{"id":180576,"date":"2024-09-14T09:33:34","date_gmt":"2024-09-14T07:33:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=180576"},"modified":"2024-09-14T09:33:34","modified_gmt":"2024-09-14T07:33:34","slug":"sulmi-i-banjskes-ky-eshte-hoteli-qe-u-be-burim-informatash-per-kosoven-dhe-hetimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sulmi-i-banjskes-ky-eshte-hoteli-qe-u-be-burim-informatash-per-kosoven-dhe-hetimin\/","title":{"rendered":"Sulmi i Banjsk\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb hoteli q\u00eb u b\u00eb burim informatash p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe hetimin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb kompleks turistik n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb, ku ve\u00e7 tjerash mysafir\u00ebt shkonin p\u00ebr uj\u00ebrat sh\u00ebruese termale, u b\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme provash lidhur me sulmin e armatosur q\u00eb ndodhi n\u00eb po k\u00ebt\u00eb fshat n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka siguruar aktakuz\u00ebn voluminoze ndaj 45 personave lidhur me sulmin e armatosur n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument p\u00ebrfshihen edhe d\u00ebshmi t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb hotelit n\u00eb Banjsk\u00eb, mysafir\u00ebve t\u00eb hotelit dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb personave t\u00eb akuzuar.<\/p>\n<p>Personi kryesues i grupit t\u00eb armatosur, sipas aktakuz\u00ebs t\u00eb ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Millan Radoji\u00e7iq, ish-politikan serb i Kosov\u00ebs, i cili ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin, kur u vra polici, Afrim Bunjaku. Gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 45 t\u00eb akuzuarit, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb arrati p\u00ebrve\u00e7 tre personave q\u00eb gjenden n\u00eb paraburgim n\u00eb Kosov\u00eb: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.<\/p>\n<p>I akuzuari Maksimoviq, nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs identifikohet si pun\u00ebtor i kompleksit \u201cRajska Banja\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mysafir\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kompleksit jan\u00eb n\u00eb mesin e 29 d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb, gjat\u00eb disa or\u00ebve t\u00eb sulmit n\u00eb nat\u00ebn e 24 shtatorit, hoteli ishte edhe vendstrehim i disa prej personave t\u00eb armatosur e t\u00eb uniformuar q\u00eb ishin pjes\u00eb e sulmit.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, autoritetet e Kosov\u00ebs e mor\u00ebn n\u00ebn kontroll kompleksin e \u201cRajska Banj\u00ebs\u201d pasi sipas Agjencis\u00eb Kosovare e Privatizimit (AKP) ajo \u00ebsht\u00eb pron\u00eb shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, kompleksi menaxhohej nga serb\u00ebt e veriut, nd\u00ebrsa Serbia p\u00ebrmes Zyr\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr Kosov\u00ebn kishte dh\u00ebn\u00eb mjete p\u00ebr rinovimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks, pas sulmit t\u00eb 24 shtatorit, ishin konfiskuar arm\u00eb dhe arrestuar dy persona p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>T\u00eb bllokuar n\u00eb hotel n\u00eb mes t\u00eb shp\u00ebrthimeve<\/p>\n<p>Me bashk\u00ebshorten, djalin e mitur dhe disa familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, G.T., nj\u00eb burr\u00eb nga Maqedonia e Veriut ishte mysafir i \u201cRajska Banj\u00ebs\u201d n\u00eb mesin e 23 dhe 24 shtatorit t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs t\u00eb ngritur nga autoritetet e Kosov\u00ebs, ai i ka p\u00ebrshkruar or\u00ebt e hershme t\u00eb 24 shtatorit, kur kishte nisur sulmi. Ai ka deklaruar se rreth or\u00ebs 03:30, \u201ckishin d\u00ebgjuar shp\u00ebrthime dhe t\u00eb sht\u00ebna nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, duke i zgjuar nga gjumi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb, ai kishte pritur q\u00eb t\u00eb sht\u00ebnat t\u00eb pushonin, por ato nuk ishin ndalur deri n\u00eb agim, derisa nd\u00ebrkoh\u00eb G.T. ka d\u00ebshtuar se kishte par\u00eb njer\u00ebz t\u00eb armatosur dhe t\u00eb uniformuar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb person me uniform\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb hotel dhe iu kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb largoheshin, por m\u00eb von\u00eb kishte nd\u00ebrruar mendje.