{"id":180081,"date":"2024-09-08T16:34:01","date_gmt":"2024-09-08T14:34:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=180081"},"modified":"2024-09-08T16:34:01","modified_gmt":"2024-09-08T14:34:01","slug":"koalicioni-me-aak-ne-e-nismen-nimani-do-te-jemi-befasia-e-zgjedhjeve-do-ta-kalojme-15-perqindeshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/koalicioni-me-aak-ne-e-nismen-nimani-do-te-jemi-befasia-e-zgjedhjeve-do-ta-kalojme-15-perqindeshin\/","title":{"rendered":"Koalicioni me AAK-n\u00eb e Nism\u00ebn, Nimani: Do t\u00eb jemi befasia e zgjedhjeve, do ta kalojm\u00eb 15 p\u00ebrqind\u00ebshin"},"content":{"rendered":"<p>Artan Nimani, kryetar i Forumit t\u00eb Intelektual\u00ebve, iniciativ\u00eb e cila n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb kolacion me AAK-n\u00eb dhe Nism\u00ebn Socialdemokrate, beson se ky koalicion \u201cdo t\u00eb jet\u00eb befasia e zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Nimani thot\u00eb p\u00ebr EO se ata b\u00ebjn\u00eb sondazhe t\u00eb rregullta dhe se rezultatet jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. \u201cBesoj se koalicioni yn\u00eb do t\u2019i kaloj\u00eb shifrat prej 15 p\u00ebr qind n\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Artan Nimani dikur ka qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte larguar nga kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit t\u00eb Prizrenit \u201cUkshin Hoti\u201d m\u00eb 10 qershor 2019. Nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti u prezantua nga lider\u00ebt e AAK-s\u00eb dhe Nism\u00ebs, Haradinaj e Limaj, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si pjes\u00eb e Frontit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Opozitar, sikur e quajt\u00ebn ata.<\/p>\n<p>Nimani thot\u00eb se Forumi Intelektual \u201cEvropa 2030\u201d mbledh rreth vetes m\u00eb shum\u00eb se 300 profesor\u00eb universitar\u00eb. \u201cJemi grupuar me q\u00ebllim t\u00eb futjes s\u00eb nj\u00eb logjike akademike n\u00eb jet\u00ebn poltike dhe publike n\u00eb vend\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb garojm\u00eb bashkarisht me AAK-n\u00eb dhe Nism\u00ebn dhe bashk\u00eb m\u00eb neve do t\u00eb jet\u00eb edhe Lista Konservatore, p\u00ebr\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit. Ne kemi b\u00ebr\u00eb ndoshta pak m\u00eb her\u00ebt koalicionin sesa subjektet e tjera politike, por q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb intenzive t\u00eb p\u00ebrgaditjes s\u00eb planprogramit dhe n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb ofert\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, e cila ofert\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb at\u00eb ndryshimin e pritur n\u00eb sistemin politik, por edhe n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy koalicion do t\u00eb jet\u00eb befasia e zgjedhjeve sepse p\u00ebrgaditjet tona jan\u00eb aq intensve; numri i njer\u00ebzve dhe lista zgjedhore do t\u00eb jen\u00eb ajo p\u00ebrgjigja reale t\u00eb cilin e presin qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne jemi n\u00eb faz\u00ebn e konsolidimit final t\u00eb programit zgjedhor, i cili ka dal\u00eb pas debatit q\u00eb kemi pasur n\u00eb dhjet\u00ebra tryeza poltike organizime me grupe t\u00eb interesit dhe besoj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej programeve q\u00eb realisht e meritojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, thekson kryetari i Forumit Intelektual.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb flasin p\u00ebr form\u00ebn e intelektual\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb jemi pjes\u00eb tek lista zgjedhore. Jemi tash n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb verifikimit t\u00eb emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt emra do t\u00eb jen\u00eb risi. T\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb q\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb lista do t\u00eb jen\u00eb profesor\u00eb doktor\u00eb t\u00eb universiteteve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kemi edhe nga ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kthyer nga institucionet edukative arsimore nga SHBA-ja, por edhe nga Gjermania, Viena, Slovenia dhe vendet e tjera. Ne jemi grupuar me q\u00ebllim t\u00eb futjes s\u00eb nj\u00eb logjike akademike n\u00eb jet\u00ebn politike dhe publike n\u00eb vend. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb deri ku ka mb\u00ebrritur forma e degradimit t\u00eb Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shprehet Nimani.