{"id":180616,"date":"2024-09-14T16:50:57","date_gmt":"2024-09-14T14:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=180616"},"modified":"2024-09-14T16:50:57","modified_gmt":"2024-09-14T14:50:57","slug":"kush-i-bllokoi-kufijte-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kush-i-bllokoi-kufijte-me-kosoven\/","title":{"rendered":"Kush i bllokoi kufijt\u00eb me Kosov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb vetorganizuar\u201d dhe n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb serbe, p\u00ebr pak sa nuk shkaktuan nj\u00eb bllokad\u00eb nj\u00ebditore t\u00eb dy pikave kufitare nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs m\u00eb 6 shtator, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve paralele serbe n\u00eb veri, zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Grupe t\u00eb vogla njer\u00ebzish vendos\u00ebn bllokada n\u00eb an\u00ebn serbe t\u00eb kufirit n\u00eb Jarinj\u00eb, B\u00ebrnjak dhe Merdar\u00eb dhe pas bllokad\u00ebs, Qeveria e Kosov\u00ebs mbylli p\u00ebr qarkullim pik\u00ebkalimet n\u00eb B\u00ebrnjak dhe Merdar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb polici t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb raportuar vendosja e bllokadave n\u00eb pikat kufitare me Kosov\u00ebn dhe se si pjes\u00ebmarr\u00ebsit mund t\u00eb vendosin se kush mund t\u00eb kaloj\u00eb dhe t\u00eb kontrollojn\u00eb dokumente personale, nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Dushan Janjiq nga Forumi p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike beson se shoqatat nuk i kan\u00eb organizuar vet\u00eb bllokadat.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs s\u00eb shtetit\u201d, thot\u00eb ai dhe shton se pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb bllokadat e vendosura n\u00eb kufi, nuk jetojn\u00eb m\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebta jan\u00eb persona t\u00eb zhvendosur nga Kosova. Kemi rreth 40 organizata joqeveritare. K\u00ebto tri organizata nuk jan\u00eb spikatur n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit&#8221;, thot\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe Mal t\u00eb Zi, m\u00eb 8 shtator u organizua nj\u00eb bllokad\u00eb e shkurt\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn kryesore drejt kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e komun\u00ebs s\u00eb Tuzit.<\/p>\n<p>Grupi q\u00eb bllokoi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kishte vendosur edhe pankart\u00ebn &#8220;Kur ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;, gj\u00eb e cila nxiti nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr nga drejtuesit e komun\u00ebs s\u00eb Tuzit, ku shumica e banor\u00ebve jan\u00eb shqiptar\u00eb. Reagim t\u00eb ashp\u00ebr pati edhe nga t\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Subjektet politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi k\u00ebrkuan p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga policia dhe prokuroria malazeze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt dhe k\u00ebrkuan identifikimin e grupit q\u00eb, si\u00e7 than\u00eb ata, vendos\u00ebn pankart\u00ebn nacionaliste.<\/p>\n<p>Subjektet politike than\u00eb se nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebto k\u00ebrkesa nga autoritetet.<\/p>\n<p>Bllokadat n\u00eb Serbi \u201ct\u00eb vet\u00eborganizuara\u201d, policia n\u00eb rolin e v\u00ebzhgueses<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bllokadave n\u00eb pikat kufitare, policia serbe nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar vendosjen e tyre.<\/p>\n<p>Makinat me targa serbe kaluan n\u00ebp\u00ebr kufi pa problem, por ato me targa t\u00eb Kosov\u00ebs u ndal\u00ebn nga organizator\u00ebt e bllokadave, t\u00eb cil\u00ebt kontrollonin n\u00ebse personat q\u00eb udh\u00ebtonin me k\u00ebto makina kishin dokumente serbe.<\/p>\n<p>Kamion\u00ebt nuk u lejuan t\u00eb kalonin kufirin<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb deklarat\u00ebs se policia nuk i ka penguar q\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shoqat\u00ebs p\u00ebr Kultivimin e Traditave t\u00eb Atdheut, Radomir Rojeviq, thot\u00eb se kan\u00eb njoftuar autoritetet p\u00ebr bllokadat, duke shtuar se bllokada t\u00eb ndryshe po organizohen edhe n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e shtetit p\u00ebr bllokimin e pikave kufitare dhe ndihm\u00ebn financiare t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, ai thot\u00eb se nuk kan\u00eb pasur nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Jo, p\u00ebr fat t\u00eb keq jo. Po t\u00eb kishim, do t\u00eb kishim ndoshta 1 mij\u00eb njer\u00ebz atje. Jo, nuk na dhan\u00eb asnj\u00eb dinar. Gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkuam prej tyre ishte q\u00eb [pjes\u00ebmarr\u00ebsit ] t\u00eb mos shp\u00ebrndaheshin nga policia. N\u00ebse shteti do t\u00eb donte t\u00eb na ndihmonte, nuk do t\u00eb ishim n\u00eb bllokada\u201d, thot\u00eb Rojeviq.