<\/p>\n<p>\u201cI nj\u00ebjti person q\u00eb kishte arm\u00eb me tyt\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, tani i kishte urdh\u00ebruar duke iu b\u00ebrtitur n\u00eb gjuh\u00ebn serbe q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb dhomat e tyre dhe t\u00eb mos dilnin nga to\u201d, p\u00ebrshkruhet d\u00ebshmia e G.T. n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e Prokuroris\u00eb se sa persona i kishte par\u00eb m\u00eb uniform\u00eb, d\u00ebshmitari ka deklaruar se kishte par\u00eb \u201cnj\u00eb n\u00ebn dritare, nj\u00eb para der\u00ebs dhe dy kishin vrapuar shkall\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi n\u00ebn dritare shihej duke b\u00ebr\u00eb fole rreth tij me kutia municionesh, bomb\u00eb dhe shihej qart\u00eb se i nj\u00ebjti po b\u00ebhej gati p\u00ebr luftim\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e babait t\u00eb nj\u00ebrit nga t\u00eb akuzuarit: \u201cEjani m\u00eb merrni te hoteli\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb 24 shtatorit, kur sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb ishte drejt p\u00ebrfundimit, V.I. babai i nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve, pranoi nj\u00eb telefonat\u00eb nga i biri, Vlladan Iliq.<\/p>\n<p>Babait, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb po q\u00ebndronte n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut \u2013 rreth 20 minuta me makin\u00eb larg Banjsk\u00ebs \u2013 i biri i k\u00ebrkoi q\u00eb ta merrte nga hoteli n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, V.I. kishte tentuar t\u00eb shkonte n\u00eb Banjsk\u00eb, por ishte njoftuar nga taksist\u00ebt se rruga p\u00ebr atje ishte bllokuar nga Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>V.I. m\u00eb pas kishte telefonuar nj\u00eb person q\u00eb punon n\u00eb recepsionin e hotelit n\u00eb Banjsk\u00eb. Ai ka d\u00ebshmuar se i ishte lajm\u00ebruar nj\u00eb burr\u00eb, t\u00eb cilin e kishte pyetur n\u00ebse i biri i tij, ishte n\u00eb hotel.<\/p>\n<p>\u201cPun\u00ebtori i ka th\u00ebn\u00eb se djalin e tij do ta evidentojn\u00eb si pun\u00ebtor t\u00eb hotelit, p\u00ebr ta maskuar q\u00eb t\u00eb mos arrestohet nga policia\u201d, ka d\u00ebshmuar V.I., sipas aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se m\u00eb von\u00eb e ka lajm\u00ebruar i biri i tij dhe i ka th\u00ebn\u00eb se ndodhet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb V.I., ai ishte indinjuar q\u00eb djali i tij u gjend n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ndon\u00ebse e dinte se i biri ishte pjes\u00eb e organizat\u00ebs \u201cMbrojtja Civile\u201d.<\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb ishte shpallur terroriste nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, disa muaj para sulmit t\u00eb armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>V.I., sipas d\u00ebshmis\u00eb, ishte takuar me t\u00eb birin e tij n\u00eb Rashk\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023 dhe edhe nj\u00eb her\u00eb pes\u00eb muaj m\u00eb pas \u201cme rastin e lindjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kragujevc t\u00eb Serbis\u00eb, ku ka q\u00ebndruar nj\u00eb nat\u00eb tek ai\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vlladan Illiq, nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb l\u00ebshuar fletarrestim vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb t\u00eb pandehurit?<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmenden 45 persona:<\/p>\n<p>Millan Radoi\u00e7iq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Uglesa Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Aleksandar Millosavleviq, Llazar Shmigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vu\u00e7etiq, Stefan Jovanoviq, Millovan K\u00ebrstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Mom\u00e7illo Vu\u00e7koviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zharko Cvetkoviq, K\u00ebrsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Axhiq, Millosh Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Gjukiq, Danillo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millosh Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq, Vlladan Illiq, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb \u201cRajska Banj\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>R.N. po punonte n\u00eb hotel m\u00eb 24 shtator kur po ashtu ka d\u00ebshmuar se kishte nisur t\u00eb d\u00ebgjonte krisma arm\u00ebsh \u201crreth or\u00ebs 02:45 deri rreth or\u00ebs 10:00-10:30\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb Prokurori, ai ka deklaruar se ka dal\u00eb nga hoteli rreth 50 her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shikuar edhe pse mysafir\u00ebt e hotelit ia kishin t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen q\u00eb t\u00eb hynte brenda.<\/p>\n<p>\u201cPorse, ka qen\u00eb i sigurt se nuk do t\u00eb shtien me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb hotelit\u201d, ka d\u00ebshmuar ai, sipas aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori i hotelit n\u00eb Banjsk\u00eb ka deklaruar po ashtu se derisa kishte qen\u00eb n\u00eb recepsion rreth or\u00ebs 16:30, aty kan\u00eb hyr\u00eb kat\u00ebr persona t\u00eb armatosur, tre nga t\u00eb cil\u00ebt po bartnin nj\u00eb person \u201ct\u00eb plagosur dhe me l\u00ebndime t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurori, ky d\u00ebshmitar ishte pyetur edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb vetur\u00eb me armatim q\u00eb ishte gjetur m\u00eb von\u00eb n\u00eb bodrum t\u00eb hotelit.