<\/p>\n<p>Sipas tij, emrat e kandidat\u00ebve m\u00eb list\u00eb do t\u00eb jen\u00eb \u201ckonkret\u00eb dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d dhe q\u00eb do t\u00eb sjellin ndryshimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi m\u00eb tep\u00ebr se 300 profesor\u00eb universitar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rreshtuar krah Forumit Intelektual dhe jemi duke diskutuar se cil\u00ebt nga ne do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb listat zgjedhore, jo vet\u00ebm n\u00eb listat zgjedhore por secili nga ne do t\u2019i ndajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb n\u00eb p\u00ebrgaditjen e zgjedhjeve. Tash edhe zyret e Forumit t\u00eb Intelektual\u00ebve jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb stad zgjedhor dhe \u00e7do dit\u00eb kemi aktivitete t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb direkt me qytetar\u00ebt, kryesisht me p\u00ebrgaditjen e programit dhe me harmonizimin e k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, vazhdon ai.<\/p>\n<p>\u201cNe b\u00ebjm\u00eb sondazhe t\u00eb vazhdueshme edhe si Forum i Intelektual\u00ebve kemi dy qendra me t\u00eb cilat merremi me hulumtimin e opinionit publik. Dhe rezultatet tona jan\u00eb rezultate jasht\u00ebzakonisht shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Besoj q\u00eb koalicioni jon\u00eb do t\u2019i kaloj\u00eb shifrat e 15 p\u00ebrqind\u00ebshit me zgjedhjet e ardh\u00ebshme t\u00eb cilat jan\u00eb pritjet minimale, por q\u00eb besoj q\u00eb me nj\u00eb mobilizim si\u00e7 jemi duke vazhduar q\u00eb nga gjysma e janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, dhe mendoj q\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb rezultat befasues dhe do t\u00eb jet\u00eb determinues i ardhsh\u00ebm i qeveris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sipas tij, kan\u00eb qindra arsye q\u00eb duhet ta votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb koalicion i vlerave komb\u00ebtare dhe q\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vete numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb l\u00ebmive t\u00eb ndryshme, si dhe tek qytetar\u00ebt beson n\u00eb tradit\u00ebn tek familja, vlerat dhe tek orientimi euroatlantik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk do t\u00eb dalim para qytetar\u00ebve dhe t\u00eb themi lojra dhe d\u00ebshirat q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb por me q\u00ebndrime konkrete por edhe me zgjidhje t\u00eb problemeve konkrete\u201d.<\/p>\n<p>Nimani thekson se Kosova ka probleme kryesisht n\u00eb aspektin e zhvillimit ekonomik, n\u00eb d\u00ebmtimin e mardh\u00ebnieve me partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me shport\u00ebn qytetare, gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve, gjendjevn sociale t\u00eb kategorive t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. \u201cPrandaj orientimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb integruar n\u00eb NATO dhe BE dhe organizma t\u00eb tjer\u00eb dhe nj\u00eb shtet t\u00eb zhvilluar ekonomikisht\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspekte t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit i kemi orientuar n\u00eb disa fusha kryesisht n\u00eb segmentin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me energjetik\u00ebn, agro-bujq\u00ebsis\u00eb si dhe n\u00eb segmentin e ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr kompani t\u00eb specializuara. Po ashtu jemi duke biseduar dhe jemi n\u00eb kontakte shum\u00eb t\u00eb mira me shum\u00eb prej investitor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb siguri p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb vendin ton\u00eb dhe jam i bindur q\u00eb koalicioni yn\u00eb do t\u2019i ofroj\u00eb k\u00ebto siguri, sepse ka d\u00ebshmi t\u00eb tilla\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb orientim i dyt\u00eb i cili bazohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb konceptin qeveris\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i partneriteteve privato publike dhe si shembull m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij partneriteti, sipas tij, \u00ebsht\u00eb Komuna e Prishtin\u00ebs. \u201cNj\u00eb model t\u00eb till\u00eb ne do t\u00eb ofrojm\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e sh\u00ebrbimeve n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs duke filluar nga \u00e7erdhet deri tek investimet kapitale n\u00eb termocentralet p\u00ebr energjin\u00eb elektrike\u201d, p\u00ebrfundon Nimani.\/eo\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan Nimani, kryetar i Forumit t\u00eb Intelektual\u00ebve, iniciativ\u00eb e cila n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb kolacion me AAK-n\u00eb dhe Nism\u00ebn Socialdemokrate, beson se ky koalicion \u201cdo t\u00eb jet\u00eb befasia e zgjedhjeve\u201d. Nimani thot\u00eb p\u00ebr EO se ata b\u00ebjn\u00eb sondazhe t\u00eb rregullta dhe se rezultatet jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. \u201cBesoj se koalicioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":180082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180081","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180081"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180081\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}