{"id":179797,"date":"2024-09-04T13:55:07","date_gmt":"2024-09-04T11:55:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=179797"},"modified":"2024-09-04T13:55:07","modified_gmt":"2024-09-04T11:55:07","slug":"kurti-po-punojme-cdo-dite-qe-fsk-ja-te-jete-sa-me-e-forte-dhe-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-po-punojme-cdo-dite-qe-fsk-ja-te-jete-sa-me-e-forte-dhe-profesionale\/","title":{"rendered":"Kurti: Po punojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb FSK-ja t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e fort\u00eb dhe profesionale"},"content":{"rendered":"

Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se po punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb FSK-ja t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb moderne, sa m\u00eb e fort\u00eb dhe po aq profesionale.<\/p>\n

Kurti k\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb takimi q\u00eb ka pasur me Komandantin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjenerallejt\u00ebnant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Pun\u00ebs dhe Trasfereve, Hekuran Murati.<\/p>\n

\u201cN\u00eb Ballkonin e Hapur flasim hapur: nj\u00eb m\u00ebngjes pune n\u00eb kryeministri me Komandantin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjenerallejt\u00ebnant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Pun\u00ebs dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mb\u00ebshtetjen e Qeveris\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb e madhe e m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n

Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtris\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb s\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr prioritet tona kryesore, andaj po punojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb FSK-ja t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb moderne, sa m\u00eb e fort\u00eb dhe po aq profesionale\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n