u00eb subjekt politik por p\u00ebsojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Arsim i LDK do t&#8217;i mbaj\u00eb t\u00eb informuar qytetar\u00ebt p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb kjo form\u00eb e subvencionimit me tekste shkollore, duke paraqitur me shifra numrin e nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb mbetur pa tekste. Kujtojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb dhjetor t\u00eb  vitit 2023 ka patur m\u00eb shum\u00eb se 200 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb nuk jan\u00eb subvencionuar p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve n\u00eb aplikim, duke mos llogaritur k\u00ebtu ata q\u00eb nuk kan aplikuar fare, ose p\u00ebr shkak t\u00eb mos disponimit t\u00eb llogaris\u00eb bankare. <\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb ky viti t\u00eb jet\u00eb i fundit ku nuk p\u00ebrfillen k\u00ebrkesat e prind\u00ebrve p\u00ebr form\u00ebn  furnizimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve me tekste shkollore! <\/p>\n<p>Vit t\u00eb mbar\u00eb shkollor! <\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Arsim i LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, <\/p>\n<p>1 shtator 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky vit do te filloje mbare ve\u00e7 per militantet e VV-s\u00eb qe po pun\u00ebsohen n\u00eb shkolla, por jo edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e disa shkollave, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb renovimeve Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs- Dega Gjilan, ka mbajtur konferenc\u00eb p\u00ebr medie n\u00eb selin\u00eb e LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan. Komisioni p\u00ebr Arsim i LDK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":179644,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-179643","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179643\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179644"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}