<\/p>\n<p>\u201cMbetjet e Banjsk\u00ebs\u201d- \u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr armatimin e fundit t\u00eb konfiskuar n\u00eb veri?<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se nuk e dinte se kush e kishte sjell\u00eb vetur\u00ebn, mir\u00ebpo ajo kishte q\u00ebndruar aty p\u00ebr dy-tri dit\u00eb derisa \u00ebsht\u00eb gjetur nga policia.<\/p>\n<p>Sipas bised\u00ebs, q\u00eb ai ka deklaruar se kishte pasur me drejtorin e kompleksit, d\u00ebshmitarit i ishte th\u00ebn\u00eb se \u201cvetur\u00ebn e kan\u00eb sjell\u00eb persona t\u00eb armatosur dhe t\u00eb uniformuar, t\u00eb cil\u00ebt, sipas tij, nuk i njeh dhe nuk kishte guxuar askush t\u2019i pyes\u00eb se kush jan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja D.A., nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00ebtore n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks, ka deklaruar se n\u00eb dit\u00ebn e sulmit nuk ishte n\u00eb pun\u00eb n\u00eb hotel, mir\u00ebpo t\u00eb sht\u00ebnat i kishte d\u00ebgjuar nga banesa e saj, q\u00eb gjendet n\u00eb af\u00ebrsi.<\/p>\n<p>\u201cKur kan\u00eb filluar t\u00eb sht\u00ebnat, kan\u00eb dal n\u00eb korridor t\u00eb banes\u00ebs dhe s\u00eb bashku me familjen jemi shtrir\u00eb n\u00eb dysheme\u201d, ka d\u00ebshmuar ajo n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas sulmit, ajo ka treguar se ka shkuar n\u00eb hotel p\u00ebr t\u00eb punuar, kur kishte takuar roj\u00ebn dhe mysafir\u00ebt e hotelit, t\u00eb cilit kishin qen\u00eb kryesisht njer\u00ebz t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>\u201cPor, ka pasur edhe gra e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nga Maqedonia [e Veriut] dhe Serbia\u201d, ka d\u00ebshmuar ajo.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu ka shtuar se nj\u00eb dit\u00eb pas sulmit, n\u00eb hotel \u201cnuk ka par\u00eb persona t\u00eb armatosur, t\u00eb plagosur e as t\u00eb dyshimt\u00eb apo t\u00eb panjohur\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Banjsk\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh sulmoi policin\u00eb e Kosov\u00ebs m\u00eb 24 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, duke vrar\u00eb rreshterin Afrim Bunjaku. N\u00eb p\u00ebrleshjet e armatosura q\u00eb pasuan, u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Pes\u00eb dit\u00eb pas ngjarjes, m\u00eb 29 shtator, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e mori Radoi\u00e7iq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosov\u00ebs, i cili besohet se gjendet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb, Millan Radoi\u00e7iq cil\u00ebsohet si \u201ckreu i grupit terrorist\u201d, i cili bashk\u00eb me pjes\u00ebmarr\u00ebsit tjer\u00eb, m\u00eb 24 shtator, 2023, n\u00eb or\u00ebn 01:00, pasi q\u00eb kan\u00eb bllokuar rrug\u00ebn tek ura e fshatit me dy kamion\u00eb dhe pastaj jan\u00eb fshehur, kan\u00eb sulmuar zyrtar\u00ebt policor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u2019i hequr kamion\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb liruar rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb zyrtari policor, Afrim Bunjaku, \u00ebsht\u00eb plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti, dhe jan\u00eb l\u00ebnduar zyrtar\u00ebt tjer\u00eb policor\u00eb: \u00c7lirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu, Sedat Dushi.<\/p>\n<p>Ky sulm, sipas aktakuz\u00ebs, ka vazhduar deri n\u00eb or\u00ebn 15:00, \u201ckur shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb arratisur n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebve malore p\u00ebr n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas njoftimit p\u00ebr ngritjen e k\u00ebsaj aktakuze, Radio Televizioni i Serbis\u00eb citoi kryeprokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd, Nenad Stefanoviq, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cnga pik\u00ebpamja e rendit juridik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, aktakuza e \u2018institucioneve t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb Prishtin\u00eb\u2019 kund\u00ebr Millan Radoi\u00e7iqit dhe t\u00eb tjer\u00ebve nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb kompleks turistik n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb, ku ve\u00e7 tjerash mysafir\u00ebt shkonin p\u00ebr uj\u00ebrat sh\u00ebruese termale, u b\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme provash lidhur me sulmin e armatosur q\u00eb ndodhi n\u00eb po k\u00ebt\u00eb fshat n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, shkruan Radio Evropa e Lir\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb ka siguruar aktakuz\u00ebn voluminoze ndaj 45 personave lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":180577,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180576","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}