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje jep edhe Dragisha Miriq<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb vendi, ne jemi aq t\u00eb inatosur me shtetin sa nuk po marrin asnj\u00eb mas\u00eb diplomatike. Jemi organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, nuk kemi pasur asnj\u00eb ndihm\u00eb financiare\u201d, pohon Miriq.<\/p>\n<p>T\u00eb grumbulluarit n\u00eb bllokadat n\u00eb pikat kufitare k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhej vendimi i Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve paralele serbe n\u00eb veri, vendimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dinarit serb dhe t\u00eb dokumenteve serbe.<\/p>\n<p>Po ashtu, ata k\u00ebrkuan edhe q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu.<\/p>\n<p>Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb REL-it p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr bllokadat dhe n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontakt me organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Policia n\u00eb Mal t\u00eb Zi pretendon se nuk ka pasur \u201casnj\u00eb\u201d bllokim t\u00eb rrug\u00ebve drejt Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup i paidentifikuar personash bllokoi autostrad\u00ebn drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe shpalosi pankart\u00ebn \u201cKur ushtria kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe publikuan fotografi n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Policia e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur zyrtarisht n\u00eb pyetjet e REL-it n\u00ebse \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebs Tuzi-Bozhaj dhe n\u00ebse po, cila organizat\u00eb ka organizuar k\u00ebt\u00eb bllokim.<\/p>\n<p>Jozyrtarisht u tha se n\u00eb tubim mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb pak se 20 persona, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak sesa k\u00ebrkohet me ligj p\u00ebr t\u00eb raportuar nj\u00eb tubim publik. Po ashtu ata jozyrtarisht than\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast prokuroria nuk ka konstatuar elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Tuzit, Lindon Gjelaj, thot\u00eb se kjo ishte nj\u00eb shfaqje skandaloze q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje veprimet e organeve kompetente, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendon se ka ofruar siguri gjat\u00eb k\u00ebtij tubimi.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse policia ofroi siguri gjat\u00eb tubimit, fakti \u00ebsht\u00eb se para syve tan\u00eb, hordhit\u00eb provokuese t\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsve shp\u00ebrndanin lirsh\u00ebm mesazhe q\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr konflikte\u201d, thot\u00eb Gjelaj.<\/p>\n<p>Gjelaj thot\u00eb p\u00ebr REL-in se edhe pes\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarjeje, policia nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se kush e organizoi tubimin dhe n\u00ebse ishte marr\u00eb leje nga autoritetet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje institucioneve kompetente, para s\u00eb gjithash drejtoris\u00eb s\u00eb policis\u00eb, q\u00eb t\u00eb marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb incidente t\u00eb tilla t\u00eb mos e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Tuzit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201cProvokime t\u00eb tilla mund t\u00eb kishin pasoja fatale&#8230; Mesazhe t\u00eb tilla luft\u00ebnxit\u00ebse, t\u00eb cilat haptazi b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr gjakderdhje t\u00eb re n\u00eb rajon, nuk kan\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb komunitet si ky\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Nikolla Camaj, thot\u00eb se ngjarje t\u00eb tilla nuk kan\u00eb vend n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ve\u00e7mas n\u00eb Mal\u00ebsi, zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb shqiptare, ku gjendet edhe komuna e Tuzit.<\/p>\n<p>\u201cProvokimi ka kaluar pa incidente vet\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave fatlume, pasi vendasit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar dhe nuk kan\u00eb ditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Forumi Shqiptar u b\u00ebri thirrje autoriteteve q\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb ata, mund\u00ebsuan organizimin e \u201ck\u00ebsaj loje shoviniste\u201d, t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb japin dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Partia shqiptare Forca, e quajti ngjarjen pran\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb demonstrim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb destabilizuar situat\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kjo parti i b\u00ebri thirrje kryeministrit Millojko Spajiq, q\u00eb t\u00eb distancohet nga veprime t\u00eb tilla. Spajiq nuk ka reaguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Partit\u00eb shqiptare b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs t\u00eb Spajiqit, s\u00eb bashku me partit\u00eb populiste dhe proruse n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ngjarje e ka trajtuar Qendra e forenzik\u00ebs digjitale, q\u00eb na njoftuar se ka identifikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb personave q\u00eb u tubuan pran\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo qend\u00ebr tha se ata ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit Batalioni i shtat\u00eb i ish-Ushtris\u00eb Jugosllave dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Tvrdosh Nikshiq, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Batalioni i shtat\u00eb i ish-ushtris\u00eb jugosllave ishte formuar m\u00eb 1999 dhe u sh\u00ebrbeu autoriteteve t\u00eb at\u00ebhershme n\u00eb Beograd, gjegj\u00ebsisht regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit p\u00ebr aktivitete hibride n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi dhe shkaktimin e incidenteve, provokimeve dhe konflikteve.<\/p>\n<p>Tvrdosh Nikshiq \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vlera antiper\u00ebndimore dhe proruse dhe ka elemente t\u00eb dukshme t\u00eb konservatorizmit fetar dhe komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb e vler\u00ebson misionin e saj si patriotik dhe humanitar, nd\u00ebrsa p\u00ebrdor ikonografi q\u00eb jan\u00eb karakteristik\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb djathta.<\/p>\n<p>Slogani \u201cKur ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ishte shfaqur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 2023, kur ndodhi sulmi i armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngjarjeve n\u00eb sken\u00ebn politike malazeze, ngjarjet rajonale shpesh jan\u00eb shkas p\u00ebr aktivizimin dhe veprimin e organizatave dhe individ\u00ebve t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Kush mori pjes\u00eb n\u00eb bllokadat kufirin mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Shoqatat e regjistruara n\u00eb Serbi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cil\u00ebve ishin n\u00eb bllokada, jan\u00eb pak t\u00eb njohura p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt e bllokad\u00ebs deklarojn\u00eb se aksioni nuk ka qen\u00eb i koordinuar me autoritetet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr organizatat e cituara n\u00eb media si organizatore t\u00eb bllokadave jan\u00eb edhe \u201cAsociacioni i qytetar\u00ebve t\u00eb Rrethit Kosov\u00eb-Mitrovic\u00eb\u201d dhe shoqata \u201cKoreni Nish\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAsociacioni i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs-Rrethi i Mitrovic\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2010 dhe ka selin\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Me termin rrethi Kosov\u00eb-Mitrovic\u00eb, Qeveria e Serbis\u00eb i referohet komunave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e regjistruar si shoqat\u00eb q\u00eb synon t\u00eb ushqej\u00eb traditat serbe dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i saj \u00ebsht\u00eb Radomir Rojeviq.<\/p>\n<p>Emri i Rojeviqit ishte n\u00eb mesin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb prezantimin e librit \u201cGjyqtar n\u00eb luft\u00eb dhe paqe\u201d t\u00eb autores Danica Marinkoviq, i cili u mbajt n\u00eb tetor 2023 n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Marinkoviq ishte gjyqtare hetuese n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe njihet p\u00ebr mohimin e masakr\u00ebs kund\u00ebr civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fshatin Re\u00e7ak t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>N\u00eb media, emri i tij gjendet edhe gjat\u00eb viteve \u201990, pasi Rojeviq ka qen\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Majt\u00ebs s\u00eb Bashkuar Jugosllave (JUL), partis\u00eb s\u00eb Mirjana Markoviqit, gruas t\u00eb Sllobodan Millosheviqit.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri aktual i Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vulin, ka qen\u00eb zyrtar i k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Rojeviqi, i cili ishte n\u00eb vendkalimin n\u00eb Jarinj\u00eb, deklaron p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se shoqatat serbe q\u00eb kan\u00eb familjet e tyre n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bllokda.<\/p>\n<p>\u201cSituata p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e Metohi \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po v\u00ebshtir\u00ebsohet. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se shteti nuk po b\u00ebn asgj\u00eb dhe ne kemi dashur t\u00eb themi q\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb bllokojm\u00eb me kaq pak njer\u00ebz. Arrit\u00ebm at\u00eb q\u00eb ne donim\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Radomir Rojeviq ka jetuar n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut. Por, sot ai nuk jeton m\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Dragisha Miriq, i cili ishte n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb Merdar\u00eb, nuk jeton m\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb Nish, n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebr vendosjen e bllokadave n\u00eb pikat kufitare jan\u00eb pajtuar 19 shoqata.<\/p>\n<p>Miriq udh\u00ebheq shoqat\u00ebn \u201cKoreni Nih\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020. Q\u00ebllimet e shoqat\u00ebs, si\u00e7 thuhet, jan\u00eb \u201cdecentralizimi i pushtetit\u201d dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve t\u00eb jetes\u00ebs, si dhe mbrojtja sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sociale e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas Miriqit, shoqata ka m\u00eb pak se 500 an\u00ebtar\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb persona t\u00eb zhvendosur nga Kosova, refugjat\u00eb nga ish-Jugosllavia, si dhe qytetar\u00eb t\u00eb Nishit.<\/p>\n<p>Dragisha Miriq ka qen\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2011. Ai p\u00ebr dy vjet ka qen\u00eb edhe k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Arsim, Shkenc\u00eb dhe Teknologji, Agim Veliu.<\/p>\n<p>Ai ka udh\u00ebhequr Partin\u00eb Serbe Kosova Metohia, emri i s\u00eb cil\u00ebs m\u00eb von\u00eb u ndryshua n\u00eb Partin\u00eb e Re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka qen\u00eb edhe kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs n\u00eb vitin 2015, duke garuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Popullore p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 ai u largua nga koalicioni Liria, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Nenad Rashiq, ministri aktual p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mesazheve q\u00eb Rashiq p\u00ebrcolli p\u00ebrmes nj\u00eb videoje n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Miriq ka deklaruar ato mesazhe \u201cmadh\u00ebrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai at\u00ebher\u00eb ishte an\u00ebtar i Organit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, institucion n\u00ebn kontrollin e Serbis\u00eb, q\u00eb Kosova e konsideron paralel dhe t\u00eb paligjsh\u00ebm. Ai u shkarkua nga kjo pozit\u00eb nga Qeveria e Serbis\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb Nish nga viti 2018 deri n\u00eb vitin 2020 ka qen\u00eb k\u00ebshilltar n\u00eb komun\u00ebn e qytetit t\u00eb Median\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes \u201cMjaft \u00ebsht\u00eb mjaft\u201d.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e REL-it pan\u00eb nisjen e nj\u00eb autobusi nga Beogradi p\u00ebr n\u00eb kufirin me Kosov\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb bllokad\u00ebs, me Sllavica Vuja\u00e7iq nga \u201cShoqata e Grave nga Kosova dhe Metohia\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi, Partia Progresive Serb t\u00eb presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq, kur deklaruan se ajo ishte sulmuar gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Beograd, than\u00eb se ajo ishte aktiviste e k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Vuja\u00e7iq refuzoi t&#8217;i tregonte REL-it n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb aktiviste politike dhe n\u00ebse po, a ka lidhje me bllokadat. Paria e Vu\u00e7iqit nuk iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>\u201cShoqata e Grave nga Kosova dhe Metohia\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Vuja\u00e7iq sipas Agjencis\u00eb p\u00ebr Regjistrat e Bizneseve \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb 2007 dhe ka selin\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Mbrojtja e personave t\u00eb zhvendosur nga Kosova dhe refugjat\u00ebve nga territori i ish-Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur si synim i k\u00ebsaj shoqate n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Regjistrat e Bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cShoqata e Grave nga Kosova dhe Metohia\u201d \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb me Asociacionin e Qytetar\u00ebve t\u00eb Rrethit Kosov\u00eb-Mitrovic\u00eb. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cT\u00eb vetorganizuar\u201d dhe n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb serbe, p\u00ebr pak sa nuk shkaktuan nj\u00eb bllokad\u00eb nj\u00ebditore t\u00eb dy pikave kufitare nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs m\u00eb 6 shtator, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve paralele serbe n\u00eb veri, zon\u00eb e banuar me shumic\u00eb serbe. Grupe t\u00eb vogla njer\u00ebzish vendos\u00ebn bllokada [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":180617,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-180616","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180616\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}