{"id":179892,"date":"2024-09-05T18:22:46","date_gmt":"2024-09-05T16:22:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=179892"},"modified":"2024-09-05T18:22:46","modified_gmt":"2024-09-05T16:22:46","slug":"pdk-kunder-bartjes-se-buxhetit-deshtimet-e-kryetarit-hyseni-ne-realizimin-e-projekteve-kapitale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pdk-kunder-bartjes-se-buxhetit-deshtimet-e-kryetarit-hyseni-ne-realizimin-e-projekteve-kapitale\/","title":{"rendered":"PDK kund\u00ebr bartjes s\u00eb buxhetit: D\u00ebshtimet e kryetarit Hyseni n\u00eb realizimin e projekteve kapitale"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka treguar se ka analizuar n\u00eb detaje propozimin e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky buxhet \u00ebsht\u00eb i parealizuesh\u00ebm. <\/p>\n<p>D\u00ebshtimet e m\u00ebdha n\u00eb procedurat e projektimit, kontraktimit dhe realizimit t\u00eb projekteve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre kapitale, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dukshme edhe n\u00eb vitin e kaluar. <\/p>\n<p>Nga PDK kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb paraqesin faktet lidhur me k\u00ebto d\u00ebshtime dhe me planifikimin buxhetor t\u00eb viteve 2023 dhe 2024, si dhe bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2022.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar k\u00ebshilltar.<br \/>\nT\u00eb respektuar t\u00eb pranishum.<br \/>\nM\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb ta paraqes para jush q\u00ebndrim e grupit ,lidhur me bartjen e mjeteve vetanake 2023 n\u00eb 2024:<br \/>\nPartia Demokratike e Kosov\u00ebs e ka analizuar dhe shqyrtuar propozimin e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka konstatuar e vler\u00ebsuar se ky buxhet i propozuar p\u00ebr bartje \u00ebsht\u00eb i parealizuesh\u00ebm, si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb realizimin e procedurave t\u00eb projektimit, kontraktimit dhe ekzekutimit t\u00eb projekteve, sidomos atyre kapitale, gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshmuar edhe n\u00eb vitin e kaluar, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb paraqesim faktet tona lidhur me planifikimin e buxhetit 2023 dhe 2024 dhe me bartjen e mjeteve buxhetore t\u00eb vitit 2022 n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>1. N\u00eb vendimin e Kuvendit Komunal t\u00eb vitit 2023 p\u00ebr bartjen e mjeteve buxhetore nga t\u00eb hyrat vetanake t\u00eb 2022, jan\u00eb votuar nga PDK k\u00ebto propozime t\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs<br \/>\n&#8211; 187,049 euro p\u00ebr projektin e infrastruktur\u00ebs n\u00ebntok\u00ebsore n\u00eb rrug\u00ebn Adem Jashari<br \/>\n&#8211; 800,000 euro p\u00ebr projektin e rrug\u00ebs Hamdi Kurteshi, nuk ka nisur fare n\u00eb vitin e kaluar<br \/>\n&#8211; 26,000 euro p\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb ambulant\u00ebs n\u00eb fshatin Uglar\u00eb<br \/>\n&#8211; 100,000 euro p\u00ebr projektin e objektit t\u00eb zjarrfiksave<br \/>\n&#8211; 20,000 euro p\u00ebr blerjen e vetur\u00ebs p\u00ebr QKMF, nuk \u00ebsht\u00eb realizuar fare n\u00eb vitin 2023<br \/>\n&#8211; 30,000 euro projekti i nd\u00ebrtimit t\u00eb tregut p\u00ebr fermer\u00ebt tek bunari i P\u00ebrlepnic\u00ebs<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr k\u00ebto projekte ju z.kryetar i keni propozuar Kuvendit Komunal q\u00eb nga bartja e mjeteve t\u00eb vitit 2022 t\u00eb ndahet buxhet n\u00eb vler\u00eb prej rreth 1.2 milion euro, por asnj\u00eb euro nga k\u00ebto nuk i keni shpenzuar dhe projektet kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb realizohen brenda vitit 2023.<\/p>\n<p>2. Miratimi i buxhetit p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me votat e propozimet e PDK-s\u00eb dhe partive tjera opozitare, p\u00ebr projekte q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr urgjente p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit dhe ju si kryetar i komun\u00ebs nuk e keni kryer pun\u00ebn tuaj dhe nuk e keni respektuar dhe zbatuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr projektet tona, si psh;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr buxhetin n\u00eb vler\u00eb prej 320,000 euro p\u00ebr projektin ton\u00eb t\u00eb propozuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs p\u00ebr te varrezat e reja t\u00eb qytetit n\u00eb fshatin Shillov\u00eb, ju fare nuk keni b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nd\u00ebrsa gjendja \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb varrezat aktuale t\u00eb qytetit.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr buxhetin n\u00eb vler\u00eb prej 340,000 euro p\u00ebr projektin ton\u00eb t\u00eb propozuar p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebs Malishev\u00eb-V\u00ebrbic\u00eb e Kmetocit, ende nuk \u00ebsht\u00eb kontraktuar operatori ekonomik dhe gjasat p\u00ebr me u realizu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb fare t\u00eb vogla.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr buxhetin n\u00eb vler\u00eb prej 200,000 euro p\u00ebr projektin e funksionalizimit t\u00eb fshatit t\u00eb lumtur, asnj\u00eb veprim nuk e keni b\u00ebr\u00eb si kryetar i komun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr buxhetin n\u00eb vler\u00eb prej 300,000 euro p\u00ebr vazhdimin e rregullimit t\u00eb platos mbi lumin Mirusha, q\u00eb ju si kryetar komune asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr k\u00ebto tri vite nuk e keni b\u00ebr\u00eb<\/p>\n<p>&#8211; Poashtu p\u00ebr projektet tjera t\u00eb buxhetuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb k\u00ebto;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb ambulant\u00ebs n\u00eb lagjen Fidanishte n\u00eb vler\u00eb prej 160,000 euro, asnj\u00eb veprim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana juaj z.kryetar i komun\u00ebs<br \/>\n&#8211; P\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb komunitetit p\u00ebr persona t\u00eb moshuar, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb buxhet nga qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb vler\u00eb prej 386,105 euro dhe asnj\u00eb veprim dhe asnj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn nuk e keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Kuvendit Komunal p\u00ebr menaxhimin e parkingjeve t\u00eb qytetit nga ana e NPL Stacioni i Autobus\u00ebve, e t\u00eb propozuar personalisht nga ju kryetar, e keni bllokuar k\u00ebt\u00eb projekt vet\u00ebm p\u00ebr inate tuaja politike.<br \/>\n&#8211; Ka edhe dhjet\u00ebra projekte tjera t\u00eb planifikuara n\u00eb buxhetin komunal, por t\u00eb cilat nuk jeni n\u00eb gjendje dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ti realizuar ato.<br \/>\n&#8211; Rasti i stadiumit t\u00eb qytetit ku ministria ia ka marr kompetencat komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00eb dhe fyese p\u00ebr qeverisjen tuaj por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe tifoz\u00ebt e ekipeve Gjilanase.<\/p>\n<p>Marr parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte t\u00eb planifikuara n\u00eb buxhetin komunal n\u00eb vler\u00eb prej mbi 2.9 milion euro dhe paaft\u00ebsin\u00eb e ekzekutivit dhe qeverisjes tuaj p\u00ebr ti zhvilluar procedurat e projektimit, tenderimit dhe realizimit.<br \/>\nNe e vler\u00ebsojm\u00eb dhe e konstatojm\u00eb se p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshtime krye fajtor jeni ju kryetar.<\/p>\n<p>Kot e keni dhe provoni q\u00eb ta faj\u00ebsoni Kuvendin Komunal p\u00ebr bllokim t\u00eb projekteve. Sepse p\u00ebr asnj\u00eb projekt t\u00eb lart\u00ebcekur por edhe p\u00ebr projekte t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb askush penges\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 mos pun\u00ebs dhe paaft\u00ebsis\u00eb tuaj n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>PDK nuk e p\u00ebrkrah k\u00ebt\u00eb propozim p\u00ebr bartje t\u00eb mjeteve buxhetore dhe nuk do ta votoj\u00eb p\u00ebrderisa t\u00eb realizohen k\u00ebto k\u00ebrkesa nga ekzekutivi k\u00ebto veprime;<br \/>\n1. Hartimi i t\u00eb gjitha projekteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb buxhetuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, zhvillimin e procedurave t\u00eb tenderimit dhe kontraktimin e projekteve t\u00eb buxhetuara n\u00eb vitin 2024<br \/>\n2. Raportimin n\u00eb Kuvendin Komunal nga ana e kryetarit p\u00ebr t\u00eb gjitha projektet e pa nisura k\u00ebt\u00eb vit.<br \/>\n3. Kthimin e t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjeve t\u00eb cilat PDK u d\u00ebrgon me shkrim, e p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb ju nuk i trajtoni k\u00ebrkesat tona p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike<br \/>\n4. Raportimin financiar 6+2 mujor t\u00eb vitit 2024<br \/>\n5. Ndarjen e bursave p\u00ebr student\u00ebt<br \/>\n6. Zbatimin e vendimit t\u00eb Kuvendit Komunal dhe ekzekutimin e pagesave p\u00ebr subvencionimin e shoqatave p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara<br \/>\n7. Miratimin e vendimit nga ana e Kuvendit Komunal p\u00ebr rritjen e pagave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e NPL Tregut, sepse ju kryetar keni b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore n\u00eb muajin shkurt, duke anashkaluar vendimarrjen nga Kuvendi.<br \/>\n8. Zbatimin e vendimit t\u00eb Kuvendit Komunal p\u00ebr menaxhimin e parkingjeve t\u00eb qytetit<br \/>\n9. Sjelljen e PZHK-s\u00eb p\u00ebr miratim nga ana e Kuvendit Komunal, sepse si pasoj\u00eb shum\u00eb projekte madhore p\u00ebr gjilanin nuk po mund t\u00eb nisin, e urgjente jan\u00eb varrezat e qytetit.<br \/>\n10. Shqyrtimin e t\u00eb gjitha 16 vendimeve (nj\u00eb nga nj\u00eb) t\u00eb paligjshme nga ana e Kuvendit Komunal<\/p>\n<p>Andaj ne si PDK, jemi t\u00eb vendosur dhe p\u00ebrcaktuar q\u00eb pa realizimin e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave nuk do ti marrim aspak seriozisht k\u00ebrkesat dhe propozimet tjera q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr miratim nga ana e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka treguar se ka analizuar n\u00eb detaje propozimin e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2023 dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky buxhet \u00ebsht\u00eb i parealizuesh\u00ebm. D\u00ebshtimet e m\u00ebdha n\u00eb procedurat e projektimit, kontraktimit dhe realizimit t\u00eb projekteve, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre kapitale, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dukshme edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":179893,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-179892","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179892\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}